F A Q E T

Freitag, 21. Juni 2013

Hysen Tërpeza

Hysen Tërpeza
1910 - 2002

Hysen Tërpeza lindi më 10 qershor të vitit 1910 dhe vdiq më 23 qershor, 2002, ishte aktivist ushtarak shqiptar gjatë viteve 1941-1945. Tërpeza gjatë luftës së dytë botërore ishte në anën anti-komuniste serbe. Nga fundi i luftës së bashku me gripin e tij kalon nga Kosova në Maqedoni ku hasin në disa prita të komunistëve dhe humbin 4 anëtarë të grpit. Pas shpërthimit të këtyre pritave kaloin në Greqi ku gjenë strehim për një kohë të shkurtë si aleatë të Greqisë. Pas një kohe të shkurt shtëpia ku grupi i tyre ishte i strehuar sulmohet (supozohet që ishin forca të qeveris greke) dhe digjet së bashku me 4-5 anëtarë të grupit. Qeveria greke pastaj i ofronë një vend strehim tjeter dhe na ky vend strehim ky grup kërkon ndihmë dhe këshilla nga Mid'hat Frashëri. Nga ky marrin këshillë që të prisnin zhvillimin e situatës dhe si t'u ipej rasti të merrnin rrugën e mërgimit siq kishin bërë grupet tjera, Balli Kombëtarë pasi që forcat komuniste sundonin pjesen më të madhe të Ballkanit.
Tërpeza bie në kontakt me ambasadorin e atëhershëm të Turqisë në Greqi. Pasi që Tërpeza nuk e zotronte gjuhën turke dhe e çallonte në të madhe këtë gjuhë, ambasadori i Turqisë i drejtohet në gjuhën shqipe me këto fjalë: 'Z. Tërpeza, folë shqip,se un jam nga gjaku i shqiptarve dhe e kam rujtur gjuhen time amtare. E kam rujtur për këtë dite. Edhe unë jamë nga i njiajti gjakë si ti'. Pas bisedës Tërpeza së bashku me grupin e tij mërgojnë në Turqi. Këtu Tërpeza zhvillon aktivitete të dentuara ndër shqiptarët për një kohë të gjatë deri sa nga informatorët e sigurimit shtetror Turk informohet për akrivizimin e sigurimit shtetrorë Juosllav në Stamboll, dhe për këtë shkakë këshillohet që qarrkullimin e tij personal ta kufionte. Edhe për kundër këtyre të dhënave ai nuk e kufizon lëvizjen e tij deri me rastin e takimit të tij me një person nga Martinajt (sot, Mali i Zi). Ky takim kishte ndodhur në një kafeteri përderi sa Tërpeza ishte nën përcjelljen e dy nipave të tij. Pas bisedës së zhvilluar, paraqitur si dëshirës nga personi për një bisedë në katër, ngrihen që të dy dhe ecin në mes të dy nipave. Për një moment personi ulët në pozitë gjaja se të mbathë këpucët dhe në atë moment njëri nga nipat e kapë për jake dhe drejton personin të cilit Tërpeza i kërcënohet me armë në fytë. Pas kufizimit të hapësirës së tij në turqi, Tërpreza migron në Gjermani ku po ashtu ndiqej nga agjentët e Jugosllavisë. Nga Gjermania shkonë për t'u strehuara në Bruksel. Gjatë qëndrimit në Bruksel, ai vendosë që të i bëjnë një vizitë Mbretëreshës Gjeraldinë, të cilës i kërkon ndihmë dhe mbështetje të aktiviteteve të tija. Mbretëresha e dobësuar në veprime të tilla dhe nuk ishte në gjendje të i ndihmonte në ato momene. Pas kësaj vizite dyditëshe, Tërpeza vendoset në Gjermani ku priste ndihmën e cila siç duket uk vinte edhe pas etrës së dytë të drejtuar Mbretëreshës. Pas lerës së dytë të mbetur pa përgjegje merr rrugë për në ShBA. Aty aktivizohet dhe merr pjesë në lidhjen e III të Prizrenit. Në mbledhjen e lidhjes, merr fjalën dhe prezenton pikëpamjet e tija mbi situaten e përgjithëshme polotiko-shqërore të shqiptarëve. Gjatë fjalimit të tij vije deri tek polemnika me disa anëtarë të mbledhjes. Ndër këto replika dallohen fjalët e tij drejtuar mendimeve për grushtetë të armatosur. Neve na duhet t'a ruajmë atë grim Shqipni, kryetarët e kryeministrat shkojnë e vijnë, qeverit shkojnë e vijnë, ne duhet t'a duam Shqipnin, strumullar të shqiptaris. Në këtë mbledhje ai demonsron me ndjenja protesten e tij ndaj ndrimeve me dhunë fizike për të cilat mendonte se gjithnjë në histori kanë ardhur nga veriu, kosova apo lindja, ndërsa i lartësonte ndrimet politike të pa dhunë që sipas tij ato vinin më së shumti nga jugu. Paraqitjes së till ju kundërvyen anëtarë të shumtë me përshëndetjen komuniste (grushtin pranë kokës) me të cilën dëshironin Tërpezën ta vulosnin si komunist. Pas këtij reaksioni ignorues, i dëshpruar për keqpërdorimin e mendimit të tij për qëllime afatëshkurta, Tërpeza pa folur e lëshon foltoren dhe ulet pranë Athanas Athanasit i cili i drejtohet me fjalët: Mbaju burr si gjithëherë. Pas kësaj në foltore del Athanasi dhe i kundervihet atye që e ignoruan mendimin e Tërpezës duke e etiketosur si Enverist. Kundërvenja e tij ishte përshkrimi i veprimtaris së Hysen Tërpezës gjatë luftës së II botërore dhe në mërgim. Pas kësaj Tërpeza viziton në Turqi, Shqipëri dhe kthehet në vendlindje ku i shtrin dorën e pajtimit Fadil Hoxhës në shenjë të motos së jetës së tij: "Kam ditë dhe die të luaj qarkun, por asnjëher politiken". Me Fadil Hoxhën, Tërpeza ishte kundërshtarë përshkakë se përderi sa Tërpeza ishte anëtarë i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Fadil Hoxha ishte anëtarë i Konferencës së Bujanit. Dy rryma me kahje të kundërta e me një qëllim, bashkimin e trojeve shqiptare.


Burimi: WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen