Fan S. Noli ky atdhetar me ndërgjegje të lartë qytetare politike dhe demokrat i shquar, reformator i kishës, gojëtar, udhëheqës politik, kompozitor i cili luftoi për Shqipërinë larg saj zotëronte rreth 12 gjuhë të huaja. Duke bërë të flasin në shqip Shekspiri, Gëte, Hygoi, Ibseni, Servantresi etj. Noli kur ishte i vogël ka patur bindjen në vetveten e tij se do të bëhej njeri i madh. Shokëve të tij ai u mburrej se do të bëhej mbret.
Kur kam jetuar dhe punuar për disa vite në Selanik u njoha edhe me kushërirën e tij që quhej Maria Kutulidhi. Mëma e saj ishte kushërirë e parë e Nolit. Zonja Maria më ka treguar kujtimet e saja për fshatin Tiqero, për shqiptarët se si u shpërngulën nga Ibrik-Tepe dhe erdhën në Tiqero. Tiqero është një Bashki në Greqi, kufi me Turqinë dhe kjo Bashki banohet me shumicë nga grekë me origjinë shqiptare. Kushërira e Nolit, Maria Kutulidhi më ka folur për historitë e Fan Nolit që i kishte treguar mëma e saj. Një herë kur Fan Noli nuk dëshironte të shkonte në shkollë gjyshja e tij e futi në thes duke e mbajtur në krah dhe e dërgoi në shkollë. Më tregoi për zënkën e Nolit me të atin e tij dhe që nuk folëm më me njëri-tjetrin.
Gjatë disa kërkimeve të mia për Fan Nolin në Greqi gjeta edhe këto thënie të t’ia që i ka shkruar kur ka jetuar për disa vite në Gjermani pas largimit me dhunë nga Shqipëria. I zgjodha këto fjalë për botim me rastin e 45 vjetorit të vdekjes së udhëheqësit shpirtëror të shqiptarëve Fan S.Noli i cili emrin e vërtetë e kishte Theofan Mavromati, por ai vendosi për mbiemër, emrin e gjyshit të tij Noli. Kështu u quajt gjithmonë Fan Stilian Noli.
ZGJIDH E MERR
1
A të duhen luftëtarë
Dhe arratinë armiku ta marrë
A do botës ti vesh zjarrë?
Merr nja dhjetë Kosovarë.
2
A do të urtë njerëzit të rrinë
Në komandë të kesh ushtrinë
Në udut të vesh njerëzinë
Merr të gjithë Labërinë.
3
A do trima e sejmenë
Kapardisur kudo venë
Gjumë pa i zënë mos flenë
Për tre Mirditor bëj benë.
4
Do për punë një Korçar
I ke bujq dhe ustallarë
Me gra bashkë të hapin varre
Krahë e kokë s’kanë të sharë.
5
A të duhen gënjeshtarë
Matrapaz e kokë tharë
Rrërën ta shesin për farë
Merr Krutanë i je i larë.
6
Po qefllinj a të duhen
Që me zonjat dinë të kruhen
Zonja që pjellin çdo vit
Elbasani veç i rrit.
7
Me dy këmbë do hajvanë
Budallenj me din pa anë
Ku ti futesh të venë
Dil shëtit gjithë Myzeqenë
8
A do të ruash florinë
Katandinë dhe shtëpinë
Me dy qofte mbushur tepsinë
Na e merr Gjirokastrinë
9
Do të kesh e të bësh qejf
Sofrën shtruar si për mbret
Pastërtore e për yzmet
Të tillë gjen veç në Përmet.
10
A do ministra Kolonjarë
Se mbahen burra me mend
Duan kudo të jenë të parë
Në mexhelis e në Kuvend
11
Hall i madh me Skrapallinë
Ka rrezik të hash dhe dru
Dy ministra le të rrinë
Se na duhen dhe pa tru
12
O i gjorë mos harro Vlorën
Se ky faj lahet me gjak
Veç nishanet dhe shiritat
Kësaj pune i venë kapak.
Fan Stilian NOLI
Berlin 1926.
Nga zemrashqiptare.net

Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi për Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
AntwortenLöschenNë fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.
WhatsApp-i i tij: +2347041196471
dawnacuna314@gmail.com