F A Q E T

Donnerstag, 30. Mai 2013

Dervish Shaqa

Dervish Shaqa
( 1912-1985 )  
U lind në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912. Rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare. Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit ju deshtë të lëshonte Kosovën përshkakë të përndjekjes nga aksioni i njohur "mbledhja e armëve" që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve. Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shprehë në këngën "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lame bore e gjetem dimen...". 
Devish Shaqa në Shqipëri e vazhdojë traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të për cjelluara me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtareve te atdheut...
Në Rashbull Devish Shaqa arrin të themeloj e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po më këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç`jane keto gjame qe i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishen e shume e shume te tjera...
Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.
Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Devish Shaqen ka kompuzuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Feste te madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës.

Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Devish Shaqen ka kompuzuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Feste te madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës
Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mbanë në mëndë si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para.


Nga RAPSODET.COM


Disa nga këngët e njohura të tij jan:

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen