F A Q E T

Mittwoch, 17. Juli 2013

Biser Mehmeti: Njeriu i marrë


NJERIU I MARRË
Tregim nga Biser MEHMETI

     As vetë nuk e di pse atë ditë të mbushur me dielli, i cili si i marrë qëndronte në mes të qiellit të kaltër dhe tërë kohën nga aty lëshonte rreze të fuqishme, të cilat si të ishin shigjeta të zjarrta binin mbi fytyrën time, qëndroja në parkun e vetëm të qytetit. Derisa shfletoja një libër pa e pasur mendjen aty, nagase tri ose më shumë herë e kisha lexuar, m’u bë sikur do njerëz të panjohur mu afruan dhe filluan të zgërdhihen në mes veti… Ja, ky i marri paska dalur në park për të lexuar të njejtën libër!… Pasi i lenin fjalët të sorollatesahin nëpër hapësirë zhdukeshin si të mos kishin qenë fare… Pse më quajtën “të marrë!”, e pyta vetveten, kurse një zë i brendshëm sikur më tha: ti vërtete je i marrë, ndryshe ata s’do të të quanin kështu… Në atë çast ose në ndonjë çast që erdhi më vonë m’u bë sikur mendja u shkëput nga realiteti, kurse koka më mbeti e zbrazët, pa asgjë në të. Atëherë e ndjeva vetën të liruar nga një barrë e rëndë që më kishte qëndronte mbi kokë si një shkëmb i madh… Sa gjë e këndshme kur s’mendon asgjë, kur je i liruar nga çdo gjë tokësore, i thashë vetvetes disa herë. Sa shumë kisha dëshirë që ato mendime, disa të mira e disa të neveritshme, të mos më ktheheshin kurrë, po gjatë rrugës së kthimit ta thenin qafër në ndonjë humnnerë të thellë…
Derisa qëndroja i ulur në një ulëse në parkun e vetëm të qytetit, pa pasur dëshirë të shkoja asnjë njeri, zëri i vetvetes më pëshpëriti përsëri: ti vërtet je i marrë dhe duhet të bindesh në një gjë të këtillëë dhe sa më parë që të bindesh aq më mirë për ty. Në atë çast kisha dëshirë që askush të mos e vërente praninë time po as unë të mos e vëreja praninë e askujt. Desha të ngritem nga vendi e pastaj të klithja me sa zë që kisha: o njerëz, a e dini që unë jam i marrë!… Mirëpo, nuk e di pse nuk kisha forcë ta bëja një marrëzirë të këtillë edhe pse kisha dëshirë ta bëja. Ndoshta kisha frikë se të gjithë njerëzit sa ishin aty do të klithnin përnjëherësh si në kor: edhe pa na treguar ti ne e dijmë një gjë të këtillë!… Ç’dreqin kërkoj që qëndroj në parkun e qytetit tërë ditën, i thashë vetvetes, pse s’ngritem nga vendi, pse nuk shkoj në shtëpi të çlodhem nga fyerjet e njerëzve, të cilët kënaqen kur më fyejnë… Mirëpo, diçka më thoshte të mos ikja, po prej inatit të tyre të qëndroja edhe më tutje…. Derisa qëndroja si të isha i ulur në ferra, më duket sikur njerëzit nga larg më vështronin e pastaj pëshpërtitnin mes veti: a e sheh atë njeri të marrë si qëndron me libër në dorë e nuk lexon asgjë… Si do të shkosh në shtëpi kur mendimet të kanë ikur nga koka, më thoshte zëri i bredshëm… Në atë çast vertet e ndjeva vetën të marrë, spese nuk dija pse qëndroja në një vend ku të gjithë më frynin, nuk dija të dalloja të mirën nga e keqja, të bukurën nga e shëmtuara. Një zë i heshtur me tha: ti nuk di të dallosh as mikun nga armiku, madje as verën nga dimri… Në atë çast ose në ndonjë çast që erdhi më vonë më duket sikur e kam pyetur vetveten: nuk është edhe aq keq të jesh i marrë…. Pasi vetveten e kosideroja të marrë e pasi kështu më konsideronin të gjithë, më kaploi një trill i marrë, i cili sikur më thoshte: pse nuk ngrihesh në këmbë e të bërtasësh me sa zë që ke: ju të gjithë që më fyeni jeni muta që ju vjen era e rëndë!… Ç’keni vallë me marrëzitë e mia, pse nuk shikoni punët tuaj… O zot, sa shumë pyetje kisha dëshirë t’u parashtroja atyre njerzëve që sorrollateshin si korba rreth meje dhe më vështronin vënger me përbuzje…. Për fat të mirë ata nuk arrinin ta dëgjonin zërin e mendjes sime të marrë… Po sikur ndonjëri prej tyre të ishte më i marrë se unë dhe të mos e kuptonte që ishte i marrë?! Atëherë ai do të xhindosej, do të më rrëmbente për fyti dhe do të më mbvysate dhe derisa të bënte një gjë të këtillë do të më thoshte: ik nga ky vend njeri i marrë, mos na e prish rehatinë shpirtërore… Ik e shko mbytu dikur më mirë e ke… Zëri i vetvetes më duket sikur më tha: nuk ka gjë më të tmerrshme se një i marri t’i thotë një njerit që nuk është i marrë: ti je i marrë! Sa gjë e neveritshme është të jesh i marrë e të mos e kuptosh se je i marrë… Një mik dikur më kishte thënë: një ditë një njeri i pamorlshme tri orë më foli për moralin dhe atëherë unë për pak sa nuk u çmenda… Kur u mërzita duke qëndruar i shtangur pa shikuar asgjë e pa folur me askë bëra të ngritem nga vendi ku qëndroja pa vullnetin tim. Mirëpo, në atë çast m’u bë sikur një njeri që nuk e shihja mirë zuri të afrohet drejt meje, pastaj edhe të ulet në ulsën ku gjendesha unë dhe disa çaste të më vështronte vëngër me një shikim zhbirues. Përsëri zura të ngritem në këmbë e pastaj të largohem nga aty. Mirëpo, ai më kapi për krahu. Më shtërngoi fort e pastaj me një zë të çuditshëm më tha: ku dëshiron të shkosh e njeri i marrë?!…. Nuk kisha dëshirë ta shihja fare, sepse edhe më herët më duket sikur më ishte afruar dhe mnë kishte quajtur kështu… Nuk ka dilemë, i thashë vetvetes, unë qenkëshkam i marrë dhe si i tilllë duhet ta pranoj vetveten… Pas disa çastesh desha ta pyes njeriun që nuk guxoja ta shikoja me sy: pse po më quan “të marrë!”, ku po e di që s’jam normal, mos vallë dikush të ka thënë se jam i tillë… Të lutëm më trego ç’marrëzirë të madhe paskëshkam bërë në jetë që të gjithë më quajnë “të marrë!”… Edhe pse nuk dëshiroja ta shihja herova se ai lëshonte do qeshje të gjata krikëlluese. Pastaj me një zë që kishte tunguj të kumbueshëm e të cilët i shëmbëllenin fëshfërimës së erës, më tha: a të kujtohet që para shtatë ose më shumë vjetësh jemi takuar po në këtë park?!…A të kujtohet çka të pata thënë atëherë?!… A të kujtohet që ike prej meje dhe derisa ikje më pate quajtur “të marrë!”… Edhe pse nuk e shihja,edhe pse zëri i tij më dukej i panjohur, derisa e vështroja diellin, i cili vazhdonte të qëndronte në mes të qiellit dhe nga aty të më gjuante me shigjeta të ndezura, më duket sikur i thashë:ç ‘rëndësi ka nëse më kujtohet nëse jemi takuar apo jo, ç’rëndësi ka nëse më kujtohet ç’më ke thënë atëherë… Pas pak i thashë me zë të lartë: ty tu paskan ngatruarruar gjërat në atë kokën tënde të madhe, sepse unë e ti kurrë më parë nuk jemi takuar… Edhe pse nuk Kisha dëshirë të flija, fjalëut zunë të më dalin nga goja pa dëshirën time… Në parkun e qytetit dal shumë rrrallë për të mos thënë nuk dal fare. Më mirë preferoj të dal në mal dhe të shoqërohem me kafshët e egëra se sa me njerëzit që më fyejnë pa pra… Edhe pse nuk e shkoja e dija se ai qëndronte afër meje dhe më vështronte me sy të zgurdulluar… Ty vërtet mendtë të paskëshkan dalur nga koka dhe për këtë gjë nuk je fare i vetëdijshëm, më tha me zë të lartë e disi qortues… Një zë i brendshëm më tha: pse fol fare me këtë njeri, i cili tërë kohën e kalon në prakun e qytetit duke i ngacmuar njerëzit e pafajshëm, të cilët cilët nuk dinë si të kalojnë kohën që u tepron, kohën që kanë dëshirë ta gjejnë një mënyrë për ta vrarë… Është e vërtetë që në parkun e qytetit kam dalur para shtatë vjetësh gati për çdo ditë. Atëherë ka qenë vjeshtë, kurse në qiell nuk ka pasur diell. Atëherë nëse nuk gaboj ka pasur shumë mjegulll dhe në të gjitha anët frynte një erë e ftohtë. Atëherë më është afruar një njeri dhe më ka thënë: a e njeh Stasin. Unë i pata thënë se emrin e Stasit e kisha dëgjuart disa herë, po kurrë s’kam folur me të…. Pastaj njeriun që e takova, i thashë: Stasi është njeri i poshtër dhe po të kisha mundësi do ta vrisja, sepse e pata takuar një herë e kur desha t’i flas më pati thënë me përbuzje: ti je i marrë dhe njerëzve të marrë nuk u flas!… Prej asaj kohe njerëzit kur i shoh, nuk e di pse, të gjithë më quajnë “të marrë!”… Ka të tillë që më thonë: edhe fytyrën e ke të mbushur me marrëzira!…Njeriu që qëndronte afër meje duket sikur i bënë kureshtje fjalët e mia, spese u afrua edhe më shumë afër meje sa fillova t’ia ndjej edhe trupin si u mbështet për mua. Pastaj ia dëgjova edhe frymëmarrjen si zuri t’i çrregullohet… Të lutëm, më tha me zë të qetë, më trego çka të pati pyetur ai njeri para shtatë vjetësh, sepse më duket sikur edhe unë jam takuar me atë njeri një ditë… Një zë më tha: mos i trego për inat, le të vuan tërë jetën nga kurshtja. Pas pak zëri im doli nga goja ime pa vbullnetin tim… Ai njeri më pati pyetur nëse Stasin e konsideroja mik apo armik, ëse ai ishte njeri i mirë apo i keq… Njeriu që qëndronte pranë meje deshi të fliste diçka, po nuk e di pse në çastin e fundit u pendua dhe nuk foli fare. Pas disa çaste, i kredhur në do mendime të thella, më tha: çka i pate thënë ti?!… Edhe pse s’kisha dëshirë ta vështroja, i thashë: ç’rëndësi ka nëse Stasin e konisederoj mik apo armik, nëse ai është i mirë apo i keq…. A e di si m’u pat përgjigjur ai, e pyeta njeriun që qëndronte afër meje e të cilit nuk kisha dëshirë ta shikoja në sy… Natyrisht që nuk mundem ta di, më tha, po kam dëshirë ta di… Nëse Stasin e konsideron mik, pra nëse fol gjëra të mira për të mund të bëhesh njeri i rëndësishëm në jetë, madje të gjithë të duan, të çmojnë, të respektojnë… Edhe nëse je i marrë të gjithë të quajnë “të mençur!”. Në të kundërtën, nëse je armik i Stasit, nëse fol gjëra të këqija për të, atëherë askush nuk të çmon, askush nuk të respekton, madje nëse je i mençur të gjithë të quajnë “të marrë!”… Njeri që qëndronte afër meje e të cilin nuk kisha dëshirë ta shikoja, dukej sikur gjatë gjithë kohë sa flisja qeshte tinëz meje me një zë të heshtur…. A e njeh vërtet ti Stasin, më pyeti dikur. Një herë desha t’i them: po, e njoh, madje e kam mik! Mirëpo, një mendje më tha: po sikur ta kishe mik nuk do të të quanin të gjithë “të marrë!”… Disa çaste në mes nesh ra një heshtje, e cila na i blunate trutë. Një mendje më thoshte të ngrihesha nga vendi e pastaj të ikja i turpëruar nga ai njeri, të shkoja në shtëpi e të mbylllesha në dhomën time e nga aty të mos dilja pa u ndërruar stinët katër ose më shumë herë. Mirëpo, nuk e di pse diçka më pengonte ta bëja një gjë të këtillë. Një zë i brendshëm më thoshte: po u largova në atë mënyrë njeri që gjendet afër teje do të vjen pas teje e tërë kohën do të bërtet:o njeri i marrë, ku je nisur të shkosh…. Vendosa të qëndroj aty e të pres çka do të ndodhte me mua dhe me njeriun që qëndronte afër meje pa qenë i vetëdijshëm pse qëndronte aty. … Ato gjëra që i the pak më parë i ke biseduar me një njeri tjetër para shtatë vjetësh, vazhdoi të fliste ai me zë të heshtur… Si sot më kujtohet kur para shtatë vjetësh u takuam në këtë vend, fliste ai pa qenë i bindur nëse unë e dëgjoja ose jo, nëse kisha dëshirë ta dëgjoja ose jo… Atëherë ke qenë një njeri tjetër, ke pasur krenari, ke pasur ambicie, entuzizëm, ëndërra për të ardhmen… Sot, pas shtatë vjetësh, dukesh njeri i braktisur nga të gjithë, madje edhe nga vetvetja, pa krenari, pa ambicje, pa entizuizëm, pa ëndrra për të ardhmen. Atëherë të pata thënë: mos u tall me vetveten , me jetën , me kohën, mer miqtë , me prindërit… Ti, si për int, u talle me vetveten, me jetën, me kohën , me miqtë, me prindërit… Sikur të kishe ditur të bëhesh hipokrit, të lavdëroje Stasin atëherë askush s’do të kishte guxuar të të quante “të marrë!”… Sot do të kishe një vend të rëndësishëm në shoqëri… Të gjithë ata që e kanë lavdëruar Stasikn sot kanë bërë pasuri të madhe, kanë një pozitë të rëndësishme në shoqëri… Ai duket sikur kishte dëshirë të fliste edhe më tutje, po unë s’dmunda ta duroja më tutje. U ngrita nga vendi e pastaj fillova të eci kuturu si somanbul, pa ditur nga isha nisur të shkoja. Nga prapa më bëhej sikur e dëgjoja një zë të lartë që klithte: e ke humbur rrugën për në shtëpi, o njeri i marrë… Edhe pse eca një kohë të gjatë derisa arrita në shtëpi, ngado që ecja, njerëzit më vështronin me sy të zgurdulluar dhe gjithnjë më thoshin me zë të tallës: ku je nisur të shkosh, o njeri i marrë…Të gjithëve që më thoshin kështu u dhuroja një buzëqeshje sikur vërtet të isha i marrë….

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen