F A Q E T

Mittwoch, 14. August 2013

Drago Siliqi

Drago Siliqi lindi më 9 qershor të vitit 1930 në Tiranë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Moskës. Pas kthimit në atdhe punoi si redaktor dhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”. Për herë të parë shkroi në moshën 15-të vjeçare. Drago Siliqi është i biri i atdhetarit dhe poetit Risto Siliqi.
Vdiq më 13 korrik 1963 në një fatkeqesi të komunikacionit ajror.

Veprat letrare

1. Antologjia e poezisë ruso-sovjetike, "Naim Frashëri", Tiranë 1959.
2. Këngë e re për dashurinë e vjetër, (Poemë), "Naim Frashëri", Tiranë 1960.
3. Zgjimi i pranveres, vjersha për fëmijët e moshës së rritur shkollore. Tiranë 1965.
4. Kur zemra flet, poezi të zgjedhura, SHA Kartografike, Tiranë 2000.
5. Në kërkim të së resë, (artikuj e studime letrare), SHA Kartografike, Tiranë 2000.



DASHUNIA

C'asht dashunia? - flasin shumë në botë.
Ca lule vjeshte, që gënjejnë rininë.
C'asht dashunia?... Vec një andrr' e kotë, -
thonë gjithë ata, që s'njohën dashuninë.

C'asht dashunia?..... Interes n'dy anë.
E krahasojnë ate me tregëtinë
të gjithë ata, që rini n'zemër s'kanë
e s'mund ta gjejnë në jetë kurrë dashuninë.

C'asht dashunia?... Lule e vërtetë,
por plaket jeta, ajo ma nuk ndrin, -
thonë gjithë ata, që s'jetojnë dot një jetë
e s'kanë fuqinë ta mbajnë dashuninë.

Asht dashunia: krue i pashterim!
Sa herë që pi, ma shumë të shtohet eti.
N'te pasqyrohet qielli në kthjellim,
ma e pafundshme ajo asht se deti.

Asht dashunia: erë e lirë, që fryn
e plagët ma të randa t'i shëron,
minierë e thellë, që plot visare ndryn,
pallat prrallor, ku lumtunia rron.

I ka ajo dy sytë porsi perria,
zemrën e saja ma të nxehtë se zjarri,
flokët - të arta, ndjenjat - si magjia,
me te ndër lufta bie luftëtari.

Edhe nuk vdes. S'asht andërr kjo. E vërtet.
Për gjithë ata që kanë dashuni.
Ajo provohet vec një herë në jetë,
nuk vdes, as plaket kurrë si për cudi.

1953

2 Kommentare:

  1. Isha me të vërtetë zemra e thyer 💔 kur dashuria e jetës sime më la, ishte e vështirë për mua, pothuajse hoqa dorë, nëse jo për një mik që më drejtoi te një njeri i fuqishëm shpirtëror i quajtur Dr. DAWN, i cili përdori fuqitë e tij të fuqishme shpirtërore për të rivendos martesën time.
    Vendosa ta ndaj këtë për të ndihmuar ata që kanë probleme të ngjashme si të miat ose probleme të tjera shpirtërore. I jam shumë mirënjohës Dr. DAWN.
    👇🏻👇🏻👇🏻
    Telefononi ose WhatsApp Dr.DAWN në këtë numër +2349046229159.

    AntwortenLöschen
  2. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për një grua tjetër të moshuar. Nuk ishte aq e lehtë për mua.. Unë e dua burrin tim aq shumë dhe nuk e humba shpresën dhe vazhdova të lutesha dhe Zoti më në fund iu përgjigj lutjeve të mia, me ndihmën e Dr Dawn, dhe ai e ktheu burrin tim me kaq shumë dashuri dhe kujdes dhe ne jetojmë të lumtur së bashku si një familje. Unë e vlerësoj shumë punën tuaj të mirë zotëri... Zoti ju bekoftë, nëse edhe ju keni probleme të ngjashme, sikur dëshironi të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni një magji hakmarrjeje.
    *Nëse dëshironi një magji-ritual shtatzënie.
    *Nëse doni të fitoni Fuqi nga universi.
    *Nëse doni të fitoni lotari- Curt case.
    E.t.c.
    Kontaktoni Dr Dawn për ndihmë: Whatsapp: +2349046229159

    Email: dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen