F A Q E T

Dienstag, 25. Juni 2013

Agim Isaku

Agim Isaku

Agim Isaku lindi në vitin 1955 në Korçë, Shqipëri, është shkrimtar shqiptar. Pas përfundimit të Universitetit të Tiranës, dega filologji, ai punoi për një periudhë të gjatë si mësues në rrethin e Lezhës për shkak të marrëdhënieve të keqia me regjimin komunist. Në vitin 1989 filloi punën si skenarist në televizionin e Tiranës. Është ndër aktivistët themelues të Partisë Demokratike dhe të institucioneve të para antikomuniste në vend, siç është Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Më pas punon si nëndrejtor i radiotelevizionit Shqiptar, ndërsa nga viti 1992 deri më 1998 punoi në Fondacionin Soros në Tiranë si program oficer, drejtor programesh dhe bashkëdrejtor. Në vitin 1998 emërohet Ambasador i Shqipërisë në Spanjë. Jep dorëheqjen në 2000 dhe kthehet si këshilltar politik i presidentit Meidani. Më pas punon si këshilltar politik, diplomatik si dhe drejtor kabineti i kryeministrave Majko dhe Nano.
Është autor i shumë librave me poezi, tregime e novela si dhe romane. Ndër ta mund të përmendim: "Pesëdhjetë poezi", "Mos kujtoni se jam një vizitor i vonë", "Mosha", "Gurët" (poezi), "I shtati", "Kështjella dimërore", "Dy kronika për të njejtën vrasje" (tregime e novela), "Hija", "Dasmë në fund të shkurtit", "Shkopi" (roman) etj. 
Pjesë nga vepra e tij janë përkthyer në disa gjuhë, si anglisht, rumanisht, frëngjisht, rusisht, greqisht etj. Është i njohur si polemist dhe analist brenda dhe jashtë vendit. / Wikipedia


Një poezi nga Agim Isaku

IKJA E PRINDËRVE

Mbështetur tek njëri-tjetri
ikin edhe kete rradhe
deri tek kthesa degjoj kollën e nenes
dhe babanë që grindej pa shkak.

Kishin ardhur për të parë
në ketë fshat të larget në veri
diçka të re fituan librat qe lexoja
dhe më te bukur më dukeshin sigurisht.

Më sigurt ndihesha në mesim
dhe me shpejt ecja neper rruge
jo aq për zakon,
po qe të degjohej diçka për mua
babai i pinte kafet në klub.

Tani iken serisht drejt jugut
rruga është e madhe
të vëgjël m'i bën ata.

Për të fshehur mallëngjimin,sigurisht
nëna vazhdon të kollët
dhe babai të grindet pa shkak..


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen