Izri Rexha |
Izri Rexha lindi me 14.05.1964 në Barilevë të komunës së Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen në Prishtinë në Gjimnazin “Eqrem Qabej”. Ai ka mbaruar studimet në Univetrsitetin e Prishtinës, drejtimin e Pedagogjisë. Pas përfundimit të studimeve punësohet si profesor i psikologjisë dhe pedagogjisë në gjimnazin "Eqrem Qabej" në Prishtinë, aty ku kishte kryer shkollën e mesme. Më pas emigron në Austri dhe atje fillon të punoj si mësimdhënës i gjuhës gjermane për të huajt në qëndrat e aftësimit profesional BFI dhe WIFI. Mëpastaj ka punuar edhe përkthyes dhe tash është mësues i gjuhës shqipe në Linz të Austrisë, ku edhe jeton.
Veprat:
- “Bazat e Gramatikës për gjuhën shqipe”, "Blendi", Prizren, 2012
- “Në plazh të përhirtë”, poezi, “Ada”, Tiranë, 2014
- “Erë Muzgu”, poezi, “Ada”, Tiranë, 2014
- “Rri dhe sonte”, poezi, “Ada”, Tiranë, 2015
- “Natë pa hënë”, poezi, “Ada”, Tiranë, korrik 2015
- “Mbretëria e fluturave” përralla dhe tregime, “Ada”, Tiranë, 2016,
- “Kur lind dielli”, poezi, “Lenagrafik”, Prishtinë, 2017
Poezi nga Izri Rexha
Natë me hënë
Sonte me natë syrgjyn në shtegun e kopshtit ,
Akulli kishte rrethuar të gjitha strehët,
Gështenjat me borë torturoheshin nga të dridhurat...
Sonte me natë hëna më përcolli,
Zvarritej nëpër rrugën e kumbarës,
Ashtu në të ftohtë fluturonte yjeve në mes....
Pritja duke shtërnguar veten në gjoks, që të fshihej,
Fytyra i buzëqeshi kur gështenjat i shkëlqej,
Dimëri nuk mundet mua dhe ty të na shkatërroj..
Nëpër epoka
Vendit Iliri mijëra vjet rrita iu ndal,
trupi z`vogëlohej e buza u bë shkrumb e hi …..
nga era që nuk valoj flok i vashës,
a’s kallinjtë e grurit nuk përkuli,
që kur të huajtë në jug vërshuan,
dhe tapitë tona tjetersuan...
Tempujtë me legjenda rrëmbyen,
mbollën në lugina një hiç jetë,
të korrin me kosën e vdekjes gjelbrimin,
Ndër shkurra të thata engjujtë fluturonin,
martir të erës në Ilirid shpërndan,
për të mbirë në rrafsh të Kosovës lule gjaku,
e shkruar në Çamëri emrin Shqipëri…
Ku mbet një Gjergj Elez Ali
me nëndë plagë në shtrat,
Ngreu o trim se plasëm
në fushë të mejdanit Bajlozi i Zi,
rrahagjoks kërcënohet,
mbi urë përgjatë lumit,
shkel mbi tokën me bereqet…
Ngreu o trim…
që të mugullojnë sythat e pemëve në Liri…
I dashuri atdhe
O i imi, i dashuri atdhe,
e di sa i çmuar më je,
ende nuk të pamë arin nën kodra,
por e di se sa shumë vlen Ti…
Sikur mbeta peng këtu larg,
por i shoh nga dritarja shtigjet e tua,
dhembjet në krahrorë më pushtojnë,
dhe do ngopem kur vjen vera…
Me fotografitë e detit,
dhe zemrën bujare, e plisin e bardhë,
të përftyroj, ty i dashur atdhe!
Më prit sa të vij edhe unë aty!
Miqësisë
Kur skuqen qershitë,
dhe mugullon gruri, piqet koha…
Kur rri me mua,
mbetesh miqësi, pjesë e ime,
Më mëso të them një fjalë bukur,
që të mos vdes i paditur…
Liria do jet e shenjtë
Liria do jet e shenjtë,
kur shqipja në krah të ngritë,
në rreze diell të ngrohë,
nuk të lë në varfëri,
nën vrërësira me stuhi,
duke u lagur nëpër shi....
Por do gjenë një melodi,
që me miq do të afron,
të ndihmon në profesion,
me shumë punë të rinon,
dhe do prekësh ëndërra ditën,
që do jenë mrekulli….
Liria do jet e shenjtë,
kur të tjerëve nder ju bën,
dija jote do shëndritë...
të bukurin shtet të ndërton......
të betohemi ne në të,
si në fjalën perendi....
Flamurit
Sa i lumtur e ndiej veten sot,
para një shekulli kishte ardhë në Vlorë
Ismajl Qemajli me shumë burra shqiptarë,
pavarësin e vendit tonë të shpallin…,
dhe shpalosen një simbol kombëtarë…
ate të Skëndërbeu që e ngriti në Krujë…
Pesqind vjet me radhë ishim pa Abetare,
pa me të dashurën libër e fjalë,
në pranga robërie pa dritë…
Me plot gaz e lot do valon simboli ynë,
në këtë ditë të bardhë,
të kujtojmë një shtet më vete sot…
Zoti e bekoftë flamurin me shqiponjë,
dhe ata që dhanë jetën për të...
le të valoj në Shqipërinë e lirë…
Dhe kudo nëse jeton edhe vetëm një Shqiptar,
sepse vetëm ashtu liria do jehoj…
e në brendi do e ndien i yni atdhetar…
Pavarësisë
Shqipja jonë me flatra të bukura,
Gjithandej lartë fluturon,
Me plot vuajtje tregime të vjetëra,
Erdhi dita të këndojmë…
Dhe si këngë lahut malsie,
Që me ritëm melodi kumbon,
Me zë të këndshëm çiftelie,
pavarësin do e festojmë…
Ju martir heronj Shqipërie,
Lavdi i juaj let jehoj,
Bacë Ademin simbol lirie,
Gjithë shqipëtarët do e kujtojnë…
Dhe ju të tjerë që sot nuk jeni,
Me lot në sy nënat do ju qajnë,
Sa do rrjedh gjak shqiptarie,
pavarësinë do e festojmë…
Nëntori
Që kur u ndam padrejtsisht nga Shqipëria,
për një shekull mbetëm nëpër burgje,
jetim si një grumbull fëmij pa nënë,
u rritëm të shtypur, të përbuzur nga fqinjët,
jetën e paguam me plagë e gjakë,
por nëntoreve prap mblidheshim bashkë,
...me një shtof të kuq
e shqipen sipërmi dhe buk e krip festonim...
Të rijtë torturoheshin
pse atë natë kishin kënduar,
“besa – besë, besen ta kam dhënë,
për Shqipëri jeten kam me e dhënë”
mandej i rrahnin në çeli,
të tjerët shtëpit tona në qiell ngritnin...
ashtu gjysëm të vdekur,
Ismajl Qmajlin ne lavdëronim...
Dhe kujtonim kohërat e më parshme,
kur të parët ikën nga Molla e Kuqe,
gra, pleq e fëmijë,
këmbëzbathur nëpër borë, nëpër shi,
me thembra të qullta, e gishtërinjë të mërdhirë,
me xhamadan të kuq nga burrat e grirë...
dhe mashtrimin e thirrur Anadoll...
por edhe atje në shkretirë
shkabin dy krerësh valuar kanë...
Sa herë vinte nëntori,
ne luteshim për Shqipërinë,
një shekull pritëm të të përqafojmë,
e ti flije si një nënë e lënduar….
vinte një pëkdhelje e vogël nganjëherë,
me trimëri një fjalë e bukur,
por shpresat kurrë
te ngjyra Kuq e Zi nuk i kemi humbur…
Do kujtojmë,
ditën kur nga shtëpitë u përzumë,
dhe mbetëm në erën e ftohtë,
në natën e angthtë kur burrat u vranë,
e JU hapët dyertë vëllazërore,
me pritjet që pasuan me gëzim,
ndihmat në fjetje, shuarje etje,
besonim se bashkë do presnim,
një ditë të gëzuar…
Sa herë vjen nëntori
ne cingërojmë gotat,
për shumë pasuri e nderë,
le të fluturoj edhe sot shqipja
në të gjitha anët e lirë,
e ne të lutemi nga largë të shohim
Shqipërinë sa më mirë,
si një grusht shtërnguar
me të gjitha travat e bashkuar.
Gëzuar 28 Nëntorin
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen