F A Q E T

Sonntag, 2. Juni 2013

Arqile Gjata

Arqile Gjata ka lindur më 24-6-1942 në qytetin e Vlorës-Shqipëri. Aty mbaroj shkollën 7 vjeçare dhe shkollën e mesme(Gjimnazin ‘’Ali Demi’’) Në vitet 1972-75 vazhdoj Institutin e lartë tre vjeçar në Shkodër për Gjuhë-Letërsi Shqipe. Nga viti 1995 jeton dhe punon në Athinë. Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me shtypin Shqiptarë në Athinë ku ka botuar shumë artikuj për emigracionin, reportazhe, skica, poezi, tregime dhe mendime estetike.


 Librat e botuara:

-‘’Arvanitas me shumë emër’’Monografi për Aristidh Kolia në vitin 2000.
-‘’Kur trazohet jeta’’ vëllim poetik viti 2005.
-‘’Kurorë me ngjyra’’ vëllim poetik 2006
-‘Qyteti që kërkon muzikë’’ vëllim me tregime më 2007
-‘’Gratë e poetëve’’ vëllim me poezi  2009
-‘’Një ese për jetën’’ vëllim me ese dhe mendime kritike më 2010 botuar nga Shtëpia Botuese ‘’LULU’’ në SH.B.A
-‘’ Jeta më vjen si poezi’’ vëllim me poezi botuar nga Shtëpia Botuese ‘’LULU’’ në SH.B. të Amerikës Tetor 2010.
-Vëllimi  me poezi të zgjedhura ‘’Kur Thinje Deti’’ Maj 2012

A.Gjata është bashkautor në disa Antologji dhe Revista Letrare si: Revista Letrare numër 38-të ‘’Mehr Lict’’, Në Antologjinë e studiuesit dhe kritikut F.Terziu ‘’Vëzhgim në brendësi të prozës dhe poezisë Shqiptare’’, Në disa numra tek Revistën letrare ‘’Haemus’’si tregime, esse dhe poezi që botohet mha Akademiku Ardian Kyçyku në Bukuresht, ‘’Pelegrini’’, ‘’Pegasi’’, ‘’Çelësi i shpirtit’’ në Rumanisht, ‘’Qiejt e shpirtit’’ si dhe bashkautor në Antologjinë’’EAGLE’S VOICES’’ në Anglisht, që sot është pronë e Biblotekës  Mbretërore të Anglisë. Në Revistën ‘’Obelisk’’.
Ai është pasqyruar në Antologjinë me autorë vlonjat ‘’Mendime estetike mbi letërsinë bashkëkohore’’ nga Eqerem Canaj
Bashkautor në Antologjinë e krijuesve emigrant ‘’As i gjallë dhe as i vdekur’’ botuar në Suedi nga Shkrimtari dhe poeti Bahtir Latifi.
Bashkëautor në vëllimin me kujtime të Lavdie Bisha ‘’Ti je Lulja më e Bukur e Jetës’’ Nëntor 2011.
Së fundi ai është bashkautor në Antologjinë poetike ‘’LOTËT E VIRGJËR’’ Mars 2012 përgatitur nga Agim Mato dhe Dr. Fatmir Terziu botuar nga Shtëpia Botuese LULU në SH.B.Amerikës.
Poezia e tij është përkthyer anglisht, greqisht, rumanisht dhe rusisht.



NJË DITË FESTE ME TË ÇMENDURIT
Në nderim të kujtesës!

Unë e di...
ku e kanë derën e mendjes të çmendurit.
Ata,
janë kalimtarë të ëndrrave, shtratin e kanë të thyer,
brohorasin,
si epshor tundin mendjen e tyre!

Janë apo nuk janë të dhunshëm,
me kokë poshtë e shikojnë kohën dhe botën,
kujtesën e kanë të ngujuar në nervin ireal!

Të çmendurit numërojnë kokrrizat e rërës,
nuk ndjejnë uri, as ngopje
festë kanë çdo çast në mendjen e tyre.

Një ditë,
më ftuan...
më gostitën me fjalë çmëndurisht të bukura...
Ju betohem, kanë fantazi e trillime reale!
Janë të besueshëm
e kanë njohur botën pa mëkate e dëshira seksuale!

Në kopsht,
aty ku dëfrehen, nuk shajnë
veç përgjërohen për dashurinë.

Në gji,
mbajnë të palosur një letër
a fotografi të heronjve të tyre.

Qajnë e qajnë deri sa qeshin me veten e të thonë:
-Nuk jemi të çmendur!...
Ju jeni të tillë, vidhni dashuri,
fëlliqni biblioteka e shtëpi publike!

Më dhanë shumë kartolina e letra...
më dhuruan buzëqeshje pa maska!
Rroj në botën e tyre delire...

 Dy Nëntor 2012
 

 LETRA E ËNDRRËS

...ndjej fëshfërimën e pranverës!
Po vjen e dashura ime,
më tund dorën me letrën
që i dërgova mbrëmë në ëndërr.

Rrobat i ka të bardha,
feksin në ngjyrën e luleve
me gjinjtë si dy pëllumba të porsa fluturuar.

Është e bukur, lindur brenda meje,
si pemë stine ngarkuar...

E lehtë si zogu,
fluturon, vjen e malluar
dora i dridhet
kur lexon letrën e ëndrrës time!
Nuk Pata Kohë të Qaja!
Me zërin e vjeshtës erdha tek ty
kur era valviste gjethe.
Unë jepja e merrja me buzët e tua,
kur t’i putha ata sy
nuk pata kohë të qaja,
se m’i thave lotët me puthje!
Qava me ngashërim
kur era...
të zhveshi lakuriq,
të bënim dashuri...
Janar 2013

 NGA MEMORJA E LARGËT!

Nuk di kush ka lindur i pari në botën tonë,
as të vdekurin e parë…askush nuk e di.
Të gjithë puthën-njeri tjetrin!

Vend banimi i të parit
ende nuk ka atdhe,
t'i falesha, t'i flisja me shpirtin tim!

Më i bukuri,
dhe sot jeton, diku nën tokë...
Ai! Ishte i pari që notoj në det
atë,
askush nuk e pa kur bëri dashuri.
As kurqau, as kur qeshi,
as kur vdiq…

Gjashtë Janar 2013-Athinë.
 


 DREJT LAKURIQËSISË

 Po ecim drejt lakuriqësisë,
nën këmbët tona
gjethet i përkëdhelim si piktura.
Çmendurisht po puthim tradhëtitë!

Një tjetër varg,
që se kemi jetuar, do ta zbresim
te zgjojmë dyshimet!

Dorëpërdore, në rrjedhën e lumenjve
mes erërave të kapim diellin!
Me dëshirë,
ta zhveshim, ta diegim globin,
me hirin e mbetur
plagët të mjekojmë!
Dhjetor 2012 -Athine
 

 E PANJOHURA

Sa po lexova një shkrim
për disa drurë,
rritur lartësive.

Midis gurëve,
Ata
nga perëndimi i diellit
ndizeshin zjarr

Një herë në ditë,
ata drurë qanin,
mërdhinin!
Pas disa orësh,
bashkonin krahët
të dashuruar rriteshin...

Si në legjendë...
nga puthjet,
avuj nxirrnin!
Dhe ëndërronim, për një jetë më të bukur...

Nëntor 2012

 

 GRUAJA-ATDHEU IM I DASHURISË!

Gruaja-Atdheu im i dashurisë
një pikë loti në frymën time
pikturuar në librin e jetës!
Gruaja-Atdheu im i pafund...
thellësi jete në kaltërsinë e qiellit.
Aromë nëne,
e përditëshme në gëzimet e mia!
Në Atdheun tim...të dashurisë
puthjet janë të gjata,
buzëqeshjet vazhdojnë
në këngë djepi e vuajtje,
në ditët me shi
dhe kur jemi të thinjur.

 Mars 2013-
 

 PËRSËRI PËR HESHTJEN

Kur lindi heshtja
njeriu ndjeu shumëngjyrshmërinë e jetës!
Aty,
tek heshtja gjithëçka ngec
dhe pse nuk e prekim dot,
ajo na mësoj të mendojmë!

Tek heshtja
të gjithë shpëtim kërkojnë...
Dhe malet
dhe pyjet dhe deti
kanë mënyrën e tyre të heshtjes!

Heshtja ime
është enigma e lotit,
vetëm ajri e ndjenë bukurinë e heshtjes!

  Një Prill 2013



NGA JETA E NJË GRUAJE

Sapo mbylli ditarin
ajo ndjente boshllëkun...
Me zë melodioz thërriti:
-Eh... djalosh!
Ti, që ende nuk di të ecësh
më le si një lule
dremitur nga vapa!

I ishte sosur durimi asaj gruaje...
Askush s’po i bënte ballë shpirtit të saj
si fushë beteje e vështirë, si zë që nuk dëgjohet.
Nëpër sy i dridhej një dritë pakënaqësie!

Pa lëvizur nga fotografia e vet,
si gjethe vjeshte ra...
iku bashkë me ditën,
pa u dukur!
19 Prill 2013 –Athinë
 


ME SHAMI DERDHUR PËRMBI FLOKË

Trak e truk nëpër diell
me shami derdhur përmbi flokë,
nxiton Lefteria
aromën e detit të shijojë!
Atje tej tek Uji i Ftohtë,
asaj
gjaku nëpr zemër i tingëllon.

Vapa ia zhvesh të mbuluarat,
e kanë zënë ethet e detit...
ndryshe nga shoqet e tjera,
shpërthen nga e qeshura
një dorë ankthi nëpër shpirt e përshkon.

Ajo,
Nuk ngopet me diell,
përmbi të po fle e dashuruar.
Verbimi i syrit,
çmendurisht shkrihet mbi trup të saj!!!

Sot më 6-3-2013 


 PO VIJ QYTETI IM...!

Po vij qyteti im...
Dua të të gjej
ashtu si të kam përfytyruar.
Kam frikë
mos vallë ka njerëz të humbur
nëpër rrugica!
Nuk di,
në se marrin frymë?
Buzë detit dhe nëpër pallate
koha do jetë e të gjithëve...?

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen