F A Q E T

Donnerstag, 30. Mai 2013

Skënder Berisha

Skender Berisha u lind më 10.10 1959,në Prizren.Në qytetin e lindjes mbaroi shkollimim fillor në shkollën"Lidhja e Prizrenit",në vitin 1974.Në vitin 1974/1975,nisi mësimet në gjimnazin "Gjon Buzuku" të Prizrenit dhe i mbaroi në vitin shkollor 1978/79.Studimet për letërsi i nisi në vitin 1979 në Universitetin e Prishtinës,ku diplomoi në vitin 1983.Prej vitit 1975 merret me krijimtari letrare.Këto krijime ika publikuar në gazeta dhe revista të Kosovës.Në nëntor të vitit 2012, ka botuar librin e parë me poezi me titullin "Njëqind vjet të kërkoj",për të cilin ka marrë shpërblimin e parë "Azem Shkreli" për librin më të mirë me poezi të botuar gjatë këtij viti.Ka punuar për shumë vite si msimdhënës i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe,në shkollat e mesme të Prizrenit.Aktualisht punon në Gjimnazin"Loyola" në Prizren. Është i martuar dhe ka një fëmijë.




SKENDER BERISHA KITARA

*Jusuf Gërvallës

Të shoh buzën gati për vajsot e në ditët pas sot
po s'të pik lot
o shpirt që rron
brenda këngës

ja se po të ndiej
si këngëton
ujëftohtit Bushtricës
që derton

valë pas valë
po më fërfëllon
gur më gurë
po më gazmon

jehu i bjeshkës
sikur erë e pjeshkës
tash afron këndej

erë e tokës nënëlokës
po më ledhaton
te pragu i derës
po me ethëron

15 janar 2013
Prizren
 — 




PAK GËZIM

Sa me mund e djersë e mblodha
këndeve tua të harruarra
qyteti im që më humb para hundësh
e s'të shoh me ditë netë e muaj

ti e di se unë nuk të bëhem i huaj
edhe në rënça hundë e buzë
e zoti na ruajt të mbetesh pa mua
kush do t'i laj plagët si unë

do të varem ende shpatieve tua
hijepishave plotë erë paravere
të dehem aty deri edhe kësaj vere
kur dorëzohet lumi e shterret

ama dorën tash me mall vjeshtor
gjethet tua m'i hidh këndej or ti
që i end era me të madhen mashtri
edhe pak hare nën lkëtë qiellin kaltëror


 
 
EDHE BDY DITË TË MIRA
 
Edhe dy ditë të mira
në ardhshin me vrap
do t'i pres me gaz
dhe të dyja ty ti jap

dert nuk kam si gjithnjë
a shkon a vjen dielli prap
dalin lulet nën akull
dhe paravera vjen në prag

ti veç eja e mos u brengos
për lulet e hershme
as për buzëethet lyer me kos

do të rrimë edhe një natë
bashk ta harxhojmë
ndoshta këtë herë do të kemi fat

2004,Prizren




EDHE NJË RAST

Më ra bretku tuj të lutë
sa e mirë moj sa e butë
ditën humbesh nëpër dritë
natën shpalon bukuritë

sa me naze në mes të sheshit
nuk ta ndien bira e veshit
don t'më hidhesh nga ballkoni
sa fort t'ka zili dhe luleftoni

gushëpëllumbi ajo gushë
pres kur të dalish pak për fushë
asnjë fjalë moj nuk po të fle
s'ma ke shoqen as n'qiell as n'dhe

dil një herë ma stolis krejt vendin
ti kësaj pune mirë ia din rendin
pak më shumë të  dua sot
vjen e rritesh mot për mot


 
LULZIM
 
Pë nën blinj era lulebliri
kopshtit endet skuq qershia
si të skuqet faqja ty moj Liri
mbushet mali me bojlia

kur nis fryma frymëron
prej Cyleni po shtegëton
vjen tek unë edhe më rrit
kur e don moj ditë për ditë

jam pak hidhur edhe sot
u tha lulja e ra prej dege
ti mos mëno afro drejt meje
se e shton këtë dhimbë kreje

po pik helmi n'atë blerim
mos të vlon më shpirti im
mbushma zemrën plot e plot
mos të endem kot e kot

28 korrik 2012,Prizren




SA PËR SERI

Mos ma merr edhe këtë ëndërr
që mbeti varur maje shpirti
edhe kur dridhet
të lutem mos qesh

nëse vuaj le të vuaj
era vjen e trupit tënd
derisa t'më trand
në Shatravan

s'mi'i nget trupit tënd
asnjë send me rend
duaj mos duaj
mos m'u bëj e huaj

mos më gri më bluaj
nga larg e druaj
për ty o njeri
sa për seri

30 maj 2013,Prizren
 
 
 
 
TË NDJEVA

Sa s'm'u shfaqe nëpër rraçe
ti moj e bardha faqe
deri në ag më kënaqe
nëpër të mirat leqe

erë bari e fieri ti njeri
më the e nuk u hoqe
me the e të thash
... krejt fjalë të mira

u bë ëmbël e majhoshe
si mollat e vreshtit tim
gjyle edhe larçe
ti prap më kënaqe

edhe pragu u gëzua
kur erdhe si ftua
erëmirë sa s'thua
me të parën të bëra grua

30 maj 2013,Prizren
 
 
 
 
ZGJATMA DORËN

Zgjatma dorën bukuri e shtruar
rend e mirë si nuse e paluar
në shpirtin tim diçka e përvluar
në ty zjarr krijimi i paqëtuar

të hetoj padukshëm si lëvrin
ende bota sa po nis të zgjohet
valë e Drinit skaj teje palohet
zgjatma dorën për një kushtrim

ti e larë vese sa heret je zgjuar
më fal shumë se von ë të njoha
veç shpirtit të gatuar s'u ftoha
tash të shoh sa bukur je kulluar

zgjatma dorën krahaqafe kurorë
lulesh krejt e qendisur mirë e mirë
sa do t'na zgjat moj i bukuri delir
ta zgjasim lojën deri në dëborë

29 maj 2013,Prizren
 
 
 
DO TË VI

Një ditë prej ditëve
detit të praruar rrezesh
do të vi t'mos më tretesh
do të vi vet t'mos mbetesh

e di se gjatë më pret
ftonjve u kaloi era
sa kanë vetmuar ne raft
o Zot sa dimra edhe vera

manin tonë a ke ndier
e shitoi moj reja verës
mbeta gjatë pa gojë
një vit u shkrreva shtrojës

do të vi dua të të shoh
a janë ende ata sy
a xixëllojnë edhe më
do të vi moj të të rinjoh

28 maj 2013,Prizren
 
 
 
 
ZËRI YT

*Sipas një motivi popullor

Shumë i ëmbël shumë i butë
vjen i thekshëm tuj më lutë
a do zemër ujë të ftohtë
a të laj zana me lotë

buzëz e mbushur me gjallëri
hpirt i çelur sa me ëndje
vjen më lutet kësaj radhe
shtrohet pas gjer në mbrëmje

po më ikë moj nëpër duar
herë e shtruar herë e pashtruar
herë e druar edhe e padruar
zemra të do moj e uruar

ti për mua mirë e gatuar
më vjen shpesh kur të dua
fort prej dashjes e drejtuar
mbushur erë një luleftua

28 maj 2013,Prizren
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen