F A Q E T

Dienstag, 3. März 2015

Beqir Buzuku

Beqir Buzuku u lind më 1948 në fshatin Tygjec të komunës së Kamenicës të Republikës së Kosovës. Shkollën tetëvjeçare e kreu në vendlindje, gjimnazin në Kamenicë, ndërsa Shkollën e lartë pedagogjike, dega gjuhë dhe letërsi shqipe, në Gjilan. Punoi : nënpunës kontabiliteti, përkthyes në administratën dygjuhësore shqip-serbokroatisht (dhe anasjelltas ), një kohë të shkurtër në arsim, në Shoqaten humanitare “ Nëna Terezë “ të Kosovës, dega ne Gjilan , ku shërbeu si veprimtar humanitar plot 12 vjet ( 1990-2002) .
Shkruan për fëmijë dhe për të rritur. Përveç një numri të konsiderueshëm të shkrimeve letrare, në prozë dhe poezi, botuar në revista dhe gazeta, për fëmijë dhe për të rritur, ka botuar edhe këto vepra letrare:

Veprat

  • | Pesha e ngjyrave (poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë, 1995,
  • | Etje për buzëqeshje (poezi për të rritur), Jeta e re, Prishtinë, 1995,
  • | Çupëza e ngjyrave (poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë, 1996,
  • | Përtej të sotmes, novelë fantastiko-shkencore (për të rinj), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 1997,
  • | Lahuria e lulemollëve (poezi për fëmijë), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 2001,
  • | Çelësat majë lapsi (poemë për fëmijë), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 2004,
  • | Rrëshqitje në udhëkryq (poezi për të rritur), Galabroi, Prishtinë, 2005 dhe
  • | Tri ditët e shtojzovalles (novelë për të rinj), Lidhja e Shkritmtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2009.
  • | Atdheu me dy zemra (poezi) bot. autorial 20014

Autori është përfshirë në botimet:

  • |(Prof.dr. Astrit Bishqemi) në "Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj", Elbasan, 2001, 2004 dhe 2008,
  • |(Prof.dr.A. Bishqemi) "Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj 1886-2009", Elbasan, 2009, në
  • |(Hasan Hasani):"Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001", Prishtinë, 2003 etj.
  • Beqir Buzuku është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës. Jeton e vepron në Gjilan.
_________
Nga WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen