F A Q E T

Sonntag, 9. Juni 2013

Liga Shqiptare e futbollit ne Austri

U arrit  marreveshja per krijimin e Keshillit Kordinativ te shoqatave Shqiptare ne Austri


Organizuar nga Liga shqiptare e futbollit ne Austri dhe me pelqimin e shume Shoqatave dhe subjekteve shqiptare  qe veprojne ne Austri u mbajte takimi konsultativ per  shqyrtimin e mundesise se krijimit te nje keshilli koordinativ qe ne te ardhmen do te permiresonte bashkepunimin dhe veprimin e diaspores shqipetare ne Austri . Vete  pjesemarrja e shume shoqatave ( 13 soshe) ne takimin e ftuar nga LSHFA ishte tregues i mire se ne mesin e Shoqatave shqipetare dominon bindja se diq duhet ndryshuar ne menyre qe aktiviteti te mberrije premisat e deshiruara.

Takimi u be i hapur nga sekretari dhe menaxheri i LSHFA z. Januz Saliuka i cili  i prezentoi  dhe pershendeti te pranishmit duke u uruar  mireseradhje  dhe pune te mbare ne takimin qe per teme kishte : shqyrtimin e mundesise per krijimin e nje trupe koordinative te shqipetareve ne Austri. Ne vazhdim kryetari i LSHFA-s z. Qani Sylejmani me nje rezyme te shkurter njoftoi te pranishmit per rendesine e organizimit te ketij takimi  dhe per elaborimin e idese se krijimit te „ Keshillit Koordinativ te shoqatave shqiptare „ ja dha fjalen z. Abdullah Abdullahu ( ekonomist)( qe edhe eshte iniciatori i kesaj ideje ne kuvendin e fundit te lSHFA-se mbajtur ne Shkurt 2013).
Te pranishmit kishin rastin qe nga z.Abdullahu te njihen me permbajtjen e idese per krijimin e nje trupe koordinative qe si synim te vetem ka avancimin dhe persosjen e organizimit te aktiviteteve te diaspores Shqipetare ne Austri. Thjeshtesia dhe bashkepunimi do te jene moto e kesaj trupe koordinative qe do te perbehet nga te gjitha shoqatat dhe subjektet e mundshme shqipetare ne Austri , te cilat do te perfaqesohen ne keshillin koordinativ pa e humbur autonomine e vete oragnizative dhe strukturore. Hapesira per te bashkepunuar eshte mjaft e gjere , veshtiresite me te cilat ballafaqohen Shoqatat shqipetare si nag aspekti financiar dhe ai kadrovik gjithashtu jane evidente prandaj edhe ideja per koordinimin e veprimtarise vjene ne momentin kur organizimi i Diaspores Shqipetare ne Austri ka shenuar nje renje rapide !- eshte koha e ringjalljes dhe e bashkimit te forcave per te parandaluar renjen e me tutjeshme dhe daljen nga kjo agoni .
Ne debatin per krijimin e keshillit koordinativ  u kyqen te gjitha Shoqatat prezente,
Z. Dr. Ilir Qaushi drejtues i Institutit kulturore Aleksander Moisi me seli ne Vjene ishte po ashtu shume i brengosur per poziten dhe nivelin e organizimit te Shqipetareve ne Austri dhe shprehu bindjen se krijimi i nje keshilli koordinativ ne mase te madhe do te permiresonte orgnizimin e Shoqatave shqipetare ne Austri, te njejtin mendim e ndau edhe z.Petrit Begati ( nga Qameria) me theks te posaqem permendi problematiken e prezentimit te shqipetareve ne Austri.

Z. Osman Ademi  ( Mesues)nga Shoqata e mesuesve dhe prinderve ne Austri „ VALE“ ishte i mendimit se eshte koha e fundit qe nje gje e tille te konkretizohet dhe te fillohet me veprime konkrete. Ne vazhdim z. Dr,Sabri Osmani me profesion Mjek ( nga Ulqini) po ashtu ishte i bindur se krijimi i keshillit koordinativ eshte mese i domosdoshem per arritjen e nje niveli me te mire te organizimit te shqipetareve ne Austri, po ashtu ai propozoi qe edhe afaristet shqipetare te involvohen ne kete veprimtari me se te qelluar.

 Nga Shoqata e shkrimtareve shqipetar ne Austri „Aleksander Moisiu „ne takim ishte z. Besim Xhelili qe dha nje kontribut te konsiderueshem me diskutimin e tije shume konkret ,nga Shoqata 12 Qershori ishte e pranishme znj. Rolanda Limani qe po ashtu e mbeshteti iniciativen dhe u shpreh se eshte e gatshme te jete pjese e keshillit koordinativ, z. Ejup Murseli nga shoqata „ Iliria“ po ashtu u shpreh pro iniciatives , te pranishem ne takim ishin edhe perfaqesuesit e Shoqates Kulturoro Sportive „Afrim Zhitia“ te prfaqesuar nga kryetari z. Nexhbedin Lleshi i cili po ashtu e pershendeti iniciativen dhe shprehu gadishmerine qe te jete pjese e keshillit koordinativ, nga shoqata e studenteve ishte i pranishem  z. Fitim Morina i cili me pak fjale pershendeti te pranishmit dhe u shpreh se kjo iniciative meriton perkrahjen dhe mbeshtetjen e te gjitheve. Nga Shoqata e Shahisteve shqipetare po ashtu u dhe pelqimi dhe konkretisht per keshillin koordinativ u propozua z. Avdyl Gjoci- duhet theksuar se kjo shoqate qe nga shtatori i 2013 do te garoj ne ligen e Shahisteve me seli ne Vjene.

Nga shoqata „ 17 Shkurti“-Baden te pranishmit i pershendeti z.Agim Gashi me porosine qe kjo iniciativ duhet sam e shpejte te jetesohet dhe te konkretizohet me vepra konkrete, z. Mexhit Bislimi sote ishte ne funksion te perfaqesimit te shoqates humanitare per ndertimin e shtepive ne Luginen e Presheves konkretisht ne Medvexhe dhe si perfaqesues i FC Timi- qfare do prisnim nga ai pos mbeshtetjes dhe aprovimit te iniciatives- ashtu edhe ndodhi.Ne rradhen e prezentimit i para fundit fjalen e morri z- Luan Kreka  nga FC Shqiponja i cili po ashtu u shpreh pro iniciatives dhe krejt ne funde takimin e pershendeti edhe z. Halil Jashari i cili me pak fjale pershkroi aktivitetin dhe rendesine e egzistimit te LSHFA-se ne organizimin  e rinise shqipetare ne Austri si dhe rendesine e krijimit te nje keshilli koordinativ te shoqatave shqipetare ne Austri.

Ne funde pas diskutimeve dhe sygjerimeve nga te gjitha shoqatat e pranishme  u vendos qe te krijohet „ Keshilli Koordinativ i Shoqatave Shqiptare ne Austri“ qe do te koordinoj veprimtarine e Shoqatave ne te ardhmen, po ashtu u caktua edhe takimi i radhes qe do te mbahet ne muajin Shtator (09.09.2013). Po ashtu u vendos qe ne kete keshil koordinativ ne vazhdimesi do te kooptohen te gjithe te interesuarit pa perjashtim.

LSHFA

Nga FUTBOLLISHQIPTAR.EU

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen