F A Q E T

Montag, 21. Mai 2018

Bido Ibrahimi

Bido Ibrahimi lindi më 3 shkurt të vitit 1935 në qytezën Gumenicë të Çamërisë; është shkrimtar shqiptar. Pas vitit 1945, kur Çamëria u masakrua prej bandave shoviniste greke, familja e tij erdhi në Shqipëri dhe u vendos në Durrës. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare Bidua i kreu në Durrës. Shkollën e mesme sportive “Vojo Kushi” e kreu në Tiranë.
Në vitin 1957 shkoi në Sevastopol, në Krime, për të studiuar për inxinieri detare, shkollë të cilën nuk arriti ta përfundonte për shkak të prishjes së marrëdhënive me Bashkimin Sovjetik.
U kthye në Shqipëri në vitin 1959 dhe filloi punë si mësues fiskulture, fillimisht në Shijak e më vonë në Durrës. Në vitet 1968-1972 mbaroi Institutin e Fiskulturës “Vojo Kushi”. Në vitin 1974 përfundoi edhe Institutin në Shkodër, degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Hapat e para si krijues letrar dhe publicist i hodhi që në vitin 1955, me botimin e tregimit “Dita e fitores”. Dëshira e tij ishte të trajtonte tematikat dhe problematikat detare në letërsi dhe ashtu veproi. Dramat e tij “Deti në Stuhi” dhe “Horizonti i kuq” fituan çmime inkurajuese, në vitin 1964, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit.
Pas vitit 1990 ka bashkëpunuar rregullisht me shtypin rus, ukrainas e atë shqiptar, ku ka botuar rregullisht skica, tregime, novela e publicistikë. Libri i tij i parë "Valsi i Sevastopolit" u botua në Lecce të Italisë. Për merita letrare e gazetareske, është diplomuar katër herë nga Radio Moska “Gollos Rossi” si dhe nga qyteti i Sevastopolit për novelën “Sevastopolski vals”. Drama e tij “Të gjallë e të vdekur” konkuroi me sukses në festivalin ndërkombëtar të dramës në qytetin e Kievit. Është bashkëpunëtor i rregullt i shtypit letrar, i revistës “Krahu i shqiponjës” dhe i gazetës “Drita”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Tituj të veprave

  • “Valsi i Sevastopolit”, novelë (1997), Lecce, Itali
  • “Sevastopolski vals”, novelë (1999), Sevastopol, Krime
  • “Bija e agjentit”, novelë (2001), Tiranë, ISBN 99927-47-42-0
  • “Çamëria: Balada e fustanellave”, tregime (2006) ISBN 99927-52-77-7
  • "Haziz Çami" (Njeriu Legjendë) roman historik (2007), Tiranë
__________
Nga WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen