F A Q E T

Sonntag, 29. Juni 2014

Rrahim Sadiku - Pukëvili dhe historigrafia shqiptare


Tema të hapura
 
Shkruan Rrahim Sadiku

 (François Charles Hugues Laurent Pouqueville disa vite me radhë ishte këshilltar personal i Ali Pashë Tepelenës, po mbante lidhje të ngushta me gjithë krerët e popujve të Gadishullit Ilirik, sidomos me grekët, serbët e malazezët. Me veprimtarinë që zhvilloi dhe me rolin diplomatik që pati në raportet midis popujve të kësaj treve,...
ai u bë njëri nga ata që e bënë realitet maksimën “O ju trimat e Shqipërisë, që lirinë ia dhatë Greqisë”. Jeta dhe vepra e tij sikur tallin shqiptarët dhe përpjekjet e tyre për liri, sepse ai sikur thot: o shqiptarë, nuk u zgjuat dot si duhej e kur duhejm po qëndihmuat grekët e serbët dhe armiqtë tuaj të tjerë, duke e zgjatur e stërzgjatur ashtu robërinë dhe mjerimin tuaj).

Në historiografinë shqiptare, por edhe në studimet e gjithmbarshme shqiptare, ka zënë shumë pak vend jeta dhe veprimtaria e François Pukëvilit (François Charles Hugues Laurent Pouqueville), edhe pse ai pati ndikim shumë të madh e direkt në rrjedhat e historisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XVIII, po edhe më vonë.
Duke u jetuar një kohë të gjatë në mjedise shqiptare, që pertendoheshin nga fqinjët dhe duke i njohur nga afër zhvillimet brenda shqiptarëve e popujve të tjerë të Gadishullit Ilirik, Pukëvili shtihet si mik i shqiptarëve, në kohën kur jeton midis tyre, po shpirtëisht shndërrohet në urrejtës të tyre dhe bëhet luftëtar i flaktë I ideve për të krijuar të Ballkanit të krishtërë. Për fat të keq, te shqiptarët ai pa vetëm aspektet orientale të sjelljes, kulturës e traditës së tyre, kështu që pengoi idetë liridashvse të tyre dhe i lidhi ato ngusht me idenë e lirisë së Greqisë. Ai ndikoi që Ali Pashë Tepelena të ishte një përkrahësi i gjithanshëm i revolucionit çlirimtar grek dhe mospengues i veprimtarisë së luftëtarëve grek në tokat shqiptare, ku ai sundonte. Kjo bëri që grekët të fitonin hapësirë veprimtarie e të ishin të pranuar nga diplomacia botërore, e sidomos ajo franceze dhe e gjitha erdhi si rezultati i angazhimit intelektual dhe diplomatik të Pukëvilit. Pukëvili ishte ideolog i një Greqie sa më të madhe në Ballkan dhe në Mesdhe, e cila edhe u realizua gradualisht e tejet suksesshëm, kurse që nga themelimi i shtetit grek e tutje, shqiptarët dhe trojet e tyre erdhën duke u ngushtuar e duke pësuar spastrime e aneksime të vazhduehsme.
Pukëvili lindi më 4 nëntor 1770, në Le Merlerault të Normandisë, Francë dhe vdiq më 20 dhjetor 1838. Ishte diplomat francez, shkrimtar, studiues, mjek , historian si dhe anëtar i “Institut de France”.
Në fillim të karrierës së tij zihet peng nga ushtarë shqiptarë që i shërbenin Turqisë, derisa po udhëtonte nëpër Tripolicë, për studime e shkrime dhe mbeti aty gjatë dimrit të ashpër të vitit1798. Eprori i këtyre shqiptarëve, Mustafa Pasha, e priti me indiferencë, por e mbrojti kundër brutalitetit të ushtarëve që e ruanin, pasi e kishin kapur. Ai i dha një strehim të mirë. Menjëherë pas kësaj, Mustafa Pashai u rrëzua dhe u zëvendësua nga Ahmet Pasha. Kur ky pasha mësoi se Pokëvili dinte mjekësi, e trajtoi atë mirë dhe duke e parë se sa i suksesshëm qe ky ne shërimin e disa anëtareve të shtabit dhe të shoqëruesve te tij, e emëroi mjek zyrtar të Pashallekut të tij. Kështu Pukëvili mori në duar avantazhin e situatës së re që po përhapej në Ballkan dhe e eksploroi atë kudo mundi brenda rajoneve që ishin në vlim, duke studjuar në vendet e Greqisë së lashtë e duke ngulitur ide grekomëdha, duke e ditur se perms tyre luftohej më së miri e pranohej më së lehti nga Evropa ideja për shtetin grek dhe fundamentin e kulturës greke në rrjedhat evropiane, njëkohësisht duke përjashtuar, kudo që pati mundësi, vlerat dhe traditat shqiptare.
 
Me rritjen e Pashallëkut të Janinës, Franca nis të interesohet për të dhe për ndikimin e vet aty, prandaj Napoleoni e emëron Pukëvilin konsull të përgjithshëm të Francës në Janinë, detyrë të cilën ai e ushtroi mbi dy dekada (1798-1821) dhe e cila i mundësoi të udhëtonte gjërë e gjatë nëpër të gjithë Ballkanin e të dërgonte raporte të thukëta në Paris për rrjedhat në Greqi, Shqipëri, Maqedoni e vise të tjera. Me diplomacinë e tij të thellë e me diturinë e gjerë, sidomos me shkrimet e udhëpërshrimet e tij, ai u bë një arkitekt i shquar i lëvizjes helenistike dhe krijues e përhapës i ideve të saj në tërë gj Evropën, me çka ai ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për çlirimin e Greqisë dhe për rilindjen e kombit grek. Ishte Pukëvili ai që vuri me ngulm në themelet e romantizmit evropian kulturën helene dhe me ҫka mundi e si mundi eliminoi kulturat tjera të vjetra, që kishin lulëzuar me shekuj në Ilirik, sidomos kulturën ilire dhe krejt ҫka kishte ndodhur në të kaluarën e largët ua atribuoi grekëve dhe bëmave të tyre. Këtë e bëri sepse nuk donte që një popull që ishte islamizuar me shumicë, të kishte një ndikim aq të madh në themelet e qytetërimit botëror. Idetë e tij pastaj vërshuan krijimtarinë imagjinative, historinë dhe mendimin e përgjithshëm politik e jetësor të kohës.
Shqiptarët nuk u morën kurrë seriozisht me veprimtarinë dhe krijimtarinë e Pukëvilit, edhe pse nga ajo patën pak dobi e dëme të mëdha.

 
Veprat:

“Udhëtim në Morea, Konstandinopojë, Shqipëri dhe pjesë të tjera të Perandorisë Osmane " (Paris, 1805)
"I burgosuri nga turqit dhe Tigri i Janinës", roman aventurash, (1820)
"Udhëtim në Greqi", udhëpërshkrim, (Paris, 1820-1822, botimi i dytë 1826-1827)
"Historia e rigjenerimit të Greqisë" (Paris, 1824)
"Përshkrim historik dhe diplomatik mbi tregun dhe vendbanimet" (1833)
"Greqia në Universin piktoresk" (1835)
"Tri kujtime të Ilirisë"
“Njoftim për fundin tragjik të Ali Pashë Tepelenës" (1822)

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen