F A Q E T

Sonntag, 25. Dezember 2016

ibrahim Temo

Përsonalitet që i kalon 
kufijtë e Shqipërisë

Shkruar nga Eugen Shehu

Periudhat e turbullta në fatin e Shqipërisë,kanë nxitur kurdoherë pushtime të huaja dhe luftëra të brendshme.Nën efektin shkatërues të tyre,janë plazmuar tragjeditë e mëdha të këtij kombi të vjetër. Por në këto periudha,edhe në këto rreziqe ku vihej në pikëpyetje egzistimi ynë,pati burra që nuk u trembën.Për më tej,me aftësitë e tyre politike,diplomatike,organizuese dhe luftarake,ata muarën në dorë fatet e atdheut të tyre.Një prej tyre është padyshim edhe biri i Strugës, Ibrahim Temo.

Lindi në Strugë,në fundmarsin e vitit 1865. Fëmijërinë e kaloi në qytetin e bukur buzë liqenit.Mjaft vende piktoreske të tij,Ibrahimi do t’i kujtonte me nostalgji në vitet e më pastajme. Ende i vogël, shkon në një shkollë fetare ku gjuha dhe kultura arabe ishte predominante.Pasi mbaron ate, futet në një shkollë plotore ku nis të njihet edhe me dijet e vërteta të shkencës.Sipas historiografisë shqiptare,një pjesë të rinisë,Ibrahim Temo e kalon në Elbasan pasi familja e tij kishte gjak dhe kësisoj i ruhej jeta djalit. Sidoqoftë kjo periudhë është ende e pandriçuar si duhet dhe pret nxjerjen në dritë të dokumentave arkivore.

Në vitin 1884, kur ishte vetëm 19 vjeç, Ibrahim Temo niset për në Stamboll me një tufë ëndrrash për të ardhmen. Ai le Strugën e qetë,të dashur, intime, për të këmbyer jetën e saj,me ate të zhurshme të Stambollit. Ka patur tepër vështirësi në fillim. I kanë ardhur në ndihmë sidoqoftë Sait bej Totani, një atdhetar tjetër, mik për koke me Abdyl Frashërin. Ibrahimi fillimisht futet në një shkollë të mesme mjeksore ngase dashurinë dhe pasionin për mjeksinë e pat kurdoherë të madhe. Pas kësaj,me ndihmën e shqiptarëve në Stamboll ndjek një shkollë tjetër mjeksore tashmë ushtarake,të lartë, të cilën e mbaron në vitin 1892 me rezulltate shumë të larta. Gjatë viteve studentore, Ibrahim Temo,askurrë nuk e uli kokën mbi libra, duke shpërfillur fatet e Shqipërisë. Ndonëse i ri në moshë, atdheu për te, ishte i pranishëm në çdo moment, vuajtjet e tij ishin edhe të Temos,anipse ndodheshin qindra kilometra larg njëri-tjetrit.Shoqëria atdhetare në Stamboll, do të parashihte tek i biri i Strugën jo vetëm vizionarin tejpamës,por edhe mendimtarin e madh në rrafsh të lirive njerzore. Sami Frashëri dhe Hasan Tahsini,do të kuvendonin me studentin e Strugës, si me burrin trim e të mençur të atdheut të tyre. Jo rrallë, ata mblidheshin në shtëpinë e Tahsimit duke u dhënë jetë ideve autonomiste të Shqipërisë. Njihet tashmë prej të gjithëve,krimi që gjeneronte prej zyrave të Portës së Lartë,nën udhëheqjen e sulltan Hamidit të II-të. Në këto kushte rinia turke pat filluar të organizohej, protestat e saj në fillim të vogla,po rriteshin. Edhe në shkollën e lartë ushtarake,ku Temoja studionte për mjeksi,kjo protestë po konturohej në vetëdijen e studentëve. Por duhej natyrisht guximi.Biri i Strugës,duke paraparë se vetëm guximi e përpjekjet mund të luftonin absollutizmin osman, me tre katër miq të tij,bashkëstudentë,në maj të vitit 1899,formon  Komitetin e Fshehtë Osman të quajtur “Shoqëria”.Ditë pas dite,radhët e këtij komiteti nisën të shtohen dhe merenda tyre,janë tashmë jo vetëm studentë të mjeksisë por edhe qindra intelektualë të tjerë nga disa kombe të ndryshme. Komiteti në fjalë,miratoi edhe një rregullore e cila pos të tjerave,lejonte futjen në këtë organizatë,deri të studentëve që studionin në Teqe apo në Xhami. Kur degët e kësaj shoqërie po ngriheshin me shpejtësi,u vendos që Oragnizata të quhej “Bashkim e Përparim” (Itihad ve Terakki) dhe në krye të kësaj u vendosën ndër intelektualët më të shquar të asaj kohe, të cilët jetonin në Stamboll apo qytete të tjera të Turqisë.

Në verën e vitit 1889, Ibrahim Temo,vjen në Strugë,me iden e madhe për të ngirtur një degë të “Bashkim – Përparimit” në vendlindjen e tij.Anipse parasheh rrezikun, guximtar prej nature, Ibrahimi grumbullon  rreth vehtes dhejtra shokë e miq duke u treguar hapur qëllimet e këtij komiteti dhe kësaj organizzate në tërësi. Por veprimtaria e tij,bie në sy menjëherë dhe është një urdhër i Valium të Manastirit i cili urdhëron arrestimin e Temos.Ashtu i lidhur dërgohet në Stamboll ku i nënshtrohet një hetuesie të gjatë. Por,nga buzët e birit të Strugës nuk del asnjë e dhënë për komitetin.Të detyruar,autoritetet gjyqsore të Stambollit e lënë të lirë,natyrisht duke e vlersuar veprimtarinë e tij si tepër të rrezikshme.

Me mbraimin e fakulltetit të mjeksisë,Ibrahimi caktohet të punojë në spitalin “Hajdar Pasha” të Stambollit. Por edhe këtu,krahas punëve të lodhshme,nuk do të ndërpresë për asnjë çast veprimtarinë atdhetare në kuadër të organizatës që pat krijuar dikur vetë. Ngase regjimi ushtarak kishte dyshime, IbrahimTemoja,edhe pse nuk drejtonte me këtë komitet,jepte padyshim ndihmë të paçmuar si në funksionimin ashtu edhe shtrirjen e gjërë të tij,në radhët e intelegjencës. Kështu që në vitin 1895, atëherë kur shpërtheu zemërimi i popullit ermen ndaj zgjedhjes  të sulltanit,së bashku me të vëllanë Mehmetin,Bexhet Efendiun nga Dibra si edhe Is’han Sytkiun,botojnë një thirrje të hapur drejtuar myslimanëve turq dhe atyre shqiptarë.Në këtë thirrje,pos të tjerave,flitej me tone shumë të aspra ndaj absolutizmit të Sulltan Hamidit të dytë.Thirrja botohej nën siglën e komitetit “Bashkim-Përparim” dhe aty thuhej hapur që myslimanët turq nuk duhej të shkonin për të mbytur me gjak popullin armen.Përkundrazi krejt popujt e shtypur të perandorisë duhej të bashkëpunonin për të rrëzuar një orë e ma parë regjimin  despotik.Thirrja përfundonte ;”Të kërkojmë që të vendoset liria dhe të bëhen reforma që do ta shpjenë vendin drejt përparimit.Le t’i tregojmë botës së qytetëruar se në jemi të denjë dhe e duam lirinë”.(A. Q. Sh,fondi 19,dosja 31, fleta 49 ).


Foto gjatë studimeve në Stamboll

Në nëntorin e vitit 1895,Ibrahim Temo arrestohet përsëri.Këtë radhë ai torturohet por sërish prej goje nuk del asnjë fjalë.E merr në pyetje vetë Hasan Pasha,i njohur për mizoritë e tij,por pa rezulltat dhe kur mbi jetën e intelektualit të shquar Strugan,vërtitej korbi i vdekjes,kanë qenë pikërisht miqtë e tij shqiptarë,që e ndihmojnë.Ata i çojnë fjalë gjoja fshehurazi Hasan Pashës,sa për jetën e Ibrahimit është i interesuar vet Sami Frashëri,me ç’rast për mungesë provash,ky lirohet sërish.Por tashmë janë miqtë e tij që nuk e lënë Ibrahimin të jetojë në Stamboll.Ata e fshehin për disa ditë,ngase në ato momente mund të vriteshte nga hafijet e sulltan Hamidit edhe pa gjyq.Ishin me qindra intelektualë turq që gjindeshin të vrarë apo të therrur në shtëpitë e tyre,gjoja në shenjë hakmarrjeje familjare.Duke ndejtur disa ditë,nëpër këto shtëpi miqësh,Ibrahim Temo sigurisht ka qenë i dyzuar mbi ardhmërinë e jetës së tij. Dikush e këshillon të shkojë në Evropë ngase diploma e tij njihet kudo,flet disa gjuhë të huaja dhe sidomos është i njohur si mjek okulist. Por Evropa, sikur do ta largonte birin e Strugës,prej vendlindjes së vet aq të dashur. Ai e ndjen këtë, ka përvojën e dhjetra miqve të vet që u larguan aq larg e s’u kthyen më dot,në atdheun e tyre. Kësisoj, Ibrahimi vendos të shkojë në Rumuni ku sidoqoftë nuk do të ishte aq larg Shqipërisë. Kanë qenë gjithashtu miqtë tij, që e kanë prerë një biletë vapori për në Konstance,Temos dhe duke e shoqëruar deri në shkallët e tij, i kanë siguruar kështu jetën. Përqafohej në heshtje me miqtë e vet,linte jetën e zhurmshme të Stambollit duke menduar sidoqoftë për fatin e Shqipërisë. Ndërkaq vetëm  një javë pas këtij largimi,gjykata e Stambollit vendeste: “Ibrahim Ethemi,nga Struga, që kishte mbaruar shkollën e lartë mbretërore të mjeksisë,me gradën kapiten,dënohej në mungesi si element turbullues me burgim të përjetshëm, duke u mbyllur në kështjellë.I konfiskohej gjithë pasuria e patundshme…”

(Arkivi Qendror i Shtetit , fondi 19 , dosja , documenti dat. 03-02-1907 ).

Disa vështirësi të fillimit,biri i Strugës do t’i kalonte në Rumuni në saje të ndihmës së pakursyer,të atdhetarit tjetër të njohur Nikolla Naços.Mbaron specializimin e lartë për okulist dhe fillon të punojë në qytetin Dobrushe ku kishte mjaft turq e shqiptare. I paisur me një shpirt human,merenda pak kohëve,emri i Ibrahim Temos do të bëhet i njohur në krejt qytetin.Ndihma mjeksore e tij,do të ishte pothuaj kurdohere falas,ngase jeta e qytetarëve të Dobruxhës ishte tejet e varfër.Por varfëria s’mund t’i pengonte këta njerëz,që të ushqenin respekt e dasiuri për shqiptarin e ndershëm. P u ndarë në asnjë moment me profesionin,Temoja do të vijojë veprën madhore për ngritjen e degëve të “Bashkim – Përparimit” në Rumuni dhe Bulgari.Bashkëpunon ngushtë me Nikolla Naçon,Dervish Himën,Jashar Erebarën duke u bërë zëdhënës i frymës së re kundër absulutizmit, e cila po linde në krejt popujt e ballkanit.Beson tek idetë e turqve të rinj,mban korespondencë të vazhdueshme me ta dhe përpiqet me çdo kusht që dimensioni i kësaj lëvizjeje madhore,të shtrihet pa paragjykime fetare apo etnie,në çdo pikë të Ballkanit.Veçanërisht në letër këmbimin e tij me udhëheqësin e shquar të turqve të rinj,Ahmet Rizain,ndihet fryma demokratike e ideve dhe veprimeve të Temos.Lëvizjen e turqve të rinj,Temoja u përpoq ta shtrije sa ma shumë edhe në Shqipëri.Komiteti i “Bashkim Përparimit” i Konstancës,në krye të të cilit qëndronte vetë trimi i Strugës,mbante lidhje të rregullta me degët në Ohër,Korçë,Pogradec, mandej edhe në Dibër.Për dy-tri vjet rresht,këto lidhje i ka mbajtur në fshehtësi të plotë,atdhetari Dervish Hima i cili nën uniformën e njeriut të Teqes,mbante e përcillte mesazhet e bashkimit të shqiptarëve,kundër regjimit të egër të Portës së Lartë.Është e kuptueshme që në ngritjen dhe funksionimin e degëve të “Bashkim Përparimit”,duke parë veprimtarinë aq të madhe të Ibrahimit,disa pashallarë e etiketuan ate si proturk,pa e ditur se në Stamboll,ende sot gjendet dënimi me burgim të përjetshëm.Biri i Strugës,jo vetëm me takimet e fsheta por edhe ato të hapura,parashihte tek pjesmarrja e shqiptarëve në veprimtarinë xhonturke,përmbysjen e regjimit despotik të sulltan Hamidit si edhe realizimin e ëndrrës shekullore të bashkëkombasve,pavarsinë e katër vilajeteve.Këto ide ishin dhe mbetën parësore,në çdo moment të jetës së Dr.Ibrahim Temos.Natyrisht,në fundin e shekullit të kaluar,politikat xhonturke do të fillonin të binin ndesh me kërkesat e drejta të popujve ballkanik.Shqiptarët kërkonin të dilnin nga nata osmane me identitetin e tyre nacional e kulturor.Shqiptarët kurrsesi nuk ngritën pushkën kundër sulltan Hamidit,për të marrë mbi supe një zgjedhe të re,nën emërtime të reja.Pikërisht në këto momente,kemi edhe një gjendje të dyzuar të Temos e cila sidoqoftë nuk do të zgjasë shumë ngase miqtë e atdhetarët e tij shqiptarë,kërkuan prej tij të nxjerrë përgjigjen konkrete. Në fundvitin 1902.Ibrahim Temo ndërmerr një udhetim nëpër Evropë.Tek e mbramja,ai i pat kuptuar se problemi shqiptar,vendosej diku tjetër,larg trojeve të kombit të vet.Fillimisht shkon në Gjenevë e mandej dhe në Paris.”Në Paris mori pjesë në një konferencë që organizuan komitetet bullgaro-maqedone dhe osmane.Këtu,në praninë e pesë mijë vetëve,ata sulmuan Shqipërinë dhe shqiptarët.Doktori i propozoi Ahmet Rizait dhe krerëve të tjerë xhonturq,të protestonin bashkërisht në organet e shtypit por ato nuk pranuan,duke deklaruar se nuk ishte koha të përlesheshin me ta,por me Sulltan Hamidin që ishte shkaktar i kësaj gjendjeje.Pas kësaj,Temua hartoi një protestë në formë artikulli të cilën e botoi në organet e shtypit të atejshëm”.(Prof.K.Prifti,”Doktor Ibrahim Temua”fq 175).

Një tjetër moment me rëndësi në veprimtarinë atdhetare të birit të Strugës, do të jetë edhe memorandumi dërguar konferencës së Hagës,në verën e vitit 1907. E vërteta është se ky Memorandum, u dërgua në konferencë si një protestë e komitetit shqiptar në Rumani.Gjithsesi, ajo u shkrua prej dorës dhe mendjes së atdhetarit Ibrahim Temo. Është për t’u theksuar se në këtë memorandum,pasi flitej për tmerret e absolutizmit të sulltanit, jepej në mënyrë tejet konkrete, vrafëria dhe drama shqiptare e asaj periudhe. Delegatëve të kësaj asambleje, u kërkohej që të ngrinin zërin fortë, e të detyronin Stambollin të lejonte lëvërimin në Shqi të gjuhës amtare,çeljen e shkollave aq shumë të dëshirueshme prej fëmijëve shqiptarë. Njëherazi në këtë Memorandum, jo pa qëllim ishte i theksuar fakti se me gjithë ndërhyrjet e Atthinës, banorët shqiptarë nuk i janë nënshtruar aspak politikave greke, por kanë ruajtur identitetin e tyre kombëtar. Lidhur me këtë Memorandum, shtypi shqiptar do të shkruante; “shqiptarët e Konstancës me në krye.I.Temon, i dërguan konferencës së Hagës, Memorandumin, me qëllim që Evropa e qytetëruar të mësonte e të kuptonte se kombi shqiptar dëshiron të jetojë si kombet e tjerë”.  (Gazeta “Bashkimi i Kombit “ 21 janar 1910).

Ka një lidhje gjithsesi të sinqertë,midis kryengritjeve shqiptare të viteve 1911-1912,me  veprimtarinë e intelektualit atdhetar të Strugës.Tashmë Ibrahim Temua e ka kuptuar përfundimisht qëllimin e turqve të rinj,ndaj ka shprehur haptaz mendimet e veta duke mos patur me snjë dëshirë që të jetonte me premtimet e tyre.Për më tej,ai është ndër organizatorët kryesorë të Partisë Demokratike,në radhët e së cilës u mbështjellën personalitete të dëgjuar dhe intelektualë të shumtë, turq dhe shqiptarë.Kështu që në verën e vitit 1912,prej penës mjeshtërore të birit të Strugës do të hartohej një peticion tejet i ashpër,drejtuar Fuqive të mëdha.Në këtë peticion shprehej krejt haptas,se shqiptarët nuk mund të jenë kurrsesi prishës të qetsisë në Ballkan,ashtu siç pretendojnë turqit e rinj,përkundrazi,shtoi ai,nëse ngrihen e kërkojnë të rebelohen,kjo ndodh sepse ata nuk mund të durojnë dot sundimin otoman.Ibrahim Temua ndërkaq i siguronte përfaqsuesit e Fuqive të Mëdha,se shqiptarët nuk do t’i lëshojnë armët nga dora pa fituar të drejtat e tyre.Në tetorin e vitit 1912,në krye të shqiptarëve,të kolonisë të qytetit të Konstancës,Ibrahim Temua,pret bujarisht plakun e Vlorës Ismail Qemalin.Ai e siguron këtë,se shpejt shqiptarët e Rumanisë,ashtu siç e patën mbështetur në decenie pavarsinë e atdheut të tyre,edhe tani do të bënin ç’ishte e mundur duke i ardhur në ndihmë çështjes së madhe të lirisë. E vërteta është se prej atyre ditëve aq emocionuese në Rumani,plaku Ismail Qemali do të fitonte guxim e shpresa të mëdha për të ardhmen.Duke njohur kontributin e madh të Ibrahim Temos,në rrafsh të propagnadimit të çështjes shqiptare,Ismail Qemali,nuk harron të përmend këtë vepër në tubimet mes shqiptarëve atje. Lufta ballkanike e nisur,gjendja e nderë politike në atdhe, edetyroi birin e Strugës,të vijë në Shqipëri,në verën e vitit 1914. Mbase nuk duhet të harrojmë se me përpjekjet e mëdha të tij diplomatike,Ibrahimi shkoi në Shqipëri,në krye të një reparti të tërë sanitarësh rumun për t’i ndihmuar sadopak fatit të mbrapshtë të bashkëkombasve të vet.Ai takohet me Princ Vidin dhe ky, (sigurisht duke patur mendimet e atdhetarëve të tjerë) vendos Ibrahim Temon në detyrën e drejtorit të shëndetsisë,pranë qeverisë së tij.Menjëherë,sapo u vu në këtë detyrë,biri i Strugës nisi nga puna për organizimin sa më të plotë të shërbimit shëndetsor në Shqipëri.E vërteta është se ky shërbim,asaj kohe kishte mjaft të meta dhe sigurisht një njeri nuk mund të nxirrte kurrsesi dot prej prapambetjes por sidoqoftë ndihmesa e Temos ishte e paçmaur ngase brenda saj ndërthurej aftësia e lartë profesionale me humanizmin dhe dashurinë e thellë të tij,për bashkëkombasit.Sigurisht,masat dhe veprimtaria e gjërë e Ibrahimit,në rrafsh të organizimit shëndetsor,nuk do të shkëputnin dot,vëmendjen aktive të tij,ndaj ngjarjeve politike.Kështu në gushtin e vitit 1914,kur rebelët e Haxhi Qamilit,patën rrethuar qytetin e Durrësit, Ibrahim Temua,së bashku me Isa Boletinin dhe mehmet Pashë Derallën,kërkuan të bisedojnë me këto formacione të gënjyera shqiptarësh.Anipse,rebelët nuk pranuan kërkesat e këtyre tri burrave,ata me fjalën e matur,me mendimin e pjekur atdhetar, u bënë të qartë se këta luftëra mes vedit,ishin tek e mbramja një peng i madh,në ardhmërinë e vendit të tyre.

Me largimin e Princ Vidit nga Shqipëria,edhe Ibrahim Temua,në krye të sanitarëve vullnetarë rumun,shkon përsëri në Konstance dhe nis nga puna e mjekut.Sidoqoftë,dezilucioni e pesimizmi nuk kanë zënë vend në shpirtin e tij dhe kjo duket në krejt veprimtarinë e mëtejme.Kështu në vitin 1919 Temon do ta shohim në Paris,si delegat-përfaqsues i kolonive shqiptare të Rumanisë.Në aktin e përfaqsimit të Temos,në këtë konferencë,shprehej hapur se ai ngarkohej të siguronte kushtet më të mira për të zgjeruar kufijtë e shtetit të cunguar “për formimin e një Shqipërie me kufijtë e saj etnike,në përputhje me parimet e kombësisë dhe për të mbrojtur të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar”.(Arkivi Qendror i Shtetit,fondi 19,dosja 11,fleta 7).

E vërteta është se Ibrahim Temua, Pandeli Evangjeli, Gjergj Fishta, Mihail Turtulli, Mid’hat Frashëri, Parashqevi Qirjazi etj,zhvilluan një luftë të ashpër diplomatike në konferencë. Duke e kuptuar në telb, rrezikun që i vinte Shqipërisë, prej indiferencës së Fuqive të Mëdha dhe  lakmisë së fqinjëve, këta shprehën hapur aspiratën për liri të Shqipërisë, duke kërkuar për më tej edhe kufijtë natyrale të trojeve arbërore. Në diskutimet e peticionet e tyre, të shumta, krahas demaskimit të politikave grabitçare greko-serbe, u kundërshtuan gjithashtu pretendimet italiane për qytetin e Vlorës. Me kulturën e madhe që zotëronte, me intelektin e shumëanshëm, Ibrahim Temua, mundi të takojë edhe të bisedojë me politikënë e diplomatë të shumtë. Historiografia shqiptare, ka nxjerë në pah (sidoqoftë jo të plotë) edhe replikat që ky trim i Strugës ka shkëmbyer me kryeministrin serb të asaj kohe Pashiçin. Pas tri-katër muajve qëndrimi në Francë e Zvicër, Temoja kthehet sërish në Rumani.Tashmë ai gëzon popullaritet të madh jo vetëm tek kolonistët shqiptarë aty, por edhe tek shtresat e gjëra të popullit rumun. Ai ka dijtur të çmoje tek ky popull, ndihmën që u është dhënë atdhetarëve shqiptarë dhe pa e shpërfillur këtë, me veprën e vet humane ka ngritur ura të forta miqësie midis dy popujve ballkanik. Është kjo arsyeja që, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1920 në Rumani, Ibrahim Temoja fiton shumicë votash dhe zgjidhet kësisoj antar i Senatit Rumun.

Anipse,në funksione kaq të larta,në Rumuni,shpirti dhe sytë e Temos,ishin përherë në atdheun e vet.Një tufë letërkëmbimesh të këtyre viteve,shprehin dhe tregojnë me qartësi të dukshme,shqetsimin e atdhetarit i cili në çdo moment jeton me fatet e kombit të vet.Pa u shkëputur për asnjë moment nga profesioni i tij human,doktor Ibrahimi,ndiqte me vëmndje fatin e shqiptarëve.Ajo çka vlen të mos harrohet,është fakti se ky shqetsim ishte pothuaj i njejtë si për ata të Strugës,edhe të Shkupit,si për ata të Kosovës edhe për Çamërinë.

Kështu në vitin 1923, u nënshkrua një marrëveshje turko-greke për shkëmbimin e popullsisë së këtyre dy vendeve. E vërteta është se pas nënshkrimit të kësaj marëveshjeje, nuk qenë as grekë dhe as turq, ata që linin trojet e veta stërgjushërore, por shqiptarë. Krahas luftës së madhe që bënte asaj kohe Mid’hat Frashëri, në detyrën e ministrit të shtetit shqiptar në Athinë, shohim se ka një veprimtari konkrete diplomatike e publicistike të Ibrahim Temos.Në artikullin “Një rrezik për kombin shqiptar” që banonte asaj kohe, biri i Strugës pohonte se ishin  kijëra shqiptarë që shpërnguleshin prej trojeve të tyre në Maqedoninë Shqiptare dhe Çamëri. Kjo shpërngulje, këmbëngulte ai, binte ndesh me konventën e Lozanës dhe për këtë, qeveritë greke e turke duheshin vënë përballë përgjegjsisë së opinjonit ndërkombëtar. Pos të tjerave, në këtë artikull duke paraparë rrezikun e madh të shkombëtarizimit Temoja shprehej se “Veprime të tilla janë të palejueshme ngase janë jonjerzore,bëhen me forcë dhe pa e pyetur popullin”. (Gazeta “Shqipëria e Re” , Konstancë, 28 janar 1923 ).Viti 1928, do të sillte disa ditë gëzimi të madh,për birin e Strugës.Ai vjen në atdheun e vet dhe pritet me madhështi prej miqve, shokëve, bashkëluftëtarëve, popullit që ja kishte dëgjuar zërin, birit të vet.Shumë prekëse ka qenë për te, takimi i fundit me Dervish Himën i cili lëngonte në shtrat prej sëmundjeve të rënda. Dy burrat dy trimat, dy mendimtarët e mëdhenj, në ato ditë bisedash të pafundme, risollën historinë e kombit të tyre, veçmas historinë e treva të Dibrës ku patën jetuar e punuar më shumë. Duke qenë mjek tepër i aftë, megjithë ndihmën e madhe që i dha,Temua e kuptoi se pak jetë kish mbetur për bashkëluftëtarin e tij, ndaj dhe u nda i pikëlluar.

Pritje e veçantë rezervoi me këtë rast,edhe Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu.Në bisedën e ngrohtë me të,Mbreti e informoi doktor Temon mbi gjendjen e përgjithshme në Shqipëri,mbi rendin,ushtrinë e sidomos mbi arësimin dhe shëndetësinë.Më pas në një intervistë të dhënë rreth këtij takimi,në gazetën e shqiptarëve “Shqipëria e Re” në Konstancë,Ibrahim Temua shprehet se ai i kish kërkuar Mbretit të shqiptarëve që të mund të jepte një amnisti të përgjithshme për krejt patriotët shqiptarë dhe ky kish pranuar se do ta bënte.Koha provoi se Mbreti Zog,vërtet amnistoi,madje mjaft kundërshtarë i vuri në funksione të larta shtetërore.

Në vitet 30, të shekullit që lamë pas, anipse i thyer në moshë doktor Temoja do të vijonte pa ndërprerje punën duke dëshmuar jo vetëm shpirtin human në profesion,por edhe mendimin e gjallë për ardhmërinë e atdheut. Ai nuk rresht së mbajturi korespondencë, shkruan pa mbarim letra e kur gjen kohë, në ditarin e vet intim, flet për vitet kur drejtonte komitetet e “Bashkim – Përparimit”. Me këshillat e vazhdueshme të gruas dhe fëmijëve,vetëm kur kishte 75 vjeç e ndërpret punën. Doktorin e famshëm shqiptar e kërkojnë në çdo anë të Rumunisë por ai tashmë s’ka më forcë për të punuar. Ka forca gjithsesi të mendoje e të flasë aq bukur për Strugën e vet të dashur, e krejt Shqipërinë. Këto biseda kaq të bukura,do t’i priste veç vdekja, më 2 gusht 1945.
____________
Marrë nga ina-online.net