Gjergj Nikolla, Lindur në Mirditë 07.12.1969 dhe banues në Durrës.
I diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë Letërsi.
Ka botuar këto vëllime:
“Gjelbër im i Vyshkur”, - 1999.
“Fundshekull”, - 2001.
“Meteor i Verdhë” dhe “Purgator Dykohësh”, të dy njëkohësisht, - dhjetor 2002.
“E dua një Emblemë”, - 2006.
“Nëntë Lëkurë në Sqepa - Thonj”, - 2010.
“808 Puthje” lirika dashurie, - 2011.
“Linfat e Marsit” dhe “Oqeanida” lirika dashurie, të dy njëkohësisht, - prill 2012.
“Rrënjët e Emrit”, -nëntor 2012.
Në vitin 2012 organizoi botimin e përmbledhjes poetike për 100 - vjetorin e Pavarësisë me 17 autorë “Pesë degë trungun thërrasin”… Krijime të tij janë botuar edhe në dy Antologjitë Pegasiada dhe Korsi e hapur. Është anëtar i L.N.P.SH.A PEGASI Albania. Ka botuar publicistikë, si dhe ka qënë disa herë fitues në konkurset letrare të Radio Tiranës gjatë viteve 90 të. Po ashtu është fitues në Konkursin prestigjioz “Concorso Il Federiciano” të këtij viti në Itali. Këtë radhë botimeve të këtij autori i shtohen edhe gjashtë libra të rinj:
“Spektër”, - Haik dhe tercina, - 2014.
“Aurorat e Diellit” - prozë poetike, esse…2014.
”Sorrat Kanarina” - poezi, - 2014.
“Dehadehje” - lirika dashurie, - 2014.
“Tokaqiell” - poezi, - 2014.
Libra të tjerë presin botimin si në poezi, ashtu edhe në prozë.
Është redaktor në disa vëllime poetike.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen