F A Q E T

Donnerstag, 23. Mai 2013

A e dini se...?!


01.    Në territorin e Shqipërise, pranë Shkëmbit të Kavajës ka ndodhur beteja e fundit midis Cezarit dhe Pompeit. Kjo ka ndodhur në vitn 48 B.C dhe është mbyllur me fitoren e Cezarit. Shkëmbi i Kavajes në antikitet njihej me emrin “Petra”. Pranë këtij objekti Cezari kishte ngritur kampin e tij.

 
02.    Shqipëria është vendi ku ndodhen tre liqenet tektonike më të mëdhenj, më të thelle dhe më të lartë të Gadishullit Ballkanik. Këto janë Liqeni i Shkodrës, i cili shtrihet në veri perëndim të vendit me sipërfaqe 368 Km2 nga të cilat Shqipërise i takojne 149 km2. Në territorin e vet Shqipëria ka një gjatësi brigjesh të larmishme prej 57 km.

  Liqeni i Ohrit gjendet në jug lindje. Ai ka një thellësi maksimale prej 289 metrash dhe një kthjelltësi majft të lartë. Izobata arrin në 22 metra. Për vlerat e tij natyre e historike liqeni I Ohrit është pjese e trashëgimise botërore të UNESCOS.
   
 Liqeni i Prespes ndodhet gjithashtu në jug lindje të vendit në një lartesi 850 metra mbi nivelin e detit, duke përbërë liqenin më të lartë tektonik të Ballkanit. Brigjet e tij janë spektakolare dhe nëpërmjet rrjedhjes nëntokësore ai furnizon liqenin e Ohrit.

 
03.    Duke lundruar nëpër liqenin artivicial të Komanit ju do të shijoni një pejzazh tipik “fiordesh” në zemër të Mesdheut. Ky liqen është formuar në vitin 1986 nga ujëmbledhësi i Lumit Drin, si pasojë e ndërtimit të Hidroçentralit të Komanit . Ai ka një sipërfaqe prej 12 km2 , me një gjatësi prej 34,5 km dhe një gjerësi brigjesh prej 50–60 metrash. Liqeni gjendet midis luginave dhe kanioneve me bukuri të rrallë. Brigjet shkëmbore bien thike mbi liqen duke krijuar pejazhe të mbrekullueshe. Lundrimi mbi ketë liqen lidh Shkodrën dhe Tiranën me qytetin e Bajram Currit dhe zonën e Tropojës.

 
04.    Në shpellën e Pëllumbasit, e cila ndodhet pranë kryeqtetit të vendit janë gjetur skelete të ariut të shpellave (ursus speleaus). Ky i fundit ka jetuar rreth 400 mijë vjet me parë. Në të gjithë Europën njihen 5 shpella të tilla. Shpella gjendet në një distance prej 25 km larg nga Tirana . Eshtë e vendosur në grykën panoramike të Skoranës. Shpella është e ruajtur mirë. Ajo ka një gjerësi prej 10 -35 metra, lartësi 15 deri ne 40 metra dhe arrin deri në 300 metra gjatësi. Në shpellën e Pëllumbasit janë gjetur edhe mbetje të jetës humane.

 
05.    Laguna e Karavastasë përbën pikën më perëndimiore në Europë ku folëzon Pelikani Kaçurrel (pelicanus crispus). Që prej vitit 1994 kjo lagunë është nën Konventen Ndërkombëtare të RAMSARIT. Vetë laguna ka një sipërfaqe prej 4.330 hektarësh, duke përbërë njëkohesisht edhe lagunën më të madhe të bregdetit shqiptar. Ajo përbën një prej 12 parqeve kombetare të Shqipërisë. Eshtë mjaft e këndëshme të observosh nga afër pelikanët ne fjale. Ata ulen zakonisht në një ishull të vogel ranor të lagunes i cili quhet ndryshe edhe “ ishulli i pelikanëve”. Pranë tij mund të shkohet me varkë. Këtu gjendet 5 për qind e numrit botëror të kësaj specie. Laguna e Karavastasë është një ekosistem mjaft i rëndësishëm natyror edhe për habitate të tjera.

 
06.    Gjuha shqipe mendohet se ka për bazë pellazgjishten. Këta të fundit janë bartës së kulturës se neolitit dhe fillimit të pokës së bronxit në territorin e Shqipërisë. Zbulime të kësaj kulture janë gjetur në Podgorie, Kolsh etj. Tezat te cilat mbështesin vazhdimësinë iliro – pellazge janë instensifikuar sidomos në shek XVII. Një prej studiusve më të rëndëisishëm të kësaj teze ka qenë albanologu i shquar J.G.Han.

 
07.    Në Durrës ndodhet amfitheatri roman i cili për nga madhësia është i dyti në Ballkan. Amfitheatri u ndërtua në shek I. A.D., në periudhën e perendorit romak Hadrian. Ai ka një kapacitet prej 15–20 mijë shikuesish. Për nga stili i ndërtimit ngjason me monumentet e Pompeit dhe Kapuas në Itali. Në shek X në galeritë e tij u ndërtua një “kapele” e cila shquhet për mozaikët e rrallë muror.

 
08.    Një pjese këngëve të krahinave të jugut të Shqipërisë këndohet pa instrumenta muzikore. Ky lloj interpretimi quhet “iso – polifoni”. Kjo e fundit është “Pjesë e kryeveprave të trashëgimise orale të njerezimit” dhe mbrohet nga UNESCO si vlerë boterore. Iso polifonia këndohet në pjesën jugore të shqipërisë të njohur si “Toskëria”. Veçanërisht kjo formë e interpretimit është e njohur në krahinën e Labërisë. Zakonisht në Shqipëri gjatë muajit nëntor në qyteti e Vlorës zhvillohet “Festivali Folklorik Kombetar i iso – polifonisë”.

 
09.    Qyteti antik i Butrintit, i përmendur nga poeti Virgjil në poemën e tij “Eneida” dhe i njohur ndryshe si një “ Trojë e dyte”, së bashku me qytetin muze të Gjirokastrës janë të përfshira në listën e trashëgimisë Botërore të UNESCOS.
 Butrinti ishte një qytet i fortifikuar i fisit të Kaonëve, një prej fiseve më të mëdha të Ilirisë së jugut. Rrënojat përbëhen nga teatri, tempulli i Asklepiusit pagëzorja, fortësa veneciane, portat etj
 Gjirokastra është një prej qyteteve kryesore të Shqipërisë së jugut . Ajo është shpallur “Qytet Muze” e njohur ndryshe eshe me emrin “Qyteti i njëmijë shkallëve”. Sipas një legjende popullore qyteti eshte krijuar nga një princeshë me emrin Argjiro. Ajo çfarë tërheq më tepër vizitorin në Gjirokastër janë shtëpite prej guri të cilat ngjajnë me kështjella të grumbulluara njëra mbi tjetrën.

 
10.    Heroi Kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti , njihet si “mbrojtës i krishtrimit Europian. Busti dhe emtri I tij gjendet në shumë prej qyteteve të Europës. Ai organizoi një rrezistencë të suksesëshme për 25 vjet me rradhë duke i ndalur Otomanët të vazhdonin invazionin e tyre drejt perëndimit. Ai i theu tre here Otomanët gjatë rrethimeve të Krujës në 1450, 1475 dhe 1467.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen