F A Q E T

Samstag, 28. Dezember 2013

Rrahim Ganiu

Rrahim Ganiu ka lindur më 10.03.1945  në fshatin Mateç të Kumanovës, ku ka kryer pesë klasë fillore, ndërsa pjesën tjetër të arsimimit fillor deri në klasën e tetë e ka kryer në Kumanovë, kurse Shkollën Normale në Shkup. Ka punuar si mësues katër vjet në fshatin e lindjes, pastaj 6 muaj në administratën publike në Kumanovë si nëpunës, gjersa një ditë papritur e pa asnjë shkak e dëbuan nga puna dhe ia morën banesën. Pasi mbaroi fakultetin në vitin 1970, u punësua në Radio Shkupi, programi në gjuhën shqipe, ku punoi gjer në vitin 2009. Në këtë institucion ka kryer detyrën si gazetar, pastaj si redaktor i redaksisë, redaktor përgjegjës i programit, detyrë të cilën e ka ushtruar më shumë se tetë vjet, pastaj dhe përgjegjës i programit shkencoro-letrar.
Gjatë punës së tij ka transmetuar shumë përmbajtje të zhanreve të ndryshme gazetareske, si lajme, informata, intervista, reportazhe, vështrime e komente, si dhe emisione shkencore e letrare. Ka përgatitur më se 1000 emisione shkencore e letrare të sferave të ndryshme që janë transmetuar në emisionin e njohur “Horizontet e diturisë”. Prej vitit 1990 deri në vitin 1999 ka transmetuar çdo javë informata, vështrime, intervista, komente javore etj., kushtuar çështjes së Kosovës. Në program ka transmetuar edhe një sërë recensionesh. Me punime publicistike dhe shkencore është paraqitur edhe në gazetat “Flaka”, “Fakti”, “Rilindja” e Prishtinës, si dhe në revistat “Jehona” dhe “Vlera”. Ka marrë pjesë edhe në shumë simpoziume shkencore dhe publicistike duke u paraqitur me punime nga sfera e publicistikës, filozofisë dhe estetikës.
Jeton në Shkup.

 
Librat e botuara:
·         “Kthim në Pellazgji”, poezi
·         “Marramendje kohe”, poezi
·         “Sytë dhe yjet”, poezi
·         “Kushtrim shkëmbi”, poezi
·         “Ta vodha shikimin”, poezi
·         “Homeri i gjallë”, poezi
·         ,,Kur e sulmova terrin’’, poezi
·         ,,Baladë në gurë’’, roman
·         “Marramendje metafizike e artit”,
·         “Mendime filozofike e estetike për artin” (nga antikiteti deri sot).


Poezi nga Rrahim Ganiu

1. HARKU I MADHË

Modesti e ime
Pse më këshillon
Të largohem
Nga të gjitha dëfrimet
Që i ka krijuar zoti
E natyra

O pishtari e ime
Pse më mbronë
Nga ngadhnjimet e mia
Edhe kur janë të vogla
Minore
Ndoshta më ruan
Për një ngadhnjim
Të madhë
E kush
Nuk i nënshtrohet
Ngadhnjimit që e
Quajnë madhështorë
 

Unë që moti të kam thënë
Se jam pjekur e djegur
Për pranverën e madhe
Këngën time e kam murosur
Me kurreshtje të djerrsitur
Me jetë e zjarrë vullkani
Jam si qumshti në zjarrë
Vetëm sa nuk kam gufuar
E ç’ka fitoj në se derdhem
Në tokën e tokës
Kur këngën time e kam
Dashuri në njëmbdhjet ura
E nëntë beteja kthesa në mote
 

E ti modesti e ime e tepruar
Lejom të shndërrohem
Në shigjet zjarri të më gjuan
Harku i madhë magjikë
I lashtësisë sime
Ndoshta do të më shpien
Në oazën e lirisë së plotë
Dua të më largon
Nga rruga çdo mjerim
Të më kursen nga
Dridhjet në ankthë
E një fat i alivanosur
 

Sot e dua një mendim
Marramendës
Si agim mëngjesi
Ti shmangi erërat
E knetave të ndotura
Dhe soin që dredhisë i thotë
Epërsi
E shkreptima e pishtarisë
Të më shkëlqenë
Në sfidat e motit të ligë
Dhe askujt si përkulem
Kur flaka më bëhet
Ardhmëri e këngë lavdie
Urash
E dasëm nëntë palë krushqish
 

O pikllimi im ruajëm nga një udhtim
I ri që e ka shpikur gjarpëri
E muzgu im dehës të na ruaj nga gjumi
I tepruar
 

Në se një herë zgjohemi
Me siguri do të jemi të zgjuar
Gjithnjë
Dhe të gatshëm për një pranverë
Të madhe për një yll lot gëzimi
Ku fryma shkrihet e vlonë
Në zjarrin e brendshëm
Ta kuptoj zanafillën e ashtit
E këngën time dashuri yll vullkani




2. RRUGA E FATIT

Fati dhe përvoja ime
Janë kreshtë e ashpër
Që më shumë duhet të ngjitem
Sesa të eci me këmbë të lira

Nuk kam asnjë
Porosi
Për të ardhmen
Të kaluarën e kam
Në pëllëmbë të dorës
Po sot nuk e di se ku
Më shpien dita

Nga fati dhe përvoja ime
Mësova
Se çdo gjë në çdo moment
Mund të ndodhë
Çdokund është qendra
Unë di vetëm për gjëra
Të forta
E ulurima ujqish

Jam gjithmonë udhëtar
Që dua të riatdhesohem
Nganjëherë kërkoj atdhe
Edhe mbi yjet
E dhëmbët na ranë
Në shëtitje midis
Skillës e karibdës
Se di nëse u ngjitëm në një
shkallë

Qoftë e bekuar
Nga Zoti
Imtimja ime
Peshore e vërtetë
E ëndrrës sime
Fluturuese
E me këta dy duar
Do ta pastroj
Dimrin e madh
E do t’i dal zot
Drurit të pagdhendur
E urtësisë së vjetër
E të re

         


3. DASHURISË IA FALA NETËT PA GJUMË

Dëgjoma edhe pak
Rrëfimin tim
Unë duke u rritur
Dashurisë ia fala të gjitha
Netët pa gjumë
Jetën e vesha
Me shtatin e këngës sime
Fjalës me peshë
Nuk i thashë hesht
Dhe prita të flasin
Majat e lisave
Mbi krojet e gurëve
Ku shlyhet gjurma
E shejtanit
Që shkeli mbi lotin
E shenjtë
Të dy shpirtrave të djegur
Lulja nuk u përkul
I thashë nisu pulëbardha ime
Sonte do të prehemi
Në krahët e ylberit



3. LOTËT E NJË VASH

Dhe u zgjua bimësia
Nga lotët e një vashe
Që e dashurova në pranverë
U shtuan lumenjtë
Kur loti saj ra në skaj të lumit
Loti i saj ra në rrënjën e lules
Po atë ditë lulëzoi maji
Loti i saj ra në unazën time
E luta Zotin mos të më vrasin
Armiqtë natën në errësirë
Se nuk mund t’i mbyll sytë
Pa e puthur gojën e saj
Nuk mund të prehem pa i prekur
Flokët e pa i ledhatuar gjinjtë e saj
Nuk mund ta dorëzoj frymën pa i parë
Sytë e saj
Buzëqeshjen, shpirtin e virgjër
Loti i saj ra në vreshta
Atë ditë
U zgjua erosi, Dionisi buzën n’gaz
Fluturimi i zogjve më sjell trëndafil
Atlantidën e fundosur plot aromë
E blerim
E unë zgjohem lehtë në buzët e saj të zjarrta
Shëmtimin e shndërroj në bukuri të blertë
E dashuri me ngjyra ylberi
Do të jetoj edhe shumë shekuj gjer sa të
Shkrihet hekuri, të vijë fjala e qëlluar
Në dasmën time, një rreze e re dashurie



4. Ç’TË BËJ ME PLAGËN E PLAGËS

Më ngelën kujtimet
Ëndrra e shpresa
Kopshti i amshimit
Fama e mbretërve të mi
Ishulli i lavdisë
Plagët e babait tim
Në shekullin pa fat
Që nuk trashëgova asgjë
Veç fatkeqësive
Të gjyshit e stërgjyshit
Që i trashëgoi babai im
E pastaj m’i la mua
E unë s’di ç’të bëj
Me plagën e plagës

O Zot pse ngela jetim
Duarlidhur në plëngun
tim
Si do ta duroj heshtjen
Në cilin breg e përrua
Do ta gjurmoj flakën time,
Si mund të shndërrohem
Në varr pa emër e pa gjurmë
Ku më humbi emri
i gjakut
Si mund të ma grabisin
Legjendën time n’gur,
Si do ta gjej rrugën,
Drejt diellit si ta sfidoj
Gjunjëzimin
Si të dalë nga ky rrënim
Nuk marr përgjigje nga askush



5. PROLOG

Një mëngjes të bukur
U ngulfata në fjalë e iluzione
E duke dëgjuar tinguj
Pa kuptim ritmi as këngë
As valle, as gërnetë, as kitarë
Nuk e di si ta emëroj
Kur nuk është
As lot, as shpresë, as ngadhënjim
Si ta përqafoj akullin e akullit
Po si t’i numëroj gjithë ato hyjni
E betime hyjnish
Që edhe Olimpi i lartë mitoligjik
Do ua kishte zili
Plot heronj të vetëshpallur
Qeflinj e zhurmaxhinj
E bixhozxhinj
Kafenesh e bretkoca moçalesh
E ku u tret zëri i heronjve
Të vërtetë
Zëri i dijetarëve me vepra të dëshmuara
E bryma e mëngjesit nuk mund ta fshijë
Të vërtetën në kohë
Kur dijetari i vërtetë
Me zjarr në gjoks flakëron
Përmes blirit fluturon
Në yjet e blerta
E vrasësit naivë të vlerës
Kjo hije e errët mes nesh
Le të zhurmojnë pa çelës në zbrazëtirë
Larg oazës e diellit
Kur dijetari i vërtetë
Me zjarr në gjoks flakëron
Përmes blirit fluturon
Në yjet e blerta
E vrasësit naivë të vlerës
Kjo hije e errët mes nesh
Le të zhurmojnë pa çelës në zbrazëtirë
Larg oazës e diellit



6. KUR ISHA YLBER NË QIELLIN TIM

O Zot i Madhërishëm
Kur shqipes iu vërsulën
Hordhitë
T’’ia ngulfasin qiellin
Unë isha
Në kalanë e pamposhtur
Të krenarisë së etnisë
Ajo kishte lëshuar rrënjë
Shumë të thella guri
Me shtat të gjerë në qiell
Imazhi i blertë drejt
Lisave të gjatë
Preknin me lehtësi
Qiellin e kaltër, përjetësinë

Në një ditë të Zotit
Do të
Shkëlqej pallati im mbretëror
Si dielli pranveror, dritë
E blertë
Pas stuhive të një pasnjëshme makabre
Do të më shikoni yll
Në përjetësinë time
Unë i pari do t’i prijë valles
Me këngën time të zgjuar
E bota do të mahnitet
E ka për të kuptuar
E mësuar nga balada ime
Në këngë
Po tani kujdes nga një
Dorë
E errët
E një gjarpër i zi nga
Errësira
Ishin fjalët e fundit
Të mbretit tim të urtë
Mbreti i lavdisë
Ende nuk u kthye
Ndoshta nuk ka humbur
Në vegim
E mua ëndrra nuk më
Përfundon



7. MË JEP SHPRESË

Hyjneshë e mirësisë
E di vetminë si këngën
E heshtur
E dora ime pret shtrëngimin
E dorës
Së ritmit të zemrës
Unë erdha sot brenda
Në tempull
Të marr një grimcë
Shprese dhe besimi
Për buzët e thara nga qetësia
Që më vret mëngjesin

Me ritual grigjesh
Në shkrepore
Le të më rrëmbejnë
Sonte
Nimfat e burimit
Të ujit më të çiltër
Që krijoi i vetmi
Le të më vendosin
Atje ku nuk ka
Çoroditje
Do ta madhëroj
Çastin e bekimit
Hija të më bëhet
Pranverë
Para acarit fortune

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen