Nga Eugen Shehu
Shqiptarët e Kumanovës ato bij të denjë të arbërev të lashtë, kanë qenë dhe mbeten ende sot luftëtarë të vetegzistimit, të mbrojtjes së traditave më të vyera shqiptare, të përcjelljes së mesazhit për bashkimin natyror me shtetin amë. Fillozofia e vetëegzistimit të tyre, në thelb, është fillozofia e luftërave pa fund, e sakrificave sublime për të mos iu nënshtruar asnjë pushtesi, për të mos u asimiluar prej furive demografike, demagogjike, politike e kriminale të serbëve-bullgarëve e sllavomaqedonasve.
Kur flasim për luftërat pa fund të banorëve të këtyre trevave të Maqedonisë shqiptare,kemi parasysh një lëvizje të tërë për liri e drejtësi, në shekullin e kaluar e cila mori përmasa epokale në luftimet kundër gjonturqve serboslavëve e bullgarëve,të udhëhequr prej Bajram Vaksincës.Ky bir i fshatit Vaksinc, mundi të marrë besën e 5000 burrave të rrethinave të Kumanovës duke u bërë prita ekspeditave ushtarake pushtuese duke provuar se shqiptarët nuk lejojnë dikend mbi krye. Për disa kohë,emri i Bajram Vaksincës, u bë i njohur deri në oborrin e Sulltanit. Më tej janë Hakul Nikushta dhe Halil Breza të cilët viren në radhët e para të atyre që kundërshtojnë, të dërgojnë ushtarë në shërbim të ushtrive tjera. Batalione osmane mbrritën nga Shkupi e Manastiri, por trimat ndezën luftën dhe flaka mori qiejt e Kumanovës. Mandej tërbimi i Portës së Lartë ishte i madh, pse sipas shembullit të shqiptarëve në këtë trevë,po kundërshtonin të çonin djemtë e tyre ushtarë apo të lejonin shpërnguljet e bashkëatdhetarëve të tyre. Ende sot në vise të Kumanovës këndohen këngët e Xhem Sadrisë dhe Halit Brezës, ende sot tregohen vendet ku ata kanë luftuar me çetat e tyre, ku i kanë patur jataket, ku i kanë varrosur shokët e tyre të llogoreve, ku kanë kënduar pas fitoreve. Gjeneratat kanë përcjellë me dashuri kujtimin e tyre, të bindur se ai nuk do të shihet asnjëherë, por mesazhet do të vazhdojnë.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore, do të ishte për shqiptarët etnikë në Kumanovë, një rreze shprese, ashtu sikundër për gjithë shqiptarët e tjerë që u ndanë prej trungut të shtetit amë mizorisht,në vitin 1913.Ata ndiqnin me vëmendje situatën në Ballkan dhe sidomos pasojat që mund të ridhnin prej vendimeve të Konferencës së Paqës në Paris më 1919.Pa dashur të hyjë në ato vendime, mendoj se përfundimet e kësaj konference ishin tepër diskriminuese për shqiptarët. Jo vetëm që kufijtë e vitit 1913 nuk u diskutuan fare, por u bënë edhe traktattiva për coptimin e mëtejshëm të trojeve shqiptare. Nëse në vitin 1913, Shqipëria u bë preh e fqinjëve të saj, të ndihmuar prej Fuqive të Mëdha, tanimë për të, diskutohej se si të shuhej krejt nga harta e Ballkanit.Të lodhur,të sfilitur nga urrejtja e dhuna gati 6 vjeçare (1913-1919) banorët etnik shqiptarë,në Kumanovë, tashmë ndodheshin përballë rreziqeve të tjera të egzistencës fizike të tyre. Periudha që pat kaluar ishte e mbushur me malltretime prej serbëve, sllavomaqedonasve e bullgarëve,madje këta të fundit patën ndërrmarë edhe nisma konkrete për dëbimin e tyre.Vetë historianët sllav janë detyruar të pohojnë se ; “Qëndrimi ndaj kombësive të tjera, e sidomos asaj shqiptare,ishte haptazi i vrazhdë,diskriminues,likuidues”. (R.Terzievski,”Za diskrimatovska politika në bugarskiot okupator VRZ narodnostite vo Makedonija “ Faqe 159 ).
Por serbia doli e fitur nga lufta e Parë Botërore.Në konferencën e paqës në paris,ajo u mbeshtet fuqimisht edhe nga Franca e Anglia,me ç’rast jo vetëm që nuk lëshoi territore,por përkundrazi mori të tjera.Largimi i Bullgarëve nga Kumanova,ishte një shpresë shumë e përkohshme për shqiptarët e kësaj treve ngase ky largim u shoqërua me vendosjen e pushtetit të egër sllavomaqedonas.Ndonëse ishte në fillimet e organizimit të tij,ky pushtet nuk mungoi të tregonte grushtin e tij të hekurt kundër shqiptarëve të pambrojtur.Kështu,në vise të kumanovës,në fund të vitit 1919 dhe në fillim të vitit 1920,komanda e Lartë Ushtarake e Beogradit,organizoi mobilizimin e rekrutëve.Ajo që dihet ishte se këta rekrutë,të përcaktuar sipas ligjeve,do të mobilizoheshin pa dallim race,feje dhe kombësije.Për autoritetet vendore të pushtetit prej shqiptarëve të Kumanovës,qëllimi i tyre ishte tejet i qartë.Ata donin të largonin prej viseve të tyre stërgjyshore,ajkën e racës shqiptare,ata djem e burra të aftë për armë e luftë,për të pasur kësisoj ma të lehtë pushtimin fizik të trojeve tona.Është e natyrshme që shqiptarët etnik në vise të Kumanovës të kundërshtonin mobilizimin e të rinjëve për në armatën e Mbretërisë së SKS-së.Mandej shumë prej këtyre që ishin thirrur u detyruan të largohen maleve,në Kosovë apo Shqipëri.Në këtë rast,pushteti vendor administrativ vuri sanksionet tejet të rrepta.Vetë shtypi sllavomaqedonas ka shkruar tekstualisht : “Organet tona civile dhe ushtarake grinden midis tyre në mjaft raste,por ata,shumë shpejt pajtohen kur është fjala për t’i mbajtur shqiptarët,të lidhur zinxhirë”.( Gazeta “Socialistiçka Zora “ më 31 mars 1920 ).
Ngase në fillim të vitit 1920,shqiptarët përbënin një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në Kumanovë,sllavomaqedonasit u përpoqën me çdo mjet për të bërë të padëshirueshme jetën e tyre.Por jo vetëm në Kumanovë.Ajo ishte pjesë e një strategjie të tërë në të cilën përfshihej krejt Kosova dhe Maqedonia shqiptare.Por dhuna në viset shqiptare të Kumanovës ka qenë kurdoherë më e egër,ngase këtu shqiptarët nuk kanë qenë kaq kompakt dhe dominues,si bie fjala në Kosovë,Shkup Tetovë apo Dibër e Strugë,etj.Ndonëse gjatë Luftës së parë Botërore,Serbija pat kryer në Kumanovë (si në gjithë maqedoninë shqiptare) dy mobilizime për rekrutë shqiptarë,ndonëse ajo e pat plaçkitur tri herë Kumanovën shqiptare në vitet 1913-1915 dhe 1918,sërish mizoritë sllavomaqedonase nuk patën prehje.Nëpërmjet ushtrimit të dy pushteteve,ajo detyronte tanimë banorët e Kumanovës shqiptare që të paguanin taksa të shumta dhe të heshtnin përpara padrejtësive, të zbatonin lloj-lloj urdhërash të administrastës,deri edhe të mos përdornin gjuhën e tyre.Sa i përket shkollave shqipe,në këtë periudhë as që bëhej fjalë.Mendoj se ky gjenocid fizik dhe shpirtëror,pos të tjerave, e ka zanafillën në teoritë famkeqe të B.Panjevcit i cili në ciësinë e Sekretarit të Statistikave të Përgjithshme shtetërore,potenconte në vitin 1920 se : “Është e rrezikshme vërtet,shtimi i shqiptarëve në Jug,i cili do të jetë një rrezik permanent për ne serbët.Rreziku sa vjen e bëhet më i dukshëm sepse tek shqiptarët po zgjohet ndjenja nacionale.Ky zgjim ka kushte të favorshme sepse popullata shqiptare është e banuar në vise kompakte dhe në vend që ajo të asimilohet,siç është dëshira e shtetit tonë,në realitet po ngjan e kundërta,sepse fëmijët e kolonistëve,në vend që t’iu imponojnë gjuhën serbe fëmijëve shqiptarë,po ngjan e kundërta,fëmijët serb,po mësojnë shqipen”.
( Politika e eleminimit të shqiptarëve nga trualli i Jgosllavisë së vjetër – “Përparimi”nr.5 – më 1979, faqe 433 ).
Duke e ndjerë veten të fuqishëm për të vepruar sipas qejfit me shqiptarët,Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, që në vjeshtën e vitit 1919 ndërmerr një plan të gjërë strategjik ushtarak. Madje këtij qëllimi i ka shërbyer dislokimi në Shkup i Armatës së Tretë, e cila kishte në përbërje elementë të duhur politike dhe ushtarake,me ç’rast parashihej një goditje e rreptë dhe e shpejtë kundër shqiptarëve.Veçmas në Maqedoninë shqiptare, kjo goditje të ishte tejet e rëndë po të kemi parasysh ngjarjet e vitit 1918. Ndonëse diku e kam cekur çështjen e Armatës së Tretë të Shkupit,mendoj se shtabi luftarak i saj ka patur kurdoherë si objektiv të vetin, të pdiskutueshëm, zhdukjen masive të shqiptarëve nga trojet etnike, e ndofta edhe më tej,etnocidin dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve në gadishullin ballkanik. Ëndrat e Carëve serb për të arritur në ujrat e Adriatikut, sikur gjallëroheshin prej aradhave të inkuizicionit serb në shekullin e 20-të. Kështu që, me preteksin e mosparaqitjes në ushtri apo fare pa preteks,në vise të Kumanovës, në marsin e vitit 1921, disa xhandarë i mësynë shtëpive të shqiptarëve, në Hotlë, duke rrëmbyer bagëtinë dhe krejt sendet me vlerë.Kur dikush nga pleqtë e fshatit u foli se ky është një akt kriminal dhe vepër hajnash, xhandarët me egërsi shtinë në batare plumbash mbi 80 vjeçarin e Hotlës duke e lënë të vdekur në vend. Po në fshatin Hotël, në shtëpinë e Beqë Shabanit, kur dëgjuan një fëmijë duke përshpëritur në gjuhën shqipe, ata nuk ja kursyen plumbat e më tej i kallën zjarrin kullës. Nëse dikush nga kryefamiljarët shqiptarë në viset e Kumanovës,kish patur kundërshtime edhe me nënpunësit më të thjeshtë të administratës civile, xhandarët shkonin brenda në shtëpi dhe pasi i rrëmbenin atij gjënë e gjallë e sende të tjera me vlerë,i lidhnin dhe i shpinin në burgjet më të largëta dhe famëkeqe të Mbretërisë Jugosllave. Kështu,nga një raport sekret i komisarit të jashtëzakonshëm të Shkupit, dërguar eprorëve të vet në beograd më 11 prill 1920, thuhet pos të tjerave se në rrethin e Kumanovës ishin qëlluar e vrarë pa gjyq dy shqiptarë kryengritës,ndërsa 3 të tjerë, me gjithë familjen ishin dërguar nëpër burgje. Burgjet serbe për popullsinë e Kumanovës shqiptare, do të përbënin më tej një tjetër dimension të tragjedisë së kombit tonë.Ngase askush nuk i mbronte,shqiptarët dergjeshin aty në vite,të pafajshëm dhe vetëm kur dikush prej të afërmve paguante bakshishin ai mund të shkonte një ditë pranë shtëpisë,për të jetuar burgun e madh të dhunës dhe shovenizmit serb.Në shtatorin e vitit 1921,kur Beogradi shoven e pa se masat kolonizuese nuk mund të arrinin në mënyrë të menjëhershme objektivat,urdhëroi Komandën e Armatës së Tretë të Shkupit për kryerjen e masakrave në krejt Maqedoninë shqiptare,përfshi edhe territoret e Kumanovës.E vërteta është se kjo masakër,nis më parë në trevat e Kërçovës,Gostivarit,Tetovës e Shkupit,ku shqiptarët ishin tejet kompaktë në pikëpamje demografike.Ndërsa dy aradha të Aramtës së Shkupit,vijuan në Kumanovë një kontroll të imët nëpër fshatra duke evidentuar se ku ishin familjet shqiptare,çfar marrëdhëniesh kanë ata me pushtetin civil dhe ushtarak duke përgaditur dhunën me qetësi dhe sipas një plani të hollësishëm.Kështu,në vjeshtë të vitit 1921,në fshatrat shqiptare të Kumanovës,mësynë dy batalione të Armatës së Tretë të Shkupit,të armatosura deri në dhëmbë.Urdhëri i tyre ishte i prerë,asnjë këmbë shqiptari të mos shkele tokën e Kumanovës.Veçmas,u mësynë fshatrat në rrënzë të Karadakut siç janë ; Llojani,Likova,Sllupçani,Hotla,Matejci etj.Për ditë e netë të tëra,nuk pushonte zjarri i kullave dhe tymi përzihej me barotin e pushkëve.Serbo-sllavomaqedonasit,në tërbimin shtazarak të tyre,nuk kursenin as gratë dhe as fëmijët e djepit.Një korespondent i huaj,pjesmarrës në ato luftime,lidhur me këtë masakër shkruan : “Taktika luftarake e serbëve në Maqedoni ka marrë karakterin e një masakre të përgjithshme,pothuaj të tmerrshme.Ushtria po zbaton një taktikë shkatërimtare, barbare në kulm.Sipas tregimeve të ushtarëve dhe oficerëve,në mes të Kumanovës dhe të Shkupit janë vrarë mbi 3000 shqiptarë… Fshatrat shqiptare janë krejtësisht të djegur.Populli po gjurmohet nëpër shtëpitë e veta dhe po i vrasin si minjtë.Militaristët serb,këtë gjueti njerëzish, e kallëzojnë me një lavdatë të jashtëzakonshme”.(Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë. Fondi “Komiteti Kombëtar i Mbrojtjes së Kosovës “,dosja 35/2 , fleta 4 ).
Edhe në dimrin e vitit 1922,dhuna serbe në kumanovë,nuk ka gjetur prehje.Aradhat e Armatës së Tretë të Shkupit,të komanduara nga kriminelët Millan Stefanoviq dhe Vojvoda Angjellkon,nën preteksin e aksionit të grumbullimit të armëve,u ranë kryq e tërthorë krejt fshatrave shqiptare në Kumanovë,me ç’rast grabitën edhe ate pak gjë të gjallë që pati dalë prej dimri.Askush tanimë nga shqiptarët etnik të Kumanovës,nuk mund të kërkonte të drejtën më të vogël.E vërteta është se qysh me aprovimin e kushtetutës së Videvdanit të 28 qershorit 1921,prej Mbretërisë serbo-kroato-sllovene,të drejtat më lelementare shqiptare merreshin nëpër këmbë në mënyrë më brutale.Kështu që në fshatin Lipkovë,në majin evitit 1922,aradha serbo-sllavomaqedonase e Millan Stefanolliqit, u mori me forcë bagëtitë,dy prej fshatarëve nën preteksin se i donte armata.Kur njëri prej këtyre fshatarëve të varfër,u tha ushtarëve se me to mbante frymën e fëmijëve,ai u qëllua menjëherë në vend,kështu duke paralajmëruar për tragjizmin e fateve të tyre nën rrobërinë e egër sllavoshovene.
Ndërsa në fshatin Hotlë,u muar i lidhur me tela,patrioti 70 vjeçar Beqë Syla.Faji i tij ishte se u pat folur fëmijëve të vet në gjuhën shqipe.Aty pran pat kaluar një fshatar maqedonas dhe i kish thënë se fliste serbisht apo maqedonisht pse këtu më nuk qenka në vend të vet.Trimi Beqë Sula i përgjigjet prerë se ai vend prej së lashti ka qenë Shqipëri dhe se ashtu do të mbesi për jetë të jetëve.Kaq është dashur,sllavomaqedonasi duke vrapuar në postëkomandën dhe Beqë Sula pasi është prurë zvarrë nëpër rrugë,është pushkatuar barabarisht në qendët të fshatit Hotël. Mandej në vitet 1923-1924,në emër gjoja të ndërtimeve që do të kryente Mbretëria serbo-kroato-sllovene,nxori ligjin famkeq për punën e detyruar,sidomos në hekurudhë.Për hir të së vërtetës,duhet thënë se listat dhe thirrjet e para të ardhura në Kumanovë,ishin ato për familjet shqiptare.Nëse këta për ndonjë arsye apo tjet¨üer,nuk do të çonin dikend nga shtëpia,atëhrë ata duhet të paguanin shuma të mëdha parash.Kësisoj fshatarët e Kumanovës shqiptare,detyroheshin të çonin në hekurudhë deri pleq e fëmijë të cilët punonin pa shpërblim për muaj të tërë.Dhe askush nuk mund të kërkonte të drejta.Shtypi shqiptar i asaj kohe,lidhur me këtë shkruante : “Këtu nuk vlejnë ligjet shtetërore por ligji i topuzit,sepse kur përmenden emrat e vojvodëve,të çetnikëve si të Tanko Trifunoviqit,Boro Millovanoviqit,Kosta Peçancit,Miliq Kërstiqit,nga vet emrat shfaqet tmerri i vërtetë”.( Gazeta ”Hak” 24 shtator 1924 ).
E vërteta është se fryma serbe ka qenë determinante në formacionet politike dhe ushtarake brenda Mbretërisë Jugosllave të viteve 20-të.Në veçanti në vitet 1925-1930,qarqe të caktuara serbe muarën kompetenca të mëdha politike,me ç’rast shtruan sërish kërkesën e shpronsimeve të shqiptarëve si edhe kolonizimin e trevave plotësisht të pastra etnikisht,me kolonë serb.Ajo çka u trumbetua me të madhe nga Beogradi si reformë thellësisht agrare,ishte në fakt një reformë dinake dhe e egër politike, e cila më pas degjeneroi në luftë të hapur,për të përzënë shqiptarët nga trojet e tyre stërgjyshore.Në Kumanovën shqiptare kjo reformë nuk pati ate përhapje aq të madhe sa në vendet e tjera të Maqedonisë shqiptare.Sidoqoftë edhe aty u ndje goditja ndaj pronarëve shqiptarë të cilët dispononin toka të konsiderueshme.Një sërë ligjesh i ngrakuan me taksa të larta këta pronarë dhe në mjaft raste tokat u muarën me forcë,gjoja për nevoja të shtetit,pa u paguar asnjë metër katrorë.Por përgjithësisht,në Kumanovën shqiptare u goditën pronarët shqiptarë të të gjitha shtresave,ngase kërkohej shkombëtarizimi sa ma i shpejtë dhe i thellë i këtyre trevave.Ajo çka vlen të mos harrohet,është fakti se partitë politike të sllavomaqedonasve në Maqedoninë shqiptare,por edhe grupimet ushtarake e të tjerë,gjendeshin në grindje të vazhdueshme midis tyre.Por gjithsesi ndonëse ata ishin të ndarë në interesat e tyre partiake,të ditës,i bashkonte kurdoherë një veprim unik në lidhje me largimin e shqiptarëve prej trojeve të tyre etnike.Jo rallë,ishin pikërisht këto organizata të cilat ndikonin drejtëpërsëdrejti që në tokat e rrëmbyera të shqiptarëve,të vendoseshin sa ma shpejtë kolonët serb.Mandej në tezat “shkencore” të akademistëve te Beogradit,të ishe kolon do të thoshte në gjuhën e tyre të ishe “patriot i madh “.Si gjithmonë edhe në këtë rast,(ndonëse SKS propagandonte një fare lirie etnike) shqiptarët shiheshin si qytetarë të dorës së fundit.Madje në këtë rrafsh,përgjigjja e ankesave merrte edhe tone qesharake. “Lidhur me ankesat e shumta të shqiptarëve të Kumanovës,të cilëve u ishte rrëmbyer padrejtësisht toka,Drejtoria Mbretërore e Banovinës së Vardarit me seli në Shkup,vendosi më 8 prill 1931 që të gjithë të ankuarve,t’u mohohet e drejta me kompesim për arsye se me kohë nuk e kishin kërkuar këtë dhe se kërkesa pas 9 vjetësh ishte e pavend dhe për këto prona të ndarë çetnikëve,shqiptarët nuk dispononin vërtetime”.
( Dr. Hakif Bajarami, “Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë “ faqe 74 ).
Me banorët etnik të Kumanovës shqiptare,u manipulua shumë edhe me termin “toka të braktisura”. Dihet se sidomos fshtrat që ndodhen në rrëzë të Karadakut përcaktohen prej burimeve të vyera gjeografike,klimatike dhe sidomos blektorale.Lartësitë e Karadakut (të Kumanovës) kanë shërbyer kurdoherë si burrim i kullotave të pasura dhe mjeshtëria e punimit të bulmetit,apo rritja e bagëtive në këto treva,ka tradita të mëdha.Por kur pas sulmeve periodike të Armatës së Tretë të Shkupit,këta banorë mirrnin malet e pyjet për ti shpëtuar plumbit,atëhrë nga serbia apo maqedonia jugore nuk vononin të arrinin kolonët duke zaptuar kullat dhe arrat e bukës shqiptare.Për më tej,pati nga këta fshatarë shqiptarë të Kumanovës,të cilët e ndjenë të pamundur jetesën midis etnive të tjera dhe me gjithë rezistencën e madhe,me gjithë dhembshurinë për dheun e të parëvet të tyre,”u larguan për të mos u kthyer më në vatrat e tyre”.(Arkivi Qendror i shetit.Fondi 886,dosja 117, fleta 4 ).
Një prej elementëve zotërues,të shkombëtarizimit të shqiptarëve në përgjithësi,i përdorur prej serbo-sllavomaqedonasve,midis dy luftërave botërore,padyshim është edhe konfesioni fetar.Pas eleminimit të shkollave në gjuhën shqipe,aksioni i dytë i serbëve ka qenë pikërisht goditja e besimit fetar tek banorët shqiptarë autoktonë,me ç’rast do të ishte një “argument” më shumë për Stara Serbinë e tyre.Në fillim të shekullit të kaluar,në pjesën më të madhe të tyre,banorët e Kumanovës shqiptare i përkisnin konfesionit fetar mysliman dhe mbrenda këtij konfesioni ishin edhe përkrahës të sektit bekatshi.
Në fillim të viteve 30-të,administrata civile bënte mjaft lëshime për ata shqiptarë që shëndrroheshin në ortodoks,ose ato ortodokse shqiptarë që pranonin kishën sllavoortodokse dhe pranonin me kënqsi asimilimin e tyre duke u shëndruar në “maqedonas”,në të kundërtën,ndërrmerte masa drakoniane.Sidoqoftë banorët e Kumanovës shqiptare duruan mbi supet e tyre mjaftë zullume të qeverisë,pa e ndrruar konfesionin fetar të tyre,me përjashtim të shumë ortodoksëve shqiptarë.Me këtë rast ashtu sikundër në krejt viset e Maqedonisë shqiptare “mjaft prona të xhamive e teqeve u shpronsuan në mënyrë arbitrare dhe të dhunshme.Këtë fat e pësun edhe disa vende të quajtura “Vakëfe” (të shenjta) në vise të Kumanovës”.(A. Q. i shtetit-Tiranë,fondi 251,dosja 194, fleta 7 ).
Shpërnguljet me dhunë prej trojeve etnike,do të ishin një tjetër plagë e hapur për banorët e Kumanovës shqiptare.Një plan i detyjuar me hollësi prej Beogradit,mandej edhe në bashkëpunim me qeverinë turke të asj kohe,i degdiste shqiptarët deri në kufijtë e largëta të Azisë.Marrja me forcë e disa familjeve në fshatin Zllakuçan,në vitin 1937,bëri që revolta e shqiptarëve etnik të rritet së tepërmi deri në rrëmbimin e armëve dhe organizimin e çetave me luftëtarë të lirisë. Sidoqoftë, kjo plagë në trevën e Kumanovës nuk ishte aq e madhe sa në pjesët e tjera të Maqedonisë shqiptare apo të Kosovës.Mandej nuk duhet harruar në këtë rast edhe interesimi dhe patriotizmi i qeverisë shqiptare në vitin 1938,posaçërisht për këtë problem.Kështu një nga kushtet që Mbreti Zog,i vuri Qeverisë Jugosllave të Stojadinoviçit për nënshkrimin e një pakti miqësie e mossulmimi ishte pikërisht : “Të ndalohet shpërngulja e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë në Turqi”.(Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë, Fondi 251 , dosja 107 /2 , fleta 768 ).
Kësisoj në dy deceniet midis dy luftërave botërore,shqiptarët etnik në Kumanovë,pritën mbi supe sa e sa tallaze të tërbuara të shovenizmit sllavoortodoks.Por ata nuk u thyen,nuk u asimiluan,nuk u shuan.Ata mbijetuan falë viteve të vyera të trashëguara nga të parët e tyre me plot mesazhe e amanete për Komb e Atdhe,deri në ditët e sotme.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen