F A Q E T

Montag, 10. Juni 2013

Bjeshkë e Nemuna

Bjeshkët e Nemuna -
masivi me i rëndësishëm
dhe më interesanti
në Gadishullin Ballkanik

Reportazh nga Hasan HASANRAMAJ

Bjeshkët e Nemuna përfshijnë një sipërfaqe me tre mijë e pesëqind kilometra katrorë dhe shtrihen duke filluar nga rrethina e Liqenit të Shkodrës, Rrafshit të Dukagjinit, Luginës së Zetës, Plavës e Gucisë dhe të njëjtat përbehen prej njëzet e katër grupeve malore dhe njëqind e pesëdhjetë e dy majave të larta mbi dy mijë metra. Numri më i madh i grykave, kantoneve, luginave përfshijnë një sipërfaqe mej një mijë kilometra katrorë . Këto masive malore nga populli janë quajtur dhe quhet edhe sot “Bjeshkët e Nemuna”
Nga bisedat të cilat i zhvilluam me profesorët e gjeografisë dhe shumë qytetare të fshatrave mësuam së regjioni i Bjeshkëve të Nemuna shtrihen në trekëndëshin ndërmjet maleve Dinarike në veriperëndim, maleve të Sharrit në juglindje dhe Rodope në lindje dhe verilindje të cilat në tërësi përfshijnë një sipërfaqe me tre mijë e pesëqind kilometra katrorë, të cilat përbehen nga njëzet e katër grupe malore, të cilat në gjirin e vet kanë njëqind e pesëdhjetë e dy maja të larta lartësia e të cilave sillet nga dy mijë metra, grykave, luginave të cilat kapin një sipërfaqe më se një mijë kilometra katrorë.
Këto masivë malorë në popull janë të njohur si Bjeshkët e Nemuna. Për hir të vërtetës dhe për sqarim për të gjithë lexuesit tanë, të cilët deri tani nuk kanë pasur rastin të lexojnë literaturë nga autorët e ndryshëm nga lëmi i gjeologjisë, gjeografisë, botanikës, historisë e lëmenjve të tjerë lidhur me sistemin e mirënjohur malor të Bjeshkëve të Nemuna të gjitha faktet dokumentojnë së termi “Bjeshkët e Nemuna” është term popullor i cili qysh në vitet e dyzeta të shekullit XIX për herë të parë në literaturën shkencore si të tilla e përdori gjeologu i njohur francez AMI BONE me emërtimin shqip “Bjeshkët e Nemuna” krahas emërtimit “Alpet Shqiptare të Veriut”.



Në fund të shekullit XIX, përkatësisht në vitin 1898 Velimiroviqi për herë të parë e përkthen nga gjuha shqipe emrin Bjeshkët e Nemuna në “Prokletia”, duke u mundua që të bëjë emërtime të reja për disa pjesë të Bjeshkëve të Nemuna, kurse autori tjetër serb Jovan Cvejiqi për herë të parë emërtimin “Prokletia” e përdori në një publikim tjetër gjatë viteve 1899, 1913, 1921 dhe 1924.
Pra, emërtimi Bjeshkët e Nemuna është emër i cili i përket gjuhës shqipe popullore. Pra ne nuk kemi të bëjmë vetëm me emra “ të bukur” duke shndërruar vendin tonë në një vend me ylbere, luledielli, fustane të bardhë e të tjera. Pra emri “Prokletia” është origjinal i përkthyer nga gjuha shqipe në atë sllavishte, e jo nga sllavishtja në gjuhën shqipe si po komunikohet te ne shqiptaret.



Në anën tjetër emërtimi Alpet Shqiptare në realitet përtej mase është një emër artificial dhe si i tillë është term ndërkombëtar, e jo i gjuhës shqipe dhe i shqiptareve.
Bota e gjallë e Bjeshkëve të Nemuna e shprehur nëpërmjet florës, vegjetacionit është e begatshme dhe e llojllojshme, para së gjithash nga fakti së edhe bota jo e gjallë është e begatshme. Begatia e botës së gjallë është rezultat i proceseve historike, si dhe evolucion gjatë të cilës Bjeshkët e Nemuna për shkak të pozitës jugore të Evropës, por edhe të Gadishullit Ballkanik si rajon mesdhetar gjatë kohës së akullnajave nuk kanë qenë të atakuar nga të ftohtët dhe të akullnajave në masë të madhe si në Evropën Perëndimore dhe atë të mesme.


Si të tilla këto bjeshkë kanë qenë rajoni më i rëndësishëm i cili ka mundësua shumëllojshmërinë e botës bimore dhe asaj shtazore të ruhet në këtë masiv malor. Si dëshmi që Bjeshkët e Nemuna në kohën e akullnajave i takojnë periudhës glaciale janë liqenet glaciale të Gjeravicës në një lartësi më të madhe se dy mijë e treqind e pesëdhjetë metra.
Bjeshkët e Nemuna përfshijnë pjesën perëndimore dhe veri- perëndimore të Rrafshit të Dukagjinit, të cilat janë vazhdim i maleve të cilat shtrihen që nga Liqeni i Shkodrës, Plavës, Gucisë e deri të luginat tektonike të lumit Iber. Këto bjeshkë që nga pjesa lindore dhe juglindore lëshohen deri në afërsi të qyteteve e Pejës, Deçanit e Gjakovës. Bjeshkët e Nemuna janë vazhdim i sistemit të maleve Dinarike dhe të njëjtat bëjnë pjesë në sistemin e maleve të reja të cilat kryesisht përbehen prej shkëmbinjve gëlqeror të cilat në të shumtën e rasteve mbërrijnë trasheshin deri në njëmijë metra.



Bjeshkët e Nemuna me maje të larta dhe të thepisura dhe shumë bukuri tjera të rralla që rrallëkund i shef syri i njeriut hynë në radhën e maleve më të “egra”, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë.
Në kompleksin e bukur të Bjeshkëve të Nemuna kemi nëntë maja të larta me një lartësi prej dy mijë metrave, kurse maja e Gjeravicës ka dymijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtë metra. Lartësia mesatare e Bjeshkëve të Nemuna e kalon mbi njëmijë e gjashtëqind metra, kurse lartësitë e këtyre bjeshkëve në pikëpamje strukturale, kryesisht janë të përbëra prej shkëmbinjve gëlqeror të struktura të ndryshme, ku mbizotërojnë shkëmbinjtë e mozaikut të cilat kryesisht mbështetën mbi formacionet e ndryshme paleozoike.

 Në gjirin e tyre gjinden forma të ndryshme të cilat kryesisht janë krijuar nga proceset fluro glaciale, si pasojë e të cilëve është formimi i grykave të thella të mbuluara me druaj të llojeve të ndryshme dhe bukuri tjera të rralla të cilat tërheqin vëmendjen e çdo kalimtari dhe vizitori. Në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna mjaftë është i shprehur erozioni, ku ndikim të madh ka përbërja strukturale e tokës në një anë, kurse në anën tjetër reshjet e dendura atmosferike të cilat e bëjnë shpëlarjen e shkëmbinjve.
Sa i përket klimës në kuptimin makro klimatik dhe rajonal është varianti me i ndërlikuar të tipit mesdhetar e cila në lartësitë e mëdha është krejtësisht tjetër, përkatësisht në variantin klimatik polar dhe sub polar.
Ky gërshetim i klimës ka krijua një kompleks të ndërlikuar të kushteve ekologjike të cilat në rajonin e Bjeshkëve të Nemuna kanë qenë për paraqitjen dhe ekzistencën e florës dhe faunës të begatshme dhe të shumëllojshme.
Territori i Bjeshkëve të Nemuna gjithashtu shquhet edhe për shumë llojshmërinë biologjike te peizazheve, falë pozicioneve gjeografike, kushteve gjeologjike, pedologjike, hidrologjike të karakteristikave të relievit e të klimës. Reliefi i thyer dhe kushtet tjera për ekzistencë dhe ruajtjen e një numri të madh dhe të llojllojshëm të botës bimore dhe shtazore.
Andej, Bjeshkët e Nemuna janë padyshim pasuria me e madhe e trashëgimisë natyrore të Kosovës ndaj të cilës detyra e çdo qytetari të komunave të Deçanit dhe Junikut dhe Qeverisë së Kosovës, Ministrive duhet të shërbejnë si instrumente efikase për mbrojtjen e vlerave natyror të cilat rrallë kund i shef syri i njeriut. Të dhënat e shumta sidomos të viteve të pas luftës tregojnë së Bjeshkët e Nemuna dhe vlerat e tyre natyror çdo ditë e më shumë po shkatërrohen dhe shkretërohen nga dora e qytetarëve shkatërrues dhe dëmtues të komunave të Deçanit e të Junikut ?! ...

Burimi: "Bota sot"

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen