Sabit Alidema ka lindur në Pozhoran me 04. 05.1939. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse shkollen e mesme e kreu ne Gjlan. Mëpastaj ndoqi edhe studimet dhe diplomoi për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ne Shkup. Pas kryerjes së studimeve, Sabit Alidema për disa vjet ka punuar si mësimdhënës ne vendlindje dhe në shkollën Normale në Ferizaj. Gjithashtu, ka punuar edhe në funkcione të larta shtetrore. Me shkrime lerare ka filluar të merret qe në rini. Pos me letersi është marrë edhe me studime historike dhe publicistike. Njëkohësisht, Sabit Alidema e ka dhënë një kontribut të vleshëm edhe me pjesmarrjen e tij në aksionin për pajtimet e gjaqeve në kohën kur ishte kryetar në komunën e Vitisë. Tash e disa vjet jeton dhe krijon në Paris.
Librat e botuara:
Dallëndyshet lëshuan foletë e veta me 1958
Drama Lata
Dragonjtë e Anamoravës
Njeriu me shpirt të blertë
Meteorë lirie
Rrënjë e dege
Bota dhe femra shqiptare
Film dokumentar Operacioni Shigjeta
Lufta e Pashtrikut
Jeta e lene peng
Palca shkembi
Pika te kuqe ne histori
Pergamena e viteve 2015
Poezi nga Sabit Alidema
ZGJATE DORËN E PAJTIMIT
Kufijtë e shtëpisë Nuk shëmben. Koha nuk duhet të na vdesë. Kemi rrënjët tona Mos e humb Shpirtin e harrimit Po zgjate dorën E pajtimit.
ÇKA LIDH GJUHA
Vetëm gjuha shqipe E lidh Lashtësinë Bukur Me epokat Ndërmjet veti.
DY STRATEGË /Agim Ramadani e Salih Cekaj/
O ne duhet të jemi të bindur siç jemi në përkushtimin e kësaj lufte shekullore
Edhe ne si të gjithë në çdo cep të vendit ta mbushim lirinë me ardhmëri Guri në male fusha e livadhe bimë pemë e lule të jenë ushtarë nën urdhërin e lirisë Po marrim frymë në dheun e Kosovës me mushkkëritë tuaja në mermer
Me pika te kuqe te gjakut me keto pika të kuqe të shkruhet historia e brezave Femije gra e pleq me jehonën e lumenjve e maleve në gjithë rruzullit tokësor amanetin e tokës martire ta gdhendim në gur
EPOPEA E DËSHMORËVE
Shpirtërat martirë nën dritë dielli e hënë dhe yll polar Meteorë lirie që erdhën ndriçuan qiellin e lirisë dhe ikën
Nga Zvicra e Gjermania Italia Norvegjia e Franca hiq më pak nga Turqia e Siria e Australia e një batalon nga Amerika
RAMIZ CERRNICA
Po ky është Burri që bashkoi Të pabashkuarat E epokës.
Shqiptar Me plis të bardhë, Art i thellë i lirisë.
Ekzistencë e sprovuar E përjetuar Si simbol qëndrese.
Plaku nga Cernica I dënuar me burg Për vendin Për popullin
Jehon nëpër shekuj Refreni: Me Serbinë JO Me Shqipërinë PO!
Fjalë e gdhendur Në shkëmbin E vatanit.
HYSEN TERPEZA
Këtu dhe atje Ai është gjithkund Ku e lyp atdheu.
Hysen Terstenaliu Në Greqi e Turqi Edhe në gjithë Europën Kërkon një copë atdhe.
E gjeti Në zemrat tona Dhe aty fjeti Përgjjithmonë.
HIMN MENÇURIE /Kushtuar Halil Alidemes/
Tungjatjeta, Halil Alidema ! Unë për Ty lëshoj një kushtrim. Për Ty ngre lapidar, Shpirti Yt të mbetet pishtar.
Ne dhé drite Jemi në këtë jetë.
Në përpjekje e në rrezik, Asnjeherë s’pate frikë.
Në shënjestër të hafijeve, Në fund u shkove punëve. Të prangosën e të burgosën, Deri në grykë të varrosën
Në atdheun tonë të lirë, Pushoi zemra jote e dlirë.
Të vjelim mençuri, Nga populli ynë gjeni.
Me rrënjë në Iliri, Ne bëmë histori .
NË DRITAREN E ARDHMËRISË Dëshmorit Bafti Haxhiu
Shumë të pastertë Me ndergjegje t’lartë njerëzore.
Me mend e karakter Me guxim hapërove Drejte lirisë atdhetare.
Në Pashtrik I parë ndër të parët Shikove nëpër dritaren e ardhmëri
Ku i lamë e ku na mbeten Veteranet E luftërave të ardhme?
Epokë e rëndë E shqipeve Mbeti prapa krahëve:
APOKALIPSI
Kush i trazon planetët Gjen frikën Nga apokalipsi. Në numrin 21.12.2012.
Tranzicion planetar, Frymëzues i jetës Sistem Në rrugëtimin matematikor
Pa fakte Më domethënëse Për zhdukjen e botës Nga apokalipsi i rremë Është rrenë klluçe .
FLET MEJDI KORRANI
E kam në zemër Kosovën Vend i të gjitha Trojave që u këndoi Homeri.
Më keni e ju kam Të dashurit e mi.
Jam gjithkund , Në çdo cep te Kosoves Dukagjin, Sharr, Llap e Shalë Karadak, Koshare e Pashtrik.
Rrugëtojmë bashkë Amanetin stërgjyshor Për ta çuar në vend.
NËPËR FLAKË
Nëpër male të larta Sharr e Karadak Koshare e Pashtrilk ulurin dhembja në flakë
Në Prekaz e Reçak Llashticë e Likoshan Retkoc e në Krushë dhe Kosovës anembanë se tërbimi i kafshës s’ prante
Fjala pa mbulesë
Mos e shqetëso vetëveten merri te gjitha fjale për fjale
E PËRGJITHSHMJA
Unë nëna jote jam banore e Kosovës pergjithmonë Bën me gisht biro jane dy rrugë që vetë duhet gjetë
këndej apo andej zgjidh me mendjen tënde
VETËVETJA
S’bej asgjë pa arsyetuar ty dhe vetëveten
Me kthjelltësi politike e besnikëri të pathyeshme do t’këndojnë për hallet tona himne me tupan
Ne do të mbrrijmë pa destinacione në domenin e besueshëm të fjalëve
RINIA NË BOTËN E RE
Askush nuk iu udhëheq Drejt rrugës së shpresës. Vendimet i merrni vetë Në të mirë të jetës.
Mos hyni në lojë Që s’dini si luhet.
Të sillni harmoninë Gëzimin dhe paqen Në shpirtin fisnik, Që t’iu ndrijë faqen.
Kudo që troket Në dyert tona Plot mirësi e shpresë
KOSHARJA E LIRISË
T’i dërgova djemtë në luftë për liri disa ranë dëshmorë si të bienin në gjumë në gjiun e tokes sonë
Mbi ta pikat e shiut u përzien me pikat e kuqe të gjakut dhe tani rrjedhin nëpër të gjithë lumejt e Kosovës Kosharja ruan hapat e fëmijëve në jetë dhe shkëlqimin e buzëqeshjes së tyre në qiellin e lirisë
Në kujtim të Koshares nënat lotë derdhin fëmijët krenohen nuset e ruajnë si pajen në arkë
NJË GRUSHT DHÈ
Jam andej kosovar kurse tani parisien
Paris qytet i dritave ku një grusht dhéu i Kosovës peshon se e gjithë Kulla e Ajfelit
Paris i revulucionit metropol boteror i luksit i artit e novator parajsë e gjallë mbi tokë
Ky grusht dhé nga vendlindja ime më zgjon atë revulucion të parajsës sime
SHOQES SË DIKURSHME
Bukuroshe Sy laroshe E njomë Në botën e saj.
Shpërndan erë dashurie Je shoqja e kujtimeve Me atë vesë Në qepallë .
Kur flet ti Heshtin bylbylat. Hëna rrezaton Zemrat zbukuron
NANË
Biri im Nëna ty Shumë të don.
Të rrita S’di se si Me troha Buke E me dashuri nëne.
Të vesha E të mbatha Me duar e kërrabza.
Tani m’u rrite Dole nga duart Për të kërkuar fatin Për shumë Mote.
Mos harro Mua këtu më ke Me shaminë e mallit Mbështjellë rreth kokës.
TI E UNE
Edhe ti Edhe unë Unë edhe Ti.
Do të jemi S’ bashku Kudo që Shkojmë . Jemi një Fis I vetëm Dardan
Kudo që jemi Në ’Tiranë e Prishtinë Ballkan, Evropë, Azi e Amerikë, Australi e Afrikë Në mend E kemi Gjithmonë vendin tonë.
Jam ti Unë ai Ajo e Ata e ato.
Kështu i pari Na ka mësuar Timin vilajet Për të mos harruar.
POETET NGA PRISHTINA NË TIRANË Shtegëtim poetik
Keni forcën e natyrës E keni zemrën shkëmb Të gjithë ata që kanë shkruar Namin ia kanë madhëruar.
Ishte kohë e pakohë Ndaj kohën mos ndalo. Njërën me tjetrën Kurrë mos i mpleks shkel e shko.
Shpesh me duket vetja Se jam jetim. Sa herë jam larg Nga qytetit im.
Qëndrojnë para vetes Në qendër të jetës Në sofrën e dy qyteteve Si në rreth të shpresës.
E kundroj stilin e jetës S’bashku sofrën e bukës E keni forcën e madhe Të bashkohemi rrugës.
Na kthyet kujtesën. Na sollët harmoni Edhe paqen e shpirtit Dhe sa shumë dashuri.
Ende pa përgjigje Ka mbetur pyetja ime; Bota a na do: Nuk ka as jo as po? Zjarr me zjarr
Flaka me zjarr shkon pa tym flaka kall nëpër mahallë
Une kërkoj e ti kërkon po a jo drejtësi e paqe në kafazin prej ari
Ka edhe te ne rrëzë Kopilaçës e Sharrit e nuk mungon edhe Karadakut
PA AMANET
Hap sytë Migjen Shih këto ndërtime. Në kët botë jallane Zhytur në mjerime.
Me shumë kulla E shumë pallate Sa shumë kulme E shumë kate.
O Fishtë,Fishta Unë i krisur besova Më ka shtyrë kjo tokë Që tashti nxjerr bishta.
Fishtë, Faji jo i imi, As i yti, S`di burimin.
Çdo gjë tregon Kohën e vet, Çdo gjë sjell Në vendin e vet.
UDHËKRYQI /I nenes Nife/
Qe një rrugë plot jetë
Qe një tjetër me plot mall që s’ ka jetë
E VERTETA E FSHEHUR
Nëpër shumë katunde e qytete ka diçka që është harruar
Zogjët që cicërojne nga dhembja s alidema Kush ndryshon boten
Kush është pjesë e kësaj lëvizjeje përgjegjësia mbetet mbi ju Të bekuarit e mi S alidema
HIJA E SË VËRTETËS Gënjeshtar thuaje njëherë të vërtetën po munde
Për ty do të jetë korigjim final i padrejtësisë
Po deshe ta keshë një biografi të mirë Ka ardhur koha t’i meremetojmë gjërat e shëmtuarI
PESHA E LOTIT TË NËNËS
Punoni gjëra që nuk prishin mendjen - thoshte nëna Të përjetoni e ta jetoni përulur sofrën e kësaj toke nëse doni të keni një të ardhme të ndritshme para vetvetes
Loti i nënës pikon ujit malet fushat mbush përrockat gërryen dheun se të keqen e bajnë lumejt në det Me lotin e nënës shkruhet historia e shqiptarit
Ka ardhur koha t’i meremetojmë gjërat e shëmtuara
BASHKIMI
Shpesh u bashkuan feja e kombi me politikën se jemi shqiptar Bashkuam tri gjëra fituam lirinë e përhershme128 Kështu u bë forma rrethore e tokës dhe sofres shqiptare
Berzat Sadiki u lind më 06. 04. 1962 në Cerovë të Tetovës. Fëmijërinë e kaloi në Uzurmisht. Jeton në Tetovë dhe punon në SHFK “Fan Noli” në Trebosh. Ka të kryer Fakultetin Filologjik - Gjuhë dhe letërsi maqedone dhe magjistraturën në Institutin për gjuhë maqedone ”Krste Misirkov” - drejtimi Maqedonistikë me komunikologji. Ka filluar të botojë që nga viti 1975 nëpër revista dhe gazeta në Maqedoni dhe në Kosovë. Në vitin 1983 është çmuar me vendin e dytë në “Takimet e 21-ta të poetëve të rinj në Maqedoni”. Themelues i Shtëpisë botuese MIRËSIA. Ka botuar revistat: Argumenti, Mirësia, Shkollari, Klubi i fëmijëve. Merret me poezi për fëmijë dhe të rritur. Së shpejti pritet të botojë librat: “DERI TE FJALA” - poezi për të rritur dhe “PAK DRITË” - poezi për fëmijë. Pas një pushimi të gjatë në krijimtari, ai i është kthyer shkrimit. Ka botuar veprat: "Sa mirë, sa bukur" - poezi për fëmijë, ASR, 1996 Tetovë; "Abetare, shoqe e parë" - poezi për fëmijë, Asdreni, 1999 Shkup.
Poezi nga Begzat Sadiki
1. NA PRENË
Na prenë në damarë Rrugët për të na i ndarë
E sakatosur në gjymtyrë Po ti prapë ke një fytyrë
Na ka mbetur një tërësi - vetëdija Ka vetëm një shpirt Shqipëria
2. KËSHTJELLA ME MURE TË SAFIRTA
Meditimi dhe frymëzimi më trazojnë hovin për fjalë të thepëta, nuk i tërhiqem zotimit që vargun ta rrënjos nëpër horizonte të ylberta
Në qoftë se themeli i fjalës amtare anon të njolloset katran, do ta shtrij fjalën e Homerit dhe fuqinë e Mujit deri në korrë
T'i përshkruaj kështjellat tona brenda fiseve me gurë e mure të safirta, që ky truall të pikturohet nga Pikaso, të rrëfehet nga Jul Cezari
Amësimi i atdheut tim të përfshijë e të ngulfat me diell botën përreth, vargu të ecë rrugës së dëlirë e të ringjalljes në diametër të horizontit
Nuk mundem të grushtoj trazimin e detit as zemërimin e acarit, gishtin e kam të plogësht madje, grushtin nuk e kam sa të Migjenit
3. SHKOJ E VIJ ME EMËRTIMIN TËND (Vendlindjes - Cerovës)
-I- Atje bredh tingulli i frymës së parë I trishtuar blegërin gjerdheve të thanës Të shpirtërojë trupin e derdhur të agut të asaj dite mëton Të braktisa atëherë kur nuk mund të më fajësoje As këngën e kumrisë që këndonte te mani s'e përfilla Me përulje pranoj barrën e mallkimit tënd
-II- Shpirti më është kthyer në rërë Ditës kur linda dua t'i jap kuptim Jargavanët e gjethëruar sapo kishin çelur Isha një brez i ri dhe për nënën gëzim Mu atëherë kur pranvera piqej në fusha Nëna më kish lidhë kërthizën së bashku me fatin Motrat butësisht m'i kishin dhënë puthjet e para
-III- Magji e ditës ka ndezur kokën shumëfaqëshe Pa nda godet dielli kujtesën e ylbertë Kërkon hakun e rrezes së parë që lagu qerpikët Mos më thirr më me ato lutje të bezdisshme kuptimplota Harresa dhe mospërfillja tani më janë zbutur Për hir të Tokës dhe Nënëlokes po vij vetë
-IV- Shpesh mashtrohem për Dardhën e Madhe Për burimin te Hurdha që tashmë ka shteruar Për fiset e lashta që janë harruar Më flasin fushat dhe në brendësi kepat Kroi i fshatit më rrjedh nëpër damarët e fisit Fuqinë e vendlindjes s'e mposht vdekja Andaj shkoj e vij me emërtimin tend
4. PRES TË BJERË SHI
Dita është e nxehtë, e errët - më zymton Jeta ime është e ftohtë - më brymëzon
Në këtë ditë të mërzitur pres të bjerë shi Me një erë lazdrane të më sjellë ca freski
Të pushtojë dikë do një zemër e trishtuar Të laget me të dashurin në natyrë të bleruar Të lidhur me zemër, dorë për dore kapur Të vrapojnë nëpër shi në horizontin e hapur
Pas shiut vjen një agim i dëlirë, i ri Lulja hidhet në lulëzim përsëri
Thonë se shiu sjell lehtësim, qetësi Nga dritarja e dhomës shikoj rënien e tij Ca kristale të argjendta në xham bien shtruar Sikur kanë gjetur shoqen e kërkuar
5. LAVË DASHURIE
Bukuria yte qenien më ka ndrydhur Buzëqeshja yte ka shenja të shenjtërisë Trupi yt ka ajkën e kënaqësisë
Druaj kujtimet për ty të mos më vdesin Lakmia ime e zjarrtë për ty të më mos ftohet Bukuria yte të mos më zhbëhet
Nëpër zemrën time rrjedh lavë dashurie
6. ME NAIMIN!
Bashkë me Naimin, kapur dorë për dore shkoj në punë, marr rrugën mbarë; fjala e tij ndriton dritë në mësonjëtore - po çmallet gojëmjalti si kurrë më parë!
Sa i dashur, sa vëllazëror, sa miqësor; i ditur, punëtor, në pamje shumë i qetë; në shpirt ka dashurinë, gjithmonë paqesor; me zemër fluturake, si mësues i vërtetë!
Nxënësit, të gjithë, fare pranë i rrinë, nuk i lë të mërziten as të mallëngjehen; para tyre, buzagaz, ua mëson urtësinë - nga gjumi, përfundimisht të zgjohen!
Me Naimin, vjen dita e bardhë me lumturinë - të marrim porositë e tij, të prekim ardhmërinë!
7. EGËRSIRA SHQUHET
O ju fëmijë, kureshtarë, nga poeti disa fjalë! -Secili në jetë të ruhet; çdo egërsirë shquhet: ujku për pangopësinë, dhelpra për dinakërinë, gjarpri për shkathtësinë , luani për trimërinë...
Fabula shpesh të lexoni, Ferit Lamajn ta kërkoni; kafshët e pyllit kur kuvendojnë, njeriut këshillat ia drejtojnë!
8. ÇANTËN ME LIBRA MBUSH
Shtatori i begatshëm, nuk sjell vetëm rrush; çdo fëmijë gëzueshëm, me libra çantën mbush!
Shkolla ngjyra-ngjyra, festive zbukuruar; nxënësit fillestarë, të gjithë i ka ftuar.
O nxënës të ndritur, kaloi edhe ky pushim; mësuesit të përgatitur, ju presin me padurim.
9. FALEMINDERIT, O DIELL
Mëngjes pas mëngjesi, nga ana lindore, dielli hap rrezet, mbi maje të një molle; zogjtë lumturakët përreth fluturuan, për rrezet e ngrohta e falënderuan!
Në mesditë dielli arriti mbi pallat, macet me ashensor shpejt u ngjitën lart; macet laramane me diellin biseduan, për rrezet e ngrohta e falënderuan!
Pas dite dielli, u soll, ra mbi det, me fëmijët në plazh ngrohtë u përshëndet; fëmijët me diellin folën, kuvenduan për rrezet e ngrohta e falënderuan!
10. BLETËZ-O
Bletëz-o, moj bletëz-o, a më merr edhe mua? Me ty, së bashku të fluturoj dua!
Unë të shoqëroj, ti nektar tubo; për emrat e luleve mua më njofto!
Vetëm ta dish, nuk hyjë në koshere! ariut s’i besohet në këto ditë vere!
11. DALLËNDYSHJA
Dielli shpërndau rrezet e tij të arta, Besa ëmbël pranë dritares flinte; tufa rrezesh ia përkëdhelnin faqet, në ballkon një dallëndyshe cicërinte.
Besa u trazua nga gjumi i ëmbël, shpejtoi te dritarja, si shigjetë; pa dallëndyshen e re te ballkoni - e gëzoi pa masë ajo krahëlehtë.
- Nënë, eja! Shihe dallëndyshen e re, ajo është kthyer, ndërton fole të re!
12. FËMIJA DHE BILBILI
Një zë bilbili jehonte nëpër lëndinë, fëmija la lojën të dëgjonte melodinë.
Shkoi, e luti bilbilin me dëshirë të zjarrtë, i premtoi ushqim me drithëra e mjaltë!
- Eja, o bilbil, të bëhemi miq! - e luti Argjndi - të betohem në besë, për kafaz argjendi!
Zog këngëtari Armendit iu përgjigj qartë: - Kurrë nuk lakmohem për drithërat me mjaltë. As kafaz të argjendtë, as prej ari nuk dua, jeta më e lumtur n’lëndina është për mua.
O fëmijë i dashur, shko te loja, luaj me kënaqësi - këngët e mia, deri sa rritesh, i këndoj për ty!
13. NË VJESHTË
Vjen mëngjesi i vonuar, bie muzgu i shëmtuar.
Gjithë natyra rrobat zhvesh, bën ftohtë, shiu resh.
Dielli lind i rënduar, me re e mjegull i mbuluar.
Era furishëm pemët qeth, nuk i shpëton asnjë gjeth.
Atje, në ferrë, të strehuar, mblidhen zogjtë të trishtuar.
Me ca gjethe, përmbi urë, shtrihet vjeshta në pikturë.
14. FËMIJA NDALI RRITËN
Fëmijë të trishtuar, dallëndyshe të harlisura; shtëpi pa kulme, klasa të boshatisura ...
Pranvera deshi të ndalet, nata u ndriçua nga zjarret!
Hëna zbehu dritën, fëmija ndali rritën ...
Mbi qytetin tim, dielli u mbulua me tym!
15. VRAPI I FËMIJËS
I bekuar qoftë vrapi i fëmijës: drejt nanës, drejt babës, drejt lalës, drejt dadës ...
I bekuar qoftë vrapi i fëmijës: drejt fushës, drejt livadhit, drejt drenushës, drejt malit ...
I bekuar qoftë vrapi i fëmijës: drejt hanës, drejt diellit, drejt lamës, drejt qiellit ...
I bekuar qoftë vrapi i fëmijës: drejt logut, drejt mollës, drejt zogut, drejt shkollës ...
16. NUK VIJ AZIL
Babi, mami, nuk vij “azil”, nuk e dua Gjermaninë! Nuk dua, mami, nuk dua, do rrimë këtu, në Klinë!
Mu këtu, te ne, te Klina, ka diell, fusha e lëndina! I ngrohtë dielli, i kthjellët qielli; Goni Arta dhe Drini Lahen te Drini!
Babi, mami, “azil” mos shkoni, mos e lini shtëpinë e vjetër! Kosova është shumë e çmuar - Paratë janë një copë letër!
Mu këtu, te ne, te Klina, kullot qengji, jehon blegërima! Bie zilja, atje, te shkolla - Abetarja plot me molla; arsimtares i kam dhënë besë, se sivjet do mësoj për pesë.