F A Q E T

Dienstag, 3. März 2015

Anton Gojçaj

Anton Gojçaj u lind më 4 qershor 1966 në Podgoricë (Mali i Zi). Ka mbaruar studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Prishtinë, ku ka ndjekur edhe studimet pasdiplomike dhe ka magjistruar. Shkruan poezi, prozë dhe recensione mbi vepra të ndryshme letrare… Jeton në qytezën Tuz (afër Podgoricës, Mali i Zi). Në periudhën 2002-2008 ka punuar në redaksinë e gazetës “Koha javore” në Podgoricë, kurse nga data 1 tetor 2008 ka kaluar me punë në Entin për shkollim, si mbikëqyrës për lëndën mësimore: Gjuhë shqipe dhe letërsi.

Ka botuar këto vepra:

  • "Poezi", botoi ILLYRICUM, Tuz 2001
  • "Qengj i harruar natën në mal", tregime, botoi SHPRESA, Prishtinë 2003
  • "Tema e heroit nacional në letërsi", studim, botoi AIKD, Prishtinë 2004
  • "Passio", roman, botoi BUZUKU, Prishtinë 2004
  • "Fakticiteti në letërsi", Proza letrare e Anton Harapit, studim, botoi BUZUKU, Prishtinë 2007
  • "Shija e librit", recensione – studime – ese, botoi AIKD, Prishtinë 2009

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen