F A Q E T

Sonntag, 26. Mai 2013

Ismail Strazimiri

Ismail Strazimiri (1868 - 1943), veprimtar i lëvizjes kombëtare e demokratike, pjesëmarrës i Luftës ANÇ. Ishte një nga drejtuesit e klubit "Bashkimi" në Dibër dhe punoi për përhapjen e arsimit shqip. Mori pjesë në kryengritjen e armatosur antiosmane të v. 1910 dhe në kryengritjen e përgjithshme të v. 1912 ishte komandant i çetës, që zhvilloi veprime të armatosura në krahinën e Dibrës dhe çliroi qytetin. Përshëndeti shpalljen e Pavarësisë dhe përkrahu veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të Vlorë.
Mori pjesë në luftimet që u zhvilluan më 1913 kundër pushtuesve serbë në Dibër dhe iu kundërvu veprimtarisë tradhtare të Esat Pashës. U burgos dhe u internuanua nga shovinistët serbë. Më 1920-1921 luftoi kundër tyre përkrah forcave popullore të komanduara nga Isuf Elezi. Ishte pjesëmarrës i Revolucionit të Qershorit (1924) dhe kundërshtar i regjimit zogistë. Më 1943 u bashkua me forcat partizane dhe u dallua për trimëri në luftimet në zonën e Peshkopisë. Ndikoi për bashkimin e popullit të Dibrës rreth Frontit Nacionalçlirimtar dhe për shuarjen e hasmërive. Ra dëshmor në luftimet në Sllovë në nëntor 1943.
Tri prej djemve te tij, Lutfi, Siri dhe Gani Starzimiri u bene personalitete te shquara në fushat ku punonin. Ing. Lutfi Strazimiri është ndoshta ndërtuesi dhe projektuesi me i suksesshëm i urave në historinë e Shqipërisë. I diplomuar për "Inxhinieri" në Berlin te Gjermanisë, ndër punimet e tij numërohen pothujse te gjitha urat e rëndësishme, te ndërtuara në terrene tejet te vështira dhe me shpenzime, makineri e teknologji te reduktuara.
Ndërsa Arkitekt Gani Strazimiri, i shkolluar në Torino te Italisë e me pasi i diplomuar Bashkimin Sovjetik për "Arkitekture", është projektuesi i një sere ndërtimeve ambicioze te kohës si kompleksi i Pallateve "Shallvare" dhe "Agimi" në Tirane, te cilat ende sot vazhdojnë t'i rezistojnë kohës si komplekse tejet funksionale nga pikëpamja e organizimit. Me pas si drejtor i Institutit te Monumenteve te Kulturës dha një kontribut te rëndësishëm në ruajtjen e vlerave arkitekturore te traditës shqiptare, duke shpëtuar nga shkatërrimi veç te tjerash edhe një numër te rëndësishëm objektesh fetare në vitin 1967. Në nderim te tij, në vitin 2007 Instituti i Monumenteve të Kulturës mori emrin "Gani Strazimiri".
Djali tjetër i tij Kolonel Siri Strazimiri, është një nga themeluesit e artilerisë shqiptare te pas Luftës se Dyte Botërore.

Burimi: WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen