F A Q E T

Samstag, 11. Januar 2020

Entela Tabaku

Entela Tabaku

Letrarja Entela Tabaku ka lindur në vitin 1971 në Shkodër. Ajo ka PhD në gjuhësi nga Universiteti i Stokholmit dhe mban katedrën e gjuhës shqipe në Uppsala të Suedisë. Ka botuar tri përmbledhje me poezi: “50 poezi dhe 5 intermexo” 1996, “Nje grusht jetë sa me vdekë” 2016, “poemat e hueja” 2017 si dhe „Enciklopedia e mërgimit“, libër poetik i shkruar së bashku me poetin Shqiptar Osekun.


Poezi nga Entela Tabaku


kjo gjuhë

kjo gjuhë që më rrin në buzë kështu
duket si me qenë e pikturueme me laps
shenjë që mund lahet pa frikë
duket si me qenë një nishan bukurie
a qukë lozanjare
ma së keqi tumor i padamshëm
që mund çahet pa frikë
duket
por asht çiban
kancer
kurrë ma nuk mundem me e heqë 
pa vdekë
kurrë ma nuk mund shpëtoj 
prej saj
kurrë nuk më bahet lëkurë
edhe pse mundem me u rrejtë 
me rrejtë
unë kurrë e saja
ajo kurrë e jemja



përpara skuadrës së pushkatimit

 pa perde
 maska
 mbaj-të-se
 pa roje
 garda
 trup-ro-je
 pa mure 
 tela
 gar-dhish-te
 pa kufij
 caqe
 si-no-rë
 pa shtirje
detyrime 
shtrën-gi-me
 çka mbetet
 a mbetet
 etet
 t
 t t t t t t t t t t t t
 t t t t t t t t t t t t
 t t t t t t t t t t t t



shtat zanë

jam shtat zanë
jo me fëmijë 
që ngihet me gjakun tem
dhe forcon botën me pakimin tem të paqtë
jam shtat zanë me cepa
thika të mprehta
tehe me helm
sa herë lëviz 
më shpërthejnë vrimash
vringëllueshëm
dhe unë nuk e di kush gjakon



quasimodiane

secili me qiellzë të vet 
i rrin shijes si me qenë qiellza e tjetrit
përplas gjuhën 
mbush gojën me pështymë
dhe rrin në iluzionin se e din
si i shijon tjetrit
si ia rrudh faqen përbrenda e hidhuna
si ia zbut fytin e ambla
si ia rrëshket grykës e athta
secili rreket me tregu të patregueshmen
të vërtetën e pikëllueshme
se secili rrin vetëm
në qiellzë të vet
dhe as mbramja nuk bjen



dy shtigje

i shoh dy shtigjet
teksa shkojnë paralel
e shoh vedin që shkon
duke mbledhë manaferra të egra 
si zog që ka me vuejtë unit
në dimnin e gjatë
duke kërcy mbi pellgje 
lepur i trembun që kujton 
se uji asht armiku ma i madh
duke kërku këpurdhat që i fshehen synit
vetëm pse don me e provu 
se ua din praninë

nga mbrapa asht i njëjti person
që shkon në dy shtigje paralele
por unë e di se janë dy
e di në cilin shteg
manaferrat e lepujt e këpurdhat
s’janë veçse dekor absurd
i një pylli pa ngjyra
dhe në cilin shteg
janë
jeta që shkon nëpër mu




ajo çka na mban gjallë 

ajo çka na mban gjallë
zemër
nuk asht ajri
edhe pse jetën e kena të lidhun për frymë
nuk asht uji
edhe pse frymën e kena të lidhun për langje
nuk asht buka
edhe pse langjet i kena të lidhuna për mish
nuk asht dashunia
edhe pse mishin e kena të lidhun për shpirt
nuk asht frika
edhe pse shpirtin e kena të lidhun për vdekje
ajo çka më mban gjallë, zemër
asht ideja 
se fryma dhe langjet dhe mishi dhe shpirti dhe vdekja
janë shumë ma shumë
se kjo gru që kundron si bjen bora pa pra
me ballin e mbështetun në xhamin e ftohtë
të telefonit që nuk bjen




faji i përrallave

ndoshta krejt fajin e kanë përrallat
 na e përkëdhelin mendjen herët
 me përfytyrime dashurish pa kushte 
 që braktisin gjithshka për ty
 dhe të mbartin mbi supe në rrugë me baltë
 dashurish të gjithëpushtetshme 
 që ta bajnë rrugën dritë
 dhe nuk japin frymë në terr
 përfytyrime që nuk i njohim
 se kurrë nuk i ndeshim fytyrë më fytyrë
 veç i përndjekim 
 mbas shpine
 mandej ua rrëfejmë të lodhun fëmijëve 
 brez mbas brezi
 pse s'na mbetet tjetër në fund
 veçse përrallat
 me mbret



fjalët na i emërtojnë ndjenjat 

fjalët na i emërtojnë ndjenjat 
me domethanie të kufizueme në brazda të hapuna 
prej tjetërkujt
përgjatë gardhesh të ngrituna
prej tjetërkujt
athu se frika asht veç frikë
dhe nuk asht joshje
a tundim
athu se shpresa asht veç shpresë
dhe nuk asht ankth
a përcëllim
dhe unë që ta du praninë si e marrë
athu edhe nuk du me t’u ruejtë
se mos më përpin 
po ku asht fjala për këtë ndjenjë
ku asht brazda
gardhi
këtë radhë



bota e mat kohën 

bota e mat kohën me rrahje akrepësh të mbyllun për sahatë
 me çelje sythesh të shtrëngueme për stinë
 me vërvitje planetesh të lidhuna për diell
 dhe i dëshpërohet ikjes
 kalimit
 mbarimit
  
 unë e ti e dimë se bota rreket kot
 koha matet për ne të dy
 fillon në çdo puthje
 ndalet për çdo përkëdhelje
 zgjatet varg më varg
 dhe nuk mbaron 
 sa jemi bashkë

 a t’ia tregojmë edhe botës?



ndërrimi i viteve 

 koha nuk ndërron
 ti e din
 nuk ka si ndërrohet
 nuk asht se stiva e viteve mbas deret 
 i ka të vjetrit përposhtë
 dhe të rinjtë përsipër
 koha nuk ndërron tesha
 shkon gjithmonë me fustanin bojëqiell 
 që mama ta qepi dikur me dorë
 koha nuk ka si këmbehet
 me jep pak dashuni
 me të dhanë pak shpresë
 se koha të don vetëm ty 
 dhe as nuk zëvendësohet
 lamtumirë vit i vjetër
 mirësevjen i riu
 se e vjetra asht e reja e përditshme
 koha asht në ty e pandërrueshme
 e vetmja që ndërron je ti
 ndërron mendje
 kangë
 ritëm
 dhe bahesh gati
 për festë

dhjetor 2017

___________
Për "Ora Shqiptare", Sadik Krasniqi

3 Kommentare:

  1. As reported by Stanford Medical, It is indeed the one and ONLY reason women in this country get to live 10 years more and weigh 19 kilos less than us.

    (And really, it has absolutely NOTHING to do with genetics or some hard exercise and absolutely EVERYTHING to do with "how" they are eating.)

    BTW, I said "HOW", not "what"...

    Tap on this link to reveal if this brief questionnaire can help you release your real weight loss possibilities

    AntwortenLöschen
  2. Ashtë një privilegj ta ndaj këtë dëshmi të mrekullueshme me botën. Kjo është Beth Walters nga Anglia. Burri im më divorcoi 4 muaj më parë dhe unë isha plot pendim sepse nuk dija çfarë të bëja për të ndryshuar problemet e burrit tim. Unë kërkova në internet për ndihmë se si mund të merrja ndihmë në martesën time dhe zbulova dëshmitarë të mrekullueshëm të magjisë së dashurisë, e cila ishte progresive me magjitë e saj. E kontaktova dhe doktor Wight më tha se ai do të përgatiste një magji për mua për të sjellë burrin tim mbrapa. Isha skeptik, por nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të punoja me të. 2 ditë më vonë, burri im më thirri të kthehesha në shtëpi nga ajo ditë dhe deri më tani, kam jetuar në paqe. Ai u kthye tani me aq dashuri dhe kujdes. Sot jam i lumtur t'ju njoftoj të gjithëve se ky lojtar magji ka fuqinë të sjellë përsëri dashnorë dhe gjëja më befasuese është se dashuria jonë është shumë e fortë tani, çdo ditë është lumturi dhe gëzim. dhe nuk ka asgjë si të jesh me njeriun që do. Unë do ta rekomandoj Dr.Wight për këdo që ka nevojë për ndihmë. Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni Dr.Wight, ju garantoj 100% që ai do t'ju ndihmojë !!.
    Email: wightmagicmaster@gmail.com

    WhatsApp: +17168691327

    AntwortenLöschen
  3. Sot është dita më e lumtur e jetës sime, kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi te Dr dawn acuna. , i shkrova Dr. dawn acuna në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ajo më dha botët e saj dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
    * Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    * Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
    * Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
    * Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
    Ajo do t'ju ndihmojë menjëherë.
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2348032246310

    AntwortenLöschen