F A Q E T

Freitag, 31. Mai 2013

Albert Zholi

 Albert Zoto Zholi, me origjine nga Progonati i Tepelenes, lindur ne Sarande me 16.12.1960 dhe banues ne Tirane. Ka mbaruar Akademine Ushtarake "Skenderbej" dhe Fakultetin e Shkencave Komunikuese.

Veprimtaria publicistiko-letrare e Albert Zholit:

-1990-Bashkpuntor i revistës “Hosteni” , “Saranda”.”Joni”
-1993-2007  bashkpuntor i gazetës “Drita”
-1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit)
-1994- bashkpuntor i gazetës “Java”, “Labëria” , “Pasqyra”,  “Egnatia” (Greqi)
-1997- Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi” (Greqi)
-1999-2001 bashkpuntor i gazetës “Shekulli”
-2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur)
-2002-Drejtor i Institutit Kerkimor Shqiptar për Emigracionin (OJF)
-2002 –  vazhdim opinionist për problemet e emigracionit në gazetat “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”, .
-2001 –vazhdim,  bashkpuntor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit . Rubrika “Emigracioni shqiptar”.
-2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH
-2005- 08 dhe në vazhdim anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve.
-2006-2007 ideues dhe  bashkdrejtues në TVSH  në emisionin “Emigracioni dhe Koha”
- 2006-07 Drejtor-Kryeredaktor  i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe”
-2007-Kryeredaktor i revistës “Intergrim” (6 mujore)
-2008-Kryeredaktor i gazetës Iliria Neës –Greqi (javore)
-2009-Kryeredaktor i gazetës “Labëria”
-2012-Kryeredaktor I revistës mujore “Bota Femërore”


Botime:

-Ikja e madhe –publicistikë
-Vite emigracioni-tregime
-Endrrat e mërgimit-publicistikë
-Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë
-Vajza misterioze-tregime
-Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar
-Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit - (publicistikë)
-Hiret e një bjondine-tregime
-I fundit i komunizmit utopik-publicistikë
-Me zemër pranë Shqipërisë- publicistikë
-Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi)
-Sekretet e ish gazetarëve të RTSH
-Kush e vrau dashurinë-roman
-Sekretet e ish gazetarëve të RTSH-vëll II
-Kiço Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve-monografi
-Mesazhe dashurie-publicitiko-letrar
-Një ditë për dashurinë-publicistiko-letrar



Albert ZHOLI


BANAKIERJA

Atë sezon-vere ishim pesë shqiptarë që u punësuam në një hotel-restaurant në Glifadha, ndërtuar në buzë të detit. Në atë hotel, vendet rezervoheshin qysh në dimër. Në sezonin e verës personeli dy ose trefishohej. Atë verë turizmi dukej i mbarë dhe pronari nuk mund ta fshihte gëzimin. Ditën e parë të punës na mblodhi, të pesë shqiptarëve:
-Dua punë të shpejtë dhe korrektësi. Pagesa jashtë orarit është njëmijë e pesëqind dhrahmi-ora.
Ne qëndruam, për disa minuta, në heshtje, pas largimit të tij. Nënkuptimi ishte i qartë: duhej të bënim kujdes e të mos vinim dorë. Media elektronike kish bërë punën e vet për “namin” e shqiptarëve. Kur u ngritëm që të fillonim punën i dhamë fjalën njëri-tjetrit, të punonim me korrektësi e ndërgjegje, për të mos e ulur asnjë çast emrin tone dhe të vendit tonë.
Për rreth pesëmbëdhjetë ditë, punët shkonin shumë mirë. Në banak qëndronte një vajzë simpatike greke, 22-25 vjaçare, së cilës fytyra i qeshte vazhdimisht dhe me ne ishte shumë e dashur.
-Bravo Albania, jeni djem shumë të mire!-dhe trokiste duart me ne. Por kjo atmosferë nuk zgjati shumë. Në javën e tretë, ndryshoi qëndrimi i personelit ndaj ne-shqiptarëve. Ne shihnim njëri-tjetrin të hutuar, pa ditur arsyen. Sigurisht diç kishte ndodhur. Një pasdite, një nga kuzhinierët, që na respektonte më shumë, na tha se kishte disa ditë që po vidheshin vezët e peshkut. Vezët e peshkut ishin ushqimi më i preferuar i turistëve, por edhe më i shtrenjti, pesëmijë dhrahmi-kilogrami. Ata dyshonin për ne, por edhe ne kishim një hije dyshimi për njëri-tjetrin. Punonim, por pa atë zellin e ditëve të para.
Një pasdite Dritani i thotë pronarit:
-Zoti Aleko, ju lutem edhe në emër të shokëve, siç jemi të gjithë shqiptarë e grekë, na kontrollo. Duhet ta bësh pa tjetër që të marri fund kjo gjendje. Pronari e pa me vëmëndje nga koka në këmbë.
-Hapni të gjithë çantat!-tha pronari dhe e nisi kontrollin nga Agroni, Dritani e me rradhë. Mbasi mbaroi me shqiptarët vazhdoi kontrollin me grekët. Në fund ishte Agathia, vajza e banakut. Pronari u afrua dhe futi dorën te çanta e saj, me mendimin sa për të kaluar rradhën. Por dora e tij mbeti aty ku duhej.
-Ti Agathia? Pse e bëre këtë?
-Se isha e bindur se të gjithë do të mendonin për shqiptarët-tha ajo sikur të mos kish ndodhur asgjë.



Albert ZHOLI

 Dikur, vajza kosovare

Vajzë trime kosovare,
C’mi ke ata lot në sy?
Permbi vetullat e paqta
Të lodrojnë vargonj të zinj!?

Ku është velloja e bardhë?
Buzëqeshja si flori?
Ku janë motrat dhe vëllezërit
Çeshtë kjo heshtje, veshur zi?!

Ja po ccelin trëndafilat
Nëpër trupin tënd lëndinë
Kosovare shtojzavalle
Thure kengë për trimërinë

Me zë malli u këndove
Trimave që derdhën gjakun
Si bozhure e fitores
Derdhe lot, rrite zambakun

Ajo....
Trupi im lastar, beronjë
Nëpër shekuj vrarë e prerë,
Si shqiponja tek flamuri
Besën kisha në bedenë



Kam humbur

S'e di ku jam në brigje të mjegullta
unë që u rrita’-në  buzë shijen e kripës;
kam mall për detin magjiplotë që  ish i vetmi
i lejuar të me prekte ccdo gjë, gjatë natës dhe ditës.

Kam humbur nëpër udhë që s'jane të miat
që nuk i di e kurrë s'do t'i njoh
në këtë prag vjeshte

Gjethet bien dhe unë e ty luajmë me to..



Pa titull

Mbrëmë ra shi
ndjeva gjethet
pas shpinës sime
të putheshin me pikat qiellore,
bari kokëulur në gjurmet e tua
Ikja jote fjalë e fundit e mbrëmjes
Nga gjoksi më del një ofshamë
si dallgë deti që don të gjurmojë .
Nata
rri e qetë nën shi
Ndryshe -si unë pa ty.



Atë natë

Në gotën e mbushur me uiski
Brenda saj lakuriq ishe ti

Dukej sikur puthje gotën,
Dhe lodroje në sytë e mi

Lakuriqe... por e ftohtë
Nata e terrtë dhe uiski i derdhur

Më bënë të mefshtë
Trupat su bashkuan si gjithnjë

Sa keq që iku tinzare  dhe na la larg
Pa shijuar shtratin e nxehtë
kjo natë e zezë hileqare



Tek ty

Tek ty
I thashë vetes qaj
Mos hesht kur duhet të klithësh me vaj

Pikërisht aty tek ty
Lexova vite të miat që flinin
Pengova ditë që nxinin

Aty dhe vetëm aty
tek ty
Fjeta, u zgjova e fjeta prapë
Lashë pas ditë dhe prita natë


"Mbretit" të intervistave

Lum kush jep intervistë
Albert Zholit, mjeshtër fjale
"Mbret i pyetjes", e kish emrin
Në tër listat virtuale

Fort i shkathët kish qen Berti
Njqind vjet kur i ndërroi jeta
Në një kohë qe gazetar
Në pesëdhjet e tri gazeta




Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen