F A Q E T

Dienstag, 25. Juni 2013

Fadil Bekteshi

Fadil Bekteshi u lind në fshatin Muhoc të komunës së Bujanocit në Kosovën Lindore në vitin 1955. Familja e tij në vitin 1960 u shpërngul nga ky fshat dhe u vendos në fshatin Llopat të komunës së Kumanovës, në Maqedoni. Shkollën fillore e kreu në Llopat dhe Kumanovë, të mesmen në Kumanovë ndërsa Fakultetin filologjik, dega për letërsi shqipe e kreu në Prishtinë. Punoi në Televizionin e Prishtinës në redaksinë për fëmijë, e pastaj në Shkup redaktoi revistat për fëmijë. Prej vitit 1992 u kthye në Kumanovë ku udhëhoqi vite me radhë Klubin e Shkrimtarëve Shqiptar të Kumanovës "Jehona e Karadakut". Po aty themeloi Manifestimin kulturor-letrar “Takimet Poetike të Karadakut”, u morr me botimin e librave si dhe themeloi e redaktoi revistën e parë të pavarur kulturore në Maqedoni - “Doruntina”. Degdisjet e tij nëpër këto qytete për të punuar i bëri për t’i bishtnuar pushtetit të atëhershëm, i cili përcillte veprimtarinë patriotike të tij dhe të motrës së tij. Me shkrime ka filluar të merret që nga shkolla fillore. Vdiq në fshatin Llopat, në vitin 1998.

Titujt e veprave:

  • Baloni - 1981
  • Udhëtimet nëpër skëterrë - 1993
  • Na ishte njëherë një general - 1995
  • Filxhani i dashurisë - 1995


  • Poezi nga Fadil BEKTESHI

    TE URA

    Kur ndaloj mbi atё Hark Ure
    Valёzuar Jehona nёn tё Oshama
    Nga puthja jonё e Parё
    Shpirtooo
    Dhe Klithja yte: TЁ DUA!

    Shelgu seç loton krahnez
    Ndanё Vardarit pa ty Acar!

    Te Shelgu Lotues
    5 Kallnor 1995, Shkup

     
    PA TY PO MЁ ZBARDH PLEQЁRIA

    Nёntёdhjetё e Pesa Kallnor
    Shtruar po binte borё...
    Ombrellёn Tёnde çela!
    Ah, kot! Pa Ty
    Po mё zbardh Pleqёria!

    ... Medet pёr Ty
    Bukuri e Bardhё!

    6 kallnor 1995, Tetovё


    TORZO

    1.
    Gjezdis pa ombrellё
    BitPazarit skurron Shi...
    Somnabul nёpёr Natё!

    Shkrepёtimё Fenerёt e Çarshisё
    N’kalldёrma mermeri latuar
    Hepohet kjo vetmia ime!

    2.
    Boshllёk nёn atё Trung Shelgu
    Ndanё Vardari pa Ty boshllёk!
    I Urёs Hark, moj
    Kupolё Azili mbi mu!

    3.
    Parkuar vargevi Taxitё
    Lakmitarё m’shohin nёpёr xham
    Promenadёn ma ndjellin taximetrat...
    Pa Ty, Shpirt, s’kam ku shkoj,
    S’di ku rri pa Ty!

    Unojmjeri pa Ty
    E Lirisё n’Dashni
    Klithmё e fundit jam!

    1 prill 1995,
    Shkup


    PO NA I KTHEJNЁ AZILANTЁT

    1.
    Ju qё ikёt ia mbathёt
    Azilantё
    Nga Atdheu

    Ju qё ikёt ia mbathёt
    Azilantё
    Nga Dashuria

    Ju qё ikёt ia mbathёt
    Azilantё
    Nga Bukuria

    Ju qё ikёt ia mbathёt
    Azilantё
    Ç’ju lulёzoka n’ballё Shёmtia!...

    Mёrgatё qyqesh
    N’tepsi mёshire
    Ёndёrruat t’ju gatuhet Liria!

    2.
    Ju qё ikёt
    Ia mbathёt
    Ilegalё
    Me Mafi
    Nёpёr Det
    N’Itali
    Malkufijve
    Mbi Çeki
    Me t’Greqisё
    T’Serbisё hafi
    Turistiket Agjenci...

    Nga Tokё e huaj
    Rraus Azilantё
    Ç’po ju pёrzёnё me praptira...

    E lumja bashkё Italia, Gjermania!
    E mjera ndarё Kosova, Shqipёria!

    3.
    Nga ç’ju pa Ekzodoadё, e ndeju nga afria
    Azem Shkrelit bre iu ngri Gjaku!...
    N’Rugovё e Mirditё piskamё dhe Krenaria
    Azem Shkrelit – o i plasi Zemra!

    Edhe n’pёrtejvarr,
    O Azem,
    Me kushtrimin tёnd Poezia!

    Keine Kommentare:

    Kommentar veröffentlichen