F A Q E T

Sonntag, 9. Juni 2013

Roli i diasporës në afirmimin e shqiptarëve


Shkruan: Shaban CAKOLLI
 
Siç dihet kombi shqiptar i ndarë në disa shtete në Ballkan,i përket popujve që kanë diasporë të madhe e cila sidomos në dhjetëvjeçarët e fundit ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm me kapitalin e vet financiar të gjithë hapësirës shqiptare,edhe pse asnjëherë nuk ka gëzuar përkujdesjen e shtetit të vet në masën e merituar. Diaspora shqiptare mund të loz një rol të madh për ofrimin e shtetit shqiptar me botën e qytetëruar perendimore në ofrimin politik, kulturor dhe ekonomik.

 Ndoshta një kohë këndi nga shikoheshin shqiptarët në diasporë ishte i errët, por për të dalur nga ky kënd errësire mërgimtarët intelektual kanë derdhur mund,për të ndriquar anën e tyre, dhe deri aty u desh një kohë që Evropianët të kuptonin se shqiptarët ishin në anën e lirisë, kurse në anën e robërisë ishte ish-mikja e tyre që nuk po lente gur pa lëvizur, për të mbajtur popuj të robëruar. Para syve të botës sot mërgimtarët tanë shihen në rrafshin pozitiv, me një imazh të cilin ua ofruan njerëz të profesionalizuar që gjetën mekanizma të i bashkojnë shqiptarët ngado që ishin të shkapërderdhur dhe rreth çështjes kombëtare ishin këmbëngulës, të bashkuar në një gjuhë dhe një qëndrim… Qëllimi i tyre ishte i qartë, fillimisht kryerja e detyrimeve kombëtare dhe më pas integrimi i tyre me kulturën e shteteve ku ishin strehuar.  Dhuna e egër serbe, që u ushtrua mbi shqiptarët sidomos gjatë dekadës së fundit,që synim kishte lëkundjen respektivisht dëbimin e sa më shumë shqiptarëve nga trojet etyre, i detyroi shumë shqiptarë të braktisin trojet e veta, duke u detyrua të kërkojnë strehim në shumë vende të Evropës.

Shqiptarët ngado që mërguan, veq obligimeve të tyre familjare dhe kombëtare shfrytëzuan rrugë dhe mjete,  mes të cilave tërheqnin vemendjen tek popujt mikpritës për problemin e tyre kombëtar.  Atë botë shqiptarët do të jenë strehuar në disa vende Evropiane që vërtetë kanë mundur të jenë djepe të demokracisë. Këto vende të demokracisë që u treguan vende të hapura emigrimi dhe integrimi ua mundësuan shqiptarëve që të integrohen në shoqërinë e tyre, të profesionalizohen në shumë fusha, të fitojnë eksperienca nga më të ndryshmet, eksperienca këto që sot është shumë e rëndësishme të barten në atdheun tonë, por këto eksperienca në atdhe do të i bartin vetëm ata që janë të nxitur nga dashuria për atdheun, kurse ata që në rend të parë kanë fitimin material, duhet të vazhdojnë edhe më tej veprimtarinë e tyre në mërgim.

Ndër vendet e hapura për qytetarët e huaj ishte edhe Gjermania,e cila u hapi portën dhe i strehoj shqiptarët në ato kohë të vështira dhe u la rrugë të hapur për integrim në shoqërinë gjermane. Gjermania e hapur për të huajt sot ka 7,3 milion qytetarë të huaj nga Evropa e më gjërë, edhe pse për shqiptarët nuk ka statistika reale, por fjala është për disa qindra-mijëra mërgimtarë shqiptarë, që këtu jetojnë me statuse të ndryshme.  Shqiptarët e interesuar e kanë gjetur vetën në integrimin e kulturës gjermane, nga se qdo vend mikpritës është i hapur për të huajt në integrim me shoqërinë e tyre, vetëm për ata që ofrojnë interesim e kushte për integrim. Do të ishte në interes të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, të gjejnë vendin e tyre në integrim me shoqërinë  gjermane. Letërsia, kultura, tradita, kënga e vallja jonë popullore, janë dokumentet e gjalla, që në thellësinë e shekujve kanë bërë lidhjen e urave të miqësisë ndërmjet popujve,njohjen dhe shkëmbimin e kulturave të ndryshme popullore. Takimet epërbashkëta, aktivitetet e përbashkëta të shoqatave të ndryshme shqiptare, me organizata të ndryshme gjermane janë shumë të nevojshme,sepse kështu dëshirat e shqiptarëve,do të bëheshin pjesë e dëshirave gjermane, dhe anasjelltas. Kjo mund të arrihet në Gjermani, në këtë qendër të madhe të kulturës, e një kulture të lartë moderne që i ka dhënë botës: Bethovenin, Gëten, Schilerin e figura të tjera të shquara të kulturës. Takime të tilla kulturore shqiptaro-gjermane janë zhvilluar të cilat i kam ndjekur vet nga Bisdorfi i Berlinit deri te Landi i Westfahlenit. Zatëm pikërisht njerëz të kulturës ishin ata që njihnin kulturën shqiptare dhe ngritnin zërin kundër dhunës serbe mbi shqiptarët,  ishin këta Bodo Gudjons, Hans-Joachim Lanksch, Silke Blumbach, e shumë të tjerë emrat e të cilëve tani nuk po më kujtohen. Sot kur Kosova është e lirë,mërgimtari ynë duhet të kenë rrugë të hapur që aktivitetin e tij të e përqëndroj Kosovë - Evropë, por për këtë i duhet mbështetje nga atdheu, kështu ata do të ofronin kontribut të vyer në atdheun e tyre, por edhe me ofrimin e atdheut me botën e qytetëruar perëndimore.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen