F A Q E T

Freitag, 31. Mai 2013

Lumo Kolleshi

Lumo Kolleshi,lindur ne Mertinj te Permetit,me 06.01.1961. Mesimet e para i merr ne vendlindje. Shkollen e mesme e perfundon ne gjimnazin "Sami Frasheri" ne Permet.Diplomohet per mesues i gjuhes dhe letersise ne Institutin e Larte Pedagogjik "Aleksander Xhuvani" (sot universiteti) Elbasan. Mesimdhenes ne disa shkolla te Permetit,ne rrethin e Pukes. Aktualisht mesues i letersise ne gjimnazin  "Sami Frasheri" Permet. Ka drejtuar Degen e Lidhjes se ShkrimtarevePermet nga viti 2000 e ne vijim. Ka botuar rregullisht ne organet eshtypit te kohes:"Drita","Nentori","Zeri i Rinise","Hosteni","Zeri i Popullit"


Botime:

Mars (poezi),74 faqe,Stevla Tirane 1998.Red.Nexhip Merkuri,parathenie:Dritero Agolli
Bufi ne siklet (fabula), 40 faqe,Stevla,Tirane 1999.Red:Ylli Hoxhaj,kopertina:Junilda Hoxha.
Lotet e Nastradinit (fabula) 60 faqe,Fjalet e qiririt,Tirane 2000.Red.Ylli Hoxhaj,kopertina: Josif Bushi.
Kthim nga vdekja (tregime) 90 faqe,Fjalet e qiririt,Tirane 2002.Red.Kristaq Shabani,arti grafik:Ardian Kovaçi.
Derdhen vetetimat (poezi) 104 faqe,Fjalet e qiririt,Tirane 2002.red.Xh.Spahiu,kopertina Ilir Shordja.
Doreheqja e tigrit (fabula) 90 faqe,Fjalet e qiririt,Tirane 2004.Red.Dhimiter Miti.Ideoi kopertinen vet autori.
Djerset e poetit (tregime) 52 faqe,Fjalet e qiririt,Tirane 2005.Red.Saliko Hodo.
Perralle e pambaruar (poezi satirike) 2008, 50 faqe,Medaur Tirane.Red.Saliko Hodo
Nga nje autor tek tjetri (Ese dhe komente I),142 faqe,Argjiro Gjirokaster 2007.Red.Saliko Hodo.
Nnje autor tek tjetri (Ese dhe komente II)  124 faqe,Marin Barleti Tirane 2008
Nata vjen e nate s’kam (poezi) 76 faqe,Argjiro 2009.Red.Kadrush Radogoshi,kopertina “I menduari” August Roden.


Çmime te fituara:

Çmim i dyte kombetar ne poezi me rastin e 55-vjetorit te çlirimit
Çmim i pare ne proze "Kthim nga vdekja" " Pegasi" 2002
Çmim i trete nderkombetar nga Lidhja e shkrimtareve "Zasteron" Athine per fabul
Diplome per librin poetik "Derdhen vetetimat" Mottola,Itali,2006 dhe diplome per poezine "Nese" Mottola,Itali 2011.
Çmim i pare per librin poetik "Nata vjen e nate s'kam" 2012 nga shoqata "Deshnica" Tirane.
Çmim i dyte ne satire "Jul Variboba" Selanik 2012.



Lumo KOLLESHI

NAIMI
Nje shekull e nuk ndahemi dot,
Harresa vetedigjet ne qiejt e harrimit.
Engjellor si atehere vjen shenjti driteplote,

Varrin e le bosh ne boshesine e moskuptimit.
Prej tij bejme nje çast sikur ikim,
Lekundemi si dege pa trung drejtpeshimi,
Copra te zemres prej vetes bejme t’i flakim,
Nen flaket e qiririt na i mbledh,
Me to krijon profecine e bashkimit
 


 FRASHER

Për ne vendlindjen e tyre nisen fjalët,
Fjalët e gjuhës që u bënë dritë.
Shpirti vjen ketu të lartojë shkallët,
Të takohet veç një çast me perënditë.

Një kupë qiell për haxhillëkun e ri,
Frashëri krahet e bredhave hap në maj.
Çdo gur të flet shqip te frashëllitja shtëpi,
Ketu Shqipëria gjen Mekën e saj.
 

 BEKTASHIANE

Im at me kokë i deshi frashëllinjtë,
Si një myhib i ndershëm bektashi;
Emrat e tyre gjithë dritë
I thirri me radhë te djemtë e tij.

Im at i jepte shpirt çdo guri
E tokat i bleronte veç me pemë,
Nën jastëk „Lulet e verës „ vuri
E kurrë nuk i ndau me Skënderbenë.

Im at ma rrëfente „Qerbelanë“
Fshehtas ndanë vatrës netëve të dimrit,
Në ëndërr më dilnin trembëdhjetë imamë,
I trembëdhjeti kish fytyrën e Naimit

Im at ndoqi gjurmën e Abas Aliut,
Lart në Tomorr therrte kurbanë.
Iku nga kjo botë me brengën e Samiut,
Për eshtrat që prehje atje larg nuk i kanë.
 
 
 
Ne rrepira endrrash
Diku ne nje cep te nates
I vidhet qiellit nje yll,
Dritares sime kerkon t’i vere zjarr,
Ta lere pa perde,pa tyl.
E vjen ne rrepirat e endrrave,
Me hedh e s’di ku me hedh.
Sa bie gjajkshem ne humnere,
Mes luleve çel diku ne nje ledh.
Zemerplagosur me fton nje qershi
E veshur e tera ne purpur.
Maji apo une,nuk e di,
Nuk e di kush behet flamur. 

Ne kuzhinen e shpirtit
Me bindje ua them
Ne kuzhinen e shpirtit tim
Zjarri nuk shuhet kurre.
Shtyjeni porten kanat me kanat,
Porositni dhe vetem porositni pa ngurim.
Do t’i gjeni te gjitha pa tjeter :
Berxolla puthjesh te pjekura ne buzet e skuqura
E nga lengu qe kullon mbi flake,
Tym do t’ju behen te gjitha mendimet.
Permbysini butet e veres se vjeter
Nga bistaket e syve mesdhetare
Qe perden e verbimit ia heq pas mijevjeçareve Homerit.
Mos kini frike nga marrezia dhe dehja,
Ju risjell ne vete rehania e fjales se poetit.


Pa titull
Pas çdo sekonde e minute koha bente tradheti
Ma rrembete si hajdute ate shikim plot dliresi,
Syte e tu dhe buzeqeshjen te skalitur bukurisht
Thelle ne zemer i strehova paqesisht e lumturisht.
Duke ikur me nje puthje ne faqet si trendafil
Buza merrte plage e lule dhe kenge per nje bilbil. 

Si me ike pa nje fjale ?

Ti me ike pa me folur,kaq shpejt vjeshte u bene kujtimet?
Une e di se ç'jane plaget,oh,fort mire i di lendimet.
Falme nese fjala ime s’ka ardhur me krahe pellumbi,
Kthema mbrapa skifterisht dhe qellome me copa plumbi. 


Etyd pas dushit
Pas deres me qelqe avull avulluar
Do prisja te dilje bukur zbukuruar
Cipezen e holle ta hiqja ngadale,
Buzen e purpurte ta haja te gjalle.
Me nje thithje foshnje ta rrembeja gjirin
E sakaq ta flakja ne qiej peshqirin.
Pa po kur ta flakja,te trembeshin rete
Te humbisnim bashke qiejve te misterte.
 
 


Mëritë e dashurisë
Një fjalë ti, një tjetër unë,
Në dhomë heshtje pas kësaj.
Për hiçmosgjë duket u zumë,
Të dy kishim e s’kishim faj

Ti u bëre re e sertë
Në një qiell më tej se gri
Edhe unë u bëra vjeshtë,
Por jo dimër, kurrsesi.

Pas pak e trembur u fik drita
Kur na shikonte ashtu të zënë,
Vjedhur në terr çarçafin ngrita,
Asgjë pa prekur, asgjë pa thënë.

Dhe ishim pranë, oh, sa pranë,
Det edhe breg, valë dhe shkëmb;
Inatet si statujat ranë,
Paqja e shtrenjtë prapë u përkëmb.

U dashkan zënkat ndonjëhere,
Ku s’hyn gjykatsi, drejtësia.
Mëritë e krevatit ndoshta vlejnë,
Aq sa vlen në jetë dhe dashuria

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen