F A Q E T

Mittwoch, 3. Juli 2013

Raca shqiptare (2)

Djelmosha dhe vasha
me pamje engjëllore


“Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katë...rqind aspra. Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë. T'i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot, në thonë Se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë. (Kronikat e Tursun Beut:

“Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë.” - e shofim pra, që 400 vjet para Rudolf Vichow-it e kishin thënë edhe turqit . Turqit pra ,kishin mbetur të habitur me një race shembullore të paparë kurrë nga ata .(1466)

“Prej elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike se shqiptarët, një racë që shfaq kapacitetin kafkor më të madh në Europë.Kafkat e shqiptareve tregojnë racën më superiore të Europës.( Rudolf Virchow 1878).

M`u desht të shkruaj edhe një herë për racën tonë shqiptare sa e lavdëruar pa aq edhe e urrejtur nga të huajt (disa) . Po shkruaj edhe për atë që disa “internacionalist” shqipëtar reaguan shumë keq në publikimin e shkrimit të “Racës Shqiptare “(F.Xh 29.06.13).

Vetëmohuesëve përveq mohimit të historisë , mohimit të figurave të mëdha historike shqiptare iu pengon edhe një shkrim i sinçertë për racën tonë : “Ç’janë këto ide raciste: “raca më superiore”, o Fahri Xharra! Mendon se me këto ide i beënë shërbim të mire popullit? Keso ide kishin nacistet. Keto ide i shpiken bile vete hebrenjte dhe vuajten nga keto ide. Ato u perpunuan mire nga komunistet (lloji i Marksit). Nuk ka kafka te races me superiore. Nuk jeni ju te merreni me evolucione e revolucione. E gjithe raca njerezore ka te njejten kafke ( ndoshta me forma antropologjike te ndryshme), dhe ajo nuk tregon superioritetin. Sot nuk ka asnje argument shkencore nga te gjitha hulumtimet neurologjike dhe neurokirurgjike qe tregon per superioritetin e kafkave te ndonje populli. Dhe intelegjenca nuk varet nga madhesia kafkes, perveq atyre me anomali. Mos u merr keto gjera! ( dini, gazeta Dielli)

Se sa kemi qenë to mohuar dhe të ” papërshtshëm” pëe botën e civilizuar po e japi një pjesë të vockël nga libri i Sveta Protiqit “ Albanski problem” (1913) : “ Edhe turqit që kanë ardhur nga Azia e te cilët nuk i takojnë ndonjë raceje indogjermane ( mendon racës arijane), kanë treguar njëfarë kulture dhe pas tyre kanë lëne gjurmë të kulturës dhe ca monumente kulturore. Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të njtën shkallë të parapambeturisë në në të cilën ishin edhe para një mijë vjete“

“Raca, thotë Guenther-i përfaqëson një grup njerëzor që për lidhjet ndërmjey veçorive fizike dhe pajosjeve shpirtërore të veçanta.dallohen nga cilido grup njerëzor dhe krijon elemente që i ngjajnë njëri-tjetrit” Edhe diçka më tepër na jep dr. Rene Martial:” Thirret racë përmbledhja e një popullsie, karakteret psikologjike të së cilës,të mshefura ose të shfaqura ( posaqërisht gjuha) dhe vizat antropo-biologjike përbëjnë Brenda kohës ( historisë) një njëssi të dalluar:(Race, Heredite. Mercure de France ,1938)

Tek e fundit ky shkrim nuk e ka qëllimin e propagimit të një racizmi , sepse nuk mirret aspak me krahasimin dhe poshtërimin e racave tjera. Lexoni ; Sveta Protiq :Albanski problem:” dhe atëherë do të bindeni se çka është krahasimi racist në mes të serbëve dhe nesh.

Nuk mund të rri duarkryq dhe të heshti karshi shtrembërimeve të qëllimta dhe të pa baza që na i bënin serbet’ dikur dhe tani :“ Në Shqipërinë Veriore , Shqiptarët e kanë humbur shumë pastërtinë e races së tyre. Ta ata është përzier gjaku serb. Të gjithë shqiptarët muhamedan në të vërtetë janë Serbë”( S.Protiq)

Në librin e tij shumë më vlerë :”Raca shqiptare “(1944,1997) , autori Jakov Milaj thotë:” Në një pike që të gjithë autorët janë të një mëndimi: në bukurinë plastke të shqiptaëve. Dhe kjo bukuri pranohet edhe nga antropologët e vërtetë.”

De Gobineau , origjinën tonë e gjenë tek ilirët ” të denjë për emrin popull” . Individualizmi fizik i tyre thot ai”: shqiptari , një pjesën e vërtetë kombëtare të vijave tëtij ,dallohet fare mirë prej popullsive që e rrethojnë. nuk i përngjanë as grekut e as sllavit e as turkut” “ Është e pamundur të ngatërrosh arnautët me turqit, me grekët , ose me boshnjakët “ perfundimi i tij është i prerë “shqiptarët janë arjanë me gjak e gjuhë dhe kanë shenja të veçanta që e dallojnë mirë prej të gjithë popujve tjerë të botës”

Sveta Protiq ( 1913) shkruan “ Që kur qështja shqiptare ka filluar të ngritet e posaqërisht në kohën e fundit ( Koha e Konferencës së Londrës) , ka hyrë në modë që shqiptarët të paraqiten me disa karakteristika të posaçme dhe karaktreri i tyre shumë tërhjekës dhe simpatik. Por Matej Protiqi shkruan duke e cituar Dr. Kurt Hassert-in”(1989: “ Shqiptarët janë në atë nivel të zhvillimit në të cilin ishin të parët e tyre para mijëra vjetësh.” kurse një farë Chopeni sipas Protiqit paska pas shkruar’”Shqiptarët i kanë vetit dhe zakonet e njerëzve të egjër , dhe ata nuk kanë mundur të ndryshohen as edhe nga pushtuesit “( “Albanski problem, 1913”)

Edhe sot reagojmë kështu: “Përralla t`kota. ky profesor (Rudolf Virchow-i fxh) duhet të ket qenë albanofil dhe t`ket parë rrugen e vetme për t`shpetuar shqiptarët dhe ka pretenduar se jemi më superior nga gjitha racat evropjane. Para se t`kundershtoni, veni gishtin ne kafken aq te bukur qe pasket dhe mendo! “. Mohim ,mohim ,mohim!

Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës,por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit,filozofë,ligjëvënës,burra shteti,shkencëtarë,letrarë,dijetarë,poetë e artiste të mëdhënj.Numrit të njerëzve të dëgjuar,që njihen si Shqiptarë,duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurishë,që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.

Por edhe Konica ankohet: “…mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe të garantuar . Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarët e mi një pyetje: “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”

Miq te nderur, deshta të bëj një krahasim në mes nesh dhe serbëve. Serbët thonë per veti qe janë ” popull hyjnor” (”Nebeski narod”). A ka ndonjë serb të ” cmendur”që kishte jo guxuar por as qe ti shkon mendja në mohimin e kësaj gënjeshtreje të tyre nacionale.? Unë me shkrimin tim vetëm se e perserita atë që e ka thënë Rudolf Virchow-i ,dhe........

Fahri Xharra, 2,07.13
Gjakovë

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen