F A Q E T

Freitag, 31. Mai 2013

Bexhet Asani

Bexhet Asani (l.Zagraçan - Strugë, Maqedoni 1957 ). Profesor, studiues  poet, prozator, publicist, kritik letrar. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa  gjimnazin në Strugë. Fakultetin Filozofik e kreu në Universitetin e Prishtinës – Letërsi dhe Gjuhë shqipe.  Pas përfundimit të fakultetit , një kohë punoi si gazetar –korrespondent në “ Rilindja “ Prishtinë dhe “Flaka e vëllazërimit “ në Shkup. Pas vitit 1991 punoi në gjimnazin privat “ Hajdar Dushi “ Ladorisht deri më 1995 kur e mbyllën me dhunë forcat policore maqedonase. Nga viti 1997 ligjëron lëndën e Gjuhës shqipe në shkollën e mesme “ Niko Nestor “ në Strugë. Nga viti 2008 ligjëron në Universitetin privat FON në Strugë dhe në Shkup. Në Universitet e Kosovës në Prishtinë mbaroi studimet pasuniversitare dhe mori titullin-Magjistër i shkencave filologjike ( Kosovë 2004 ). Kurse në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi – Fakulteti Filologjik “ Blazhe Koneski” në Shkup mbrojti me sukses temën e disertacionit “Lirika popullore shqiptare në Maqedoni në kontekst të transformimeve shoqërore “ dhe mori titullin akademik -  Doktor i shkencave filologjike. (Maqedoni 2007 ). Dr. Bexhet Asani është aktiv dhe është në vlugun e  krijimtarisë së tij letrare dhe shkencore. Shkruan dhe boton vazhdimisht punimet  publicistike nëpër gazeta dhe revista që botohen në mbarë hapësirën shqiptare si dhe në revista që botohen në gjuhë të huaja. Është aktiv edhe në rrjetet sociale - letrare në internet.
      Veprat letrare: Nuse përtejdetit (t, 1994); Baladë për numrin e (p, 1993), Nuse përtejdetit (prozë- poezi për të rritur dhe poezi për fëmijë ribotim me plotësime 2012).Poezitë dhe tregimet për të rritur i ka botuar te gazeta “ Rilindja “ (Prishtinë) dhe “Flaka e vëllazërimit” (Shkup). Kurse poezitë për fëmijë te revista “Pionieri” dhe “Rilindja për fëmijë” (Prishtinë). “Gazet a shqiptare” dhe Gazeta “Ndryshe” (Tiranë).

Veprat shkencore: Grimca letrare (recensione dhe kritikë letrare 2013); Ç’ u këput një degë qarri (këngë popullore 1996); Zura trëndafil me vesë (këngë dhe prozë popullore 2003); Gjimnazi “Hajdar Dushi” çerdhe e diturisë (monografi 2005); Lirika popullore shqiptare  në Maqedoni (studim monografik); Këngët popullore ritual toske të trevës së Strugës (studim monografik 2012).

Botimet në gjuhë të huaja:

Народната лирика кај албанците во Македонија (монографска студија 2012)
Antologjitë: Është përfaqësuar në antologjitë  “100 gonxhe për nënën” (përmbledhej me poezi dhe prozë) Strugë, 2010. Lirika e margaritarëve (poezi) Strugë,2001. Poem betwen two summers – Struga poetry evenings, 2012. Godina na esejot – Mediteranska akademija Struga, 2010 etj.           
Vlerësim: Për krijimtarinë e tij letrare dhe shkencore kanë shkruar kritikët dhe publicistët: dr. N. Vinca, dr. R. Tuda, M. Memishi, dr. Rr. Berisha, dr. S.Fetiu, dr.Tome Sazdov, M. Borova, L. Çermenika, M. Ugrenoviq, L. Plaku, Z. Hysa, Q. Hasani etj. Nuse përtejdetit (prozë - poezi për të rritur dhe poezi për fëmijë ribotim me plotësime 2012),  konsiderohet vepra më e arirë artistikisht dhe më përfaqësuese e krijimtarisë së tij letrare, kurse nga veprat shkencore konsiderohet  studimi monografik Lirika popullore shqiptare në Maqedoni, e cila është marrë edhe nga Bibloteka botërore e Nju Jorkut.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen