F A Q E T

Samstag, 25. Januar 2014

Adriana Istrefi - Cikël poetik


Tela-telesh Tel Aviv !

Piruvike tarracat me stil selamik,
ushtojnë nën kurbë të qiellit
veshur në fshehje perçesh
të zinjtë skurran
me inde përsosjesh
fluturojnë me makinëza me dy timonë ...

e bardha
u shkon veshjes së qiellit,
kur lëshojnë erëmirat dorashka lutjesh,
lutjesh që zgjatojnë neuronet e floririt
e kërkojnë të vjedhin sa më shumë
nën një shikim të heshtur ! ...

E ndalem
pullazeve të dëfrimit të një lutje
që bëhet heroinë perëndimi
nën qiell Tel Avivi !
Isha tek tela-tendosjesh
përshendetjes me sorra
kur krakëllijnë shoqërimit
të panjohurit me gjurmë !

 
Sorrë bio-rryme

Gjallosej
hëna e gjysmë-shkelur
Si këmbana të një kishe
ku lind Përdhunimi i emrit !
Si tituj manjakësh
varfëronin Pjatën
duke ngrënë babëzitë .
Rrotull binte erë mishi
shkundur nga dhjami Prostitutë !
E bukur prej epigramesh kandili
Një sorrë e veshur Pulëbardhë !
Levizte si pirueta ngrëna gjysmë
pa duar,pa këmbë ...
Ngjitej trupeve zvarritur prej heroizmi !
Një sorrë e bio-rrymosur !
Sakatosur !

 
Reformë plagjiaturistësh

Me kujtohet sesi brohorimës
i shkundën krahët
Dhe e shitën për dy gramë njëriu
Njëra ofezë laramane e tjetra
manipulatore prej grije
Zitë qurraviteshin nën bluza
egërsisht të shklyera...
Shkapërdhosej mania e famës së këmbanave
Kur më ngjanin si recitale pa nota....
U nxirrnin gjokset dhe mardhonin
vapës së dëshpërimit
që kish hyrë në bodrume hundësh...
Shkundej prapanicë lyer
me bojën e zgjyrës
Prapë u ngjanin startimit Luigj-ian...
Kur tunden këmbët e vrapojnë këmbët
Gjakësorët tradicionale u falen shtabit ..
Me seli ne altruizmin Pardon !

 
Honololu me pranga !

Prangat më nuk i hoqën
I plagosën
Ndotën
Duke ndrequr epiqendrën e nxehtë...
Ndaj horizontit
Simbolit
Medaljonit !
Thërresin bretkosa të pista horizonteve lajthisin
Trumbëtimit qorrsokak i sorrës
Palaçollëkut që shfrenojnë kembësorinjtë..
Djegin zhguallet dhe lëkurën në hell ..
E përcëllojnë ndutrat e kanaleve që hidhen
Përpjetë nga kruajtja e pasojës rëndomtë.
Kur përgatitet pranga mbaresave të ketë hundë
Honololu me pranga në diell !
Ngrohet prapanicë dhjami me çudibërjen...
E shtrembërimit në pentagram
Telajove ku hidhen pranga
Luhet drama...
Digjet magma
Përvëlohet trauma...
Harrohet diafragma..
Telajove ku hidhen pranga...
Honololu në qëndër të Tokës ?!
Shtrirjes së dorë ne pol të Veriut...
Ku dhembët,breshëri kallosh
Lëmshesh me parafjalë
Gjygjësohen pranga nën çengel varjesh...
Kokë minjsh fshehur në Ekuator !
Nga Honololu të bëj të fala !

 
Kam frikë...

Kam frikë,kam një litodë..
Se njëriu bëhet një kafshë e urisë
Prej flegrave nxjerr tym vullkanik,
shpërbëhet..
Nxin sipërfaqen e pa bojë..
mbyt egërsisht ujin pa sipërfaqe..
E ndotet në zgavra të shpifura të ekzistencës
Kam frikë se njëriu me sytë mjeranik
Tymos dhe ngjyrën më të zbehtë..
e shprish amortin e zhvesh kockën,
e lëpin helme shtatanikë ndaj deshirës,
ambicies shajnë djepet
Djepe të lekurës shpuar..
Djegur nga rrjedhjet e harbimit,epshit
Njëriu zvogëlohet në mullinjtë me erë...
Vetëm,vetëm,vetëm !
Kam frikë ,kam frikë nga minutë e heshtjes
Se...mund ta ndryshosh botën
Mund ta mundësh ndreqjen pa prezencë pas
Të shkundesh pluhur e hire të fshehta gjykimi..
Fatet fytyrave t'ja ndryshosh me frolin e erës
Frymës,
shpëlarjes së gishtërinjve e të zhdukesh..
Njëriu nga njëriu të ngjizë virus-zvarranikësh
E kurrë viktimë pellazgësh të fshikullojë..
Ndër tymnaja e gocintresë* !
Kam frikë nga shkrirja silikate e epshorëve..
Se në grime te fjalës mund të vdesë
Ndër ironitë e nxehta të shkarjes..
Bëhet religjion i pabesë..
Kam frikë..
se nga frikë nuk kam..
Kam të njëjtën dobësi gjallese
Kundra-shfrenimit të lëkurës ..
dëfrimit me dërrasë te lagur
Kur servilizmi merr valle pa kembë e shtresë
Mbulohet fshikullnaja e endrrës ndjerë !
E frikë ndër taverna zuri të zbresë .

*gocintresë - mallkim shpirteror

 
E fundit fjalë

Rikthehesha
fjalës
duke
shitur
veten
e
mengjeseve
rikthehesha
pa fjalën
e fishkur
buzëve
plot
BUZË .

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen