F A Q E T

Mittwoch, 26. November 2014

Kremtim dinjitoz i përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

Nga SHKA "17 Shkurti" e Badenit të Austrisë

KËNGË, VALLE DHE POEZI 
PËR FESTËN E FLAMURIT  
DHE TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.

Më 22 nëntor 2014, në organizim të SHKA “17 Shkurti” , në Baden të Austrisë u kremtuar denjësisht Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë. Atë ditë, në Baden kishin ardhur për të kremtuar bashkarisht bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme të Europës dhe nga të gjitha trevat shqiptare. Bashkë me anëtarët e zellshëm të Shoqërisë Kulturore dhe Artistike “17 Shkurti”, kishin ardhur për te kremtuar edhe pëfaqesusesit e ambasadave të dy shteteve shqiptare, të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Këtë manifestim e kishin nderuar me praninë e tyre edhe Ushtruesi i detyrërs së Ambasadorit të Kosovës z. Blerim Cani, kryetari i Aleancës Kuq e Zi  z. Krshnik Spahiu, Atasheu Ushtarak i Shqipërise në Austri z. Dedë Prenkaj, Atasheu Policor i Kosovës në Austri z. Bekim Halilaj, pëfaqësuesi i Ministrisë së Diaspores të Republikës së Kosovës z. Zgjim Gashi, përfaqësusei për inegrim i qytetit të Badenit z Peter Ramberger, këngëtari i mirënjohur z. Arif Vladi, aktori i njohur Fatmir Spahiu apo Orhan Bobaj i serialit “Kafeneja jonë”, piktori Gazmend Freitag, shkrimtari kurd Mehmet Zeki Metin, poetet Haxhi Muhaxheri dhe Haxhi Morina e të tjerë.

Pas intonimit të hymnit kombetarë, në skenë doli moderatorja e talentuar Kaltrina Durmishi, e cila ndër të tjera tha: “Është një nder i veqantë edhe për mua që më është besuar drejtimi i kësaj ngjarje të rendësishme, prandaj shfrytezoj rastin qe në emer të SHKA „17 Shkurti“ dhe ne emrin tim personal të ju përshëndesë dhe të ju uroj Festën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqiperisë. Gëzuar!
Kjo sallë e bukur e Qytetit të bukur Baden nuk e ze dot krenarinë, mallin dhe dashurin qe kemi per Flamurin me shkabën dykrenare dhe atdheun tonë të shenjtë, Shqiperinë.
Njëherësh, duhet falënderuar anëtarët e zellshëm të kësaj shoqerie, të gjithë ata që me ditë të tëra e kalojnë kohën e lirë nepër salla ushtrimesh, në mënyrë që këtu para jush të paraqitën në mënyrë te dinjitetshme dhe të sjellin emocione të veqanta, duke shprehur kësisoj dashurinë e madhe për Kombin dhe Kulturen tone. Puna e tyre serioze ka bërë që keta anetar dhe kjo shoqeri, kudo qe janë paraqitur, ne koncerte dhe festivale, kanë paraqitur fuqishëm vlerat e bukura shpirtërore dhe artistike të popullit tonë.”

Mëpastaj fjala iu dha kryetarit të shoqërisë, z.Tahir Turkaj. Ai, pasi përshendeti të pranishmit dhe i falenderoj ata për pjesmarrjën,tha se 28 Nentori ishte dhe mbetet festa me e dashur dhe dita më e lumtur e jetës, sepse në ketë ditë të shenjtë u shpall mëvetësia e Shqipërisë, e shtetit për krijimin e të cilit u bën shumë përpjekje dhe sakrifica. Prandaj, ne që nga mengjesi jemi në këmbë duke bërë gjithçka është e mundshme që jut të ndjeheni sa më mire dhe të kënaqeni sa më shumë. Ndaj, duke ju dëshiruar disponim të kënshëm, po e p e prfundoj me vargjet e Fishtës sonë të madh dhe mesazhin e tyre te qartë: “Sa t’kam frymë me ligjerua / Dhe sa gjall në jetë unë jam / Kurr Shqypni s’kam me t’harrue / Edhe n’varr me t’permen kam!”.

Po ashtu, më fjalë rasti u paraqiten edhe perfaqesues diplomatik e politik dhe mysafirë të tjerë, si: Blerim Cani, Dedë Prenkaj, Bekim Halilaj, Kreshnik Spahiu, Zgjim Gashi, Peter Ramberger, Fatmir Spahiu etj. Kurse piktori Gazmend Freitag ia dhuroj publikisht krytarit të SHKA “17 Shkuri” z. Tahir Turkaj, një portret që ia kishte bërë me shumë mjeshtri. 


Program i pasur artistik 

Anëtarët e SHKA “17 Shkurti” kishin përgatitur për të pranishmit një program shumë të pasur e të larmishën kulturorë dhe artistik, me këgë e valle dhe recitime. Falë punës së vyer të koreografës z. Diellza Turkaj, valltaret e kësaj shoqërie u paraqitën me sukses të lakmueshëm para të pranishmive. Puna e sukseshme e koreografës u dëshmua veçanarisht në  “Vallja e lirisë” dhe “Baresha”. Ishin këto dy valle të pëgatitura mjeshtërisht dhe krijuan emocione të publiku dhe u mirëpritë me duartrokitje frenetike. Ishin djemt sypetrita e vajzat sokolesha me veshje kombëtare, që e pushtuan skenën dhe me fluturimet e tyre të lehta dëshmuan se dine ta lozin dhe e duan vallën shqiptare.

Me mjaft sukses u paraqitën edhe këngët e interpretuara nga grupi i burrave të përbërë nga Valdet Imeri, Afrim Rukolli, Artan Imeri dhe Tahir Turkaj. Po ashtu, paraqitje te bukur me kenget e saja bëri edhe kengetarja Naxhije Nuredini. Por ajo që vlenë të vlersohet është paraqitja mjaft e sukseshme e voglusheve Jonida dhe Adea Aliaj që, me potencën e zërit dhe lëvizjet artistike në skenë, dëshmuan se janë emra që premtojnë.

Mëpastaj u paraqit këngetari dhe artisti i mirënjohur Arif Vladi, i cili kishte ardhur nga Belgjika enkas për ta nderuar këtë manifestim. Këngët e tij epike dhe forma e lartë artistike e interpretimit bënë që ai gjatë gjithë kohës të shoqërohej me duartrokitje nga publiku. Sekëndejmi, në funksion të manifestimit ishin edhe këngët e kënduara nga Nikollë Gjini dhe muzika e bërë nga Hamdi Hyseni.


Kosova, Shqipëria dhe Çamëria.

Njëra ndër pjesët e sukseshme të programit artistik që kishte pëgatitur organizatori ishte padyshim edhe paraqitja e dinjitetshme dhe shumë e simpatike e tri voglusheve që deklamuan poezi të zgjedhura të poetit Haxhi Muhaxheri. Ato te veshura me pedantëri me veshje kombëtare, jo vetëm që arritën të përcjellin fuqishëm mesazhin e poezive, por krijuan emocione në sallë.

E para ishte Anjeza Turkaj që recitoj mjaft bukur poezinë “Kosova”. Në vazhdim Liza Idrizaj shkëlqeu me poezinë “Shqipëria”, kurse poezinë e tretë me titull “Çamëria” e solli fuqishëm për të pranishmit Agnesa Hasi.

Përfshirja dhe paraqitja e poezive në ketë manifestim ishte befasi e këndshme edhe për vet autorin Haxhi Muhaxheri, që ishte zyrtarisht i ftuar për të marrë pjesë si mysafir. Ai me ketë rast tha se vërtetë ndjehej i nderuar dhe njëkohësisht edhe i lumtur që ka njerëz fisnik që e duan poezinë dhe i nderojnë krijuesit letrar.

 
Ata që ndihmuan për mbajtjën e manifestimit

Të organizosh dhe të mbash një manifestim kulturor në mërgim, veç faktit qe kërkohet të kesh vullnet te mirë dhe duhet bërë shumë mund, nevojitën edhe mjete material. E dihet se shoqeritë dhe shoqatat kulturore nuk kanë ndonjë fond të lakmueshëm dhe rrall herë pëkrahen nga institucionet shtetrore. Por, SHKA “17 Shkurti” ia ka arritur të organizoj dhe të mbajë me sukses manifestimi falë ndihmës dhe bujarisë së treguar nga njerëzit e vullnetit të mire dhedonatoret.

Kesaj radhe kontributin e tyre e kane dhenë firma IAT e vëllezërve Basri dhe Esat Miftaraj, Firma Blakaj Fenster & Türen, me pronar z. Ylli Blakaj, Loshaj Bau me pronar z. Flamur Loshaj, Emini Fenster &Türen GmbH me pronar z. Isamedin Emini, Merkur Versicherung nga z. Musa Elshani, Loshi Reisen, Maloku Reisen, Luli Reisen, Bici Com dhe Alba Copy me pronar z. Gjevat Balaj. Realizimin e manifestimit e kanë ndihmuar edhe miqtë e shoqërisë Mete Lajqi, Lulzim Podrimqaku, Zenun Gashi, Arben Suhogerlla etj.

(h. m.)

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen