F A Q E T

Mittwoch, 23. Oktober 2013

Nehat Ramizi


Nehat Ramizi, lindi në vitin 1952 në fshatin Tërrnoc, komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, të mesmen në Bujanoc, kurse Fakultetin Foilologjik, dega gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime ka filluar të merret nga shkolla e mesme. Është nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve ”Feniks” Preshevë;
Anëtar i Galaktika Atunis Lugina” ne seli në Preshevë;Anëtar i Akademisë së Arteve të Evropës; Nehat Ramizi në dorëshkrim ka një mori të shkrimeve të cilat presin dritën e botimit.
Jeton dhe punon profesor në shkollën fillore” Muharrem Kadriu “ në Tërrnoc.
 Veprat letrare:
  • Plisi i lashtësisë” (poezi për të rritur);
  • Lokja” (Roman);
  • Rrjedhë pa dredhë”(poezi për të rritur);
  • Fëmijët në skenë” (pjesë teatrale);
  • Lule fushe për një syrrushe” (poezi për fëmijë);
  • Ëndërr shprese” (poezi për fëmijë);
  • Aforizma, proverba ose fjalë të urta
  • Dridhjet në mes “ (Novela);
  • Kujtime të zgjuara” (poezi për fëmijë dhe të rinj);
  • Grishje skenike” (pjesë teatrale).
 
Cikël poezish nga poeti dhe prozatori Nehat Ramizi

YJET NË QIELL

Sonte natën e mbështolla
Me velin e zi të errësirës
Vuajtjejet e mia nuk pushuan
Që keq kapërthyen shpirtin tim!
As yjet në qiell
As hëna në zabel
Nuk më ndihmuan
T’i zbardhi ëndrrat
Që po më shtrëngojnë
Shpirtin tim të molisur !
Ofshamat në shpirt
Dridhën orakullin tim
Buzëqeshjen e trishtë
S’e ngrohu as dielli i korrikut !
Eh, në thinjat e mia
U sulën shumë bastardë
Që me xhelozinë e tyre pa fund
Çdo muzë të vargut po më shkund !


 KUJTIMET

Sa herë kujtimet
Më tretën diku
Vargun n’poezi
Nuk po e gjej dot !

Mbi ato bjeshkë
Mbi ato male
Harmoni e trazuar
Fare e pa qetësuar !

Çmendurisht
Vrapoj pas shkronjave
Për t’i lidhur varg e vi
Po mbetën pa u vargëzuar



HESHTJA

Ah, kjo vetmia
Më ngjallë
Lumturi
Dhe shpresë
Në dhomën time
Të stolisur
Pa stoli
Të një heshtjeje
Që rri zgjuar
Në unin tim
Që e palos
Dhe e çpalos
Shkronjë pas shkronje
Varg pas vargu
Dhe së fundmi
Një riprodhim
I një krijimi
Që të tjerëve
U ngjallë
kënaqësi !


NETËT ME HËNË

Netët janë dëshmitare
E dashurisë së lidhur kurorë.

Edhe yjëzit si fener
Dritësojnë afshet tona.

Të gjitha lidhjet e dashurisë
Bëhen në fshehtësi.

Lidhen dhe zgjidhen gishtat
Me dashuri dhe xhelozi.

Hëna dhe netët janë aty
Në kohën e bashkimit para altarit.

Unazat robërojnë zemrat tona
Me bashkimin e quajtur lidhje.

Shumë dasmorë e përcjellin aktin
Dhe si të tillë i vëjnë kurorë përjetësie !



NDARJA

Ndarjen shumë rëndë
Unë e përjetova
Si dimrin me acar !

Ish i rëndë mallkimi
Në shpirtin tim
I trazuar me lotë kujtimi !

Kjo zemra e helmuar
Mbeti pa fjalë
U thye pa asnjë shpresë.

Vargu mbeti përgjysmë
I mbytur në pikëllim
Kurrë i pangushëlluar



ERRËSIRË NË VETMI

Vetmia si peng
Më rri mbi kokë
Edhe shumë rëndon
Natën pa hënë !

Për shpirtin tim
Nuk gjeta qetësi
As ditën as natën
Kurrë ndoshta…!

Kjo zemra ime
Do të mbetet peng
E vuajtje e mia
Përjetësisht
Të pashëruara !



JETA LAJTHITJEJE

As dje
As sot
Nesër s’e di
Njëherë po
Pastaj jo
Premtim lajthitjesh
Kurrë realizim
As dje
As sot
As nesër
Nuk ka kuptim !

  • Për "Ora shqiptare", Bilall Maliqi

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen