F A Q E T

Montag, 3. Juni 2013

Shaban Cakolli: PËR DITËLINDJEN E MIKUT

Shkruan: Shaban CAKOLLI

Dua të e çmoj lart këtë përvjetor të mikut, si përvjetor

i shenjët e madhor, si një ditë të rëndësishme të botës së mërguar shqiptare, e cila na kujton kohën që përjetuam, në mes dhembjes, ankthit, pikëllimit, sakrificës e përkushtimit, kur ndiqej e torturohej çdo autor i fjalës së shkruar shqip. Ata që nuk e duanin fjalën e bekuar shqipe, ngritnin komplot të heshtëjes ndaj çështjes sonë. Ngritnin komplot heshtëje, sepse kështu donin të na zhduknin, në njërën anë përmjet zhdukëjes fizike, në anën tjetër përmes zhdukëjes kulturore, të dyja ishin njësoj të dhimbshme dhe të rrezikshme, sepse ishin forma të cilat me gjuhën e forcës, duanin të zhduknin identitetin e një kombi. Fatbardhësisht kjo nuk ndodhi, falë qëndrushmërisë dhe sakrificës të disa bijëve e bijave intelektual e të guximshëm. Njëri ndër ta ishte edhe miku ynë shumë i çmuar Haxhi Muhaxheri. Ky burrë intelektual,i guximshëm, i veshur me atdhedashuri, armë të fortë e kishte dijen dhe penën, ai bëri një punë të madhe me penën dhe dijen e tij, si të poetit, ashtu edhe të gazetarisë, ngriti në thumb padrejtësitë që na i bënte pushtuesi, pushtuesi i hidhëruar helm, mund të e ndiqte me dhunë, po nuk mund të i zaptonte as dashurinë, as dijen, as qëllimin.
Haxhiu erdhi në Austri, por vetëm sa shtoj më tepër aktivitetin e tij në gazetari dhe letërsi. Ai nuk e do heshtëjen, ai mjet e ka fjalën,shkroi e njoftoj botën për padrejtësitë e pushtuesit mbi shqiptarët. Shkroi, libra, gazeta, shkroi dhe kjo ishte e shenjët sidomos për mërgatën tonë, të cilën fjala e shkruar e mbante të frymëzuar dhe të informuar. Ky ambasador i kulturës sonë, i cili nuk din të pushoj.duke ruajtur e kultivuar gjuhë, kulturë e traditë, ndihmon edhe të rinjët tonë, të kultivojnë gjuhë e kulturë dhe të shpëtojnë nga gllabërimi i asimilimit. Pak fjalë për veprën e Haxhi Muhaxherit:


Haxhi Muhaxheri lindi më 04 qershor 1967 në fshatin Kosuriq të Pejës, Kosovë: Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës. Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpsë Botuese "Pena", kryeredaktorë i të parës revistë erotike "Amori" dhe botues i revistës "Alberos"(erotike). Mepastaj, ka botuar edhe tri revista tjera, si: "Pena"(letrare), "Dëshira" (për familje) dhe "Fanari"(për të rinj) Për mungesë fondi,botimi i këtyre tri revistave është ndërprerë pas daljës së numrit të parë. Haxhiu ka marrë çmimet e para për poezi në Takimet e Gjeçovit në Zym dhe në Sofra poetike në Drenas. Jeton dhe krijon në Austri.

Ka vite që ky mik i madh, veq krijimtarisë së vet hargjon shumë kohë, duke na prezantuar shkrimtarët dhe poetët më të njohur të Rilindjes sonë kombëtare,ata me famë botërore, shkrimtarët e poetët tanë bashkohës, pa kursyar kohë as mund, për të afirmuar edhe krijuesit më të rinjë .Se ku e merr atë forcë, energji, atë burim të pa shterrshëm qëndrueshmërie e din ai vet, po me plot të drejtë mund të themi, se me punën, kultivimin, pasurimin e letrave tona është i njohur si ambasador i madh i letërsisë sonë, madje ka krijuar miqësi në çdo shtëpi shqiptare,ku adhurohet fjala e bukur shqipe.

Haxhi Muhaxheri,ka krijuar faqe të kulturës në internet,blogje,të cilat me punë e mund të madh i administron,ku përfaqëson e begaton kulturën tonë,e këto janë:

  1. Albplanet
  2. Bukureza (Faqe për fëmijë)
  3. Poezi Shqiptare
  4. Sofra poetike
  5. Albpoetika
  6 .Proza Shqipe
  7. Libra dhe autor
  8. Poezi për Çamërinë
  9. Poezi për Shqipërinë
10. Poezi për Kosovën
11. Ora shqiptare

12. Arena
13. Lugu i Baranit

14. Malli  (Faqe për diasporën)
15. AlbKino (Faqe me filma shqiptar)
16. ALBwebTV (Faqe me kanale televizive shqiptare)

E ndoshta ka edhe faqe tjera që nuk kam arritur të i njoh.Nesër më 4qershor,miku ynë ka ditëlindjen,ai po përmbush dyzetegjashtëvjet,të pasura e ndërtuara me punë të ndritëshme.
I dashur mik Haxhi Muhaxheri,nuk pata ndonjë dhuratë tjetër për të përgëzuar për ditëlindjen,kjo ishte dhurata të cilën munda të ua ofroj:Pranoni urimet më të përzemërta për ditëlindjen tuaj, ju urojmë shëndet e jetë të gjatë,me të mbara,suksese e gjithë të mirat në jetë.Ju urojmë edhe njëqind të tjera,me dashamirësi e rrespekt,për punën tuaj kulturoro-kombëtare.



Haxhi MUHAXHERI

POETI

Fle me të gjitha të dashurat
dhe zgjohet bashkë me dritën
Për ta zën frymëzimin e parë


Merr Udhën e Qumshtit
gjuhën e yjve mëson

Per vrimë të gjilpërës
Përbiron detin
në kërkim
të fjalës së pa thënë
një këngë e re po vjen


 PSE VDIÇ POETI

Çdo fjale
vargu a poezie
shpirt i dha nga vetja

Mos pysni
pse vdiç poeti




KUR MË THOSHE

(Babait)

Më kujtohet kur me thoshe:
-Po s'e zure hapin me kohen,
i rënd do të shkoj moti!

-Më e mirë është një ditë sokol,
se një jetë gogol!

-Dielli huaj verbon,
e shpesh urrehemi nga dashuria!

Më kujtohet kur më thoshe:
-Po u mbështete në diell
s'kan ç'të bëjnë epidemitë!


Plaku im i urtë,
Ç'peshë të kishte fjala...



LALËS

Rudha e ballit
vrragë kohësh

Fjala
mbrumur motesh

Hapi i tij
shteg i ri

Unë
bimë e farës së tij

"Rilindj", 26.04 1987



GURRË E ZJARR

Dashur e kam qëmoti
kengen e diellit

Ëndërroja
dashuroja

Gurrë jete e gëzimi
vret macen e zezë mallkimi
Dashuria ime
gurrë e zjarr

"Rilindja", 1991




SHENJTOR I LETRAVE TONA

(At Gjeçovit)

Grurisht
Uratë u këndoje fateve të bardha

Përballë stuhish
Polemit i thurje legjendë

Gjeçov
O Ati ynë
Shenjtor i letrave tona
Venecia ende frymon

"Shkendija" Nr 44, fq.12, 1991




KOSOVËS

Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
pritë të zinin keqas djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
Për atë bimë dardane
Këngën e mortit ktheve në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie



MOS

Mos e humb buzëqeshjën
Edhe para dallgëve

Mos i mallko yjet
Për brengat që ke

Mos e lerë të dashurin
Të çmendet në pritje

Mos e thurr këngën
Po nuk pati zë
Mes gurit e tokës

"Flaka e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11



 PËR ATË FJALË

Për atë fjalë
Që peshon sa bota
Kurorëzoje buzëqeshjen
Me një puthje të ëndërrt
E prishi krejt nyjet
Udhës sate
Fat të ri lidh
Bulëzim dashurishë

Thëllënze moj
E bukura e dheut

"Flaka e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11




PEMA E MIQËSISË

Frutat i ka te embëla
rritet në të gjitha stinët
nuk ka sëmundje që e zën
farë e saj mbinë çdo ditë
Planetin pushtuar e ka dashuria
Njeriu i Ri i Jetës që vjen



Nga "Sofra poetike", 4.06.2013

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen