F A Q E T

Sonntag, 9. Juni 2013

Musa Jupolli

Musa Jupolli, u lind më 07 qershor në fshatin Alban ( Shajkofc)të Mesianës ( Podujevë )- Kosovë. Ka kryer studimet Letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Që i ri filloi të shkruaj poezi.
Që nga viti 1974 jeton në Paris të Francës . Atje themeloi shoqtën ALBAKOS, e para shoqatë shqiptare në FIDH. Mban shumë takime dhe konferenca në Francë, Belgjikë, Itali, Danimarkë e gjetiu, ku flet për çështjen e Kosovës dhe për kulturën shqiptare. Është themelues i Comité Kosova , në Revistën e intelektualëve françez ESPRIT në vitin 1990 me Antoin Garapon (Magjistratura Françeze si dhe Drejtorin e kësj revista , filozofin Olivier Mongin.


Botoi:
2008 - "Sytë e tu kanë ngjyrën e të gjitha luleve", "Faik Konica"Prishtinë
2009 - "DITAR", publicistikë "Faik Konica", Prishtinë
2010 - " ' 99". Roman, "Faik Konica", Prishtinë
2011 - "Kosovë p(R)ozë e gjatë..." poezi, "Faik Konica",Prishtinë
2012 - "Poemë n' Udhëtim" (Rugova Art),Prishtinë




Nora e Kelmendit
 
Koerografi shqiptare
dhuratë nga historia
poemë e dashurisë
engjujt të mahnitur nga bukuria
kishin ra në dashuri
Lule aromë ilirie
bareshë mbesë arbërie
me ngjyrë të venave
kundërshtove otomaninë
atë barkmadh Pashë i thonin
Nora
Zana e bjeshkëve të Kelmendit
jetë e lule
shkelqësi e bukuri
Nora
trashegim
të mënduarit e jetës në liri
zjarr në zemër
motra e besimit
Të dua Nora
unë poeti për nderin e shenjëtrisë
në madhështi të kombit
në këngë
në pejzazhe
t’ Atdheut
je
Ti
Zana e Kelmendit
motra e Dardanisë
motra e Camërisë
Hyjneshë e Shqipërisë
Bukuria e Norës
me ligj të Hyjnisë
me Besë shqiptare
mbrojte nderin e Malësisë
Të Dua Nora
simbole e kombit
morali i Shqipërisë

 
08/07/2012


Sytë e saj

Sy të zezë, të mrekullueshëm
mollëzat e qitura plot shpresë
një filozofi madhore
bukuria e stilit, bukuria e gjuhës
e këndshme deri në dehje
rrudhat e rilindjes
nga dielli i marrshëm
një veshje e thjeshtë pranverash të vonuara
pa dashur ta zbulosh bukurinë e pafundme
si një fidanishte menafere

Saint-Gérmain, 1989




Aromë e vetmisë e dashurisë !

Me lotë e shkrova romanin
Atdheu në vetmi !
Luleve të Dardanisë
pranverë e vjeshtë !

Ti ma njeh kombin tim !
Unë poeti jam me plagë !
Plavë e Guci o zemër ndarë ,
loti m’ i vërboj sytë për Camëri ,
Ulçin kush të ndau nga shpirti im ?
Osmanli pika t’ raftë ,
Dërvish Pasha o katil
në ferr të ferrit shpirti tu kalltë

Ngjyrat e Drejtësisë ,
n’ pikturë tokat e Arbërisë
Samiu letër de Radës i shkruante …
O !
Fryma atdhetre
Puna; kultura jonë kombëtare !

musa jupolli,paris,20/02/2013
 

Tokë e Premtuar
(lexojeni me zë të lart’) !

Na i shlyen studimet e astrofizicientëve
në Planetin Pellazg, natyrë n’ harmoni ,
Hyjnitë aty jetonin , ndër veti bisedonin !

Në mos më thënqin Shqipëri deri sa Akademi
shkenctarë e poetë nuk ndritinë artin tonë !

Mallkuar qoftë ai njeri që mi ndanë shqiptarët në taborre
siq na ndanë otomanët , grekët, sllavët e të tjerët e lloit të tyre !

Dëshprimit mos ti lëmë vend
botën virtuale në botën reale
ekonomi e ekologji në sofër ;
Rinia çels i ardhmërisë ,
në takim të përgjegjësisë ,
ashtu si poeti që formon
botën e vet me poezi
Lis me degë !

Lulëzimi i pranverave
vjeshtaku i ngjyrave
n’ Orën Biologjike
t’ Atdheut tim
O gjuha shqipe, melodia e zërit :
Tokë e Premtuar / Këngë Shqipërie !


26/02/2013




Premtimi Tokës – Pranverë
(studim)


Premtimi Tokës
Dashuri për Dheun
Dashuri për të Bukurën
Dashuri për Njeriun
Dashuri për Fjalën
Dashuri për Veprën
Në mos vdiqsha
deri në realizim
Premtim
Rini në Zgjim
Flamurtarët e Dardanisë ,
Lexuesit e mi
Ambasadorët e Shqipërisë !
*Besim n’ Engjuj’
jo n’ Fé t’ imponuar !
-
E ëmbël gjuhë shqipe
gjeometria
në gjeografinë time
t’ ma përcillni Lumin Vjosa
deri n’ origjinë ,
Lumi vetë ju flet
për mitologjinë
-
Liri përgjegjësi
në studim të ditëve tona
Premtim
Premtim letrar
Premtim atdhetar !
*
Udhëto lexuesi im
n’Historinë tënde!
Liroje*shpirtin
nga paranoja tiranike !
Shqiptarët nuk duanë empir,
autoktonët rinijësorët
t’Evrops’vjetër !


Paris, 1 Mars 2013

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen