F A Q E T

Dienstag, 16. Juli 2013

Cikël poetik nga Fran Tanushi


VËNDLINDJA E VIZATUAR

 

MALL PËR LUMIN

u ktheva nga rrugët e largëta
të shuaj pak mall ke lumi im

të freskoj shtatin e djersitur
dherave të huaja pluhurosur
në kërkim të mollës së artë

mezi e njoha lumin e qetë
humbur e kishte qetësinë ai

plagosur nga dimri që shkoj
zëmruar nga mungesa ime
ndrruar e kishte shtratin

vitet na ikin shpejtë
akoma pa i numruar

ne sjellëmi si të humbur
mes dy botërave pa adresë
që për ne mbesin huaja

 
VËNDLINDJA E VIZATUAR

pas heshtjës që si heshtë
mes brinjëve më therë
e mora për krahu tim bir

në letra grumbull mbi tavolinë
më gishtin tregues
fushat e vëndlindjes i vizatoj

kjo është vendlinda ime
atdheu i yt bir
ta duash aq sa më do mua

pse se kemi të dy një vëndlindje
siç e kemi atdheun një
më (kureshtje) tha

mbrëmja ikën e ai shkon në shtrat
unë me gisht e rrethoj hartën...
mandej më lot e ngjyrosë natën


 
VITE TE VJEDHURA

vite të vjedhura
kujtime të pluhurosura
në udhët më gropa
hije fantazmash frymojnë

pas mbetën kujtimet
në sirirtarin e mbyllur
për biografet
e moteve të harruara

vitet kalerojnë
e shëngjergjat* stolisin
më kurorë argjendi
përsonazhin kohës se vjedhur

* stinët’ vitet ...!

 
 
LIGËSI A NJËRZORE

moteve të përgjumura
mjegullë e dendur
shiqimin vështirëson

brezi i ri tha
po mbylleni shtigje
mbajeni namimin barrë

ne njohim të shkuaren
cilët ishit
ju rojet e mjegullave

kryqezoreve te jetës
mallkimi përbuzës
i ligësisë njërzore kaleron

 
 
MË TË HARRUE

dua më të harrue

për të thënat
të bërat
hilët dhe hujët

dua më të harrue

për egon shfrënuese
ndërgjegjën e munguar
besimin e thyer

dua më të harrue

sepse ti
s’mëriton
mirënjohje as nderim

dua më të harrue

dhe i harruar ke më mbetë
i tepërt më është
vet kujtimi për ty

 
 
DHE VJEN NJË DITË

nëse një ditë
nuk do të më shiheni
mos brëngoseni

as mos qani
gjurmët e ecjeve të mija
kërkoni

ndaluni në atë bregore
aty ku rreze dhe erëra
në harmoni vallezojnë

kurorë mbi fushat e gjëra
dikund mes fushave
ku krojet lumenjet i fryjën

mos më gjykoni
për ikjen e bëft
kishem mall për brezat

as vet e dija
sa shumë
isha përmalluar

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen