F A Q E T

Sonntag, 26. Mai 2013

Nënë Tereza


Nënë Tereza 
27 gusht 1910 - 5 shtator 1997

Nënë Tereza apo Gonxhe Bojanxhiu ka lindur më 27 gusht 1910 në Shkupin e Shqipërisë së atëhershme (Sot kryeqytet i Maqedonisë) i cili ishte kryeqendra e Vilajetit të Kosovës. Prindëritë e sajë, Nikollë dhe Dranafille Bojaxhiu, emigruan prej Shkodrës në Shkup para se të lind Gonxheja. E ëma e saj, Dranafilla, ishte nga Novosella, fshat afër Gjakovës, kurse i ati Nikolla nga Prizreni. Që si fëmijë Gonxheja ishte me shëndet e dobët dhe nëna e saj druante për shëndetin dhe jetën e saj. Katër vjetët e parë të shkollës fetare i bëri shqip, ndërkaq shkollën fillore shtetërore dhe gjimnazin i mbaron në gjuhën serbe. Vëllau i saj, Lazri, thotë se motra ishte një vajzë e rëndomtë dhe e mbyllur... Që nga vitet e para të shkollës fillore mund të vërehej se ishte shumë e talentuar për mësim. Ishte e para në klasë, gjithmonë e gatshme të ndihmoj të tjerët. "Kur i'a shfaqa nënës dëshirën time që virgjërinë t'ia fal Zotit, në fillim kundërshtonte, por më në fund më tha: Mirë, bija ime, shko, por kij kujdes të jesh vetëm e Zotit. Në moshën 12 deri më 18 vjet nuk kisha të dëshirë të bëhem misionare. Por në moshën 18 vjeçare vendosa ta braktis vendlindjen. Ishte kjo dëshira e Zotit", fliste Nëna Terezë.
Lorenc Antoni, kompozitor i njohur nga Prizreni dhe shok fëmijërie i Gonxhes, pohonte se më 20 gusht 1928, me tu kthyer nga Kisha Katolike e Letnicës, në Viti, Kosovë, Gonxheja i thotë që: "Kam vendosur të bëhem misionare, t'i kushtohem e tëra Zotit për shpëtimin e shpirtrave." Caku i saj ishte India. Një kohë kalon në Irlandë dhe pastaj shkon në Indi. Më 1930 Gonxhes i jepet emri Tereza, në përkujtim të Shën Terezas nga Avila, shenjtëreshë spanjolle e shekullit 16.
Më 10 shtator 1946, ajo largohet nga shkolla St. Mary's High School, ku punonte si arsimtare, dhe fillon t'u shërbej të varfërve dhe të sëmurëve.
Më 1962 ajo fiton çmimin Pandra Shri për "shërbim të mrekullueshëm". Ajo këto para i shfrytëzon për t'u ndihmuar nevojtarëve dhe për ndërtimin e spitaleve. Më 1979, ajo merr çmimin Nobel për Paqe. Ajo provon disa herë që ta vizitoj Shqipërinë, por regjimi diktatorial komunist nuk i jep vizë. Ajo e viziton atë pas rrëzimit të diktaturës komuniste ose më mirë pas çlirimit. Vizita e saj e fundit në Shqipëri ishte më 1993. Kosovën ajo e vizitoj më 1980. 11 shtëpi humanitare të saj punojnë në Shqipëri dhe dy në Kosovë. Shoqata më e madhe humanitare në Kosovë mbanë emrin e saj.
Zemra e Gonxhe Bojaxhiut - Nënë Terezës, e operuar katër herë, plot dashuri për më të vobektit, nuk duroi më. Më 5 shtator 1997, në ora 17, në Kalkutë, nëntë ditë pas ditëlindjes së saj të 87-të vdiq nga pasojat e pikës në zemër.

1 Kommentar:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. AGIMI, pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr DAWN në emailin e tij: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    AntwortenLöschen