F A Q E T

Mittwoch, 29. Mai 2013

Dhimitër Kokaveshi

Dhimitër Kokaveshi, lindi në Gjirokastër 31/05/1955.
Dhimitri ka mbaruar Liceun Artistik në Durrës dhe studimet Universitare në degën e Filologjisë. Është mësues në shkollën e mesme Artistike “Feim Ibrahimi” në qytetin e lindjes. Shkruan poezi dhe prozë. Njëkohësisht merret edhe me gazetari.
Deri më tash ka shkruar tre libra, dy në gjuhën shqipe qe janë:

“STALAKMITET"
"FATI I DRITËS"
"METEORITËT"

Poezi nga Dhimitër Kokaveshi

PËRKËDHELJE BUKURIE.

Me bukurinë udhëtojmë
Mbushur mendime.
Ç’do përkëdhelje, zgjon ëndërime?!...

Prehri i ngrohtë, i çdo Itake,
Nuk i përket zhgënjimit, dhimbjes
Mallit dhe joshjes momentale
Kur tradhton!
Brënda braktisjes të ndërgjegjes tënde Itakë
Dhe jashtë parametrave tona, ti,... prapë...
I përpunon.

Shkëmbi!...
Nuk trëmbet marrëzisë
Së dallgës,
Thërmohet!
Jetën qeton kur këmbët i lëpin
Dhe i ledhaton.

Psikoanalizë e brezave,...
Filozofisë,
Një skalion
S’mund të mbetet mburojë
Thyhet,...
Vazhdimësisë së marrëzisë.

Tërrësia jonë, përplaset Itakë dhe ngrihet
Mbi çdo moment magjie, gjithësie.
Transformimi dhe tretja, shkëmbim lënde
Apo kundërvënie i shpirtit në kërkim?!...

Këtë, nuk ja besoj sofizmave
Që mundojnë qendrojnë,...
Përjetësisë mbi parkun tëndë
Dhe të lavdisë o amësi e thellësisë.
Brënda vizioneve tona,... zgjon,...
Hapësirat, e përsosmerisë!




MODESTI

Si mund të pikëtoj nxitim,
Zili, në dëmin tuaj
Si t’ju sulmoj?!...
Mposht utopinë mes yjesh
Prandaj jetoj.




TRYSNI

Dikur, diku!...
Më the të fshihesha
Dhe ndjeva ndarje
Dhe trysni!

Sa largë
Ndjemë njeri tjetrin
Aq afër, s’ndjemë...
Ngrohtësinë.

Thërmija kristalore
Afërsia...
Humbi, vetin e bashkëveprimit!
Zbërthime dhe zhvillime
Gjithmonë jetës,
Në kërkim.




ARKIVIM

Trupi ynë,... dërmuar!
Si kamikazët larg frikës dhe jetës.
Të kolliturat tona!...

Të shkurtra, si jeta gjerdanit hipokrit.

Egzistenca jonë!...

Parajsa më e keqe, çmendim thellësie

Ku arkivon në ngrirje,...
Çdo mendim.

1997



VAZHDIMËSI

I vrazhdë im atë
Në karakter.
Rrudhat në ball!...
Si një kanion,..
I thellë.
I çmuar është
Sa s’ka ku më.

A matet deti
Me një breg
Ku vala,... mund,...
Të nanuriset?!.....




ZË MISTIK

Të ledhatoj flokët
Sa është kufiri i largëpamësisë
Prej mediokritetit.

Brënda kësaj shkujdesjeje
Dashuria ndaj teje
Vetë jetës,
Gjithmonë triumfon?!...

O zë mistik!...
Shpesh brënda vetes vetëm...
Mos kumbo!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen