F A Q E T

Dienstag, 3. März 2015

Besim Muhadri

Besim Muhadri (lindur më 20 mars 1964, Demjan, Gjakovë) është një albanolog e shkrimtar shqiptar nga Kosova. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, atë të mesëm në Gjakovë, ndërsa studimet universitare në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe i kreu në Fakultetin Filologjik pranë Universitetit të Prishtinës në vitin 1989. Po në këtë institucion ai ndoqi dhe kreu studimet pasdiplomike, ku edhe mori mirënjohjen shkencore Magjistër i shkencave filologjike. Gjate viteve 2009-2011, ne Qendren e Studimeve Albanologjike (QSA) ne Tirane, ndoqi studimet e doktoratures, te cilat i perfundoi me 23 nentor 2011 dhe mori graden Doktori i shkencave. Tema e doktoratures ishte "Poezia e Din Mehmetit"
Besim Muhadri gjatë periudhës shtator-dhjetor të vitit 2005, në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë, kreu kursin pasuniversitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.
Që nga viti 1987 shërben në arsim, ku gjatë kësaj periudhe 22 vjeçare ka kryer detyra me shumë përgjegjësi. Ai gjatë viteve 1990-2000 ishte drejtor shkolle në Demjan, ku me plot përkushtim dhe sukses kreu këtë detyrë, duke u bërë shembull i një menaxheri të mirë dhe të suksesshëm. Gjatë periudhës së pasluftës, ai punoi profesor në shkollën e mesme të mjekësisë në Gjakovë, por edhe si zyrta i lartë dhe inspektor i arsimit në "MASHT", profesor në Fakultetin e Edukimit etj. Gjatë kësaj kohe, veprimtaria e tij e bëri të njohur në rrethin e veprimtarëve në Hasë, komunë të Gjakovës si dhe në Prizren. Në vitin 1998, u paraqit në zgjedhjet e lira për Kuvendin e Kosovës dhe nga banorët e Hasit mori besimin e përfaqësimit të tyre. Në zgjedhjet e para komunale, të organizuara në Kosovën e pas luftës, ai mori po ashtu besimin e elektoartit hasjan, duke u bërë këshilltar i PDK-së degës në komunën e Gjakovës, ndërkaq në zgjedhjet parlamentare te vitit 2001 dhe 2004 ai ishte kandidat për deputet në anën e partisë PDK-së.

Veprimtaria publicistike dhe letrare:

  • "Diçka e bukur po ndodh" - poezi, 1994
  • "Rigon e rrjedh nëpër Has" - panoramë letrare,1997
  • "A harrohet fytyra e nënës" - poezi,1999
  • "Rrënuesit vinin natën" - tregime,2000
  • "Vështrime letrare" - kritikë,2003
  • "Dhuna dhe krimet serbomalazeze në arsimin shqip të komunës së Gjakovës 1990-1999" - monografi,2004
  • "Të jesh poet... dialog me Din Mehmetin" - intervistë,2006
  • "Dhuna dhe liria në poezinë e Din Mehmetit" - studim,2008
  • "Lugishta e Hasit nga Dervish Salihu deri në luftën e UÇK-së" - monografi 2008
  • "Tradita hasjane e shkrimit shqip" - studime dhe kritikë letrare, 2009 dhe
  • "Gasper Karaqi- shpirt i pavdekshem lirie", monografi, 2010.
_________
Nga WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen