F A Q E T

Donnerstag, 6. November 2014

Jeronim de Rada sinonim i Rilindjes Kombëtare Shqiptare

200 vjetori i lindjes së gjeniut shqiptar, Jeronim De Rada

Nga Rrahim SADIK, shkrimtar

(“O ju bijt e Motit të Madh…”)

Kur Rilindja Evropiane po bëhej dritë ardhmërie për popujt e shtetet e Evropës; kur kjo Rilindje po shndërrohej në diell lirie për popujt e robëruar; kur po i kthehej qytetërimit botëror pasuria e pafund e kulturës, krijimit mendimit antik, shqiptarët po përjetonin dhunën, prapambetjen dhe asimilimin më të madh që kishin pasur gjatë shumë shekujve të robërisë. Tokat shqiptare dhe mendjet shqiptare po i shkretonte ndryshkja, harresa dhe pashpresa. Të tjerët po krijonin shtete e po zbatonin plane ardhmërie, kur në trojet shqiptare po bëhej edhe më e pranishme errësira mendjes e topitja e trurit. Perandoria Osmane po e llogariste të mbyllur ҫështjen shqiptare, kurse popujt fqinj po punonin që në të ardhmën të merrnin sa më shumë truall nga tokat arbërore.

Teksa po mbyllej kapitulli i kësaj Rilindjeje, u lind një drejtim i ri artistik, shkencor e filozofik, i quajtur romantizëm. Dhe, për fatin e madh të shqiptarëve, romantizmi në elitën intelektuale shqiptare erdhi edhe si Rilindje Kombëtare, duke iu falënderuar Jeronim de Radës, në radhë të parë, po edhe rilindasëve të tjerë, në Itali, Shqipëri e në vende të tjera, që punuan, sakrifikuan dhe kthyen për së mbari ecjen e rrotës së historisë edhe për popullin shqiptar. Rilindje e vonuar, e cila me shpejtësi marramandëse hyri në zemër të kombit dhe i dha gjak përtëritjeje atij, e këputi errësirën shekullore, duke e sjellur dritën e kohës këtu dhe duke ua hapi shqiptarëve rrugën dëmtuar të vazhdimësisë evropiane. Ishte Rilindja Kombëtare ajo që i shtyri shqiptarët drejt epokës moderne, duke i ndarë përfundimisht nga myku shekullor, që kishte ngulitur robëria otomane. Dhe, në themele të kësaj Rilindjeje,plot dritë e madhështi, mbetet madhështore jeta dhe vepra e Jeronim de Radës, që u lind e u shkollua në Itali po jetoi e punoi për Shqipëri, vetëm për Shqipëri.

Gjatë pothuaj një shekulli, Jeronim de Rada ishte ura lidhëse dhe frymëzuesi i lidhjeve midis shqiptarëve në trojet etnike me shqiptarët e shpërndarë në botë; ishte lidhja shpirtërore e kulturore e Shqipërisë me botën; ishte shpirti i shqiptarisë në ato kohë të mugëta; ishte dielli jetëdhënës i kombit, kur kombëtarja po sulmohej e po rrezikohej në të gjitha anët. Ishte personi që hyjnishëm gjallëronte në brendi të kombit e shpaloste para njerëzimit vlerat dhe madhështitë shqiptare, trashëgimitë dhe fatkeqësitë që e karakterizonin kombin e lashtë e të robëruar; nxiste etjen për liri e për dituri, hynte në godina qëndrese e shprese; lidhte lashtësinë me bashkëkohoren dhe bënte të dukshme e të nevojshme dashurinë për kombin, për të kaluarën e tij, duke e ngrehur lartë e më lartë krenarinë e të qenurit shqiptar. 

De Rada ishte intelektual i përmasave të rralla, i njohurive të gjithanshme, i formuar me karakteristikat më përparimtare të kohës dhe me dashuri për kombin si rrallë kush deri atëherë. Ishte shqiptari më i nevojshëm për kohën dhe gjithë veprimtarinë e tij krijuese, kombëtare e shkencore e zhvilloi në rrethana të rënda, me sakrifica të mëdha, duke i kaluar të gjitha pengesat me dashurinë e madhe për Shqipërinë e për shqiptarët. Ai bënte jetën e gjithë kombit, në miniaturë dhe thërriste me zërin e gjithë kombit me fuqinë e tij kolosale krijuese, njohëse e ndikuese, në botë intelektuale botërore e kombëtare. 

Jeronim de Rada bëri që Moti i Madh, si e quajti ai kohën e lavdishme të Skënderbeut, të gjëmonte historisë; që ajo lavdi e madhështi të rifitonte nderimin e gjithë kombit dhe të ishte e të mbetej indi lidhës i etjeve për liri kombëtare, për shtet e për përparim; themeli i mbetjes liridashës e evropian për shqiptarët. De Rada kështu ishte rilindësi romantik e shqiptari praktik, largpamës dhe krijues vlerash të përmasave të përbotshme. 

Ai ishte një erudit dhe këtë e shfrytëzoi për kombin, asnjëherë për vete. Ishte njohës i lashtësisë dhe i rrjedhave historike, ashtu si edhe i arritje të kohës së tij dhe këto i gërshetoi harmonishëm, fuqishëm e qëndrueshëm, për të nxjerrë sa më bindshëm në dritë dhe për ta bërë sa më të qëndrueshme të kaluarën e lavdishme pellazgjike, ilire e shqiptare. Suksesin e tij, artisti e kombëtar Jeronim de Rada e arriti duke bashkëpunuar me njerëzit më eminent të kohës: me krijues të njohur, me njerëz të mendimit shkencor e me ndikim në rrejdhat botërore dhe duke qenë i pranishëm në rrjedhat politike në Itali, Shqipëri e vende të tjera.
Me “Këngët e Milosaos”, “Pasqyrë e një jete njerëzore”, “Skenderbeu i pafat” e me shumë vepra të tjera, ndërtoi kështjellën artistike shqiptare dhe lartësoi në përmasa të papara deri atëherë fjalën shqipe dhe këngëtimin shqip.


Me “Shqiptari i Italisë”, “Fjamuri Arbërit” e me gazeta të tjera, ai themeloi gazetarinë e mirëfilltë shqiptare, e cila ishte domosdoshmëri në ato rrethana, kur shqiptarët dhe shqiptaria po i shpaloheshin vetes dhe botës në rrugë qëndrese, shprese dhe ardhmërie.
Me interesimin e madh për gjuhën shqipe, me hulumtimin dhe zgjedhjen e fjalëve burimore, me krahasimet e shqipes me gjuhë të tjera, me sjelljen e argumenteve për lashësinë e kësaj gjuhe dhe për ndikimet e saj në gjuhët tjera, De Rada vuri themele të forta dhe të qëndrueshme për albanologjinë si shkencë. Me interesimin për folklorin, me mbledhjen e kujdesshme dhe me analizat që ia bën asaj, sidomos me përmbledhjen e këngëve legjendare arbëreshe, që i titulloi “Rapsodi të një poemi arbëresh” ai i vuri themelet për tubimin, lidhjen artistike e kohore të këngëve të lashta shqiptare, duke patur për qëllim botimin e eposit shqiptar, i cili nuk u realizua dot as nga De Rada e as më vonë.
 

Mendimi estetik e filozofik te “Parime të estetikës” është tejet i thellë, i qëndrueshëm në rrjedha të kohës dhe bën që kjo vepër, nga njohësit e kësaj fushe, të vlerësohet shumë, si arritje e nivelit të shkrimeve më me vlerë të kohës, për rregullat estetike dhe ka patur e vazhdon të ketë ndikim në kulturën tonë e më gjerë.

Jeronim de Rada u mor me të gjitha veprimtaritë krijuese, me të gjitha shkencat e letërsisë, me politikë dhe me hartimin e programeve kombëtare, duke patur synim të trasonte rrugë të qëndrueshme për krijimin e shtetit shqiptar dhe ardhmërisë së tij. Këtë ai e shprehu në bashkëpunimin që pati me Dora d’Istrian (Elena Gjikën), me vëllezërit Frashëri, me albanologë të shquar evropian dhe me letrat, udhëzimet dhe përkrahjet që dha për secilën punë e për secilën nismë kombëtare.

2 Kommentare:

  1. Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp+17168691327

    AntwortenLöschen
  2. Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
    Ose WhatsApp: { +2349046229159 }
    { +3550685677099 }

    AntwortenLöschen