F A Q E T

Mittwoch, 29. Mai 2013

Agim Gashi - Drenica

Agim Gashi u lind me 28.04.1959 në Kryshec të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Polac, kurse gjimnazin në Skënderaj. Ka ndjekur studimet në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, në  degën  Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Në gusht te vitit 1991 emigron jasht atdheut.Fillimisht në Gjermani e më vonë në Francë,ku edhe sot jeton dhe vepron.
Shkruan poezi për të rritur e fëmijë dhe humor. Në vitin 2009 ka botuar përmbledjën me vjersha për fëmijë “Gjysh të kam shoqe”


Poezi nga Agim Gashi - Drenica


GJYSH TË KAM SHOQE

Kam një mbesë të vogël
- i ka veç dy vjet,
por është shumë e gjallë
- gjuha shumë i pret.

Elona e vogël -
këtu në mërgim,
për mua është jetë
- është i vetmi gëzim.

Ajo flet me mua
dhe më bën shoqëri,
- unë luaj me te
sikur t'isha fëmijë.

Një ditë gjërsa loznim
m'tha kjo bukuroshe,
- gjysh të dua shumë
gjysh ty të kam shoqe!




NDIZNI ZJARRET

 
(Nates se zjarreve në Prekaz)

Sonte zjarret ndezni gjithandej
ju qe gjak shqiptari keni nder dej.

Se kete dite u ndez jarri i Lirisë
Në Drenicë -ne zemer te Arberisë
- Në Prekazin e Emin Latit
ne Prekazin e Ahmet Delis.

Jasharajt u ben flakadan
qe ndezen zjarret e lirisë për vatan,
E ndezen Ademi , Hamza dhe Bac Shabani
se po poshtrohej kombi - po shkelej vatani.

Nga zjarri qe u ndez n'Prekaz
- trimat e moren nga nje gacë,
Dhe ndezen zjarret e Lirise
Në te gjitha anet e Dardanisë.

Sonte festë ka shqiptaria
nga Tivari deri te Cameria,
- andaj ndezni zjarret
se nga ai zjarr erdhi Liria.

Sonte është Nata e Madhe
sonte festojnë edhe varret
andaj - ndizni zjarret...



TE VARRI I KOMANDANTIT

 Tek qëndroi gaditur
te varri i Adem Jasharit,
më bëhet se e dëgjoi
një zë që del prej varrit.

Nëse dëshironi-
të na nderoni vërtetë,
tregonju brezave që vijnë
-për qka kemi vdekë.

Duane njëri-tjetrin-
ndihmoni n’kohë t’liga,
mos lejoni kurrë-
që t’u përqajë shtriga.

Shtrija dorën mikut
shtrija dorën vëllaut,
për hatër t’Kosovës
-për inati t’shkaut.

Harroni mes veti
inatet e hasëmeritë,
vetëm të bashkuar
ju do të dilni n’dritë.

Ndaleni hakmarrjen
-i ndërpreni gjaqet,
-le të rritën fëmijët
le të tymojnë oxhaqet.

Kur ju jeni te lumtur
dhe të gëzuar në jetë,
edhe ne të rënët
do t’prehemi të qetë.




TEMPUJT TANË...

Disa kanë lëshuar mjekrra
përbehen në Medinë ,
disa nanë e babë
Vatikanin e di'në.

Lereni tempujt e huaj
- se u bet gaz ,
Vatikan e Medinë
Janë Kruaj e Prekaz...



KOHË TE KORRASH

Një vit punë dhe kursime
për të shkuar ne atëdhe ,
qe te shoh vendlindjen time
- njerëzit e mi qe i kam atje.

- Deshta t'shkoj me avion
me kohë e kishin ngrit çmimin,
në mënyrë qe n'këtë sezon
sa ma t'madhe te kanë fitimin.

Dhe vërtetë me erdhi inati
n'start ma prishen disponimin,
te mos shkojê fare n'pushim
- apo t'nderrojë destinimi!!!

Se për t'shkuar ne atdhe
unë me gruan e tre femijë,
me këtë euron - parën e re
na kushton rrafsh tre mijë.

Kaq s'kushton pushimi n'Majorkë
- as udhetimi ne Amerikë ,
si s'e kan nje fie turpi
- si prej zotit nuk kanë frikë.

Ik me tha n'atë qast një mik
mos u merr me këta lloj horrash,
a se din qe jem n'korrik
a s'e din qe jem n'kohe t'korrash!!!



Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen