Rrëfime me sematikë metaforike
Bislim Ahmetaj: "Kthimi i peshkatarëve", tregime, Tiranë 2009
Përmbledhja me tregime e shkrimtarit Bislim Ahmetaj, është si një shfletim real, rrëfim i natyrshëm i një përvoje nëpër kryqëzimin e sfondit -prapaskenës qe vazhdimisht ndryshon apo edhe një trill artistik i bazuar në përvojën e vet autorit që në korrelacion me kohën që autori karikon, e befason lexuesin me përfundimin e papritur të një akti të pritur si pjellë e personazheve të fuqishme të cilët i vë “ nën kudhrën dhe çekanin” e vet. Rrëfimet e veta autori i fillon në veten e parë, duke u identifikuar me personazhet qe thyejnë rehatinë e hierarkisë strukturale. Autori i njeh shumë mirë kundërthëniet e brendshme shoqërore, saqë e fillon me ndonjë personazh sado të thjeshtë psh. me pastrueset, peshkatari, studenti, emigranti, Malë budalla etj, për ta dekoduar deri në zbërthimin banal të karakterit të pinjollëve të atyre qe kishin uzurpuar lirin e këtyre të fundit. Kthimi i makinerisë ushtarake në vend të peshkarexhave të peshkatarëve ishte sinjal i një ndryshimi të padëshirueshëm, të cilin autori në tregimet vijuese e tallë. “Sytë nga mali-sytë nga varri”.
Deshifrimi i sistemit të kësaj makinerie fillon më sulmin në normat e këtij rëndi qe na paraqitet në të gjitha tregimet e shkrimtarit Bislim Ahmetaj, por më i theksuar të tregimet Çelësi, Qyteti i thashethemeve, ëndrra qe burgosi babushin, etj, apo kundrejt një morali strukturalist i cili si gogol i zi përballet pothuajse me të gjithë personazhet e tregimeve në këtë roman, e sidomos me i theksuar te tregimi;”tri herë mixha Malë, kallukanxha, në rrugë pa krye. etj. Rrëfimet në këtë roman janë me tema të lira, të kapura dora-dorës nga rrjedha normale e jetës që pa ndonjë emfazë pasqyrojnë një tërësi apo një strukturë të brendshme qe i kundërvihet një strukture të jashtme të inkuadruar pothuaj se në të gjitha porët e jetës.
Tregimet” E shtuna e fundit” ,”Ditari i një emigranti”,”E diela e tretë pas të pares”,”pas kaq vitesh” janë tema të personifikuara të thyerjes së tabuve morale të një adoleshence demokratike qe universalizohet më tepër si pasojë e një degradimi të një kohe qe po ikën, një ideologjie të ngurtë në pikëpamje etike e shoqërore.Temat e shtjelluara rreth jetës studentore, migracionit që nuk është diçka e re te populli jonë, shpalosin tabu tjera, të një rendi të ri qe me një semantencë te hapur prek individët,,familjen e deri të krijimi i një rrethi korelativ në mes tyre.
Prapaveshtrimi i një historie të groposur e shtie autorin të bëhet pelegrin deri në nxjerrjen e së vërtetës në dorëshkrimet e humbura të vëllait të vdekur, ku flirti i tij me një jetë ndryshe e orienton në një përmbajtje të re nga e cila autori përfiton dyfish.
Marrë si tërësi Libri me tregime; “Kthimi i peshkatarëve” i autorit Bislim Ahmetaj në rrafshin ontologjik merr në qendër të vëmendjes Lirinë, si një fenomen gjithmonë ne veprim, pa marrë parasysh ne cilin personazh është i mishëruar nga autori, duke përjashtuar konformizmin. Në rrafshin estetik saktësia e rrëfimit racional mëton zbulimin e vlerave të reja kundrejt një kontesti të barrikaduar kulturorë, intelektual apo edhe politik. Rrëfimi i thjeshtë si lum i një pakënaqësie si vetëdije kritike, analitike të një kohe të brishtë, rrëfim të pangarkuar me semantikë metaforike, orienton drejt qëllimeve pozitiviste moderne te prozës, vetëdije kjo qe orienton drejt qëllimeve të reja. Analogjia e rrëfyesit me personazhin(autorin) që mbi supet e veta bartë bagazhin e vet të përvojës jetësore, apo imagjinatën e tillë, e bënë lexuesin ta përjetoj me shpirt këtë përmbledhje të autorit Bislim Ahmetaj.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen