F A Q E T

Samstag, 4. Oktober 2014

Për një kryeqytet, një qeveri e një Shqipëri


Me rastin e Festës së Kurban Bajramit
 
URIMI I VEÇANTË I IMAMIT ZUHDI HAJZERI:
PËR NJË KRYEQYTET,
NJË QEVERI E NJË SHQIPËRI
 
  • Kanë qenë të pafundme urimet për Kurban Bajramin. Por një ishte i veçantë. Ishte ky urimi i imamit të qytetit të Pejës, Zuhdi Hajzeri. Urimi i tij ka qenë më i shpërndari në rrjetet sociale. Lutja e tij shkonte për një Shqipëri të bashkuar dhe për më shumë dashuri për kombin. Sa mirë do të ishte sikur të kishim edhe më shumë mesazhe të tilla nga imamet shqiptar. Mesazhe këto që sjellin gezim në zemrat shqiptare, ne këtë kohë të trazimit të shpirtërave njerëzor.
 
"Sa do të doja dhe do të isha njeriu me i lumtur e krenar ne botë... qe festën e Kurban Bajramit ta festoja në Ulqin, Plavë e Guci, te manifestoja e brohorisja ne Prishtinë, Pejë e Gjakovë e Mitrovice, të këndoja e të hidhja valle ne Shkup..., ne Tetovë e Gostivar, ne Dibër e Kumanovë... te shpertheja në gëzime e hare në Preshevë e Bujanovc, te më dilnin lotë mallengjimi e krenarie ne Çamëri, në Filat e Igumenicë. Sa do të doja te isha i pranishëm ne të gjitha trojet shqiptare ku te gjithë shqiptaret i thonë vetes jemi KUQ E ZI dhe do te më dilte nga shpirti e zemra, nga dashuria dhe atdhedashuria fjala e madhe  SA E MADHE ËSHTË SHQIPËRIA JONË, përse nuk është e madhe Shqipëria... po... po... sa e madhe është Shqipëria... I lutem Allahut fuqiplote qe shumë shpejt të jemi bashkë me një kryeqytet, një qeveri dhe një Shqipëri. Gezuar Kurban Bajramin!
 
Me Respekt : Zuhdi Hajzeri
Imam në Qytetin e Pejës"
 
04. 10. 2014

Freitag, 3. Oktober 2014

Adem Demaçi

Adem Demaçi
Jeta dhe vepra e Adem Demaçit
Dekadat e shkrimtarit
më të lexuar në Kosovë

Përgatiti: Rrahim Sadiku

Kanë thënë se i mjerë është ai popull që i duhet të luftojë, por edhe më i mjerë është ai popull të cilit i duhet të luftojë e nuk ka bijë e bija që luftojnë për të. Shqiptarëve, gjatë pothuaj të gjitha periudhave historike, iu desh të luftojnë dhe patën gjithnjë luftëtarë të denjë, të gatshëm gjithmonë të sakrifikohen për atdhe e për liri. Ndër këta luftëtarë, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, ishte Adem Demaçi. Ai formoi organizatë ҫlirimtare dhe i tha jo pushtet jugosllav e hegjemonizmit serb që nga mesi i viteve të pesëdhjeta të shekullit të kaluar, kur asimilimi e shfarosja e shqiptarëve ishin projekt shetëror jugosllav. Ai e ktheu përmbys këtë projekt e plan veprimi konkret të pushtuesit, duke kërkuar liri për shqiptarët e të drejtë për t’u bashkuar me shtetin shqiptar. Dhe kjo nismë u përqafua gjërësisht nga shqiptarët e robëruar dhe u thellua e u bë qëllim kombëtar, që rezultoi me lirinë e Kosovës e me thellimin e synimit të të gjithë shqiptarëve drejt një shteti të vetëm.
Adem Demaҫi u lindi më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ku kreu shkollimin fillor e të mesëm, kurse studimet i vazhdoi në Beograd, ku njohu edhe më thellë shovinizmin serb dhe synimet e tij, prandaj studioi më të rëndësishmën për atë kohë: rrugën e lirisë për popullin e tij. U burgos e nuk u dorëzua, vuajti e u trimërua, ishte në vetmi e kishte gjithë shqiptarët dhe opinionin përparimtar ndërkombëtar me vete. Adem Demaçit për herë të parë burgose më 19 nëntor 1958 nga UDB-ja jugosllave. Për angazhimin e tij politik e për pikëpamjet e drejta kombëtare e njerëzore që reflektonte, Adem Demaçi vuajti 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë. Ai doli nga burgu kur po shpërbëhej shteti jugosllav dhe kjo i dha edhe më shumë hov lëvizjes shqiptare në trojet e okupuara. Ai e vazhdoi menjëherë aktivitetin politik, kulturor e krijues. Me të drejtë ai tek ne edhe në botë quhet Nelson Mandela i Evropës. Adem Demaçi gjatë viteve 1990 - 1995 udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) në Kosovës dhe nxori në dritë shumë nga krimet shekullore serbe të bëra ndaj shqiptarëve. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Zhvilloi edhe shumë e shumë aktivitete, brenda e jashtë trojeve shqiptare, që ndikuan për përhapjen e të vërtetës për shqiptarët në mbarë botën. Realisht me jetën dhe veprën e vet Demaçi është institucion shqiptar e botëror; një njeri-simbol, një trim i paepur; një mendje që ka mundur grilat dhe vetminë e burgut. Ai ishte dhe mbetet një idealist i llojit të vet, një politikan i papërsëritshëm si në kërkesa, ashtu edhe në realizime. Adem Demaçi për shumëçka është simbol i shqiptarisë, sinonim i etje dhe sakrificave liridashëse; është njeri i cili për së gjalli ka hyrë lirshëm në pjesën më të shenjtë të historisë kombëtare shqiptare.



Letrari Adem Demaҫi

Edhe shkrimtari Adem Demaҫi përjeton fatrin e politikanit Adem Demaҫi. Ai burgoset njëkohësisht me veprën e tij dhe bashkë me të e përjeton edhe diellin e lirisë. Dashur e pa dashur, burgosësit e Demaҫit ishin të detyruar ta mbyllnin në burgun e vet edhe veprën e tij. Por, ashtu si nuk mundën të burgosnin idetë e Demaҫit, ashtu nuk ia falën dot harresës krijimtarinë e tij, sepse mu ndalesa zyrtare e pushtuesit bëri që Demaҫi të ishte shkrimtari më i lexuar, për disa dekada, në Kosovë. Edhe pse ai në shkrime ishte rezervuar nga tonet bombastike e nga militantizmi i dukshëm, këto lexuesit e etur për një botë shqiptare ndryshe, mu ato tone i ndjenin,i shijonin dhe i plasonin tutje. Ndodhi kjo sepse ai frymëzimin dhe synimin për të krijuar shqip i mori nga gjendja tejet e rëndë e popullit të tij në atë kohë. Demaçi, që me rrëfimet e parapërvetësoi lexuesin shqiptar të asaj kohe, pasifare lirshëm e bënte të dukshëm një realitet mizor, duke lënë të kuptohej se po nuk do të ndodhnin ndryshime, lëngata do të ishte e pashërueshme. Këto ide e kërkesa i shohim më së miri te tregimi “Kur Zoti harron”, i cili ngjall mllef kundër pushtetuesit, po edhe mëshirë e ndjenjv humane për skamnorët, të hedhurit tej nga pushteti, të vobektit deri në palcë dhe kjo, shoqëruar nga dashuria e thellë njerëzore, nxit njerëzit që të ushqehen me etjen për shpagim. Mu tek kjo etje Demaçi ndërton filozofinë e tij kryengritëse, duke i bërë përshkrime të thella realitetit të padurueshëm; duke e përshkruar nëpërkëmbjen e njeriut të drejtë nga pushteti brutal e çnjerëzor, ku për shqiptarin nuk bëhet fjalë të ketë as të drejtat më elementare për ekzistencë.
Arrestimi dhe dënimi i parë, kur e dënuan me pesë vjet burg, bëri që rrëfimet e tij nëpër gazeta e revista dhe romani “Gjarpinjtë e gjakut” të ktheheshin në vepra të mitizuara dhe me shumë interes për lexuesit shqiptarë të kohës. Dhe kjo nuk ishte vetëm ndikim politik, por edhe artistik, sepse romani “Gjarpinjtë e gjakut” i imponohet lexuesit me ide, me mesazhe historike e të aktualitetit; ai vjen si një dokument shumëdimensional artistik, që përsërit kërkesat dhe etjet e brezave. Roman del si zë zhurmues i asaj kohe dhe identifikohet me shpirtin e etur kombëtar për ikje nga prapambeturia e zakonte e egra;me synimet për emancipim dhe përparim nacional; me dëshirën për ikje nga fati tragji e nga padrejtësitë historike. Prandaj mund të themi lirisht se proza e Adem Demaçit, e asaj kohe, sjell shqiptarin e transformuar nga brenda, po të ndrydhur nga jashtë, tek i cili historia, miti, legjenda, përvoja, theksimet e së kaluarës dhe tragjikja ngjallin si kurrë më parë etjen për liri e për shtet kombëtar. Kjo prani artistike e nëntekstit të thellë, kombëtar e përparimtar, ndikon për leximin masiv, madje dorë pas dore, të veprave të Demaҫit. Kjo edhe për faktin se autoru aty ka vënë në dukje ngjarje nga jeta e përditshme, duke ballafaquar të kundërtat, që nxjerrin në dukje mundësinë e ardhjes së njv bote ndryshe. Një metordë e këtillë e shtrimit të temave, e motiveve dhe e porosive na del e fuqishme edhe tek përmbledhja me rrëfime “Kur Zoti harron”.
Tek shkrimet e mëvonshme Demaҫi synon të mos jetë shkrimtar njëtrajtshëm, por kërkues, hulumtues dhe sjellës i formave dhe ideleve të reja. Këto synime e kërkesa që ka ai ndaj vetes dalin sidomos te romanet “Libër për Vet Mohimin” dhe “Heli e Mimoza”, ku forma e përmbajtja janë të reja, ku dominon sensi meditativ e psikologjik; ku bëhet analizë dhe sintezë e ngjarjeve të një periudhe të caktuar, përmes personazheve që bartin idetë e autorit, që shpesh na japinj përshtypjen se janë vet autori. Heronjtë kryesor të këtyre dy romaneve, Vet Mohimi dhe Azem Zeqiri (një intelektual shqiptar të cilin nuk e ka thyer burgu 27 vjeçar) na sjellin përpara njeriun që e kupton kohën, që sakrifikon për kohën e popullin e tij, po që në esencë ka mbetur i fortë, i qëndrueshëm, i çelikosur me ide humaniste e kombëtare.
Edhe në romanin “Dashuria kuantike e Filanit” Demaҫi ka sintetizuar pjesë të filozofisë së tij për jetën, për të vërtetën e realitetin, duke nxjerrë në dukej filozofinë e tij autentike për botën shpirtërore e intelektuale, që dalin më të thella e më bindëse të gëshetuara me përvojën jetësore të fituar burgjeve, por dhe në atë që është e nuk liri.
Të theksojmë se veprën e Demaçit, shikuar në tërësi, e përshkon përvoja e madhe dhe e papërsëritshme e një autori simbol, e një simboli që shpesh shndërrohet në personazh, e një persnazhi që shpesh sikur kacafytet me autorin. Kjo vjen ngase ai në veprën e vet ka përmbledhur rrjedhat e gjata të qenies së një populli e të gërshetimit të fatit të tij me fatin e të tjerëve, në kohë e në hapësirë. Këtë fat e ato fatkeqësi që e përcjellin, ai i ka mbarështuar në veprën e vet nganbjëherë si ngjarje nga jeta e përditshme, të sintetizuara në rrjedhat e kohës e të hapura në hapësirëm përmes ligjeve të jetës, të lidhuar me rregulla e ndodhi universale, përmes ballafaqimit të të kundërtave.
Kjo shumësi veprash dhe vlera që ngërthejnë ato, ka bërë që me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nga Lidhja e Shkrimtarëme të Kosovës, të dalë në dritë kompleti i veprave të Adem Demaçi, në të cilin janë përfshirë shtatë romane, një dramë, një përmbledhje me tregime dhe një me poezi.

Aden Demaçi ndërroj jetë në Prishtinë, më 16 korrik 2018.


Thanë për Adem Demaçin

Nermin Vlora: Ndonëse Adem Demaçi ishte 28 vjet në burg, ai e ndiente veten të lirë, megjithëse i lidhur në zinxhir. Shpirti i tij kishte mësuar të dërgonte mendimin e tij njerëzve të lirë, dashamirës të mosdhunës e të paqes.

Imzot Nikë Prelaj: A e keni parë ju Krishtin ndonjëherë? Ja, ky burrë, Adem Demaçi, është Krishti vet! Çka ka bërë Krishti më tepër se ky burrë?

Ibrahim Rugova: Adem Demaçi është letrar i harmonisë shqiptare e njerëzore, humanist i madh. Sot, gati të gjithë, jemi bërë protagonistë të romanit të tij “Gjarpinjtë e gjakut”.

Ismail Kadare: Ju, i dashur Adem, jeni shembull për të gjithë intelektualët shqiptarë e evropian. Ju jeni shembull i lirisë, për të cilën sot flitet aq shumë, e për të cilën, për fat të keq, bëhet aq pak.

Rexhep Qosja: Adem Demaçin e krahasojnë me liderin jugafrikan Nelson Mendelen. Ky krahasim nuk më pëlqen, sepse është i padrejtë për Adem Demaçin.

Medlin Olbrajt: Adem Demaçi ishte një nacionalist i vjetër kosovar. Demaçi më tha – ne i çmojmë përpjekjet tuaja, por nuk duam të nxitohemi. Ne nuk do të heqim kurrë dorë nga ëndrra jonë për të qenë të lirë!

Riçard Holbruk: E di mirë që Adem Demaçi është përfaqësues i UÇK-së në Prishtinë, por as unë, as ambasadori Hill nuk mund të merremi vesh me të për asgjë. Jeni të njoftuar se sa kam provuar të bëjë punë me të, por me Demaçin, thënë troç, ne nuk mund të merremi vesh!

Kofi Anan: Shqiptarët duhet të jenë krenarë me një njeri, siç është Adem Demaçi.


Veprat e botuara të Adem Demaçit:
  • Fërkime,
  • Gjarpijtë e gjakut,
  • Libër për Vet Mohimin,
  • Heli e Mimoza,
  • Nëna Shegë e pesë gocat,
  • Shkrumbnajë e dashur,
  • Dashuria kuantike e Filanit,
  • Alb Prometeu,
  • Politika dhe Pushka
  • Tung vargu im.

Mittwoch, 1. Oktober 2014

Shëruam plagë dhe ishim pjesë e trimërive

 
Kujtime nga Dr. Nejazi Luma
 
Shëruam plagë dhe ishim pjesë e trimërive, dhembjeve e krenarisë

Ishin vitet e tetëdhjeta kur së pari shpërthyen te unë ndjenjat patriotike që ishin grumbulluar me vite nga padrejtësit që i bëheshin popullit shqiptar nga regjimi jugosllav dhe shovenizmi serb. Isha student i mjekësisë dhe gjatë atyre viteve përjetova shumë momente të pakëndshme, në aspektin kombëtar,bashkë me shokun tim të ngushtë, Dr. Menduh Kaloshin. Me të u angazhuam edhe me shumë që të përfundojmë fakultetin dhe të ndihmonim popullin tonë. Dhe, menjëherë pas mbarimit të studimeve u punësuam në Shtëpinë e Shëndetit në Kaҫanik, ku hapur vërehej urrejtja e stafit maqedon ndaj gjithë punëtorëve shqiptarë, veҫmas ndaj mjekëve shqiptarë. Pakënaqësitë tona shtoheshin e gjendja vështirësohej dhe shumë punëtorë shqiptarë u largun nga puna, pa asnjë arsye. Këto padrejtësi na detyruan të organizoheshim që përmes sindikatës t’i shprehim haptas, qoftë edhe me protesta,kërkesat tona. Të gjitha këto padrejtësi arritën kulmin atëherë kur në krye të udhëheqjes erdhi organi i dhunshëm, që kishte të drejtë që në ҫdo moment të largonte nga puna cilindo punëtor shqiptar dhe numri i shqiptarëve u zvogëlua dukshëm dhe kjo ndikoi në uljen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Mirëpo, gjatë viteve të nëntëdhjeta, numri i mjekëve shqiptarë u rrit. Diplomuan Dr. Fadil Gashi, Dr. Lul Raka, Dr. Nijazi Raka, Dr. Nuhi Baftiu, Dr. Ekrem Dullovi, Dr. Bejtush Jaha, prandaj edhe u krijuan kushtet që të hapej edhe Ambulanca “Nëna Terezë”, në fshatin Bob. Në këtë mënyrë zbutej mjaft problem i mungesës së shumë kontrollimeve e shërbimeve shëndetësore për popullatën e kësaj ane. Këto shërbime e irrituan pushtetin lokal serb, sidomos organin e dhunshem në Shtëpisë e Shëndetit në Kaҫanik dhe ashpërsuan sjelljet ndaj punëtorëve shqiptar. Gjatë kësaj periudhe është bërë shpërndarja e materialit medicinal dhe atij harxhues e terapeutik nëpë gjithë rajonin e Komunës së Kaҫanikut. Kjo shpërndarje është bërë përmes organizatës sindikale dhe merita të mëdha kanë shpërndarësit e organizatoret e këtij aksioni. 

Ditët kalonin ndërsa gjendja politike dhe e sigurise keqësohej, vecanërisht me daljen në skenë të UҪK-së. Këto ndryshime të situatës ndikonin edhe në përkeqësimin e punës së përditshme, sidomos me ardhjen e disa personave serbë, që ishin të ndjekur nga lufta ne Kroaci. Pë rata nuk dihej në ishin punëtorë shëndetësor apo të dërguar me detyrë te posacme. Ata e keqësuan gjendjen totalisht dhe i ftohën njëherë e përegjithmonë marrdhëniet e shqiptave dhe serbëve aty. Atë kohë ndodhën ofanzivat serbe në Puset e Nikës e në Gajres dhe shqiptarëve u iku totalisht vullneti të punonin aty dhe më 26.ҫ3.1999 i gjithë stafi i punëtorëve shqiptarë u largua nga Shtëpia e Shëndetit. Kurse luftimet e UҪK-së dhe ofansivat në Puset e Nikës, në Gajres, në Kotlinë e në gjithë vendin, treguan se jemi të gatshëm ta mbrojmë atdheun tonë edhe me armë.
 

Më 23 shkurt 1999 ishte ditë e ftohtë. Herë pas here binte borë, por ishin zhurmat e bombardimeve të njëpasnjëshme ato që mbizotëronin ҫdo gjë. . Atë ditë nuk dola në Ambulancën e fshatit, sepse isha duke pritur lajm ose ndonjë urdhër për veprim. Orët ecnin e intenziteti i bombardimeve shtohej dhe oshëtima e tyre më e madhe vinte nga fshati Puset e Nikës. Nëpër rrugë nuk lëvizte askush. Isha duke pritur, në ankth të plotë, kur erdhi kërkesa që ekipi mjekësor të shkonte në fshatin Kotlinë, në Lagjen e Stremcës, afër lumit, ku ishin strehuar të plagosurit e asaj dite. Nuk dihej se sa të plagosur ishin. Dhe, dhe pa u hamendur e me nxitim shkova në ambulancë, qe e kisha shumë afër, i mora të gjitha materialet mjekësore që kasha dhe pasi mora informata të sakta për vendin ku gjindeshin të plagosurit, u nisa. Në Glloboҫicë ishte vendosur ushtria serbe, prandaj duhej të kisha shumë kujdes e të mos rrezikoja misionin tim, sepse rruga për në Kotlinë kalonte mu pranë rojes së kazermës serbe. Me mua u bashkua, pa hezitim, mësuesi im, Musli Luma. Dhe, mësuesi Musë para e unë pas, kaluam pikën e “ferrit”, gjegjësisht kazermën e ushtrisë serbe. Pas kalimit të kësaj pike shumë të rrezikshme, fitova bindjen se drejtësia, liria dhe fati të hapin rrugën për të cilën je nisur. Vazhduam rrugën dhe arritëm te vendi ku ushtari Vehbi Kuҫi, po na priste me pushkë në dorë. Ai na përshëndeti dhe na informoi për ngjarjet e luftës gjatë asaj dite të vështirë. Shtëpia ku ndodheshin të plagosurit ishte afër dhe me të hyrë brenda u përshëndeta e fillova punën time, duke bërë fashimin për ndaljen e gjakderdhjes nga plagët si dhe vendosjen e vijës intravenoze. Isha duke punuar kur u hap dera dhe në dhomë hynë Dr. Fadil Gashi e infermierja Gyltene Troni. Kjo më gëzoi pa masë, sepse u binda se i gjithë populli i këtij regjioni ishin të mobilizuar plotësisht. Të plagosurit ishin Servet Shkreta, Murat Loku, Brahim Brava dhe Mehmet Bilalli. Bashkë me Dr. Fadilin e me motrën Gyltene vlerësuam se jeta e atyre ushtareve nuk ishte në rrezik por u duhej mbikëqyrje e kuadrit mjekësor. Atë mbramje, bashkë me mësuesin Musë, u ktheva në Gllobocicë, për të vazhduar organizimin dhe mbrojtjen shëndetësore të popullatës së asaj ane, nga sulmet e mundshme serbe. Kjo ditë njihet edhe si fillimi i luftës me agresorin serb në regjionin e Komunës së Kaҫanikut dhe Komunës së Hanit të Elezit.
 

Rezistenca e ushtarëve të UҪK-së dhe e gjithë popullatës, i egërsoi ushtrinë dhe policinë serbe, kështu që ata më më 28.Shkurt 1999, ndërmorën ofansivën e dytë. Kjo ofansivë ndodhi kundër fshatit Gajre. Këte radhë ushtria serbe e pësoi edhe më keq, sepse hasi në rezistencë shumë të fortë. Në këto luftime frontale, UҪK-ja arriti të elimonojë një pjesë të madhe të ushtarëve serbë, po pati të vrarë e të plagosur edhe në radhët e saj. Ra dëshmor Hetem Hasaj, kurse u plagosën Naser Hasaj…. Pas kësaj date popullata shqiptare filloi t’i lëshonte shtëpitë e të strehohej në male ose të largohej në ndonjë vend më të sigurtë.
Ditët kalonin e lufta bëhej edhe më e ashpër. Erdhi edhe 8 marsi 1999. Atë ditë askush nuk mendonte për ditën e gruas, sepse agresori serb filloi bombardimet që në orët e hershme të mëngjesit. Banorët e fshatit atë kohë ishin nëpër shtëpitë e tyre. Askush nuk lëvizte, madje edhe kafshët ishin strukur e nuk dëgjohej asndonjë e lehur e qenit, as cicërimat e zogjve, sepse breshëritë e të shtënave bënin të strehoheshin të gjitha gjallesat. Ishin predhat armike që kishin mbuluar tërë atë hapësirë. Grykat e tanksave dhe i gjithë arsenali i artilleriesë serbe ishte e orientuar kundër fshatit Ivajë, ku atë kohë ishte vendosur Ushtria Ҫlirimtare e Kosovës. Tërë ditën nuk u ndalën bombardimet, kurse popullata qëndroi e ngujuar. Ankthi zgjati deri ditën e nesërme, ku erdhi lajmi se ne gjatë ofanzivës në Ivajë kishin rënë dëshmorë Qani Luma e Osman Luma, nga fshati Glloboҫica, Murat Lika nga fshati Strazhë dhe Raif Koraqi nga fshati Kovaҫec, ndërsa të plagosur ishin Hafir Luma dhe Muhamet Malsiu. Në këtë ofanzive ka pasur edhe të plagosur të tjerë. Këto informata së pari i mora nga komandant i kompanisë, Ilaz Ceka. Ai na foli për gjendjen e të gjithë ushtarëve, që kishin marrë pjesë në këte ofanzive. Këto informata i mora kur si mjek iu bashkangjita kësaj njësie, nga komandanti dhe vllai im, Naim Luma dhe mësova atë që kishte ngjarë gjatë ceremonialit të varrimit të kushëririt, Qaniut dhe shokut tonë shumë të ngushtë, Osman Mustafë Lumës. Mësova edhe për rrezikun e madh gjatë tërheqjes së të plagosurit Muhamet Malsiu e për gjakderdhjen e madhe që ka patur ai, edhe pse i ishte e lidhur plaga. Mësova edhe për humbjet e armikut. Në këtë ofansivë kanë marrë pjesë shumë bashkëvendës të mi, si Selam Kasam Ceka, Sherif Brahim Luma, Hasan Rafiz Luma, Fatmir Misim Luma etj.
 

Koha prej tetë marsit e deri më dy prill ishte gjendja më e vështirë e gjithë popullatës dhe imja, që e kam përjetuar në jetën time. Gjatë kësaj kohe përjetova tmerret e largimit të popullatës nga trojet e tyre, ankthin kur njeriu nuk ka siguri as të lëvizë e as të qëbdrojë diku, as të rrijë në shtëpinë e vet. Gjatë kësaj periudhe kam përjetuar vajin më të dhimbshëm të fëmijes. Kam parë lotin e plakut (babait tim) i cili kur doli nga pragu i shtëpisë, tha: “Më ka vdekur nëna, më ka vdekur vëllai, me ka vdekur edhe fëmija dhe jam mërzitur shumë, por dalja nga shtëpia qenka dhimbje më e rëndë në jetë. Përjetova ndarjen e vllait nga vllai, të fëmijës nga nëna; të burrit nga gruaja; të shokut nga shoku si dhe të dashurit nga e dashura. Përjetova dhembjen pa kufi dhe përqafimin e zjarrtë të fëmijes; ashtu si përjetova edhe të qeshurat e ushtarëve tanë e ulërimën e armikut. Përjetova e ҫka nuk përjetova... Përjetova kulminacionin e ndjenjave emocionale që mund të durojë njeriu dhe bashkë me familjen time iu bashkangjita turmës së popullatës, për t’u vendosur te familjarë e të afërtë në Tetovë.
 

Pas sigurimit të familjes, unë dhe teknikun i lartë mjekësor, Shehip Luma patëm takim me Dr. Nexhmedin Karemanin dhe kushëririn tonë, Ilmi Jashar Lumën. Ata na ofruan ndihmën për grumbullimin e materialit mjekësor. Të nesërmën, të udhëhequr nga komandant Ilaz Ceka dhe nga Mustafë Lika, u nisëm për në Kosovë. Në këtë grup ishin edhe këta bashkevendës të mi: Xhelal Jahi Luma, Hasan Rafiz Luma, Ilaz Hasan Ceka, Fadil Kadri Luma, Mustafë Xhemal Lika, Fehmi Nebi Luma, Gani Jahi Ceka, Xhavit Shefqet Neziraj dhe disa ushtarë nga fshati Brod i Shtërpcës, të cilëve nuk ua di emrat. Udhëtimi ishte shumë i vështirë, sepse tërë natën këmi udhetuar nëpër malet e Sharrit, nëpër borë e me shi, të ngarkuar me material mjekësor e me armatim. Në orët e hershme të mëngjesit arritrëm në Shtabin e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, në fshatin Ivajë. Më dy prill 1999 iu bashkangjitëm UҪK-së. Në kuadër të Brigadës 162 “Agim Bajrami” ishte edhe kompania shëndetësore, ku unë si mjek dhe Shehip Luma, si teknik medicinal, u bashkangjitëm, për t’i ndihmuar ushtarët e Brigadës, të plagosurit si dhe civilët, që ishin strehuar sikishin mundur. Ne u vendosëm te tenda afër “kullës” së Hasanit (ushtarët e quanin ”Rambuje”), ku takuam Dr. Bejtush Jahën e Dr. Skender Ahmetin, të cilët na informuan për gjendjen shëndetësore të ushtarëve dhe të civilëve, të vendosur në male e përrocka, rreth e rrotull Kaҫanikut. Informatat për gjendjen shëndetësore të civilëve i kemi marrë edhe nga motra Gyltene Troni, e cila pjesën më të madhe të kohës rrinte me ta dhe ҫdo ditë komunikonte me stafin mjekësor. Gjatë qëndrimit, si mjek i UҪK ndjeva kënaqësinë e realizimit të ëndrrës për ushtrinë shqiptare në këto troje dhe pa ngurrim ndihmova aty ku ishte nevoja. Ka shumë raste që më kanë lënë mbresa në jetën time, por kësaj rradhe do t’i përmendi disa më të rëndësishmet prej tyre e ato janë:
 

Më 9 prrill 1999 ndodhi ofanziva në Kaҫanik e në fshatit Nikaj. U plagosën ushtarët Shefki Guri, Jashar Selimi e Fadil Bunjaku. Fadili ishte i plagosur shumë rëndë dhe edhe pse i përballoi plagët gjatë bartjes, nuk mbijetoi dot dhe gjatë intervenimit operativ në Spitalin e Tetovës, ndërroi jetë. Lajmi për vdekjen e Fadilit ishte trondites dhe shumë i rëndë për të gjithë ushtarët dhe për familjarët. As më 13 prill 1999 nuk kishte qetësi. Bombardimet serbe filluan që në orët e para të mengjesit në fshatin Sllatinë dhe nuk u ndalen deri në orët e mbramjes. Atje ishte ekipi shëndetësor, i përbërë nga Dr. Ekremi e tekniku Hamdi Dullovi. Ata gjatë asaj kohe i dhanë ndihmën popullatës civile e ushtarëve të plagosur. Por, ushtari Ramadan Murseli kishte marrë plagë në regjionin tibial të ekstremiteteve të poshtme. Ai arriti në mbrëmje te Kulla e Hasanit, ku na informoi për situatën e asaj dite dhe tmerret qëishin bërë ndaj popullatës civile. Të plagosurit Ramadan Murseli ia pastruam plagën, ia fashuam dhe caktuam terapinë. Ekipi shëndetësor: unë, Dr. Bejta, Dr. Skenderi Ahmeti e tekniku Shehip Luma konstatuam se ai nuk kishte rrezik për jetë, por se duhej transferuar në Maqedoni.
 

Në orët e para të mëngjesit të 23 majit na erdhi lajmi se në fshatin Kovaҫec, te shtëpia e Agim Koraҫit, ishte një i plagosur rënd. Ekipi shëndetësor, i përbërë nga unë, Dr. Bejtush Jaha dhe Dr. Skender Ahmeti, u nisëm me të shpejtë, bashkë me disa ushtarë dhe shkuam tek i plagosuri. Gjatë rrugës biseduam se kush mund të ishte ai i plagosur, sie ka plagën e shumë gjëratë tjera. Hymë në dhomën ku ishte i plagosuri. Aty ishin edhe disa persona, që nuk i njihja, bashkë me teknikun medicinal, Hamdi Dullovin, i cili po merrej me fashimin e plagës. Kur na vërejti neve,Hamdiu na informoi se i plagosuri ishte Rrahim Sadiku dhe se plagën e kishte marrë në hyrje të varrezave të fshatit Stagovë. Me ta parë plagën pamë se ajo ishte shumë e madhe, ishte amputim i shputës së këmbës. Menjëherë konstatuam se intervenimi kirurgjik ishte i domosdoshëm. Vendosëm që sa më shpejt të ishte e mundur ta transportonim në Tetovë. Ia vendosëm vijën venoze, tretjen fiziologjike si dhe e trajtuam me antibiotik e me analgjetik dhe e përgatitëm për ta transportuar menjëherë. Gjatë rrugës deri te kulla e Hasanit ia shtrenguam lidhësen disa herë, për t’ia ndalur gjakderdhjen, por suksesi ishte i vogël. Tërë natën qëndruam me të plagosurin, duke ia ndërruar tretjen fiziologjike, duke i dhënë analgjetikë e antibiotikë. Të nesërmën erdhën edhe katër të plagosur, që nuk ishin rrezik për jetë, por kishin nevojë për përcjellje dhe trajtim të mëtutjeshëm. Filluam rrugën, të përcjellë nga ushtarët dhe të gjithë të plagosurit, por kujdes të veҫantë kisha ndaj Rrahim Sadikut, sepse atij po i rrezikohej jeta më së shumti. Dhe kur arritëm në Puset e Nikës, u gëzuam shumë, sepse më dukej se e arritëm qëllimit e gjithë asaj që synonim për shpëtimin e të plagosurve.por aty u informuam nga Komandanti se kufiri eshte riminuar nga forcat serbe dhe eshte shume rrezik per tu kaluar prandaj duhet biseduar për ndonjë zgjidhje tjetër. Gjatë bisedës me komandantin, unë isha këmbëngulës që Rrahim Sadiku të transferohet patjetër sepse ai nuk mund t’i përballojë plagës, për shkak gjakderdhjes se madhe që ka patur dhe pasi ai është në shok hemorragjik. Nëse nuk transferohet ai do te vdes. Bisedën tonë për vështirësitë e transferimit e dëgjo i edhe i plagosuri. Pas pak ai më thirri e më tha: “Doktor, të lutem më jep një inxheksion kundër dhimbjeve e më ndihmo të hipi në mushkë dhe më lidh për të, që të mos rrezohem dhe, nëse kam jetë për ta jetuar, do të jetoj… Nuk dëshiroj që asnjë ushtar të humb jetën për mua, se nëse duhet të vdes dikush, rradha për vdekje është e imja.” Këto fjalë më emocionuan aq shumë dhe me të shpejt shkova edhe një herë te komandanti. Komandant Rufki Suma e kuptoi natyrën e rëndë të gjendjes së të plagosurit dhe menjëherë kërkoi vullnetarë, nga ushtarët, për kryerjen e kësaj detyre shumë të rënde. Pa u hamendur u lajmëruan ushtarët (vëllazërit) nga fshati Krivenik i Hanit të Elezit, Miqail dhe Fejzullah Krasniqi, të cilët menjëherë u nisën rrugës mbi fshat, për të ҫminuar rrugën e kufirit, nga do të kalonin i plagosuri dhe përcjellësit e tij. Këtë detyrë me shumë sukses e me shumë menҫuri e kryen këta dy ushtarë dhe i plagosuri e përcjellësit e tij kaluan kufirin pa ndonjë problem. Falë Zotit, sot Rrahim Sadiku jeton e kontribuon në shumë fusha sidomos në profesionin e tij. Edhe pse ka kaluar një kohë bukur e gjatë, ende nuk më heqen nga mendja fjalët e këtij të plagosuri dhe të bacës Faik Guri, i cili, pas humbjes së djalit, Feriz Gurit, erdhi e na tha: ”Nëse djali im ka vdekur, kjo luftë nuk do të ndalet, sepse kur e kemi kapur pushkën, e kemi menduar se mund edhe të vritemi. Ja ku e keni djalin tjetër, mereni me ju. Kjo luftë do të vazhdojë deri në ҫlirimin e plotë të këtij vendi”. Këto fjalë burrërore e ngritën lart moralin luftarak te të gjithë ushtarët e kësaj brigade.  

Agresori serb nuk ndalej. Ai mori edhe një ofansivë në fshatin Biҫec, më 25 maj, ku plagosi, rrezikoi e ndoqi gjithë fshatin, duke shkaktuar edhe shumë dëme materiale. Në këtë ofanzivë ishin këta të plagosur: Zekiria Vishi, Mustafë Bunjaku e disa të tjerë, të plagosur më lehtë. Të plagosurit, së pari, ishin trajtuar nga Dr. Ekrem Dullovi dhe Dr. Beqir Prushi e nga tekniku medicinal Hamdi Dullovi. Unë e Dr. Skender Ahmeti shikuam edhe një herë plagët e tyre dhe në konsultim me Dr. Ekremin, Dr Beqirin e me teknikun, konstantuam se këta të plagosur duhet të barten për trajtim të mëtëjemë në Maqedoni, edhe pse nuk e kishte jetën të rrezikuar.
 

Ishin ditët e para të qershorit. Rrezet e diellit ishin më të nxehta, edhe pse ishte mengjes i hershëm. Shumica e ushtarëve qëndronim jashtë, duke i shijuar ato rreze, pas mengjesit.Për një moment qetësinë e prishi një zë ushtari, që vinte duke vrapuar, para një karroce, tërhequr nga një kalë. Gjithë ushtaret u ngritëm në këmbë, sepse në karrocë shihej një një ushtar, dukej se ishte plagosur rëndë. Mora ҫantën dhe vrapova pwr te karroca. Aty, bashkë me të plagosurin, ishte edhe tekniku medicinal Hamdi Dullovi, i cili më informoi se i plagosuri ishte Kemajl Kolshi, i plagosur në regjionin abdominal e me gjakderdhje të madhe. Pas ekzaminimit, vërejta se i plagosuri kishte në shok hemoragjik, për shkak gjakderdhjes së madhe të brendshme dhe se shpëtimi i vetëm ishte intervenimi i mënjëhershëm kirurgjik. Bashkë me teknikun filluam të bëjmë tamponadën, por ishte e kotë, sepse ushtari në ato momente ndërroi jetë. Më kapluan ndjenja të thella dhimbjeje. Dëshiroja të ҫlirohesha disi. Më erdhi dëshirë të lëshoja një ulërimë të madhe, por më ngulfati morali i luftës. Me vetëm një shikim, ua bëra me dije ushtarëve se luftëtari Kemajl Kolshi ndërroi jetë. Ra qetësi e madhe dhe rrodhën lot për humbjen e një ushtari, shoku, vllai e miku shumë të dashur e të respektuar.
 

Në fund po them se ato ndodhi ishin edhe tejet emocionuese. Ndjej kënaqësinë dhe krenarinë që gjithë diturinë profesionale dhe mundin që kisha, ia dhurova popullit tim, gjithnjë i bindur se bashkërisht do ta realizojmë ëndrrën e kahmotshme: ngadhnjimin e lirisë për këtë popull e për këtë vend.
_______
Për "Ora shqiptare", Rrahim Sadiku

Dienstag, 30. September 2014

Luan Maloku - Bubullima e Bukureshtit

Dy janë motivet që më shtynë të grumbulloj material elektronik për një libër me rrëfime të vogla për njerëz të mëdhenj. I pari është një portret i Xhemal Pecit me titullin “Kampion kombëtar dhe maraton i mërgatës shqiptare”, botuar te Zemra Shqiptare. Dhe i dyti, një emision i Radio Kosovës, “Gjithmonë aty, ku jeni edhe Ju”, transmetuar në ETNO (2014), autore: Ajete Beqiraj. Po fillojmë nga e dyta: “Sa është rruajtur gjuha, traditat e kultura shqiptare në Rumani?” Sjell rrëfimin Mami Lule, e mbesa e Sejfulla Malishovës dhe e bija e Qemal Selimit, shok i ngushtë i Asdrenit: “Është ruajtur gjithmonë. Neve jemi njerëz të ndershëm, njerëz të ngrohtë e mikpritës, por mërgimi e bën të veten. Asdreni ishte një njeri i thjeshtë dhe një patriot i madh. Ai vetëm për Shqipërinë fliste, për historinë e Shqipërisë. Asdreni ishte një poet i famshëm. Vjershat e tij ishin fantastike.”
 
Sa arritën shqiptarët në Rumani të afirmojnë Kosovën letrare, historike dhe politike në gjuhën rumune? Kjo është pyetja e dytë që ia parashtron Ajete Beqiraj një malësori të Sharrit që jeton në njërën nga lagjet e bukura të Bukureshtit. “Komuniteti shqiptar ka qenë shumë i gjerë dhe i zhvilluar, ka patur rreth dyzet mijë shqiptarë që jetonin në Bukuresht dhe provincë, por pas luftës së dytë botërore u kthyen, disa në Kosovë, disa në Shqipëri, disa në Turqi, disa në Amerikë. Këtu ka edhe sot e kësaj dite bij e bija të rilindësve tanë. Disa i ka kapluar pleqëria, disa kanë vajtur në botën e hijeve. Digjeshinm nga malli për shqiptarët dhe Shqipërinë.” Zëri i Shipkovicës që i transmeton këto fjalë për radiodëgjuesit e Kosovës sime, sivjet i mbush 65 pranvera.
 
Para nesh kemi një dritë të veçantë shqiptare që shkëlqen në trojet etnike dhe diasporë. Pse e zgjodha këtë njeri për një monografi, me shkrimet dhe për jetën dhe kontributin e tij të madh, jashtëzakonisht të madh, sidomos kur vjen fjala afirmimin e Kosovës në gjuhën e një populli të madh dhe mikpritës. Duke e shfletuar do të konstatoni se kemi para nesh rrëfime të shkurta me një memorje të gjatë, kujtime, artikuj, letra dhe komente. Kariera e shquar që po e krijon me përkushtim, punë dhe seriozitet, na i përkujton disa nga titanët tanë të deridjeshëm, pa e harruar me këtë rast Nikolla Naçon dhe Asdrenin e pavdekshëm. Njeriu për të cilin shkruajmë tashmë është bërë një personalitet i mirënjohur. Vilhelme Vranari Haxhiraj nga Vlora historike ka shkruar një libër për prindërit e tij, ndërsa ne kemi nderin të botojmë librin e parë për këtë bubullimë bukureshtare që ndjek gjurmët e rilindësve tanë.
Një garsonierë e mbushur me rafte librash, në sallon, në kuzhinë, në banjo e ballkon, dhe një Kosovë e njohur shpirtërisht në vendin e një presidenti të dështuar i cili bie nga pushteti 5 muaj pas botimit të këtij libri. Poeti është mbret në atdheun e tij dhe në tërë botën. I lindur në një cep të Kosovës Lindore (Preshevë) dhe i rritur në mërgim, mua më pëlqente Maksut Shehu i “Rilindjes”, që shkruante portrete duke e përmendur vetëm në fund emrin për të cilin bënte fjalë. A nuk i thonë edhe kësaj art: të shkruash për njerëz me talent, pa ia përmendur dhjetra herë emrin, pa e bezdisur lexuesin, por duke u dhënë rast të tjerëve ta përmendin emrin e tij, siç kanë vepruar do personalitetet të shquara të letrave tona, që nga Ali Podrimja e deri te Bilall Maliqi i Preshevës sime.

 
Zëri i Shipkovicës në Bukuresht
 
Zëri i Shipkovicës në Bukuresht është jo vetëm vullkan i pashuar, por edhe burim i pashtershëm. E njoh fare mirë ngase militon për kauzën shqiptare që nga mosha 19 vjeçare (1968). Faktet konkrete, veprat, artikujt dhe fotografitë, flasin se Bubullima është shqiptari i parë që ka organizuar lansime autorësh nga Kosova në Bukuresht (Sali Bashota, Basri Çapriqi, Jeton Kelmendi, Fehmi Kelmeni, në prezencë të autorëve). Bubullima është shqiptari i parë që ka organizuar Tryezën e Miqësisë së Kosovës me Bukureshtin (13 qershor 2009). Dhe ç’nuk ka bërë ky njeri për afirmimin e Kosovës dhe kulturës shqiptare në veri të Danubit? Qeveria e Kosovës e ka për obligim t’ia ndajë një pension presidencial në 70 vjetorin e lindjes së tij (2019). Bubullima ka krijuar një rrjet të gjerë intelektualësh dhe shkrimtarësh rumunë që shkruajnë me admirim për shkrimtarët shqiptarë. E kërkova në google.com përmes sintagmës “Bukureshti shqiptar” dhe ç’nuk gjeta aty! Një serë shkrimesh për Bukureshtin dhe revistën Shqiptari, artikuj tjerë për krijuesit tanë që i ka përkthyer. Në kuadrin e një komenti kishte theksuar se eseistët rumunë na duan, dhe se dinë të peshkojnë vlera të mirëfillta nga të gjithë autorët e përkthyer. Dhe ç’ka bërë Bubullima në shenjë respekti? U ka ndarë Mirënjohje publike rreth 50 krijuesve shqiptarë dhe rumunë.
 
Bravo i qoftë! Bën shaka me mua dhe më thot se në Rumani “Bravo” i thonë gomarit! Dhe shton se shkrimtari po qe se e braktis humorin, duhet ta thejë penën. Dhe shton poashtu se e çmon Maksut Shehun e ndjerë që qëndiste portrete, pa e përsëritur deri në bezdisje njeriun për të cilin shkruan, duke e përmendur vetëm një herë në fund emrin e tij. Mua më bën nderë letërkëmbimi me këtë njeri. Miqtë e mi që komunikojnë me të, i ka marrë malli ta njohin edhe personalisht. Mora vesh se paska qenë për herë të fundit në Berlin para 20 vitesh (1992). Nuk kishte ardhur me duart në xhep por me një çantë artikujsh e fotografishë mbi Kosovën dhe shqiptarët e Rumanisë, që ia kishte prezantuar televizionit gjerman të Berlinit kushtuar minoriteteve nacionale. E kishin njohur edhe bashkatdhetarët tanë nga Kosova. Do vijë apo s’do vijë sivjet në vigjilje të Ditës së Flamurit, ende nuk dihet, por dihet se respekti i tij ndaj Botës sot dhe Zemrës Shqiptare është i hatashëm. E porosita të më japë burime të reja mbi jetën dhe veprën e tij, siç preferon gazetaria, por nuk ma ktheu përgjigjen. Ndoshta si pasojë e modestisë! Ndaj, për një portret të ri fillova të gjurmoj material në Internet, duke shkëputur mendimet e të tjerëve për te, sidomos në kuadrin e komenteve që kanë dalë në disa media për këtë vullkan të pashuar të atdhetarizmit shqiptar.
          
Baki Ymeri ka ndjekur ligjërata të Eqrem Çabejt, Aleks Budës. Androklli Kostallarit dhe Dhimitër Shuteriqt në Universitetin e Kosovës. Anton Çeta e kishte angazhuar të gjurmojë folklorin shqiptar në vendlindje, duke ia botuar këngët e vashave të Shipkovicës në Gjurmime Albanologjike. Latif Berisha e kishte porositur të shkojë në Rumani dhe të qëndisë një studim seminarik me titullin “Bukureshti si qendër e kulturës shqiptare” (1971). Dom Lush Gjergji, Ibrahim Makolli, Gjergj Dedaj, Enver Gjergjeku, Besnik Mustafaj, Kadri Rexha, Mazllum Saneja e qindra intelektualë tjerë e kanë përgëzuar për aktivitetin e tij. Ka patur fat të ketë kolegë studimesh do emra të njohur, si Isak Ahmeti, Tafil Kelmendi, Emin Kabashi, Hajrulla Hajra, Tefik Selimi e tjerë. Ka përkthyer mbi 30 poetë nga Kosova me nga një libër vlerash të veçanta. Ali Podrimja theksone në një letër (1996), se duhet të ndihmohet, ngase gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë në barikadat e para për mbrojtjen e çështjes kombëtare. Agim Shehu e çmon gjuhën dhe stilin e tij. Po kështu edhe Visar Zhiti, Flora Brovina, Sali Bashota, Agim Vinca... Agim Rushiti thekson në Facebok: “Të promovohen vlerat kombëtare jashtë kufijve shtetërorë, është vepër që kërkon respekt dhe nderim.” Haxhi Muhaxheri e konsideron si një nga veprimtarët më të shquar të kauzës shqiptare që veprojnë në Bukuresht. Janë këta njerëzit fisnikë që e nderojnë kulturën kombëtare shqiptare. Zoti ju bekoftë Juve dhe familjen Tuaj!”
 
Cila është struktura e kësaj vepre? Po qe se i grumbullojmë të gjitha artikujt e botuar në shtyp, për një monografi serioze shkencore ekziston nevoja e një hapsire tipografike prej 2.000 faqesh. E vetmja gjë që mund të bie në sy në këtë përpjkeje të parë prej 150 faqesh, është fakti se disa emra apo elemente biografike mund të përsëriten, por kjo nuk prish punë konform sintagmës latine Repetitio est matere studiorum. Disa nga letrat e botuara në vëllimin e parë ta shërojnë shpirtin. Pasojnë disa portrete dhe poezi që ia kanë kushtuar dashamirët e tij. Remzi Limani i ka propozuar qysh para dy vitesh t’i shkruajë memorjet deri sa s’është vonë. Fati më ra mua të botoj librin e parë për këtë njeri. Në vëllimin e dytë, nga 1.000 artikujt e tij do t’i botojmë vetëm disa që ndërlidhen me Bukureshtin dhe rëndësinë e tij. Nga 700 letrat e mirënjohjet dhe komentet, e botojmë vetëm një pjesë, duke lënë vend edhe për vëllimet e ardhshme (Kosova në Bukuresht, Vlera të vjetra bukureshtare, Lirika erotike e një mërgimtari shqiptar, Drita shqiptare e Bukureshtit).
_______
Huazuar nga gazeta LAJMPRESS

Montag, 29. September 2014

Rrëfim i Bekim Gudaqit, veteran i UÇK-së

Kujdesi mjekësor gjatë luftës së UÇK-së në Stagovë të Kaҫanikut
 
Në vitin 1994/1995, si 15-të vjeqar, kam patur fatin të jem pjesë e një organizimi popullor e kombëtar të asaj kohe, i “Mbrojtjes së popullatës civile dhe ushtarake”. Dhe atëherë, si nxënës i klasës së 8-të në Shkollen fillore “ILIRIA” të Stagovës së Kaçanikut, kam filluar ushtrimet teorike e praktike për dhënien e ndihmës së parë mjekësore. Qëllimi kryesor i këtij organizimi ishte mbrojtja e të plagosurëve në rast lufte. Ushtrimet teorike dhe praktike i organizonte Dr. Bejtush Jaha.

Vëllau im, Naim Gudaçi, student i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, ishte organizator i Mbrojtës Civile e Ushtarake në Kaçanik e rrethinë, në vitet 1991/1993. Ai kishte sjellur në shtëpi materiale sanitare për dhënjen e ndihmës së parë, si: jod, fasha, gaza sterile, ampula, uniforma të mbrojtjes civile e ushtarake etj,. Mirëpo, fatkeqësisht, ky material sanitarë u konfiskua në shtëpinë time, nga policia dhe inspektoriati i regjimit të Millosheviqit. Pak material sanitarë, për ndihmën e parë, unë mbaja për nevoja familjare dhe ai shpëtoi nga ky konfiskim. Atë material, që shpëtoi më 1994, disa vite më vonë, e vura në dispozicion të mjekësore e të plagosurve gjatë luftës së UÇK-së, më 1999.
 
Në dhjetor të vitit 1998 kontaktet e para fizike me ushtarët e UÇK-së i kisha në fshatin Duraj të Komunës së Kaçanikut. Aty takova shokët e mi: Vllaznim Zenuni dhe Zaim Salihu, të cilët tashmë ishin ushtarë të UÇK-së. Natyrisht, takimi me ta kishte për qëllim inkuadrimin tim në radhet e UÇK-së. Në janar të vitit 1999 kam filluar kontaktet e para me Remzi Krrabën dhe Azem Gudqin, për inkuadrimin tim në UÇK. Në fillim të muajit shkurt të vitit 1999 u bëra ushtar i UÇK-së, pjesë e njësitit të Stagovës. Pata fatin të jem ushtar i komandantit të skuadrës, legjendes për ngritjen e moralit luftarak, tashmë të ndjerin, veteranin e UÇK-së, të respektuarin Ilmi Teneqja. Pas luftimeve të zhvilluara në marsë 1999 në Ivaj, togu i Stagovës bashkë me disa ushtarë nga njësiti i fshatit Bergacë, vendosemi në fshatin Stagovë. Në luftimet e zhvilluara në fillim të muajit maj, te vendi i quajtur Udha e Kuqe, plagoset në krahun e majtë ushtari Rufki Krraba, të cilit unë i’a kam dhënë ndihmën e parë mjekësore.

 Në luftimet e datës 21 maj 1999, kishim shumë të vrarë nga ushtria serbe, civilë e ushtarë. Mundësitë për dhënjën e ndihmës së parë mjekësore të plagosurëve ishin minimaler dhe në kushte shumë të vështira. Në ҫantën time personale kisha pak material sanitar, kurse nevojat e të plagosurëve ishin të mëdha. Doja të ofroja të tërë atë që dija për të shpëtuar të plagosuritë e isha i pamundur, për shkak të mungesës së kushteve.

 Më kujtohet se diku rreth orës katër pasdite, erdhi Xhevat Mani në pozicionet tona dhe na njoftoi për disa civil dhe ushtarë të plagosur, në pjesën e sipërme të lagjës Braha. Bashkë me Xhevatin shkuam për ta kërkuar ushtarin Zijadin Mani për të cilin Xhevati kishte informata se ishte plagosur. Jemi nisur dhe e kemi gjetur Zijadinin e plagosur në malin mbi lagjën Braha, i cili ishte në gjendje shumë të vështirë. Plaga ishte shumë e madhe (plumbi kishte dëmtuar pjesën e sipërme të këmbës së djathtë) dhe pasi nuk kishte marrë me kohë ndihmën e pare, Zijadini kishte humbur shumë gjak dhe jeta i ishte rrezikuar. Me mundësitë që kisha me materialin sanitarë që posedoja, ia pastrova plagën dhe ia mobilizova. Pak minuta më vonë, ra në mina Beradin Dashi. Bashkë me Xhevat Manin dhe Ramiz Sallahun, e kemi tërhequr Beradinin prej fushës së minuar dhe me pak material sanitarë, që më kishte mbetur, ia dhash ndihmën e pare. Beredini kishte shumë plagë në trup. Disa prej plagëve nuk kam arritur t’ia mobilizoj (për shkak të mungesës së materialit sanitar).
 
Të nesërmën, heret në mëngjes, derisa ushtarët e njësitit të Stagovës po bënin bartjen e të plagosurve dhe largimin e populates jashtë territorit të rrezikuar, ndodhi një plagosje e rëndë. Ra në mina ushtari Rrahim Sadiku nga Komogllava e Ferizajt, i cili mori lëndime të rënda në këmbën e majtë. Mundësitë për një ndihmë mjekësore adekuate për ushtarin Rrahim Sadiku ishin vetëm ëndërr, për arsye se nuk kishim as mjete sanitare adekuate, as stafë të nevojshëm mjekësor (kirurg) dhe e shihnim si ai po shuhej para syve tanë. Megjithatë, ia kishim mobilizuar këmbën ushtarit dhe e kishim tërhiqur larg nga rreziku. Njëri prej mjekëve më të devotshëm dhe më kontributdhënës gjatë luftës në Kaҫanik e sidomos në Stagovë, Dr. Fadil Gashi, erdhi në vendin e ngjarjës pas pak kohe. Në përkujdesjen e Dr. Fadil Gashit, të plagosuritë morën ndihmë mjekësore adekuate, për kushtet e luftës, dhe ne ushtarët e UÇK-së, të njësitit të Stagovës, ishim më të vendosur se kurrë që, ushtarët dhe civilët e plagosur rëndë t’i tranferojmë jashtë Kosovës. Ndërkohë, morali i ushtarëve ishte shumë i lartë, edhe pse gjëndja fikike e jona po përkeqësohej, po bëheshin dy ditë e dy netë pa ngrënë asgjë.
 
Msc. Bekim Gudaçi, biokimist
Më 14.09.2014, Stagovë
_____________
Solli për "Ora shqiptare": Rrahim Sadiku, shkrimtar

Sonntag, 28. September 2014

Organizimi i sektorit të shëndetësisë gjatë luftës

 
Nga Hajrush Kurtaj, kolonel
 
ORGANIZIMI
I SEKTORIT
TË SHËNDETËSISË
GJATË LUFTËS
NË BRIGADËN 162
“AGIM BAJRAMI”
 
Gjatë përgatitjes për operacionet luftarake në Brigadën 162 “Agim Bajrami”, rëndësi të madhe i kemi kushtuar sektorit të shëndetësisë. Për këtë aktivitet kemi ngarkuar Shefin e Logjistikës Misim Sopën, që të fillojë kontaktet me mjekët dhe të bëj koordinimin e sektorit të shëndetësisë në komunën e Kaçanikut. Pas kësaj, në kuadër të Sektorit të Logjistikës filloi veprimtarinë Reparti për Mjekësi. Në krye të këtij reparti janë caktuar, si përgjegjës kryesorë, doktor Bejtush Jaha e doktor Fadil Gashi. (shih në librin e Kolonel Hajrush Kurtaj, “Në rrugën e lirisë (ditar lufte: fakte, kujtime, dokumente)”, Prishtinë, 2012, f.56). Hajrush Kurtaj, epror ushtarak, Shungullon Gryka e Kaçanikut, “Dëshmorët e Kombit” Kaçanik, 2000, f. 26 dhe 36). Me kujdesin e shtuar të Komandantit, Qamil Ilazit, ka filluar koordinimi i punës së mjekëve dhe sigurimi i pajisjeve mjekësore e barnave. Fillimisht ka qenë angazhimi i dr. Bejtush Jahës, Fadil Gashit, dr. Besim Ilazit, i motrës medicionale Gyltene Troni, i dr. Njazi Lumaës, i motrës medicionale, Milihate Shehu, i dr. Njazi Rakës, i dr. Dërgut Ҫunit, i dr. Ekrem Dullovit, i dr. Lul Rakës, i motrave medicionale Jehona Raka, Lumnije Raka etj. Kishim të organizuara edhe ekipet mjekësore të cilat do të vepronin në shumë fshatra të komunës sëKaçanikut si dhe në pjesën e qytetit. Në fshatin Gajre dhe Ivajë, fillimisht, ishin të angazhuar dr. Fadil Gashi, dr. Bejtush Jaha, dhe motra medicinale Giltene Troni dhe dr. Dërgut Ҫuni. Në fshatin Ivajë e Vjetër ishin të angazhuar dr. Njazi Raka, dr. Halil Kuka dhe Ylber Bajra. Në pjesën e Kaçanikut ishin të angazhuar dr. Lul Raka, Melihate Shehu, Lumnije Raka, Jehona Raka, Kadrije Piliqi dhe Emsale Frangu, Vllaznim Zenuni, Zylbehar Prushi, Sheip Luma, Skender Ahmetaj, Mustafë Thaçi, Beqir Prushi, Menduh Kaloshi, Ylbere Berisha. Në pjesën e Biçecit ishte i angazhuar dr. Ekrem Dullovi. Spitali ushtarak i Brigadës 162 “Agim Bajrami” u vendos në fshatin Ivajë, në shtëpinë e Ramush Rexhës. 
Kontribut të jashtëzakonshëm për mirëmbajtjen e objektit dhe pastërtisë në Spitalin Ushtarak dhanë këto vajza: Sherife Rexha dhe Nafije Rexha. (shih në librin e Kolonel Hajrush Kurtaj “Në rrugën e lirisë” f. 108,109,110). Çështje me rëndësi të madhe ishte edhe sigurimi fizik të spitalit për të cilin Komanda e Brigadës angazhoi një pjesë të Policisë Ushtarake dhe Njësisë Speciale të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Raste më të theksuara të plagosjeve dhe punë e vështirë për ekipin mjekësorë ka qenë Beteja e Ivajës e 8 marsit 1999, ku kemi pasur të plagosur rëndë shumë ushtarë. Disa nga plagët e rënda kanë ndërruar jetë kurse të tjerët falë angazhimit të ekipeve mjekësore i kanë mbijetuar. Në këtë drejtim Shtabi i Brigadës ka qenë në bashkëpunim të ngushtë me ekipet mjekësore dhe në ato rrethana të rënda u ka afruar përkrahje pa rezervë. Pas shkatërrimit tëIvajës nga forcat okupuese, Komanda e Brigadës mori vendim dhe caktoi vendin e dytë të Spitalit Ushtarak, te Kulla e Hasanit, mbi fshatin Bob. Kanë ngarkuar shefin e operativës Vehbi Koraçin që të hartojë dhe përgatit planin e vendosjes së Spitalit Ushtarak. Të gjitha këto përgatitje janë bërë në koordinim të ngushtë me Shefin e Logjistikës, Misim Sopën, dhe me komandantin e Togut të Logjistikës, Nazmi Kukën. Përgatitjet në aspektin shëndetësorë për Spitalin të Kulla e Hasanit, Komanda e Brigadës i ka bërë në koordinim të ngushtë me dr. Bejtush Jahën. Bejtush Jaha, ka kompletuar ekipet mjekësore, ka bërë përgatitjen dhe kompletimin e pajisjeve mjekësore. Ka përgatitur dokumentacionin dhe ka njoftuar komandën e Brigadës 162 “Agim Bajrami” se ekipet mjekësore janë të gatshme të vazhdojnë me detyrat sipas planit luftarak. Kushtet ishin të rënda, rastet e rënda që kishin nevojë për kirurg detyroheshin t’i përcillnin jashtë Kosovës. Për bartjen e të plagosurve rol të rëndësishëm kanë luajtur dy Skuadra të Togut Vëzhgues i cili udhëhiqej nga komandanti i togut Fadil Çallaku. Për çdo të plagosur ekipi i përbërë nga Fadil Çallaku, Sadik Çallaku, Sylejman Mulaku, Nexhmedin Luta, Reshat Mulaku. Të plagosurit përcilleshin deri në Puset e Nikës, prej nga pastaj ushtarët e Rufki Sumës i përcillnin deri në Spitalet në Maqedoni apo në Shqipëri. Ka pas raste të rënda për bartjen e të plagosurve dhe sigurimin e tyre gjatë bartjes por kisha veçuar bartjen e ushtarëve të plagosur: Ramadan Murselit, Rrahim Sadikut, Fadil Bunjakut, Jashar Selimit dhe Shefki Gurit. Sidomos rasti i Fadil Bunjakut dhe Rrahim Sadikut kanë qenë raste më të rënda për shkak se kanë pas gjakderdhje të madhe. Falë angazhimit të ushtarëve janë përcjellë deri në spitalet në Maqedoni në siguri të plotë por fatkeqësisht ushtari Fadil Bunjaku nuk i mbijetoi plagëve dhe pas dy ditëve ndërron jetë në Spitalin e Tetovës. Këto dy raste për komandën e Brigadës kanë qenë shumë të rënda por si komandë e Brigadës do të jemi mirënjohës gjithmonë angazhimit të ushtarëve që natë e ditë kanë përcjellë ushtarë të plagosur deri në spitalet e caktuara.
Përshtypja ime, si njeri që ka marrë pjesë drejt për drejtë në drejtimin e luftës në këto anë, për peshën, rëndësinë dhe përkushtimin e mjekëve dhe ekipeve mjekësore në kuadër të Brigadës do ta përshkruaja kështu:
 
1. Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami” i kishte kushtuar rëndësi tëveçantë Sektorit të Mjekësisë dhe sigurimit të pajisjeve mjekësore e të barnave. Ka bërë sigurimin fizik të spitaleve, ku ishin të vendosura edhe ekipet mjekësore.
 
2. Për çdo ditë kemi pranuar raportin mjekësorë nga dr. Bejtush Jahës dhe të ekipeve mjekësore, që vepronin në terren.
 
3. Përkushtimi i mjekëve dhe personelit mjekësorë ishte në nivelin e duhur dhe angazhimi i tyre ishte i pandërprerë.
 
4. Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i ekipeve mjekësore ishte në koordinim të plotë me komandën e Brigadës 162 “Agim Bajrami”.
5. Ushtarët të cilët kishin nevojë për mjekët ishin të kënaqur me shërbimin mjekësorë dhe gjatë tërë luftës nuk kemi pasur as edhe një ankesë më të voglën gjatë kryerjes së shërbimeve.
 
Në betejën e Gajres, falë sakrificës së madhe të UÇK-së e të ekipeve mjekësore, u arrit me sukses tërheqja e ushtarëve të plagosur, të cilët u dërguan në spitalin ushtarak të Brigadës 162 “Agim Bajrami” në Ivajë. ku menjëherë filloi kontrollimi i tyre dhe intervenimet e nevojshme mjekësore. Kontribut të madh dhanë mjekët: BejtushJaha, Fadil Gashi, Dërgut Ҫuni, si dhe punëtorët teknikë: GilteneTroni etj. (shih në librin e mr.sc. HajrushKurtaj “Lufta e UҪK-së në ZON” f.64, 65, 66 si dhe f.68, 69, 70, 71). Si dhe në librin e Kolonel Hajrush Kurtaj“Në rrugën e lirisë” f. 190, 191, 200.
Koordinimin, kujdesin për popullatën civile komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami” gjithherë e kishte prioritet dhe në plan të parë. Kujdesej për sigurinë e tyre. Për ushqimin e tyre. Për strehimin e tyre. Si dhe vendosjen ne vende të sigurta. Para operacioneve luftarake komanda e Brigadës kishte plan për evakuimin e popullatës civile në vende të sigurta. Ngarkonte ekipet mjekësore që të kujdesen edhe për to. Të gjitha këto aktivitete Komanda e Brigadës e angazhonte Drejtorin e Drejtorisë Civile z. Xhelal Gashi, që në bashkëpunim me Shefin për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në kuadër tëShtabit tëBrigadës Izet Krivanjeva, që të kujdesen për këto aktivitete dhe ata çdo ditë do të raportonin për gjendjen e popullatës civile dhe kërkesat. Kemi pasur të caktuar përgjegjësit për popullatën civile, të cilat kishin obligim të organizojnë mbrojtje, në rast të operacioneve luftarake:
 
Evakuimin e popullatës civile në bazë të planit tëBrigadës 162 “Agim Bajrami”.
Për nevojat për ushqim.
Vendosjen nëpër vende të sigurta në tenda.
Shërbimin mjekësorë.

Edhe pse në rrethana shumë të vështira dhe kushte të rënda qytetarët e Kaçanikut gjithherë ishin në shërbim të UÇK-së dhe krah për krahë me UÇK-në.
Komandimi dhe kontrolli janë elementet thelbësore të artit ushtarak dhe të shkencës së luftës. Komandimi dhe kontrolli kanë të bëjnë me ushtrimin e autoritetit dhe drejtimit, që realizohet nga një komandant i emëruar në detyrë sipas rregullave mbi forcat e caktuara dhe të ushtruara për përmbushjen e misionit. Komandimi është akti autoritar i marrjes së vendimit dhe i urdhërimit të verimit luftarak. Kontrolli është akti imbikëqyrjes së këtij veprimi dhe i ndikimit mbi të. Komandimi është autoriteti i një komandanti, i cili ushtron në mënyrë të ligjshme, gjatë shërbimit të tij ushtarak mbi varësit e tij në saje të gradës dhe të detyrës. Autoriteti përfshin të drejtën dhe lirinë për të përdorur forcën e komandimit dhe në fund të fundit edhe për të imponuar bindje.
Përderisa ushtria ekziston për t’i zhvilluar me sukses dhe për ti fituar luftërat e kombit, që të kuptohet komandimi fillimisht duhet kuptuar se si lufton ushtria. Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami” gjatë gjithë luftës i ka pasur dhe zbatuar këto qëndrime.
MҪ 23.09.2014 
 
                                                                               
Kolonel Hajrush Kurtaj
 
BIOGRAFIT E TRI DËSHMORËVE TË CILAT KANË SHËRBYER NË SEKTORIN E SHËNDETËSISË
 
 
JEHONA Sabit RAKA (6.11.1976 – 9.4.1999)
 
Kaçaniku, vend i luftëtarëve të Lidhjes së Prizrenit, i luftëtarëve të të gjitha luftërave për çlirim kombëtar edhe në luftën vendimtare të UÇK-së, u bëri ballë rrebesheve e furtunave të forta në mënyrë stoike. Shumë ushtarë të armikut kishin lënë eshtrat e tyre në këtë qytet, në Grykën e Kaçanikut heroik. Kjo Grykë preu shumë kolona armike që gjarpëronin për në thellësi të trungut shqiptar. Ajo ishte përherë barrikadë e gjallë e sulmeve armike ndër kohëra. Gryka e Kaçanikut është vend i legjendave të kohërave historike. Këtë e përsëritën edhe bijtë e bijat e Kaçanikut edhe në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në radhët e luftëtarëve të UÇK-së u radhit edhe ushtarja Jehona Raka, e lindur më 6 nëntor 1976 në Kaçanik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në shkollën “EminDuraku” në Kaçanik, ndërsa të mesmen e kreu në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Në vitin 1995 u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Filologjik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Gjatë studimeve u shqua si studentë e shkëlqyeshme, ku me sukses të merituar përfundoi vitin e tretë të studimeve. Gjatë vitit 1998 punoi vullnetarisht në Shtëpinë e Shëndetit “Nëna Terezë” në Kaçanik. Jehona shoqe të ngushtë e kishte Lumnije Rakën, e cila ishte edhe kushërira e saj. Ato kishin afërsi që nga rinia e hershme, meqë i kishte lidhur mosha, shkolla dhe jeta familjare. Por me kalimin e kohës ato do të lidhen edhe me idealet e përbashkëta atdhetare.
Jeta studentore i kishte lidhur ato edhe me rrethanat aktuale të kohës. Në radhët e rinisë studentore, asokohe vlonin bisedat për organizatat ilegale kundër pushtuesit. Mjediset studentore si gjithnjë ishin të mbushura me veprimtarë të ilegales atdhetare. Në këtë kohë shumë studentë ishin radhitur në stukturat e UÇK-së dhe kryenin detyra të ndryshme në zonat e luftës dhe zonat jashtë luftimeve të drejtëpërdrejta, ku vazhdonin përgatitjet në furnizim, informim mbi lëvizjet e forcave të armikut. Aktivitetet e tyre i shtrinin në fushat e rekrutimit, propagandës, organizimit në përkrahje të luftës çlirimtare.
Përpjekjet për të kontribuar këto dy bashkëluftëtare i filluan nga koha e studimit, ku ranë në kontakt me disa shokë studentë si: XheladinKurtaj, NehatMustafa e Bashkim Fazliu. Detyra e parë që ato marrin përsipër është vëzhgimi i lëvizjeve të armikut në rrugën kryesore te Kaçanikut. Këtë detyrë e kryejnë me sukses të madh. Për një kohë të caktuar raportojnë të përgjegjësi, Fadil Çaka i cili ishte caktuar në këtë detyrë nga komanda.
Më 20 tetor të vitit 1998, Jehona së bashku me Lumnije Rakën, paraqiten në komandën e Brigadës për të kryer stërvitjet e nevojshme ushtarake e luftarake.
Stërvitjet ushtarake i kryen individualisht me direktivat e komandës gjatë tetorit e nëntorit të vitit 1998. Përgatitjet për detyrat e vëzhgimit i kanë stërvitur me eprorin e UÇK-së, Fadil Çaka. Në këtë stërvitje ka marrë pjesë edhe Lumnije Raka dhe ushtarë e ushtare të tjera nga Kaçaniku. Pas kryerjes së stërvitjeve ushtarake Jehona me bashkëluftëtarët e saj sistemohet në njësitin e vëzhgimit, njësit që vepronte në qytetin e Kaçanikut. Njësitin e përbënin: MuhametZeneli, Fadil Çaka, Nehat Çaka, Lumnije Raka, Jehona Raka, Rrustem Dema etj.
Në fillim të vitit 1999, gjendja po krijohej me zhvillimin e hapur të luftimeve kundër forcave serbe në rrethin e Kaçanikut, ku në pjesën e maleve të Sharrit mbi qytet ishin radhitur ushtarët e Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Këto ngjarje tërhoqën edhe më afër Jehonën dhe Lumnijen. Pas një kohe të veprimtarisë së fshehtë tani ato dyja vendosen në pikën e luftës, në Lagjen Rakoc të Kaçanikut. Si ushtare guximtare, ato përveç detyrave luftarake që kishin, kontribuan shumë edhe në përkujdesjet mjekësore ndaj të plagosurve dhe të sëmurëve, meqë të dyja ishin infermiere me profesion. Bashkëluftëtarët e Jehonës kanë qenë: Lumnije Raka, Emsale Frangu, Fadil Çaka, MukadezeLika – Muhaxheri, Ilir Zharku, Nehat Çaka, FarukDogani, MuhametZeneli, Rrustem Dema, Kadri Trena, Abdurrahman Shehu, Melihate Shehu, Valdete Shurdhani e të tjerë.
Gjatë gjithë kohës, ato nuk kursyen asgjë nga vetja për t’iu ndihmuar luftëtarëve që kishin marrë plagët e lirisë. Guximin që kishin këto dy heroina bëri që ato të gjenden në çdo situatë të luftës së pandalshme për ballë çdo rreziku. Sakrifica e tyre qe e madhe, supet e tyre bartën detyra të vështira luftarake deri në ditën e rënies së tyre.
Në mëngjesin e 9 prillit, të vitit 1999, armiku kishte sulmuar me shumë forca dhe me teknikë të rëndë ushtarake dhe luftarake. Synimi i armikut ishte që të mbante jashtë qytetit njësitet e UÇK-së, për të mos rënë qyteti në duar të tyre, me qëllim që ta siguronte Grykën e Kaçanikut për qarkullim të lirë. Mirëpo Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami” dhe njësitet e kësaj brigade dinin rëndësinë e kësaj gryke historike, andaj edhe ishin gati të luftonin për të deri në flijim. Beteja e 9 prillit ishte e pakompromis. Luftëtarët trima të Brigadës 162 “Agim Bajrami” e posaçërisht njësitet e Batalionit të Dytë, të komanduara nga komandanti, Azem Guri dhe njësia e Policisë Ushtarake nuk tërhiqen as përparë granatimeve të fuqishme të artilerisë armike, tankeve, autoblindave dhe të gjitha armëve të tjera. Në këtë luftë të madhe merrte pjesë drejtpërdrejt edhe QamilIlazi, komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami”.
Jehona bashkë me Lumnijen ishin atë ditë në detyrat e tyre luftarake që i takonte çdo luftëtari në front. Pas tërë kësaj lufte që u zhvillua në kodrat përreth qytetit në një moment krijohet situatë e tillë, kur popullata civile duhej të tërhiqej përtej, në malet mbi Kaçanik, që të strehohej nga granatimet e armikut . Në një kolonë që po tërhiqej nëpër Përroin e Rakocit, i ndihmonin dhe ishin në ballë Jehona dhe Lumnija bashkë me disa shokë e shoqe ushtare. Para se të arrinin në lartësinë absolute të përroit, nga një pritë e befasishme e armikut bien në përleshje me forcat e armikut, Lumnija dhe Jehona, pranë njëratjetrës, bien bashkë, ashtu siç ishin tërë jetën të pandashme dhe të vendosura në rrugën e çlirimit kombëtar. Po këtë ditë në Rakoc dhe Lagje të Re bashkë me Jehonën ranë dëshmorë: Izahir G. Troni, Fadil I. Çaka, Nehat I. Çaka, Muhamet N. Zeneli, Ilir E. Zharku, Ejup Dushkaja, Faruk V. Dogani, Kjani M. Bela, Nexhmush Q. Elezi, NexhmushFera, Shefket N. Fera, Lumnije Sh. Raka, Emsale Z. Frangu, MukadezeLika – Muhaxheri, Nevzat M. Qallaku, Minir B. Thaqi, Fatmir A. Horuni, Blerim R. Raka, Habit R. Dullovi, Avdurrahim D. Shehu, Remzi Sh. Zharku, Reshat Sh. Shehu, Daut e Adem Sh. Rakoci, Raif A. Krivanjeva, Sylejman R. Kuka dhe Burim S. Rexha. Po atë ditë nga radhët e popullatës civile u martirizuan: Nebih H. Topojani, Izahir T. Çaka, Irfete B. Çaka, JonuzBajra, Murat S. Raka, Menduh S. Nallbani, Tefik M. Nallbani, Maksut N. Nallbani, Gjili B. Rexha, Hamide Z. Rexha, Mine A. Gashi, Nezrike B. Dogani, Hamid H. Shehu, Haki H. Livoreka, Avdullah Sh. Burrniku, Adnan I. Gula, Rizah H. Koraçi, Bedri A. Zharku, Aziz I. Axhami, Rufki B. Mulaku, Ramadan S. Spahiu, Afet R. Bushi, dhe Maliq H. Zharku. Ndërsa u plagosën këta ushtarë: Rrustem D. Dema, Besnik Bajra, NexhmedinBrruti, ndërsa nga popullata civile u plagosën: Xhemajl Sopa dhe Hazbije Nikaj – Koxha. Trupi i dëshmores, Jehona Raka dhe bashkëluftëtarëve të saj u gjet në varrezat masive, në fshatin Kaçanik i Vjetër. Në korrik 1999 me nderime ushtarake u organizua rivarrimi i saj dhe i dëshmorëve të tjerë, në Varrezat e Dëshmorëve në vendin e quajtur “Te Dardha” në Kaçanik. Në vendin e rënies, në altarin e atdheut, Jehonës, 18 dëshmorëve dhe 22 martirëve iu është ngritur lapidari i përbashkët, në Rakoc të Kaçanikut.
Jehona Raka është marrë me shkrime që nga fëmijëria. Mbante edhe ditarin të cilin e ka humbur gjatë luftës. Ajo la pas vetes babanë, Sabitin, Nënën Hamdien, motrat: Violetën, Lenditën, vëllezërit: Diamantin, Kadriun dhe Fisnikun.
 
 
 
EMSALE Izjadin FRANGU (5.2.1981 – 9.4.1999)

 Emsale Frangu u lind më 5 shkurt 1981 në Kaçanik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në mësime dallohej me sukses të shkëlqyeshëm. E donte shumë profesionin e mjekësisë, por edhe duke parë nevojën e popullit ajo regjistrohet në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj. Mësimet në këtë shkollë i vazhdoi me sukses të shkëlqyeshëm, por nuk arriti t’i përfundojë. Ndërpreu maturën dhe radhitet në radhët e UÇK-së, në Brigadën 162 “Agim Bajrami” në Kaçanik, më 20 mars 1999, luftëtare e lirisë në ekipet e mjekësore, në pikën e luftës, në Rakoc të Kaçanikut. Frymëzimin për atdhedashuri e kishte marrë nga prindërit, si dhe nga arsimtarët, sidomos nga profesori i respektuar Mejdi Dalloshi, dëshmor i kombit. Gëzimin më të madh në jetë ajo e përjetoi ditën kur më 20 mars 1999 vesh uniformën e UÇK-së, kur puth flamurin kombëtar duke dhënë betimin e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke u radhitur në krahë të shoqeve bashkëluftëtare Lumnije Raka, Jehona Raka, Melihate Shehu, Sevdije Shehu, KadrijePiliqi, NevzatQallaku, Avdurrahim Shehu e të bashkëluftëtarëve të tjerë, ndër të cilët edhe mjeku NejaziRaka. Kur flakët e luftës kishin përfshirë tërë Kosovën luftëtaret e lirisë nuk mund të rrinin në shtëpitë e boshatisura nga djemtë dhe burrat, sepse ato nuk kishin lindur vetëm për t’i vajtuar vëllezërit e tyre të vrarë e të masakruar nga dora kriminele serbe, por ato vendosen që të radhitën në radhët e UÇK-së dhe të vendosura krah për krah me vëllezërit e tyre në vijën e parë të frontit. Ato luftuan krah per krah me vëllezërit e tyre në vijën e parë të frontit, duke ndjekur shembullin e dëshmorëve XhevëLladrovci, FatimeHetemi, e të tjera.Në mëngjesin e 9 prillit të vitit 1999, armiku kishte sulmuar me shumë forca ushtarake Rakocin e Kaçanikut. Synimi i armikut ishte që t’i mbante jashtë qytetit njësitet e UÇK-së, për të mos rënë qyteti në duart e tyre, me qëllim që ta siguronte Grykën e Kaçanikut për qarkullim të lirë të këtyre forcave.
Mirëpo Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami” dhe njësitet e dinin rëndësinë e kësaj gryke historike, andaj edhe ishin gati të luftonin deri në flijim. Beteja ishte e pakompromis. Luftëtarët e Brigadës 162 “Agim Bajrami” e posaçërisht njësitet e Batalionit II dhe njësiteve të Policisë Ushtarake nuk u tërhoqën para asnjë rreziku. Emsalja bashkë me Jehonën dhe Lumnijen ishin në detyrat e tyre luftarake. Sulmi i egër serb e detyroi popullatën e qytetit të Kaçanikut të tërhiqej në malet mbi Kaçanik që të strehohej nga granatimet armike. Në një kolonë që po tërhiqej në Përroin e Rakocit ishte edhe Emsalja bashkë me Jehonën dhe Lumnijen si dhe me bashkëluftëtarë të tjerë .
Duke mbrojtur popullatën civile në tërheqje, filloi një betejë e ashpër në mes të forcave serbe dhe UÇK-së. Në krye të kësaj detyre bien heroikisht Emsale Frangu me bashkëluftëtarët: Nehat Çaka, Muhamet Zeneli, Faruk Dogani, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Lumnije Raka, Jehona Raka. Po në këtë ditë në këtë luftë heroike nga njësitet e Batalionit II bien edhe dëshmorët: MukadezeLika – Muhaxheri, Reshat Shehu, DautRakoci, Adem Rakoci, Kjani Bela, Nexhmi Fera, Shefket Fera, Nevzat Qallaku, Kadri Trena dhe Nexhmedin Brruti. Nga radha e popullatës civile martirizohen: XhemajlBrodi, Izjadin Frangu, NebihTopojani, XheliRexha, HamideRexha, NerzikeDogani, Mine Gashi, Tefik Shehu, GiliRaka, EkremRaka, Haxhi Livoreka, Bajrush Axhami, JonuzBajra, MuratRaka, Izahir Çaka dhe Irfete Çaka. Po ashtu nga popullata civile u palgosënXhemal Sopa dhe HazbijeNikaj – Koxha. Po të njëjtën ditë, vritet edhe babai i Emsales, Izjadini, kurse gjyshi XhemalHaziri (Brodi) merret peng.
Trupi i dëshmores Emsale Frangu dhe i disa të rënëve të tjerë u varrosën nga bashkëpunëtorët dhe forcat e armikut, në varrin masiv, te varrezat e qytetit, më 10 prill të vitit 1999, kurse më 22 shtator të vitit 1999 u organizua rivarrimi i tyre në Varrezat e Dëshmorëve të Kaçanikut. Në vendin e rënies, në altarin e atdheut, Emsales, 18 dëshmorëve dhe 22 martirëve u është ngritur lapidari i përbashkët, në Rakoc të Kaçanikut.
Emsalja kishte prirje edhe për krijimtari poetike. Si maturante, me fillimin e luftës në Kosovë shkroi poezi për dëshmorët e parë.
Familja e Emsale Frangut në Kaçanik për bijën dëshmore ka marrë mirënjohje nga SHP i UÇK-së nga Ministria e Mbrojtjes së QPK-së nga Komanda e Zonës, nga Komanda e Brigadës, nga Këshilli Komunal i Kaçanikut dhe nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.
 
 
 
LUMNIJE Sherif RAKA (11.6.1976 – 9.4.1999)
 
Krahas djalërisë shqiptare, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u radhitën edhe shumë bija liridashëse nga mbrarë trojet tona. Ndër vajzat e para, që vullnetarisht u radhitën në radhët e UÇK-së, në rrethin e Kaçanikut, ishte edhe Lumnije Raka.
Lumnije Raka u lind më 11 qershor të vitit 1976, në Kaçanik. Shkollën fillore e ka kryer në Bob të Kaçanikut, ndërsa shkollimin e mesëm e vazhdoi në Prishtinë, në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”. Si nxënëse ishte shembullore dhe aktiviste e dalluar në jetën kulturore artistike.
Pas mbarimit të shkollës së mesme, përkundër dëshirës për të punuar si motër medicinale, entet shëndetësore ishin uzurpuar nga pushtuesi, kështu që ajo regjistroi studimet ne Fakultetin Filozofik, degën e Pedagogjisë. Asokohe në radhët e rinisë studentore, si gjithnjë, shquheshin për veprimtari të grupeve ilegale të cilat vepronin kundër okupatorit.
Shumë studentë ishin radhitur në strukturat e UÇK-së dhe kryenin detyra të ndryshme në zonat jashtë luftimeve të drejtpërdrejta, si në furnizim, në informacion, rekrutim, propagandë, organizime të demonstrative në përkrahje të luftës çlirimtare. Në këto aktivitete ishte edhe Lumnije Raka, e cila ishte e brumosur me virtyte të larta kombëtare nga tradita familjare. Pas vitit 1981 pushtuesi nuk kishte ndalur arrestimet e veprimtarëve liridashës edhe në familjen Raka. Xhaxhai i Lumnijes, IsmajlRaka ishte veprimtar i dalluar i kombit, ish i burgosur politik. Ai kishte punuar shumë në përgatitjen e kaçanikasve për luftë, kishte punuar në furnizim me armatim. Por, denoncuesit e policisë dhe sigurimi serb, të ndihmuar nga bashkëpunëtorët e tyre në vend, kishin bërë çdo gjë që ta pengojnë këtë veprimtari. Pasi e arrestojnë atë, e maltretojnë dhe e keqtrajtojnë deri në vdekje. Për arrestimin e IsmajlRakës kanë kontribuar edhe bashkëpunëtorët: Afet Rexhallari, HalitLoku e shërbëtorë të okupatorit serb. Pasi e arrestojnë e vrasin barbarisht në stacionin e policisë në Ferizaj.
Edhe pse regjimi serb kishte okupuar intitucionet shëndetësore, Lumnija nuk hezitoi të japë kontributin e saj në shëndetësi, me qëllim për t’i shërbyer popullit të shumëvuajtur dhe të keqtrajtuar nga pushtuesi. Ajo njëkohësisht lidhje edhe me njësitet e UÇK-së, duke i ndihmuar në forma të ndryshme me medikamente, strehimin dhe shërimin e të plagosurve.
Edhe pse ishte e re, ajo mori pjesë në demonstratat e studentëve, në të gjitha tubimet e organizuara kundër pushtuesit që nga viti 1991 e deri në aktin e rënies në altarin e atdheut.
Duke qenë se njësiti i Kaçanikut ndodhej në luftimet në pikat ushtarake të UÇK-së në Jezerc, në vitin 1998 dhe pas betejës së 10 gushtit 1998 në Gabrricë, kundër forcave pushtuese, Lumnije Rakës, sikur iu shua dëshira për studime. Ajo tashmë kishte një dëshirë dhe ideal të vetëm, të kontaktonte me çlirimtarët dhe të radhitet në mesin e tyre. Më 20 tetor të vitit 1998, së bashku me Jehona Rakën, paraqitet vullnetarisht në Komandën e Brigadës për t’i kryer stërvitjet e nevojshme ushtarake dhe luftarake. Gatishmërinë e saj për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së e shprehu në prani të eprorëve: QamilIlazi e HajrushKurtaj, të cilët ndërkohë i informon lidhur me aktivitetet e saj dhe të femrave të tjera të Kaçanikut, të cilat kishin shfaqur gatishmërinë për të hyrë në radhët e UÇK-së.
Stërvitjet ushtarake i kryen individualisht gjatë tetorit dhe nëntorit 1998. Përgatitjet për detyrat e vëzhgimit i ka stërvitur me komandantin e skuadrës së policisë ushtarake, Fadil Çakën.
Në këto stërvitje ka marrë pjesë edhe Jehona Raka dhe ushtare të tjera nga Kaçaniku. Pas kryerjes së stërvitjes ushtarake, Lumnija me bashkëluftëtarët e saj sistemohet në njësitin vëzhgues të policisë ushtarake, njësit që vepronte nëpër qytetin e Kaçanikut. Disa herë kërkon nga komanda e brigadës, të ndërmarrë aksione kundër forcave serbe dhe bashkëpuntorëve të tyre shqiptarë, të cilët ishin vënë në shërbim të armikut kundër popullit të vet.
Detyrat që kishte marrë, Lumnije Raka i kryen deri në fund të shkurtit, kurse nga fillimi i marsit 1999, në pikën e luftës, në Lagjen e Rakocit në Kaçanik me detyrë ishte si infermiere e luftës.
Deri në këtë kohë vepron në kuadër të skuadrës vëzhguese, skuadrës së policisë ushtarake, pastaj sistemohet në ekipet mjekësore në kuadër të Batalionit të Dytë, të udhëhequr nga Azem Guri.
Lumnije Raka kishte demonstruar aftësi dhe shkathtësi luftarake në përdorimin e armës dhe në gjuajtje në distancë të ndryshme, si dhe kishte treguar dije të duhur në mjekësi. Ajo kishte shërbyer si vëzhguese, por edhe si police ushtarake, ku ishte angazhuar drejtpërdrejt nga komanda e brigadës, kurse më vonë si luftëtare dhe infirmiere në luftë, ku ka bërë një punë të shkëlqyeshme.
Në njësitin e mjekësisë si infermiere ishte e afërt me Milihate Shehun, Valdete Shurdhanin etj. Me rastin e riorganizimit të njësive të brigadës në pozicione, Lumnija me bashkëluftëtarët: Jehona Raka, Emsale Frangu, Fadil Çaka, Ilir Zharku, Nehat Çaka, MuhametZeneli, FarukDogani, Kadri Trena dhe Avdyrrahman Shehu, ishin së bashku deri në momentin e rënies. Lumnija kishte një kondicion të mirë fizik, ishte shtatlart, e shëndetshme dhe e fuqishme fizikisht. Po, ashtu, kishte talent në përdorimin e armës, prandaj shumë shpejt e kishte zotëruar atë. E inspiruar nga heroina, Shotë Galica, Lumnija sikur ishte mishëruar me heroinën, duke mos pushuar, deri në rënien heroike, më 9 prill 1999.
Rezistenca çlirimtare zhvillohej edhe brenda qytetit të Kaçanikut nga njësiti tashmë i dëshmuar i policisë ushtarake. Në këtë njësit vepronte edhe Lumnije Raka, njësit i cili ndërmori shumë aksione të suksesshme.
Me synim për parandalimin e hyrjes së forcave okupatore në lagjet e qytetit, ku popullata civile ishte më e koncentruar, luftëtarët e UÇK-së në hyrje të qytetit të Kaçanikut sulmuan befasi kolonën e motorizuar të armikut, paaftësuan një autoblindë, një kamion me ushtarë e municione në Lagjen e Re.
Atë ditë forcave serbe iu pamundësua hyrja më në thellësi të qytetit, te vendqëndrimet e popullatës civile. Edhe pse granatimet dhe mitralimet të kalibrave të ndryshëm vazhduan si hakmarrje ndaj humbjeve, që serbët kishin pësuar në fushëbeteja.
Plani serb i tokës së djegur, i gjenocidit mbi popullatën civile, u dëshmua edhe në aksionet e 8 prillit 1999.
Formacionet ushtarake të UÇK-së, krahas obligimit të përgjithshëm për mbrojtjen e popullatës civile, po zbatonin edhe urdhërin aktual të Shtabit të Përgjithshëm. Koncentrimet e UÇK-së në qytet u shtuan edhe me Batalionin e Dytë e formacione të tjera të brigadës 162 “Agim Bajrami”, por edhe armiku i zemëruar tejmase nga humbjet e pësuara edhe një ditë më parë, më 9 prill 1999, kishte marrë masa rrethimi me të gjitha potencialet ushtarako – policore paramilitare. Në shërbimin e okupatorit ishte vënë edhe ndonjë tradhtar i popullit, si ShaipReka. Sulmi i forcave ushtarake e policore serbe në lagjet: Dushkajë, Rakoc, te Përroni i Rakocit dhe në Lagjen e Re. Dushkaja, përpos që u dogj, u përdor edhe si pozicion prej nga sulmoheshin edhe lagjet e tjera. Luftimet ishin të ashpra. Edhe pse e pabarabartë në armatim, UÇK-ja dëmtoi forcat armike në njerëz e në teknikë ushtarake. Ata u hakmorën mbi popullatën civile. Por, atë ditë ranë shumë ushtarë të UÇK-së dhe pjesëtarë të popullatës civile.
Atë ditë ranë dëshmorë 28 ushtarë, kurse dy të tjerë u plagosën dhe u martirizuan 32 civilë e 3 u plagosën.
Më 9 prill 1999, kanë rënë luftëtarët: Izahir Troni (komandant togu), Fadil Çaka (komandant skuadre), Nehat Çaka, Ilir Zharku, Ejup Dushkaja, Faruk Dogani, Kjani Bela, Nexhmush Elezi, Nexhmush Fera, Shefket Fera, Jehona Raka, infermierja Lumnije Raka, infermierja Emsale Frangu, MukadezeLika – Muhaxheri, Nevzat Çallaku, Mynir Thaçi, Fatmir Horuni, Blerim Raka, Habit Dullovi, Avdyrrahim Shehu, RemziZharku, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Adem Rakoci, Raif Krivanjeva,Sylejman Kuka dhe Burim Rexha.
Nga radhët e popullsisë civile u martirizuan: Nebih H. Topojani, Izahir T. Çaka, Irfete B. Çaka, Jonuz B. Bajra, Murat Raka, Menduh Nallbani, Tefik Nallbani, Maksut Nallbani, Xhyli Rexha, Hamide Rexha, Mine Gashi, MerzikeDogani, Hamdi Shehu, Haki Livoreka, Xhyli Raka, Ekrem Raka, Xhemajl Haziri, Bajrush Axhami, Izjadin Frangu, Ilaz Rakoci, Osman Livoreka, Arif Raka, Nebih Livoreka, Avdullah Burrniku, Adnan Gula, Rizah Koraçi, Bedri Zharku, Aziz Axhami, Rufki Mulaku, Ramadan Spahiu, Afet Bushi dhe Maliq Zharku. Të plagosur ishin ushtarët: Besnik Bajra, Nexhmedin Brruti dhe Rrustem Dema, si dhe civilët: Xhemajl Sopa e Hazbije Nika – Koxha .
Po atë ditë, më 9 prill 1999, forcat armike sulmuan edhe fshatin Nikë. Qëllimi i tyre ishte i qartë, sepse po përsëritej gjithandej në Kosovë me vrasje, plaçkitje, përndjekje e përfundimisht edhe shkatërrimi i kushteve të jetës. Por me sulmin në Nikaj, synohej edhe krijimi i përshtypjes së ekspeditave vrastare ishte e gjerë, ashtu që krijohej psikozë pasigurie dhe të pamundësohej edhe ndihma për UÇK-në në luftimet në Kaçanik. Mirëpo, edhe atje u zhvillua një betejë e lavdishme, ku forcat e UÇK-së luftuan më moralin më të lartë e me gjithë fuqinë që mundësonte potenciali i tyre ushtarak.
Lumnija ishte e vendosur, i kishte gjithmonë të qarta vendimet e veta, kishte një qëndrim nga natyra, që përshkruante përsonazhin e një vajze inteligjente, e një vajze të edukuar mirë, të ndershme. Dëshironte që gjitmonë të jetë e sigurt në peshën e veprimeve të veta.
Trupi i dëshmores, Lumnije Raka dhe i bashkëluftëtarëve të saj, u gjetën në varrezat masive në fshatin Kaçanik i Vjetër. Në korrik 1999 u organizua rivarrimi i saj dhe i dëshmorëve të tjerë me nderime ushtarake në Varrezat e Dëshmorëve, në vendin e quajtur “Te Dardha”, në Kaçanik. Në vendin e rënies në altarin e lirisë, Lumnijes, 18 dëshmorëve dhe 22 civilëve u është ngritur lapidari i përbashkët në Rakoc të Kaçanikut. Trupi i saj pushon në Varrezat e Dëshmorëve të Kaçanikut.
Lumnije Raka pas vetes la nënën, Ajshe, Motrat: Selvijen, Salihen, Fetijen dhe Shkurten, vëllezërit: Sylejmanin e Kadrushin. Familja e Lumnije Rakës në Kaçanik, për bijën dëshmore ka marrë mirënjohje nga SHP i UÇK-së, Ministria e Mbrojtjes e QPK, Komanda e Zonës, Komanda e Brigadës, Këshilli Komunal i Kaçanikut dhe nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.
___________
Përgatiti për "Ora shqiptare", Rrahim Sadiku

Ali Abdihoxha

Ali Abdihoxha lindi në Elbasan në vitin 1929. Qysh në orët e para u rreshtua në radhët e luftëtarëve të lirisë, të ushtrisë-antifashiste nacional-çlirimtare për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë. Pas çlirimit të vendit vijon studimet e larta në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”në Moskë. Gjatë jetës së tij u ngarkua me detyra të rëndësishme në zhvillimin e  kulturës dhe arsimit kombëtar duke kryer detyrën e zv/ Ministrit të arsimit. Për një periudhë kohore ai kreu edhe detyrën e Drejtorit të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”. Lexuesit e shumë brezave në vendin tonë e njohin atë nëpërmjet mjaft tregimeve me përmbajtje jetësore, në të cilat spikat fryma patriotike e atdhetare. Falë talentit dhe punës së tij vetmohuese, Ali Abdihoxha do të bëhej një ndër prozatorët më të njohur të letërsisë së kohës, në veprat të të cilit u ngrihet përmendore djemve dhe vajzave të popullit që luftuan dhemb për dhemb me okupatorët nazi-fashistë për çlirimin e atdheut gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Vitet e fundit të jetës së tij, shkrimtari Ali Abdihoxha është tërhoqur nga jeta letrare dhe publike, duke refuzuar madje edhe kërkesat e shumta për intervista mbi kulturën dhe letërsinë. Vepra letrare e Ali Abdihoxhës e ka skalitur emrin e tij ne panteonin e pavdekshëm të kulturës kombëtare. Disa prej romaneve të tij janë botuar edhe në gjuhë të huaja.
Shkrimtari Ali Abdihoxha u nda ng jeta më 15 shtator 2014. Ikja e tij kaloi në heshtje. Përveç disa rreshtave në disa gazeta dhe mesazheve të miqëve qe e kanë njohur, nuk pati asnjë ceremoni zyrtare apo aktivitet që të dëshmonte respekt ndaj punës së shkrimtarit.
 
Veprat:
  • Një vjeshtë me stuhi”, roman 1959 ribotuar disa herë,
  • Ëndra dhe dritë”, tregime -1963 botuar disa herë,
  • Tri ngjyrat e kohës”; roman – 1970
  • Probleme të zhvillimit të letërsisë sonë”, 1970, studime dhe mendime kritike.
  • Dueli i madh”, roman 1975, botuar disa herë,
  • Sfida”, 1987
  • Mirazh”, 978
  • Vila në periferi”, roman,1982
  • Vepra letrare në disa vëllime”, 1983
  • Kronika e një nate”, roman – 1984
  • Sarajet”, 1997