F A Q E T

Donnerstag, 30. Mai 2013

Roli i mergatës shqiptare...

Miftar Kastrati
 
ROLI I MERGATES SHQIPTARE
DHE PROBLEMET ME TE CILAT BALLAFAQOHEN

1. Klasifikimi i mërgatës shqiptare në Austri. Prejardhja e tyre.

Në Austri jetojnë, veporojnë dhe punojnë bashkëkombas të ardhur nga të gjitha vendbanimet shqiptare; nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Greqia etj. Mosha e tyre është kryesisht e re, kurse perbërja gjinore pothuajse është e barabartë.
Motivet e migrimit janë të ndryshme. Ka nga ata qe kan migruar krysisht për shkaqe ekonomike, por një numer i konsiderueshem ka migruar edhe për shkaqe politike. Kategorizimi i tyre mund të bëhet kësisoj.

 
2. Motivet e migrimit

  • Grupi i parë mund të quhet grupi i inelektualeve qe kan ardhur në kërkim të mundësive më të mira për të studiuar, krijuar dhe jetuar.

  • Grupi i dytë është ai që ka migruar për shkaqe ekonomike.

  • Grupi i tretë është i veçantë. Është grupi i atyre që ishin të deryruar të largoheshin për shkak të konflikteve dhe gjakmarrjës. 

4. Kurse, në grupin e katërt mund të hyjnë individet e larguar nga atdheu për shkaqe të bindjeve të tyre politike dhe që u takojnë periudhave të ndryeshme historike. Ka pasur intelektual dhe atdhetare qe kan migruar shume heret, si psh nënkryetari i Qeverisë së Ismail Qemalit, zotria e tij don Nikoll Kaçori. Dhe është për të ardhur keq qe u deshën shumë vite që dikujt ti bie ndermend të kujdeset për ti kthyer eshtrat e tij në vendlindje.
Kemi mëpastaj edhe emigrantet qe jan larguar për shkak të paknaqësisë se tyre me formën e pushtetit në periudhën e Ahmet Zogut, për të ardhur më vonë intelektualet qe u detyruan të ikin nga atdheu për shkak të presekutimit diktatorial të pushtetit komunist. Emigrante të shumtë në këtë periudhë jan larguar edhe nga vendbanimet shqiptare në ish Jugosllavi. Ishin kryesisht atdhetaret e shumtë që kishin bindje tjera politike dhe qe për qëllim kishin bashkimin e trojeve shqiptare.
Pas kësaj vjen periudha e lagimit të shqiptareve kur filloi shthurja e Jugosllavisë. Të parë qe u detyruan të largohen ishin ushtaraket dhe ushtaret shqiptar qe ne ate kohë kryenin sherbimin e tyre në Armatën Jugosllave. Mëpastaj, pas ardhjes në pushtet të diktatorit Slobodan Milosheviq, për shkak të dhunës dhe gjenocidit u detyruan të emigronin numri më i madh ia atyre që kishin kundershtuar politikën antinjerëzore që bëhej ndaj shqiptarëve në atë kohë. Duhet cekur se gjate asaj periudhe, perveç proçeseve të shumta të montuara politike, çdo i dyti shqiptar është marrur në pyetje nga të ështëquajturat "biseda informative" nga sherbimet sekrete. Kesisoj, ndiqeshin studentet qe kishin marrë pjesë në demonstrata, ndiqeshin punëtoret që nuk pranonin të bëhëshin vazal të masave të dhunshme, ndiqeshin intelektual të ndryshem: profesor, gazetar, studius dhe vepritar kuturor e politik etj. Ishte kjo periudha kur u pamundësua edhe qëndrimi im
në atdhe.

 
3. Intergrimi dhe e drejta e qëndrimit.

Të gjithë emigrantet në fillim jan përballur me shume peripeci probleme. Shumica syresh, per të siguruar jetesen jan detyruar të punojnë jashtë profesionit të tyre. Ka pasur mjek, jurist, profesor, artist etj; qe për ta fituar kafshatën e gojë kan berë punë krahu. Problemet më të shumta i shoqërojnë ata pë shkak të mosnjohjës së gjuhës së vendit ku migrojnë. Vetem një numer simbolik ka arritur të integrohen, duke kryer kurse për mësimin e gjuhes dhe kurse të ndryshme profesionale. Edhe të ardhurat e punëtorëve të krahut jan më të vogla, krahasuar me të ardhurat e atyre që bëjnë punë profesionale.
Kurse sa u përket raporteve të mërgimtarëve shqiptar me vendësit dhe me komunitetet tjera, bashkëombasit tonë kan dëshmuar gjithmonë se jan tolerant dhe shumë miqësor.
Gjeneratat më të reja, fale gjeturise së tyre dhe arsimimit, jan integruar më mirë dhe kryejnë pothuajse të njëjtat punë me vëndasit.

 
 4. Ruajta e identitetit

Shqiptaret edhe në mergim ruajnë me gjelozi doket, zakonet, traditat, gjuhën dhe kulturen e tyre. Madje ata asnjehere nuk e largojne vemendjen nga atdheu i tyre. Ndjekin çdo ngjarje qe ndodhë në vendlindje.
Sekëndejmi, për ti berë ball dhe për ta ruajtur identitetin e tyre, mergimtaret veprojne duke u organizuar nepër shoqata kulturore dhe klube sportive. Kesisoj ata me programe te ndryshme artistike shenojnë pervjetoret e pavaresisë së Shqipërisë dhe të Kosovës. Organizojne dhe mbajnë me sukses manifestime të ndryeshme kulturore, letrare dhe sportive. Ne këto manifestime, mergimtaret takohen dhe njihen mes veti, komunikojnë për probleme të ndryeshme, miqësohen, kendojnë dhe heqin vallën sëbashku.
Ne të tilla raste, të rinjt shqiptar krijojnë afri me njeri-tjetrin, dashurohen dhe permes martesave krijojnë edhe familje të reja. Është dëshirë e secilit prind që bija apo biri i tyre të martohet me shqiptarë, sepse jan gjuha, zakonet dhe kultura ato që këto familje i bën me të qëndrueshme dhe me të lumtura. Kjo bën që të ketë edhe mardhënie me të shëndetshme familjare dhe raporte më të mira ndërgjinore. Njekohësish duhet cekur se kur nuk mungon lumturia në familje, athere edhe raportet me vendasit dhe komunitetet tjera behën me të ngrohta. Poashtu, falë raporteve të mira ndëgjinore, femra shqiptare e mergatës është e barabartë me mashkullin dhe gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë. Eshtë punëtore e zellshme, „mëmë fëmije dhe zot shtëpie!“, ashtu siç e dëshironte i madhi Sami Frashëri. Edhe raportet ndëkonfeksionale jan për tu pasur lakmi. Mërgimtaret shqiptare të tri konfeksioneve, të krishtere, mysliman dhe ortodoks; jan shume të afert me njëri-tjetrin, sepse i lidh gjaku, gjuha zakonet e njëjta. Ata edhe kur festojne, festojne bashkarisht, duke e vizituar dhe uruar njëri tjetrin për krishtlindjet apo për festën e Bajramit.
Kësisoj, ata jan shembull i mirë përsa i perkettolerancës dhe mirkuptimit.

 
5. Lidhja me vendlindjen, investimet.

Shumica e mergimtareve me zemer dhe shpirt jan të lidhur me vendlindjen. Ata bejnë pëpjekje të medha për të kursyer nga të ardhurat që marrin, me të vetmen dëshirë dhe qëllim, që të investojnë në atdheun e tyre, që të ndihmojnë familjaret tjerë dhe njerzit në nevojë. Ka shumë nga ata që duan të hapin bisnese e tyre për ti punësuar dhe ndihmuar bashkëkombasit e vet. Por shpesh ndodhë qe të zhgenjehen, sepse atyre nuk u behet kurrfarë lehtësimi kur duan të regjistrojnë ndonjë bisnes. Përkunder faktit se kur atdheu e kerkuar ndihmen e tyre, ata gjithmonë jan treguar zemerhapur dhe të gatshem te japin kontributin e tyre. Mjafton të kujtohet kontributi i mergimtarve shqiptar gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni dhe me rastin e fatkeqësive natyrore në Shqipëri.

Ndaj, ata më shumë të drejtë këkojnë nga diplomacia shqiptare që të mos harrohen dhe të pëkrahen kur të kenë nevoj, qoftë nga administrat në vendlindje, qoftë nga shërbimet konsullore të shtetit të tyre në vendet ku ata punojnë.  

Austri, 2012

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen