F A Q E T

Freitag, 21. Juni 2013

Ukë Sadiku

Ukë Sadiku
1910 - 1947

Ukë Sadiku u lind më 1910. Është biri i Sadik Ramë Gurgjevikut nga Gjurgjeviku i Madh të Llapushës, atij luftetari të shquar të maleve të Kosovës.
Ai me vëlla Shabanin do të rriten dhe do të edukohen në flaken e luftërave çlirimtare të babait dhe gjurgjevikasëve të tjerë. Në vitin 1919, i ndjekur nga ushtria serbe, Sadik Rama me djal Uken që ende nuk i kishte mbushur 10 vjet, shkuan për të jetuar në Shqipëri. Aso kohe ana e Ukë Sadikut digjej dhe masakrohej nga ushtria, xhandarmëria dhe vullnetarët serbë. Uka me babë Sadikun u vendosen në Shkoder, ku kishin blerë Shtëpi e ku strehoheshin gjatë dimërit shumë luftetarë kosovarë. Nga Shkodra familja e Ukë Sadikut kaloi në Durrës.
Në vitin 1935 Ukë Sadiku emërohet kryetar komune në prefekturen e Krujës, ndërsa më vonë kreu detyra të tjera në vende të ndryshme të Shqipërisë.
Pas pushtimit të Kosovës nga Italia, Sadik Rama me familjen e tij (me te edhe Uka) u këthyen në Gjurgjevikun e lindjës. Uka emërohet kryetar komune nël Dollc të Klinës. Emertimi për kryetar i një biri të luftetarit të njohur në këto anë, kishte krijuar pakënaqësi te serbët e malazezët, të cilët kishin paguar dhe bërë çmos tek karabinierët italianë qe ta largonin nga posti i kryetarit Ukë Sadikun. Më 1941 në Dollc shkuan karabinierët italianë nga Klina për ta arrestuar Uken. Ai kerkoi nga ata qe të ia japin vendimin me shkrim të nenprefekturës së Rahovecit për largimin dhe arrestimin e tij, përendryshe ai u tha se nuk do të dorëzohej i gjallë. Ai me njerëzit e tij në komunë rezistoj dhe u poërlesh me ta. Me të dalë nga zyra, në te shtie mareshali italian dhe e plagosë në dorë, por mbi italianet u versulen shokët e tij si Shaqë Caku, Januz Zejnullahu, Musli Jakupi, Palush Marleku, Tafil Dushi e Smajl Hajdari. Në mbrojtje të Ukë Sadikut u vra Palush Marleku nga Klina. Smajl Hajdari e vret mareshalin italian dhe një ushtar tjetër ndërsa një e plagos. E ndodhur në rrezik, ushtria italiane iku. Pas kësaj ngjarjeje punëtorët shqiptarë të komunës shkuan në shtëpitë e tyre, ndërsa Ukë Sadiku dhe Smajl Hajdari kaluan në teritorin e Mitrovicës (zonë pushtuese e gjermanëve).
Në fillim të vitit 1943 në kullë të Tahir Berishës në Berishë, partizanët e aradhës “Emin Duraku” u munduan ta bindin Ukë Sadikun si njeri me influencë në këto anë, qe ta kenë në rradhët e veta. Po këso përpjekjesh kishte bërë edhe Batalioni i Dytë i Rakoshit në kullë të Ukë Zenelit në Gjurgjevik të Vogel në fund të vitit 1944. Uka me njerëzit e tij nuk i besonte politikës serbe as bashkëpunimit me ta duke njohur mirë qëllimet ugurzeza të saj ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Pas kapitullimit të Italisë, ai këthehet në shtëpi dhe emërohet nënprefekt në Rrethin e Rahovecit. Në nëntor të vitit 1944 Uka shihte ripushtimin jugosllav të Kosovës për çka bashkë me vëlla Shabanin, djalë Skenderin e disa shokë e të afërm, arratisen në mal për tu bërë rezistencë njësive të ushtrisë jugosllave.
Ukë Sadiku me shokë, aleat më besnik kishte malet e Kosovës martire. Ai shpesh i pakënaqur me ate që kishte arritur për popullin thoshte : “Po e ha kot buken e popullit në mal”. Me fillimin e luiftës së Drenicës , Uka me njerëzit e tij ishte me pushkë në dorë krah Shaban Palluzhës. Ate e gjejmë edhe në Shtabin e Shabanit. Pas shuarjes së liftës së Drenicës, nën mbikqyerjen e LNDSH-së, e në veçanti, të Ymer Berishës, formohen çeta të armatosura në këto anë, të udhëhequra nga Ukë Sadiku. Në shtator të vitit 1945 njësia e Ukë Sadikut përleshet me ushtrinë jugosllave në Çeli të Jellovfit. Në këtë kohë Ukë Sadiku ende nuk ishte këthye në çetë nga kontakti që kishte pasur me Muharrem Bajraktarin.
Janë këta bijtë e këtyre anëve, të cilët nën organizaten “Besa kombtare” mbi të gjitha vunë interesin kombtar dhe çështjen e bashkimit të tokave shqiptare.
Më 25 mars 1945 Pashk Bibaj e bënte me dije Ymer Berishen se në shtator do të bëhej një mbledhje me karakter gjithëkombtar. Ymer Berisha në këtë trupë deleguese zgjodhi Ukë Sadikun. Këta vendosen qe ta mbajnë një mbledhje në Kosovë dhe pikërisht në Doberbol të Llapushës më 4 e 5 gusht 1945. Në këtë mbledhje u formua organizata “Besa kombtare”.
Kjo organizatë në krye të udhëheqjës ushtarake e vuri Ukë Sadikun. Grupet e ushtrisë popullore mbanin lidhje të shpeshta me Ukë Sadikun dhe grupin e tij. Edhe në kongresin e IV të LNDSH-së në Drenicë (1 maj 1946), këto anë dergojnë përfaqsuesin e vetë Ukë Sadikun. (tashmë profesor Ymer Berisha ishte likujduar më 11 prill 1946).
Në dimërin e viteve 1946/47 forcat ushtarake ndiqnin Ukë Sadikun me shokë. Qëndrimi në mal i njësive tona popullore ishte vështirësuar. Të lodhur në gjirin e maleve dhe për shkak të maltretimeve të familjeve të tyre, një natë Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari e Halil Sadrija u drejtuan për te Din Arifi në Sferkë (do të ishte me interes historik e kombtar sqarimi se kush ishte Din Arifi dhe Sokol Dini si dhe veprimtaria e tyre. Vër. ime). Më 17 shkurt 1947, në Sferkë të Gashit mbesin të vrarë Qazim Bajraktari e Halil Sadrija derisa Ukë Sadiku shpëtoi i plagosur, për tu dënuar më vonë me vdekje nga gjyqi ushtarak në Prishtinë në verë të vitit 1947. U ekzekutua bashkë me Ajet Gergurin, Gjon Sereçin dhe Osman Bunjakun.

Burimi: MALESIAFORUM.COM

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen