F A Q E T

Dienstag, 3. März 2015

Ali Aliu

Ali Aliu lindi më 1 prill 1934 në Prespë (Kranjë). Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në qytetin e Manastirit në vitin 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup, më 1955. Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Universitetin e Beogradit në vitin 1960. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973. Pas studimeve zë punë gazetar në redaksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup, ku punoi dhjetë vjet. 
Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku ka ligjëruar lëndën Teori e letërsisë. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt i saj. 
Është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Ka drejtuar disa kandidatë në tema të magjistraturave dhe doktorateve. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991). 
Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë


Disa nga veprat

  • Kërkime (ese dhe kritika) (1970)
  • Kritika (1980)
  • Studime Letrare (1982)
  • Teoria e Letërsisë (1984)
  • Don Kishoti ne mesin e shqiptarve (ese) (1996)
  • Reflekse Letrare (ese) (1996)
  • Antologjia e poezisë bashkëkohore shqiptare (2000)
  • Don Kishoti Shqiptar (2012)

__________
Nga WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen