F A Q E T

Dienstag, 25. Juni 2013

Aristidh Kola

Aristidh Kola

Aristidh Kola ishte historian, publicist, dhe jurist. Ishte kryetar i Lidhjes së Arvanitëve. Lindi në Kaskaveli të Thivës ne Greqinë Qendrore, zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat e të parëve, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme. Aristidh Kola studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi. Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën “Besa”, si dhe revistën tjetë “Arvanon”. Këto revista pasqyronin jetën dhe traditat e botës arvanitase.
Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me arbëreshët e Italisë, me shqiptarët e Amerikës, me intelektualë të Kosovës, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës. A. Kola u bë i njohur në Greqi sidomos për përkrahjen morale që i dha luftës së UÇK-së duke u shfaqur në disa emisione televizive. Kjo shkaktoi reagimin e disa grupeve proserbe, me të cilat u ndesh në rrugë gjyqësore.
I qeshur dhe i dashur, Aristidhi ishte mik i të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në zyrat e shoqatës arvanitase “Marko Boçari”, organizoheshin aktivitete politiko-kulturore për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme arvanitase të Greqisë. Aristidh Kola ka bërë një punë këmbëngulëse për afirmimin e identitetit arvanitas në Greqi. Ai nisi hartimin e fjalorit arvanitas, vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. A. Kola vdiq në vitin 2000 pas një sëmundjeje të rëndë (leuçemi në gjak).

Veprimtaria:

  • Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, 1983.
  • Gjuha e Perëndive, 1989.
  • Deklarata e Bashkimit Arvanitas. Fjalori Korregjues i Fjalëve arvanite
  • Fjalori Korregjues i Fjalëve arvanite
  • Fjalori Krahasues i Gjuhës Shqipe
  • Greqia në Kurthin e Serbëve të Milosheviçit
  • Kënga e Mercenarëve, prejardhja e grekëve
  • Mithi dhe e Vërteta
  • Varrimi i Tretë i Marko Boçarit


  • Burimi: Wikipedia

    Keine Kommentare:

    Kommentar veröffentlichen