Hysen Berisha |
Hysen Berisha ka ardhur në jetë në vitin 1956, në fshatin Kramovik të Rahovecit. Ka studiuar gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Në vitin 1990 ka emigruar në Norvegji. Ndërsa nga viti 1993 punon mësues, duke kontribuar kësisoj në mësimin llotësues të gjuhës amtare për nxënësit shqiptar në Norvegji. Prej vitit 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarve të Norvegjisë, kurse në fundvitin e 2018-tës është pranuar edhe në Lidhjën e Shkrimtarëve të Kosovës.
Librat e botuara:
- PLAGE QE NUK DUKEN, roman, Prishtinë, 2008,
- AJRI ME ZOGJ TE PLAGOSUR, tregime, Prishtinë 2008,
- LUFTA SKA MBARUAR, dy drama, Prishtinë, 2008,
- KUVENDI I KAFSHEVE, për fëmijë, Prishtinë, 2008,
- FAMILJA TERABA, dramë, Prishtinë, 2014,
- ATY KU FJALA PESHON, poezi, Prishtinë, 2018,
- GURANA, roman, Prishtinë, 2018.
Poezi nga Hysen Berisha
MË MIKLOJNË CA KUJTIME
Ka kohë që lamsh më trazohet truri
Sepse më miklojnë ca kujtime
Për kohën kur studionim dhe
Gjenim radhën për botën intime.
Më kujtohet: atëbotë unë adhuroja varrezat
Se aty flakërimet erotike më zunë në thua
Ndërsa, ti, lapidarit treshtyllësh ia kishe zili
Se aty gjeje veten, një tjetër zonjë dhe mua.
Kujtoj, atëbotë, më pate thënë njëherë:
-Si në vegime, madhështore, fytyra jote
Mu në atë shtyllën e gjatë dhe krenare.
E fytyra ime rrëshqet si bolluce tek e vogla
Se në të mesmën do jetë një tjetër lozonjare.
Edhe unë, edhe ti haptas e vërenim se
Do të pasojë kjo që tani na mundon.
Kur ushtar isha, letrat që t`i dërgova
Më bëhet se asnjëherë, as tash s`i lexon.
Të pata shkruar:
- Më digjet zemra mua të shkretit.
Pa ty, si pranverë e ardhur pa gjelbrim.
Gishtërinjtë kërcas njërin pas tjeterit.
Ti, sikur ikën, sikur pason një hidhërim
Rrok biçikletën të të ndjek, por kjo s`nget
Se, para se të të mbërrij, goma i pëlcet.
Vetëm një letër, e dashur, ma dërgove
Në të cilën kishe shkruar vetëm një emër
Të tillë, edhe sot, mbështjellë me mishama
Dhe si hajmeli, me gjelozi e ruaj nën zemër.
Bjellovar, 1980
ME ANËN NË DUILLOV
Pulëbardhat hidhnin valle
Mbi syprinën kaltroshe të Adriatikut.
Ndërsa, Ana, tek rreziteshim në zalle
Më pyeti për popullin, për profesionin
Për bujarinë e dëgjuar shqiptare, për halle
Për qëndresën heroike ndaj armikut
Për Skënderbeun dhe luftrat e famëshme.
Tek rrudhi syrin, ngriti kokën dhe pyeti:
- Ballkani, me juve, ndau njësoj revolucionin?
Mendoj se iu përgjigja për të gjitha, pastaj
Shikoja se si pulëbardhat shqyenin ajrin
Shikoja anijet në levizje, pyes veten vallë
Është e mundur që të shfaqet lëkurë e re
Derisa e vjetra u zhvesh dhe u dogj në zallë?!
Nuk më kujtohet, atë botë, kur dhe si
Ne, nën tendë e patëm filluar atë lojë
Por gjithënjë më bëhej se ajo ia filloi
Nënhundën t`ma pushtojë me drojë.
Ndërsa
Në fytyrat tona t`mërdhezura shkallë shkallë
Për atë që kishim në zemër, e lexoje në ballë.
Split, 1981
NË RELIEFET E SHPIRTIT
Shpatijeve, nëpër t`shpirtit reliefe
nëna, rëndë zvarritej për një fytyrë,
për një fjalë goje, për një lidhje bese.
Ne ia kishim shtruar n`shtatëpalë qejfe.
Syt nuk dallonin asnjë mënxyrë,
asnjë ligështi, asnjë thyerje shprese.
Vërshime dhe luhatje kishim në kokë
se notonim nëpër rrëmujat shpirtërore
pa e vërejt mungesen e kodit: "i keq".
Na ishte mpleksur të kemi shumë shokë
pa kompleks lidheshim dorë për dore
skishte rëndësi shoku në qe njeri, apo dreq.
E nëna, duart lidhur herë në gji, e herë në brez,
na shikonte, e trazuar, ashtu si nga shpati.
Lutej për ne, por zemra sikur i kish vue shtrez
e nuk pajtohej me thënjën: "kështu e deshi fati".
EH, KJO DASHURIA!
Shekuj më parë, e, edhe sot, sa di unë,
Dashurisë i kanë kënduar aqë shumë
Saqë, ai lumë fjalësh, po të ishin pika uji,
Botës do i shtohej një më i gjati lumë.
Ndër shekuj, sa dini ju shkrimtarët,
Dashurinë me gurë e kanë përsonifikuar.
Sikur të ishin mjeshtër çapken-beçarët
Bota në kështjellë do ishte shëndërruar.
Ndër shekuj, nëpër botë, sa di drejtësia,
Dashurisë i janë hapur aq rreshka plage
Saqë, gjykimi nuk do të perfundonte
Sikur gjysma e botës të ishte gjyq Hage.
Edhe shumë shekuj, sipas filxhanit
Që, siç e parashikon Lulja ime në fall,
Do të ketë plotë dashuri dhe urrejtje
E urrejtjet, sërisht në dashuri e mall.
SHTATE NGJYRAT
Kanë thënë mjaftojnë shtatë ngjyra
për ta end brezoren dhe shallin,
por mua më duken mijëra sosh
kur ti mbështjell belin dhe ballin.
Ta dish se është një barrë e rëndë
e cila duhet të rëndojë në çdo kend
se janë ngjyrat shënjuese të popullit
e burreria, n`çdo mashkull, nuk zë vënd.
Me këto shtatë ngjyra kemi stolisur
nuset prej Hasit, nuset prej Gjakove.
N`shikim të parë djemtë janë harlisur
shikuari nuse Çame, nuse prej Rugove.
- Kujtoje pra, përherë, po deshe, more birë,
dhe do e përseris që t`mos e harrosh kurrë
që ta mbroshë traditën tënde sa më mirë,
dallohu nga të tjerët, se s`e ben çdo burrë.
ZEMRA E NËNËS
Ja pra, se edhe zemra e nënës
dyshueshëm perdet kishte hapur
rreth e rrotull sa për të parë
gjësendet, si dallendyshe i fluturonin.
Në të këthjelltat rreze të hënës
imazh i molisur i saj ishte kapur
me vezullimin e lotit, se kishte qarë
ngase, bijtë, zunë ta mashtronin.
-«Ndoshta – vetëngushllohej ndonjëherë.
Ata mbase duhet të kenë ndonjë hall
që herë, herë u shfaqet si mall me vlerë,
herë u shfaqet n`kokë e n`thembër, si djall».
Turpshëm me djersën e popullit të shkretë
si lisa, çdo ditë, rriteshinn shkallë, shkallë.
Sall pabesia dhe injoranca u kishte mbetë
përcjellur me ca njolla t`pështyeme n`ballë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen