F A Q E T

Donnerstag, 18. Juli 2013

Zejnullah Rrahmani

Zejnullah Rrahmani lindi më 1952 në fshatin Ballovc të Podujevës, Kosovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Podujevë. Ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.Studimet pasuniversitare i mbaroi në Degën e Letërsisë Shqipe dhe magjistroi më 1984. Më 1985 mbrojti tezën e doktoratës në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Një kohë të shkurtër 1972-s punoi si mësimdhënës në gjimnazin e Podujevës. Rreth katër vite ka punuar në Ndërmarrjen Rilindja, në revistën Fjala. Më 1977 është zgjedhur asistent në Fakultetin Filologjisë, ku prej atëherë është avancuar në titullin ligjërues, docent (1985), profesor inordinar (1990) dhe profesor ordinar (1995) . Edhe tash ligjëron lëndën Teori e letërsisë, në Fakultetin e Filologjisë. Prej vitit 1992 është profesor i studimeve pasuniversitare, ku ligjëron lëndën Teoritë letrare. Këto studime i ka reformuar e udhëhequr nga viti 1992–1998 në cilësinë e Kryetarit të Kolegjumit të studimeve. Nga viti 1992 deri më 1996 ka qenë dekan i Fakultetit të Filologjisë. Anëtar i Kolegjumit të dekanëve të Universitetit të Prishtinës ishte në periudhën 1992- 1996. Më 1995 është zgjedhur drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Nga viti 1970 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Është anëtar i PEN Qendrës Shqiptare. Nga viti 1992 ka qenë anëtar i Këshillit Nacional të Shqipërisë për programet e letërsisë. Nga viti 1996 deri më 1999 e ka udhëhequr arsimin e Kosovës në cilësinë e Këshilltarit për arsim i kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova. Nga viti 1999 ka qëndruar disa herë në Kanada, përvojën arsimore–universitare të së cilës e njeh. Në dhjetor të vitit 2012 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Jeton në Prishtinë.


Vepra

I. Tekste mësimore

  • Njohuri nga teoria e letërsisë, Tiranë, Libri shkollor, 1996, 1997, 1998, 2000...
  • Teoria e letërsisë për shkollat e mesme, Prishtinë, 1997, 1999...
  • Teoria e letërsisë, Fakulteti Filologjik, Prishtinë 1996
  • Si të shkruhet disertacioni, Prishtinë, 2001
  • Arti i poezisë, Prishtinë, 2001
  • Shkrimi dhe leximi, Prishtinë, 2003


  • II. Vepra letrare

  • Zanoret e humbura, roman, 1974, 1979
  • Udhëtimi i një pikë uji, novelë, 1976
  • Sheshi i unazës, roman, Prishtinë, 1978, Tiranë 1982, Prishtinë 1985
  • E bukura e dheut, roman, 1986
  • Udhëtimi arbdhetar, roman, 1992
  • Mjeshtri i vetmisë, tregime, 1995
  • Jusufi, roman, 1999
  • Romani për Kosovën, roman, 1999
  • 99 Rruzaret prej smaragdi, roman 2006


  • III. Vepra - studime

  • Romani ‘Lumi i vdekur’ i Jakov Xoxës, punim i magjistraturës, 1984,
  • Nga teoria e letërsisë shqipe, Prishtinë, 1986.
  • Teoritë letrare klasike, Prishtinë, 2001.
  • Malësorja e Nazmi Rrahmanit ose Arti i interpretimit, Prishtinë, 2001.
  • Arti i poezisë, Prishtinë, 2001.
  • Letërsia e Mesjetës, Prishtinë, 2002.
  • Ligjërata mbi artin e Renesansës, Prishtinë. 2004
  • Teoritë letrare moderne, Prishtinë, 2005
  • Letërsia e Lindjes, Prishtinë,2005
  • Gnosis, Prishtinë, 2005
  • 10 kryevepra poezie, 2007


  • IV. Përkthime

  • Teoria e letërsisë , R. Welek - O. Woren, 1982
  • Historia e letërsisë botërore 4, 1986
  • _______________
    Burimi: Wikipedia

    Keine Kommentare:

    Kommentar veröffentlichen