F A Q E T

Freitag, 21. Juni 2013

Jetish Kadishani

Jetish Kadishani    1948 - 2010

Mr. Jetish Cufë Kadishani, ka lindur në vitin 1948 në fshatin Tërstenik (Drenicë). Ka kryer Fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Punëtor shumëvjeçar bibliotekar, një mandat kryetar i Shoqatës së Bibliotekarëve të Kosovës, bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shoqatës së Folkloristëve të Kosovës, Përfaqësues për Kosovë i Lidhjes së Tretë të Prizrenit në Mërgim me seli në Nju Jork (SHBA) nga viti 2000, punoi si gazetar në mjetë të informimit në Kosovë për mbi 35 vite. Së fundmi ishte punonjës në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Është autor i mëse 20 veprave nga fusha të ndryshme. Punoi si gazetar në media, autor i një varg veprash letrare, publicistike dhe historike.
Ka vdekur në vitin 2010 në Tiranë.

Ka botuar këta tituj librash:
  • |1.“Ecni ballëhapur” , poezi për fëmijë, Prishtinë, 1974,
  • |2.“Fjalë të urta dhe shprehje popullore” ,folklor, Prishtinë, 1988
  • |3. “Dertet e dynjasë” , humor popullor , Prishtinë, 1992,
  • |4. “Qazim Bajraktari – prijës i Bajrakut të Astrazubit” , botim i parë, Prizren, 1994.
  • |5. “Pishtari i dritës” , monografi për veteranin e arsimit ferizajas, Munish Rmaadani, Prishtinë, 1999,
  • |6. “Lot në bebëza” , poezi për të rritur , Prishtinë 2000,
  • |7. “Qazim Bajraktari – prijës i Bajrakut të Astrazubit” , botim i dytë i plotësuar, Prishtinë 2001,
  • |8. “Alush Smajli – Qerrataja” ( 1899 – 1946 ) Prishtinë, 2001
  • |9. “Ndue Përlleshi – Trim i Dukagjinit” , botimi i parë , Prishtinë, 2002,
  • |10. “Sadik Rama – Gjurgjeviku” ( 1872 – 1944 ) Prishtinë, 2003,
  • |11. “Ngjarje dhe portrete historike I” , bashkator me Tomë Mrijajn , Prishtinë, 2004
  • |12. “Bibliografi personale 1968 – 2004”, Prishtinë, 2004
  • |13. “Lufta e Çelisë së Siçevës dhe komandant Shaban Sadiku”, Prishtinë, 2005
  • |14. “Barjam Çukovci – Curri, luftëtar i guximshëm i nacionalizmit shqiptar”, Prishtinë, 2007,
  • |15. “Ukë Sadiku – komandant i forcave kryengritëse të kosovës , nëntor 1944 – shkurt 1947”, Prishtinë, 2007
  • |16. “Ndue Përlleshi – Trimi i Dukagjinit” , botim i dytë i plotësuar, Prishtinë, 2009
  • |17. “Mulla Adem Hoxha – luftëtar i Shqipërisë Etnike”, Prishtinë, 2009
  • |18. “Vëllezërit Damaneku u flijuan për Shqipërinë Etnike”, Prishtinë, 2009
  • |19. “Vesel Rexhep Xheladini – Sogojeva 1914 – 1992”, Prishtinë, 2009

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen