Ndër personalitet më të shquara të Malësisë pa dyshim radhitet edhe Baca Kurt Gjeka (Gjokaj). Lindi rreth vitit 1807 në fshatin Mileshë - Grudë, në një familje patriarkale, por me traditë bujare. Me këtë burrë në zë për trimëri dhe mençuri krenohet jo vetëm fisi i tij por edhe fiset e tjera të Grudës, Hotit, Triepshit e Kojës. Ai u shqua për urtësi, trimëri, burrëri, zemërbardhësi, veçmas për atdhedashuri, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në histrorinë tonë kombëtare. Ky personalitet i madh popullor i Malësisë gjatë gjithë jetës së tij i shërbeu mbrojtjes së Grudës dhe tokave shqiptare nga oreksi shoven. Nuk u pajtua me vendimet e padrejta të Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit për t'i dorëzuar Malit të Zi krahinat shqiptare të Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë, Kastratit etj. Ngriti fuqishëm zërin edhe përmes protestave kundër padrejtësive që i bëheshin popullit shqiptar, duke u përpjekur të mbroj tërësinë e atdheut tonë dhe duke e ngritur problemin edhe në qarqet e ndryshme diplomatike. Baca Kurti pati nderin të jetë i pranishëm në organizatën kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar, e njohur në histori si Lidhja e Prizrenit. Kur knjaz Nikolla i Malit të Zi dërgoi ushtrinë me shkelë tokat shqiptare që ia kishte dhuruar Kongresi i Berlinit, krisi pushka prej një skaji të Malësisë në tjetrin, e Baca Kurti me krenët e tjerë të Malësisë organizoi rezistencën kundër Malit të Zi dhe kundër padrejtësive të Europës. Ai nuk pranoi shitjen e tokave shqiptare në pazarin e diplomacisë europiane. Kësisoj, Baca Kurti me malësorët e Shqipërisë së Veriut, me luftën që bënë kundër Malit të Zi në mbarim të shekullit XIX, shkruan një faqe të artë në historinë mijëvjeçare të kombit tonë. Po përmendim këtu fjalët e tij drejtuar bashkëvendasve për mbrojtjen e Urës së Rzhanicës nga ushtria malazeze: Vëllazën, anmiku po na mësyen! Kush don me dekë sot për vend të vet dhe për nder të armëve të veta, të vinë pas meje! Dhe ia arriti t'i mobilizoj jo vetëm pjesëtarët e fisit të tij, por edhe të fshatrave të tjera të Malësisë të moshës 7-70 vjeç, të cilët e detyruan ushtrinë malazeze të kthehej mbrapa. Për trimërinë e Baca Kurtit populli i ka kënduar këngë të ndryshme, ndër të cilat veçojmë: Baca Kurtit, Krajl Nikolla ja pat çue një shumë të holla, çka i tha Baci shpi dajllare hajt e këqyr do tjera halle se s'e shes tokën me pare. Studiuesi i njohur dr. Musa Kraja në monografinë kushtuar kësaj figure të njohur të popullit shqiptar shkruan se “personaliteti i tij në Grudë e më gjerë në Malësi ishte i një rëndësie të veçantë si burrë në zë, i urtësisë, trimërisë, i komunikimit të çiltër, që gëzonte dashuri dhe respekt masiv në të gjitha moshat. Ai ishte një përfaqësues i denjë i Malësisë që e shfrytëzoi rrugën e Kuvendin e Prizrenit për t'u njohë, shkëmbyer mendime, e për të mësuar prej burrave më të shquar të kombit të vet”. Ky personalitet kombëtar vdiq në vitin 1881. Thuhet se ka qenë i helmuar nga dora kriminale e pushtuesit. U varros me nderime në Kishën e Sh'Mhillit, Milesh, por vepra e tij mbeti e pavdekshme dhe e përjetshme.
Ahmet Koronica (i njohur edhe si Ahmet Gjakova) ishte një komandant ushtarak shqiptar dhe kreu rajonal i Lidhjes së Prizrenit. Në vitin 1877 ai u bashkua me Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave Shqiptare në Konstantiniyye. Organizata, qëllimi i së cilës ishte mbrojtja dhe promovimi i çështjeve shqiptare, në vitin 1878 u bë Lidhja e Prizrenit. Ndërsa traktatet e Kongresit të Berlinit vendosën kufij të rinj që do të lejonin aneksimin e territoreve të banuara me shqiptarë të Perandorisë Osmane nga shtetet fqinje të Ballkanit, liga e quajtur asambleja e përgjithshme në qytetin e Prizrenit. Në asamblenë e korrikut të vitit 1878, ai u zgjodh deputet i Yakovës, rajoni i tij, në Këshillin e Përgjithshëm të organizatës. Në gusht të të njëjtit vit, përfaqësuesi osman në kongresin e Berlinit, gjeneral Mehmed Ali Pasha, u nis për në provincën e Kosovës, për të shpërndarë Lidhjën dhe për të normalizuar transferimin e zonës së Plavit në Mal të Zi. Udhëheqësit e Lidhjes Sulejman Vokshi dhe Ahmet Koronica, i dorëzuan atij një ultimatum që të kthehej në kryeqytetin otoman ose të përballetj me pasojat e një sulmi kundër tij. Mehmed Ali Pasha nuk e pranoj ultimatumin. Më 1 shtator 1978, ai u vendos me 700 ushtaret e tij në pasuritë e Abdullah Pashës në Yakova, ku pritje që t'i vinte si përforcim edhe një batalion nga Mitrovica. Sulmi i luftetarëve shqiptare filloi më 3 shtator 1978 dhe përfundoi tri ditë më vonë me vdekjen e komandantit Mehmet Ali Pasha, bashkë me Abdullah Pashën e Yakovës (Gjakovës). Kësisoj, ky sulm shënoi fillimin e luftës së armatosur të ushtarëve të Lidhjës Shqiptare kundër ushtrisë së perandorisë osmane. Gjatë luftës kundër osmanëve, Ahmet Koronica shiti krejt çka pati, për ta ndihmuar veprimtarinë e Lidhjës Shqiptare. Në vitin 1885, Ahmet Koronica u kap nga ushtria osmane bashkë me Sulejman Vokshin. Të dhënat e gjykimit tregojnë se ai ishte internuar në Anadoll.
Drita Lushi, lindi më 14 maj 1969 në qytetin e Librazhdit ku vazhdoi mësimet deri në shkollë të mesme, për të vazhduar më pas studimet në Fakultetin e Mjekesisë. U diplomua për Farmaceutike. Pasioni i saj i hershem ka qenë letërsia e gazetaria. Ka botuar Librat me poezi “Ëndërr”, ”Flirt”dhe ”Sonata e syve”. Po ashtu, ka botuar edhe librin me tregime “Dashuria çel në prill”. Jeton në Tiranë Poezi nga Drita LUSHI PUTHJE Sonte mos më fol fjalë dashurie. As puhizë përshpërimash rrëzë veshit mos më thuaj. Sonte shuaji të gjitha dritat, por jo ato të zemrës tënde. Të llamburisë mbi ne dashuria - kështu më duaj. S’dua të më mbash duart e mia në të tuat, e përqafimet e gjata, sonte hidhi tutje, sonte e dua natën time me puthje, si burim dashurie të rrjedhin, të qeta e pa ngutje. E në më zëntë gjumi nga dashuria, me burimin e puthjeve freskom’ përsëri, mos u lodh, mëngjesi vjen shpejt, i dua pafundësisht – zjarr dhe ëmbëlsi Ç’MËSOVA NGA TI? Të flas, Fantazoj, Te Qesh… Te luaj dhe te gjej shtigje mes reve Te kepusja nje cope qiell te kalter Dhe te vizatoja zogjte e shpreses. Te degdisem der ne skajshmeri me dashurine Dhe te mos vdes duke fjetur,kurre . Çte dhashë…? Asgje… Te shkrova ne sy, Ato qe mora nga ty. KËNGË E HARRUAR Kënget e tua, Ishin zgjimi dhe ëndrra për mua; Por ti, i harrove kengët një ditë, Dhe unë, S’ pata pentagram, Ku të shkuaja poezinë… Ti i harrove këngët, ndërsa unë dashurinë…! DASHURI TOKËSORE S’dua të jem zot për ty, i dashur. As ti s’dëshiron të jesh zoti im, e di Dua të jem thjesht dashuria e paqja jote, butësia e ditëve, ëmbëlsia e fjalëve, ëndrra e mbrëmjeve. Dua të dëgjoj rrahjet e zemrës tënde, kur kokën të t’ mbështes në gjoks. Kaq pak dua të jem për ty. Kaq shumë dua të jesh për mua. Le t’i lëmë Zotat në qiejt e tyre. Le të dashurohemi njerëzisht në Tokën tonë. ME DASHTË Asht’ mire me dashtë me gjymtyrë me trup me gjith qenien ,nji tjetër qenie per dashuri. Asht’ bukur me dashtë me mendje, me dashtë me tru me dasht nji emën! Veç lumtuni asht, kur don me zemër. ______ Për Ora Shqiptare, Sabit ABDYLI